AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  => Dashi
  => Demi
  => Binjakët
  => Gaforrja
  => Luani
  => Virgjëresha
  => Peshorja
  => Akrepi
  => Shigjetari
  => Bricjapi
  => Ujori
  => Peshqit
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Dashi

DASHI
(21 mars – 19 prill)

Dashi është shenja e parë e zodiakut, është shenjë zjarri, mashkullore-pozitive, themelore dhe sundohet nga planeti Mars. Është shenjë krejtësisht misterioze sepse në të përmblidhen të gjitha tipologjitë parësore të zodiakut, prandaj është shumë e vështirë të kuptohet. Dashi konsiderohet si shenja e fillimit të jetës dhe që buron nga dy tendenca të veçanta: një materialiste dhe një krijuese.

Cilësitë: guximi, shkathësia, spontaniteti, bujaria.

Të metat: zemërimi, deshira e madhe për të rrezikuar.

Armiku: ata që nuk e mbajnë fjalën.

Miku: ata që nuk ju kundërshtojnë.

Dashuria: e menjëhershme dhe turbulluese.

Çfarë urreni: falni por nuk harroni

Ideja fikse: nuk rrini dot duarkryq dhe kur nuk keni ndonjë gjë për të bërë, e sajoni.

Dëshira e fshehtë: të zbuloni diçka të re.

Pika e bobët: nuk kuptoni që abuzoni me burimet tuaja psiko-fizike.

Karakteristika të përgjithshme:

Të lindurit në këtë shenjë janë persona alegro, të gjallë, aventuerierë, energjikë, sypatrembur, të aftë të merren me aktivitete të lodhshme pa treguar lodhje. Janë shumë të fortë dhe kurajozë, më të guximshmit nga të gjitha shenjat e tjera. Janë ngulmues, kur vendosin një qëllim duan ta arrijnë atë me çdo kusht. Dashi është shenja e parë dhe të lindurit në këtë shenjë janë pothuajse gjithmonë të parët. Shpesh herë ata janë udhëheqës. Doni të filloni një projekt? Merrni në punë një Dash. Ai do t’i mbledhë të gjitha energjitë dhe do t’a verë punën në vijë. Të lindurit Dash quhen pionierët e zodiakut, janë aventurierë dhe s’kanë frikë nga e panjohura. Ngaqë sundohen nga planeti Mars që është planeti i luftës ata janë si zoti i tyre, energjik dhe luftarak, agresiv dhe gjithmonë gati për t’u hedhur në sulm, për të sfiduar këto dhe për të fituar. Të lindurit e kësaj shenje duan të bien në sy. Të nisë diçka kjo është dëshira e madhe e Dashit, se si përfundon ai s’e çan kokën, sepse ata janë shpesh herë optimistë. Janë tipa krenarë të ndjeshëm, të pavarur, tolerues, të gjallë, të vendosur, sundues, zotërues, të qeshur, tërheqës, të padjallëzuar dhe shpesh herë naivë. Janë gjithashtu njerëz origjinalë, aktivë, rezistentë,  entuziastë, të nxituar, të thjeshtë. Të lindurit në këtë shenjë kanë shumë besim në vetvete. E duan lirinë janë njerëz të veprimit dhe i frymëzojnë të tjerët me veprat e tyre, nganjëherë janë të rreptë deri në ashpërsi. Preferojnë ndryshimet dhe zbavitjet. Duan gjithnjë të përmirësojnë dhe të reformojnë gjithçka; u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes së përgjithshme dhe duan të kenë poste drejtuese. Nganjëherë impulsiviteti i tyre mund të jetë shkak zhgënjimesh dhe mossuksesesh. Natyra e tyre luftarake i lejon ata ta luajnë lojën me zell dhe gjallëri me dominancë dhe arrogancë. Por ata kanë edhe një të metë shpesh herë e nisin një projekt dhe mund ta lënë përgjysëm për të filluar një tjetër. Në pozicionin e vartësit nuk ndihen mirë dhe s’kanë qejf të urdhërohen por duan të sundojnë vetë. Janë nismëtarë të ideve të reja sepse kanë aftësi të shprehen lirisht. Veprojnë gjithnjë instiktivisht. Kanë një anë negative në veprimet e tyre me njerëzit: shpesh irritohen shpejt nga cektësia e miqve të tyre duke mos kuptuar ndjenjat e tyre. Në nivelin mendor të lindurit Dash janë të zgjuar e objektivë. U pëlqen gara, sfida, aksioni, por hera herës u futen sfidave të kota ku pësojnë veç humbje. Shumë nga veprimet e tyre mund të jenë të nxituara por ata nuk pendohen lehtë. Ata janë egoistë, duan të jenë gjithnjë të parët pra mos harxhoni kot frymë me ta, janë shumë të paduruar. Ata janë po aq entuziastë në lojë sa edhe në punë. Të lindurit në këtë shenjë s’duhet të kenë frikë, të jenë autoritarë sepse kjo është natyra e tyre. Nëse një Dash ndihet i ndrojtur ka mundësi që ndaj tij në fëmijëri të jetë ushtruar dhunë. Këto ngjarje mund ta kenë frenuar atë. Nga ana tjetër këto forca mund të krijojnë një Dash autoritar dhe intolerant,

Pëlqejnë: aksionin, sfidat, spontanitetin, ta arrijnë të parët.

Urrejnë: të presin, dështimin, tiraninë.

Prirjet profesionale:

Nëqoftë se të lindurit e shenjës së Dashit merren me sport thyejnë rekorde shpesh herë, në qoftë se i kushtohen artit janë elektikë dhe me fantazi.
Femra e lindur në këtë shenjë nuk e duron rutinën, monotoninë, disiplinën e tepruar do të përpiqet gjithmonë të sigurojë një punë të pavarur që i pëlqen, pra një autonomi maksimale si dhe mundësinë për të qenë e para në sektorin që ka zgjedhur. Për atë janë të përshtatshme profesionet e lira, artet figurative nëpërmjet të cilave mund të shprehë krijueshmërinë e vet si dhe të gjitha aktivitetet që kërkojnë energji dhe dinamizëm si për shembull të gjitha veprimtaritë sportive. Karakteristika këto që bëjnë pjesë në personalitetin akti dhe entuziast të kësaj femre. Duhet të ketë kujdes për mos harxhuar shumë energji edhe në punë.
Mashkullit të shenjës së Dashit sikurse femrës i pëlqen të jetë i pari dhe nga natyra kërkon të jetë “kapo”. Me karakterin e tij energjik mund të bëhet një avokat apo politikan i zoti, dhe një sipërmarrës i pavarur i mrekullueshëm. Mund të kenë rezultate të dukshme edhe në profesione që presupozojnë kërkime si: mjekësi, kirurgji, fizikë dhe astronautikë. Por mund të bëhen dhe piktor, aktor, shkrimtarë, skulptorë, atletë, eksploratorë, marinarë, aviatorë, liderë dhe ushtarë të zotë.
Një këshillë: të lindurit në këtë shenjë nuk duhet të lejojnë që në punë të tërhiqen nga rrëmbimi dhe padurimi.

Njerëz të famshëm të Dashit:
Karli i Madh, Çarli Çaplin, Van Gog, Elton Xhon, Bismark, Sharl Bodler, Maraja Keri, Selin Dion, Valeria Marini, Xhulian Lenon, David Frost, Ema Tompson, Pat Robertson, Papa Benedikti XVI, Rasell Krou, Riçard Daukins, Roberto Karlos, Rivaldo, Ronaldinio, Aleksandër Moisiu, Asdreni, Andon Z. Çajupi, Leka Zogu, Ilir Meta, Atifete Jahjaga, Albin Kurti Vaçe Zela, Vera Grabocka, Rikard Ljarja, Margarita Xhepa, Arian Çuliqi, Bujar Kapexhiu, Mirush Kabashi, Luiza Xhuvani, Pirro Mani, Fadil Hasa, Shpëtim Saraçi, Adi Krasta, Andi Bushati, Foto Strakosha, Erjon Bogdani, Kledi Kadiu, Ilir Shaqiri, Blerim Destani, Oni Pustina, Elton Deda, Jonida Maliqi, Eneida Tarifa, Anxhela Peristeri, Marin Mema, Genta Ismaili.

Pasaporta astrologjike e Dashit:

Periudha diellore: 21 mars – 20 prill;
Planeti sundues: Marsi;
Gjinia: Mashkullore, pozitive;
Elementi: Zjarri;
Cilësia: Themelore (kardinale);
Gjatësia zodiakale: 0 deri në 30 gradë.
Stina: Fillimi i pranverës;
Dita: E Martë;
Numrat: 1 dhe 8;
Guri i çmuar: Ametisti, diamanti, rubini;
Motoja: “Unë jam – drejtoj – qeveris”;
Metali: Hekuri, çeliku;
Ngjyra: E kuqe;
Analogjia: Shtëpia e parë (I), Ashendenti (AS);
Anatomia e trupit: Koka, fytyra, hunda, muskujt, balli, nofulla.
Shtetet: Anglia, Çekosllovakia, Haiti, Irani, Kanadaja, Luksemburgu, Mongolia, Maroku, Siria.
Qytetet: Bermingam, Napoli, Marseja, Verona, Brunsuiku, Kapua, Florenca, Leiçesteri.
Pemët: Asnja, bredhi, pemët me gjëmba e gëmusha.
Bimët/lulet: Lulefshesa (gjineshtra), lulemustaku, hithrat, dëllinja, tulipani, barbaroza.
Ushqimet: Birra, prasi, qepët, domatet dhe shijet e forta.
Fjalët kyçe: Vullnet, kurajo, energji, aktivitet, fillim, impulsivitet.
Kafshët: Dashi, tigri, pantera, jaguari, derri i egër, ujku.
Sporti: Vrapimi, kërcimi, baleti, boksi, artet marciale
Lënda mësimore: Fiskultura.
Festa: Pashkët, 1 prilli (dita e gënjeshtrave).

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free