AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  => Dielli i Pamposhtur (Sol Invictus)
  => Dielli në mitologji
  => AURELIANO - themelues i kultit diellor
  => Perëndia-Diell i Egjiptit
  => Hyjnitë Diellore
  => Joga diellore
  => Luledielli
  => Delos – ishulli ku lindi Apolloni
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Dielli në mitologji

Perënditë diellore


Pothuajse çdo qytetërim e ka adhuruar Diellin si zot (perëndi). Ai shfaqet me një shigjetë në dorë dhe me flokë të artë. Perëndia Diell është një hyjni supreme, pasi flakët e tij mund të shkatërrojnë gjithçka. Sumerët (3000- 1400 pr.e.s) janë ndoshta popujt më të parë që kanë adhuruar Diellin si perëndi me emrin Utu. Tek asirianët perëndia-Diell njihej me emrin Beli, ndërsa në disa vende të tjera afrikane ai quhej Liza. Në Mesopotaminë e lashtë astrologjia ishte e përzier plotësisht me mitologjinë ku trupat qiellorë ishin perëndi. Egjiptianët zotin-Diell e quanin Ra. Pati nje periudhe kur ai u quajt Aten (nga ku mund ta kete prejardhjen fjala 'Atena' greke) dhe më vonë ai njihej si Amen–Ra, ose Horus, dhe e kishin zotin më të adhuruar.

Te grekët e lashtë Dielli apo perëndia Diell njihej si Helios dhe kulti i tij qendror ishte ne ishullin Rodos, ku per nder te tij u ndertua Kolosi i Rodosit (Helios), nje nga mrekullite e Antikitetit. Në greqishten e sotme ai  quhet Ilios.

Sipas përfytyrimeve të grekëve të lashtë, botën e drejtonin zotat, që jetonin në malin Olimp, në Larisa të Greqisë. Apolloni, ishte djali i Zeusit dhe i Letos, vëllai binjak i Artemisës dhe njihej si perëndia e dritës diellore. Ai ishte një djalosh atlet i zhveshur, i pashëm, i fortë dhe me shumë talente.
Në Persi (Iran), Mitra ishte perëndia e Diellit të mengjesit i cili u adoptua me vone nga romaket ne shekullin e dyte. Në perandorinë romake, shek.III dhe IV, Dielli njihej me emrin Sol Invictus (Dielli i Pamposhtur) dhe ishte perëndia më supreme. Datëlindja e tij festohej me 25 dhjetor që dikur përkonte me solsticin e dimrit.
Edhe në Amerikën Qëndrore, tek aztekët, majatë dhe inkasit, Dielli arriti formën e tij më të lartë të adhurimit në kulturën e tyre. Në kulturën kineze Dielli përfaqësohet nga Yang. Për japonezët, të cilët kanë edhe sot Diellin në flamur, ai ishte Amaterasu.
Data të tjera që përfaqësojnë kultin e Diellit janë 22 qershori, pikërisht në ditën më të gjatë të vitit, ku në Angli në Stonehange adhuruesit kryejnë rituale për nder të Diellit; Edhe Viti i Ri gjithashtu përkon me ngritjen e Diellit në horizont, me rilindjen e tij. Edhe Dita e Verës simbolizon ardhjen e mbretërisë diellore. Dielli konsiderohet si zoti i ditës dhe Hëna, zonja e natës.

 

 

Miti i Apollonit dhe lule Hiakinti (zymbyli)>

 
Në politeizmin helenik Apolloni, është perëndia olimpik i profecisë dhe orakujve, i shërimit, Diellit, dritës, murtajës, sëmundjeve, muzikës, këngës dhe poezisë, harkëtarëve, dhe mbrojtjes së të rinjve. Ai përshkruhet si një djalosh i pashëm, pa mjekër, me flokë të artë dhe tipare të ndryshme përfshirë: kurorën e dafinës; harkun me shigjetë; korbin; dhe lirën. Apolloni është një nga perënditë më të rëndësishme dhe më komplekse të Olimpit. Si një zotërues në Delfi (Apolloni pitian), Apolloni është një zot i orakullit – hyjnia profetike e Orakullit të Delfit. Mjekësia dhe shërimi lidhen me Apollonin, qoftë përmes vetë perëndisë, qoftë përmes birit të tij Asklepit, por Apolloni shihet edhe si zot që mund të sjellë sëmundjet apo murtajën vdekjeprurëse. Ndërmjet detyrat që u janë ngarkuar zotave, Apolloni lidhet me dominimin mbi kolonistët, dhe si mbrojtësi i kopeve. Si lider i Muzave dhe drejtues i korit të tyre, Apolloni funksionon si zot i muzikës dhe poezisë. Hermesi krijoi lirën për të, dhe kjo vegël u bë një veti e zakonshme e Apollonit. Himnet e kënduara për Apollonin quheshin ‘paeane’. Hiakinti (Hyacinthus) ishte një nga të dashurit meshkuj të Apollonit. Ai ishte një princ spartan, i bukur dhe sportiv. Kur Apolloni dhe Hiakinti po praktikonin hedhjen e diskut, papritur diskut që hodhi Apolloni iu ndërrua drejtimi nga Zefiri xheloz dhe i ra Hiakintit në kokë duke e lënë të vdekur menjëherë. Apolloni u pikëllua shumë: nga gjaku i Hiakintit ai krijoi një lule të quajtur Hiakint (zymbyl)) si kujtim për vdekjen e tij, dhe lotët e tij njollosen petalet e lules me pasthirrmën e mjerimit (aiai). Festa e Hiakintit ishte traditë në Sparta, në Greqinë e lashtë.


 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free