VIRGJËRESHA
(23 gusht – 22 shtator)
Virgjëresha është shenja e gjashtë e zodiakut, shenjë toke, femërore-negative, e ndryshueshme dhe drejtohet nga Mërkuri. Është shenja e dytë njerëzore dhe është shenjë e kritikës, e analizave dhe e përdorimit të shkëlqyer të arsyes. Tipari më i dallueshëm i saj është sensi praktik.
Cilësitë: dhuntia e të vëzhguarit, shpirti praktik, përpikmëria.
Të metat: kokëfortësia dhe mungesa e guximit.
Armiku: padurimi që përdorni gjithmonë në vend të arsyes.
Miku: ata që nuk ju japin këshilla por që këshillohen nga ju.
Dashuria: e ndiqni por shpesh nuk ju shpërblehet.
Çfarë urreni: mbani inate që zgjasin gjithë jetën.
Ideja fikse: u jepni rëndësi edhe detajeve më të imëta.
Deshira e fshehtë: të jeni një hirësi.
Pika e bobët: shpirt i tepruar kaustik kur ndiheni i sulmuar.
Karakteristika të përgjithshme:
Njerëzit e lindur në këtë periudhë kanë një personalitet të butë, por në realitet shumë volitiv. Të lindurit e Virgjëreshës janë të rezervuar modestë, të kujdesshëm, të ndërgjegjshëm, të arsyeshëm dhe vëzhgues. Ata janë gjithashtu të ndrojtur, praktikë, inteligjentë, analitikë, pedantë dhe kritikë, por jo më kot këtë e bëjnë për të ndihmuar të tjerët dhe janë urdhërues të përsosur. Ata nuk përshtaten lehtë në mjedise të jashtëzakonshme, sepse duan zakonet e tyre. Të lindurit Virgjëreshë merren shumë me veten e tyre dhe merren me kënaqësi me punët e të tjerëve sepse kanë dëshirë të bëhen të dobishëm, pra u shërbejnë gjithë zell të tjerëve. Janë të prerë për punë meqë janë metodikë dhe efiçentë. Ata kanë cilësitë e një Virgjëreshe, si modestia ashtu dhe njerzillëku, në vendin e tyre të punës janë valutë sepse i zbatojnë projektet me përpikmëri dhe deri në hollësinë më të vogël, janë shumë punëtorë, materialistë dhe altruistë. Të lindurit e kësaj shenje janë njerëz të organizuar mirë dhe perfeksionistë, ndonjëherë ata mendojnë se janë të vetmit që i bëjnë gjërat ashtu siç duhet. Virgjëreshat i shërbejnë shumë mirë shoqërisë, janë të ftohtë, të paafrueshëm dhe nuk gënjehen lehtë prej komplimentave. Ata kërkojnë të depërtojnë në të tjerët për t’i kuptuar deri në fund, kërkojnë kuptim dhe dashuri edhe nga ata që nuk mund t’ua japin, prandaj bëhen subjekt e deziluzion në miqësi dhe dashuri. E marrin përsëri veten në takime me fat që u sigurojnë pothuajse gjithnjë një të ardhme të lumtur. Virgjëreshat e ndryshojnë shpesh mendimin e tyre, por kur duan ata janë kokëfortë dhe të panënshtruar. Rrallë i pranojnë të metat e tyre dhe janë shpesh të pasigurt dhe të paqëndrueshëm. Çdo gjë që bën Virgjëresha e bën shpejt dhe gjithmonë është gati të analizojë gjendjen dhe të gjykojë. Mësojnë shpejt dhe me cilësi sepse janë inteligjentë. Pëlqejnë të tregojnë gabimet e të tjerëve dhe mund të bëhen ironikë. Ata janë njerëz konkurrentë të rregullt dhe urrejnë shpesh shfaqjet publike dhe bashkimin me shumë njerëz. Virgjëresha ul zakonisht kokën deri sa të bëhet drejtuese dhe mund të bëhet ziliqare për sukseset e të tjerëve. Janë të pastër dhe realistë, intelektualë, metodikë dhe me llogjikë. Janë njerëz të urtë e plot ide, nuk janë fare pompozë, në çdo punë duan përsosmëri dhe kur nuk e arrijnë këtë ata dekurajohen lehtë. Kanë një shpirt të shquar kursimi dhe duhet të kenë kujdes mos të bëhen kopracë. Nuk e duan rrezikun, ata mendojnë se konceptet filozofike janë të vështira për t’u kuptuar dhe kanë më shumë sukses në shkencat ekzakte. Shpesh vetbesimi i tyre sfumohet dhe s’janë kurrë të sigurtë për konkluzionet ku arrijnë. Janë të ftohtë dhe evitojnë miqësitë e thella, mbajnë më shumë miqësi të cekëta. Ata janë më të aftë për vartës sesa për shefa, përgjegjësia i bën nervoz. Janë njerëz të matur dhe të lidhur me familjen, duan status kuonë. Ata kanë dhe anë negative: bëhen të padëgjueshëm, ziliqarë, tradhëtarë, dhe qëllojnë gjithnjë prapa shpine. Mund të bëhen mosmirënjohës, interesaxhinj dhe shpesh herë priren të merren me thashetheme dhe duan të minojnë superiorët, janë të pamëshirshëm dhe mosbesues.
Pëlqejnë: të bëjnë lista, ushqimet natyrale, rregullin, higjienën.
Urrejnë: rrëmujën, kopracinë, varfërinë, paqartësinë dhe kur shëndeti u vihet në rrezik.
Prirjet profesionale:
Femra e kësaj shenje duhet të përpiqet të merret me një lloj veprimtarie ku kërkohet rregull, metodikë, analizë, kritikë, saktësi dhe përpikmëri, të gjitha këto dhunti që janë pjesë e natyrës së saj siç është edhe efektshmëria e kurorëzimit të nismave që merr. Për të puna është burim kënaqësish dhe po aq e rëndësishme sa edhe familja. Femrës së Virgjëreshës i përshtatet puna e sekretares, e specialistes dietetike, e arsimtares, e organizimit (kongrese, mbledhje, etj) historianes dhe fizikantes. Njëkohësisht mund të bëhet edhe infermiere e shkëlqyer, zejtare e aftë, biologe, farmaciste dhe veterinere duke parë dashurinë e saj për kafshët. Edhe ndonjë veprimtari që lidhet me estetikën mund të jetë e përshtatshme për femrën e Virgjëreshës.
Mashkulli i kësaj shenje nga profesioni i tij pret siguri dhe vazhdimësi: karakteri i tij konkret bën që ai t’i mendojë shumë të mirat materiale me idenë që të përqëndrojë të gjitha energjitë e veta për të arritur një pozicion me peshë. Është vështirë që ai të tërhiqet apo të stimulohet drejt një pune që kënaq vetëm fantazinë. Për mashkullin Virgjëreshë janë të përshtatshme punët me dorë dhe ato që kanë lidhje me teknikën, mekanikën, rendimenti dhe zbatimet e tij në praktikë janë konstante. Kështu që për mashkullin e Virgjëreshës mund të jenë të përshtatshme edhe mjekësia (meqë e kanë merak shëndetin) ekonomia, ekologjia, zooteknika. Mirë është që të shmangin profesionet që kërkojnë shumë fantazi dhe frymë iniciative. Mund të kenë suksese edhe në matematikë, fizikë, në gjuhë, sociologji dhe psikologji. Edhe në punë i linduri në këtë shenjë parapëlqen më mirë të sigurtën sesa të pasigurtën. Një këshillë: mësohuni t’u përshtateni të papriturave ato nuk vijnë gjithmonë për t’ju dëmtuar!
Njerëz të famshëm të Virgjëreshës:
Pompeu i Madh, Perandori August (Oktaviani), Kaligula, Elisabeta I, Luigji XIV, Ivani i Tmerrshëm, Leo Tolstoi, Johan V. Gëte, Jaser Arafat, Majkëll Xhekson, Sofia Loren, Luiz Ronaldo, Oliver Ston, Kameron Diaz, Riçard Gir, Klaudia Shifer, David Koperfild, Rajan Filips, Uilliam Levi, Liz Grin, Nënë Tereza, Fatos Nano, Ndrekë Luca, Albert Vërria, Reshat Arbana, Marjeta Ljarja, Arben Derhemi, Parashqevi Simaku, Alberie Hadërgjonaj, Sinan Hoxha, Rona Nishliu.
Pasaporta astrologjike e Virgjëreshës:
Periudha diellore: 24 gusht – 22 shtator;
Planeti sundues: Merkuri (dhe Çera);
Gjinia: Femërore, negative;
Elementi: Toka;
Cilësia: E ndryshueshme (e dyfishtë);
Gjatësia zodiakale: 150° - 180 gradë;
Stina: Fundi i verës;
Dita: E Mërkurë;
Numri: 5 dhe 6;
Guri i çmuar: Sardoniksi, Diasperi, safiri;
Motoja: “Unë shërbej - kontrolloj - dalloj”;
Metali: Zhiva, bronzi, nikeli;
Ngjyra: Bezhë, jeshile, gri, kafe.
Analogjia: Shtëpia e gjashtë zodiakale (VI);
Anatomia e trupit: Zorrët, barku, stomaku, sistemi nervor, pankreasi, shpretka, metabolizmi ushqimor.
Shtetet: Arabia Saudite, Brazili, Egjipti, Korea e Veriut, Kreta, Nigeri, Mesopotamia, Malajzia, Uruguai, Virxhinia, Jugosllavia.
Qytetet: Athina, Boston, Parisi, Jeruzalemi, Varshava, Korinthi, Lioni, Heilderberg.
Pemët: Lajthia, shtogu i zi, lisi.
Bimët/lulet: Margarita, lulet e fushës, fieri, lulet e verdha, livando, gruri, veshtulla, kujtimi
Ushqimet: Karotat, patatet, lakrat (perimet me rrënjë).
Fjalët kyçe: Arsye, analizë, shërbim, modesti, kritikë, detaje.
Kafshët: Miu, bleta, milingona, kastori, lopa, miza, trumcaku.
Sporti: Volejbolli;
Lënda mësimore: Biologjia, kimia;
Festa: Rifillimi i shkollës dhe i punës, dita e mjedisit.