AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  => Dashi
  => Demi
  => Binjakët
  => Gaforrja
  => Luani
  => Virgjëresha
  => Peshorja
  => Akrepi
  => Shigjetari
  => Bricjapi
  => Ujori
  => Peshqit
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Demi

DEMI

(20 prill – 20 maj)


Demi është shenja e dytë e zodiakut, është shenjë e tokës, femërore-negative, e qëndrueshme, dhe që udhëhiqet nga planeti Venus (Afërdita). Konsiderohet si shenja e bukurisë, e natyrës, e artit dhe e muzikës. Është shenjë e qartë që kuptohet lehtë. Demi është shenja e jetës ku ndikimi i edukimit familjar të fëmijërisë ndjehet në mënyrë të veçantë. Si pak shenja të tjera ka një hijeshi të rrallë.

Cilësitë: administratorë të shkëlqyer.

Të metat: kokëfortësia dhe kompleksi i pagabueshmërisë.

Armiku: ata që ju bëjnë të humbisni kohën kot.

Miku: ata që e lënë veten të udhëhiqen nga ju.

Dashuria: botën e shikoni në çift, për ju dashuria është martesë.

Çfarë urreni: të prisni me besim që fati t’ju shlyejë borxhet.

Ideja fikse: të keni para mjaftueshëm që të jetoni pa e vrarë mendjen.

Deshira e fshehtë: të hani pa u shqetësuar për peshën.

Pika e bobët: nuk e pranoni kur e keni gabim.

Karakteristika të përgjithshme:
Njerëzit e lindur nën shenjën e Demit janë të duruar, të kujdesshëm, të qëndrueshëm, të vendosur, të qartë, të besueshëm, të qetë, të dashur dhe praktikë. Të lindurit nën këtë shenjë e duan natyrën, tryezën e mirë, qetësinë, ambientin e pastër, kështuqë nuk ambientohen lehtë në qytetet e mëdha, të ndotur që shkaktojnë stres. Janë të admirueshëm, të dhënë pas familjes dhe miqësive të gëzueshme. Bëhen prindër të lidhur pas fëmijëve. Respektojnë shumë personat e vjetër dhe ëndërrojnë një familje patriarkale. Të lindurit Dem priren drejt një ushqimi të mirë, janë konservatorë, materialistë dhe shumë të dashuruar pas parasë. Gjithashtu ata janë kuriozë, kokëfortë, korrektë, të pastër u pëlqen vetja, janë të ndershëm dhe shumë xhelozë. Të lindurit e Demit janë njerëz të papajtueshëm që e mbajnë inatin, shpesh herë ata janë ziliqarë dhe të gatshëm për të ndryshuar. Shumë nga këta njerëz janë të ndjeshëm dhe pak të ndrojtur, posesivë dhe egoistë. Janë tipa artistikë dhe kur i hyjnë një pune e çojnë deri në fund gjallë a vdekur ngaqë kanë qejf të zhyten në të mira materiale dhe e meritojnë një gjë të tillë sepse kanë punuar si qen për t’ia arritur. Pra, ata kërkojnë shpërblimin e çdo pune. Shenja e Demit kanë pothuajse gjithnjë një memorie të shkëlqyer. Janë të mirëdashur nga miqtë e tyre, për mirësjelljen, bujarinë dhe tolerancën që i karakterizon. Shpesh herë ata janë naivë dhe duhet të kenë kujdes nga mashtrimet. Demat shikohen me sy të keq nga eprorët e tyre për shkak të rreptësisë që tregojnë. Janë tipa shakaxhinj dhe kanë shumë nevojë për shoqëri. Nganjëherë nuk kanë fantazi dhe imagjinatë, ata kërkojnë më shumë mirëqenie materiale sesa shpirtërore dhe nuk thellohen në kulturën e tyre. Nëpërmjet tyre spikasin persona me karakter të kundërt, ka prej tyre kërkues shkencorë të aftë e me intuitë të madhe, artistë të pajisur me sens të thellë kritik. Një ndjenjë e thellë përgjegjësie i dallon pothuajse të gjithë, sidomos femrat. E duan pronën edhe paranë, kanë solidaritet dhe forcë vullneti. Demat janë më tepër praktikë sesa intelektualë dhe janë të fiksuar në idetë e tyre u duke bërë skllevër të ideve të tyre. Ka raste kur ata ngulin këmbë si mushka në të tyren dhe bëhen të ngurtë, ultra konservatorë dhe grindavecë. Nëse dikush i plagos ata bien prè e dhimbjes dhe duan që dikush t’u bëjë qejfin vazhdimisht për të dalë nga kjo gjendje. Kur dikush prek telat e tyre të humorit ata qeshin si të çmendur, kanë ndjenjë estetike, duan artin për të cilin mund të kenë talent. Shpesh janë edhe besimtarë të devotshëm Janë xhentilë dhe me humor konstant, por nëse i provokon shpërthejnë me zemërim dhe humbin kontrollin. Janë punëtorë dhe artizanë të mirë, të ngadaltë në veprime. Janë realistë sepse jetojnë me këmbët në tokë ngaqë i përkasin shenjave të tokës. Demat janë gjithashtu romantikë dhe kërkojnë lumturi familjare. Hera – herës përfshihen në zënka por qetësohen shpejt. Shpesh herë janë të pangopur si në tryezë ashtu dhe në marrëdhëniet erotike.

Pëlqejnë: stabilitetin, luksin, gjërat natyrale, konfortin, bukurinë, kënaqësinë,

Urrejnë: imponimin, shkatërrimin, gjërat e paqarta, të jenë nën presion.

Prirjet profesionale:

Femrës së kësaj shenje i pëlqen bukuria në të gjitha format e saj ashtu si dhe ushqimi i gatuar me finesë, kështu që ajo synon të zgjedhë një profesion që ka të bëjë me artet, modën, dekorin ose kozmetikën por dhe me ushqimin (veprimtarinë që ka të bëjë me të ngrënët). Përveç kësaj meqënëse kjo femër është praktike dhe ka prirje për matematikë ajo mund të tregojë vlerat e saj edhe në punë në fushën bankare dhe financiare. Mund të bëhet tregtare e mirë, stiliste e përkryer dhe mësuese e aftë falë dashurisë për fëmijët dhe durimit të saj. Gjithashtu si e rregullt dhe me llogjikë mund të bëhet bibliotekare me vlerë. Janë drejtuese të mira në fushën e sigurimeve dhe edukimit.
Mashkulli i lindur në shenjën e Demit me ndjenjën e tij artistike të lidnur mund të bëhet mbledhës antikash i mirë ose stilist i zoti. Përvec kësaj llogjika e fortë dhe sensi praktik i japin mundësi t’i hyjnë me sukses karrierrës politike ku i vijnë në ndihmë aftësitë organizuese; ato aftësi që mund ta bëjnë industrialist të shkëlqyer ose financier të përkryer. Muzika dhe piktura nga argëtim mund t’i shërbejnë për punë sepse mashkulli i kësaj shenje ka temperament artistik dhe fantazi. Intelekti i thellë, llogjika e shëndoshë bëjnë që studimi i filozofisë t’i vijë për shtat temperamentit të mashkullit të Demit. Si mashkulli ashtu edhe femra e kësaj shenje duhet të përpiqen të evitojnë çdo lloj aktiviteti të ngadaltë pasi kanë arritur të humbasin kështu shtytjen për të dhënë më shumë dhe më mirë. Mund të jenë bankierë, arkitektë, konstruktorë, bujq, doktorë. Demat japim maksimumin kur vihen në detyra, kur rutina s’është më në rend të ditës dhe ku dalin gjëra të paparashikuara. Shumica e te lindurve ne shenjen e Demit (apo ata qe kane ashendent kete shenje) shquhen per zerin e tyre te vecante dhe joshes, pasi Demi sundon qafen dhe fytin ne anatomi. Prandaj te kjo shenje gjejme kengetar te shquar, imitues (si Agron Llakaj), apo prezantues qe te joshin me zerin e tyre karakteristik. Demi nga ana tjeter shquhet dhe per bukuri sidomos nese Venusi i tyre ndodhet ne pozicionin e duhur.

Njerëz të famshëm të Demit:
Platoni, Mark Aureli, profeti Muhamed, Leonardo Da Vinçi, Zigmund Frojd, Skënderbeu, Uilliam Shekspir, Car Nikolla II, Adolf Hitler, Papa Gjon Pali, Honore de Balzak, Xhorxh Kluni, Elizabeta e II e Anglisë, Katerina e Rusisë, Karl Marks, Vladimir Lenin, Sadam Hysein, Mikele Plaçido, Enrik Inglezias, Sher, Uma Thurman, Al Paçino, Xhek Nikolson, Toni Bler, Robert Patinson, Halit Ergenç, Mehmet Gunsur, Franko Barezi, David Bekam, Ana Oksa, Kakà, Vojo Kushi, Adil Çarçani, Nikolin Xhoja, Timo Flloko, Shpat Kasapi, Rovena Dilo, Anjeza Shahini, Mariza Ikonomi, Arian Çani, Gili, Eli Fara, Bleona Qerreti, Bamir Topi, Agron Llakaj, Valbona Selimllari, Arbana Osmani, Hashim Thaçi, Juliana Pasha, Alban Skënderaj.

Pasaporta astrologjike e Demit:f71a
Periudha diellore: 21 prill – 20 maj;
Planeti sundues: Venusi (Afërdita) ;
Gjinia: Femërore, negative;
Elementi: Toka;
Cilësia: E qëndrueshme (fikse);
Gjatësia zodiakale: 30° - 60 gradë;
Stina: Mesi i pranverës;
Dita: E Premte;
Numri: 2 dhe 6;
Guri i çmuar: Smeraldi, amazoniti;
Motoja: “Unë kam – mundem – shoh”;
Metali: Bakri, bronzi;
Ngjyra: Jeshile/e gjelbërt, kafe;
Analogjia: Shtepia e dytë (II);
Anatomia e trupit: Qafa, fyti, zëri, goja, veshët, laringu, tiroidet.
Shtetet: Austria, Egjipti, Irlanda, Izraeli, Ishujt grekë, Paraguaji, Qipro, Xhamajka, Zvicra.
Qytetet: Bolonja, Dublini, Palermo, Shen Luisi, Mantua, Leipzig, Lucerna.
Pemët: Molla, bajamet, selvia, fiku, dardha, hardhia.
Bimët/lulet: Ferra, karafili, luleshqerra, mente, lulkuqe, jargavani trëndafili, trumza, shërbela, manushaqja.
Ushqimet: Drithërat, gruri, mollët, rrushi, dardhat, erëzat.
Fjalët kyçe: Vendosmëri, siguri, stabilitet, konkretizim, pronë, bukuri, para.
Kafshët: Bualli, demi, bilbili, pëllumbi, ketri.
Sporti: Aerobia, lundrimi;
Lënda mësimore: Ekonomia, agronomia;
Festa: Dita e Tokës dhe 1 Maji.

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free