AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  => Dashi
  => Demi
  => Binjakët
  => Gaforrja
  => Luani
  => Virgjëresha
  => Peshorja
  => Akrepi
  => Shigjetari
  => Bricjapi
  => Ujori
  => Peshqit
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Gaforrja

 GAFORRJA

(22 qershor – 22 korrik)

Gaforrja është shenja e katërt e zodiakut, është shenjë e ujit, themelore, femërore-negative, e drejtuar nga Hëna; Gaforrja është shumë komplekse dhe kuptohet me vështirësi, sepse natyrat e ndryshme të saj bien vazhdimisht në kundërshtim me njëra-tjetrën. Është shenja e amësisë dhe e lindjes… logjika e saj është krejtësisht e veçantë.

Cilësitë: intuita, ndjeshmëria, shpirti praktik, sensi i ritmit.

Të metat: prekshmëria, dembelizmi.

Armiku: ata që ju ngacmojnë (nxisin).

Miku: ata që ju ledhatojnë dhe nuk ju shkaktojnë ndërlikime të kota.

Dashuria: ju jetoni për dashurinë.

Çfarë urreni: keni kujtesë të fortë: uleni në breg të lumit dhe prisni.

Ideja fikse: gjithmonë keni frikë se mos u ndodh ndonjë gjë njerëzve që doni.

Deshira e fshehtë: të keni një harem.

Pika e bobët: bestitnytë, ngado shkoni një shenjë e fatit.

Karakteristika të përgjithshme:

Njerëzit e lindur në shenjën e Gaforres në përgjithësi janë të urtë (si femra dhe meshkuj). Janë shumë të ndjeshëm, emocionalë, imagjinarë, të sjellshëm, intuitivë, romantikë, mikpritës, dashamirës, të këndshëm, të duruar, të butë dhe dorështrënguar. Ata janë të kujdesshëm dhe të pashqitur, nuk hidhen me kokëposhtë lehtë me aventura dhe nuk duan ndryshimet e improvizuara. Janë njerëz me fantazi, me humor të qetë dhe mbrojtës. Kjo shenjë është më e vështira për t’u përcaktuar, përsa i përket karakteristikave të individëve. Në fakt në shenjën e Gaforres shpesh gjejmë njerëz të ndrojtur, pa personalitet dhe të vetmuar. Të gjithë Gaforret e duan shtëpinë dhe natyrën, vlerësojnë vetitë që kanë të bëjnë me lidhje me njerëzit. Në shkollë që në fëmijëri janë të parët, shpesh herë, sepse studiojnë me ngulm dhe kanë kujtesë të fortë, ndërsa në punë kënaqen me vende të qeta dhe lënë profesionet e lira. Gaforret në dukje janë të qetë dhe të gëzuar por në brendësi janë shpesh të shqetësuar dhe vuajnë nga rënia e shpeshtë në melankoli. Janë me ndjenja delikate plot takt dhe të përmbajtur, kanë ndjeshmëri emotive dhe imagjinatë të zhvilluar. Janë kryelartë dhe u pëlqejnë shumë lavdërimet, duartrokitjet dhe mirënjohjet. Shpesh janë të pavendosur, të dyshimtë dhe të paqëndrueshëm. Të lindurit e shenjës së Gaforres janë shtëpiakë dhe gjejnë kënaqësi të madhe në shtëpi dhe në gjirin e familjes. Ata kënaqen nëse ka qetësi dhe harmoni në shtëpi. Gjithashtu respektojnë traditat dhe marrin pjesë aktive në jetën e komunitetit. Të lindurit Gaforre janë gati të tërhiqen në strofkullën e tyre nëse e shohin të arsyeshme, dhe kur futen në strofkull s’ka herkul që t’i nxjerrë. E vetmja gjë që mund të bësh është tu japësh atyre kohë, ata do të dalin përsëri dhe do të përzihen në shoqëri. Ata janë edhe kokëfortë kur duan dhe vullnet të fortë dhe duan të çajnë në rrugën e tyre. Nëse me vullnet s’ja arrijnë qëllimit atëherë përdorin fuqinë emociale. Nëse dhe kjo s’i ndihmon mbyllen përsëri në grackën e tyre dhe reflektojnë meqë sundohen nga Hëna, që është e lidhur me pjellorinë, shumë Gaforre duan të kanë prirje të bëjnë shumë fëmijë, ata e duan një familje të madhe. Preken lehtë dhe kanë shumë gjendje shpirtërore, mund të kalojnë fare lehtë nga njëra tek tjetra. Gaforret e kanë të lehtë t’ju tregojnë simpatinë dhe dashurinë të tjerëve. Preferojnë të planifikojnë punë, dashuri, udhëtime, pushime e fitime. Të lindurit në këtë shenjë kanë një memorie të hekurt, kujtojnë edhe histori dhe detaje të së kaluarës dhe emocionohen nga to. Kush i do surprizat nuk merr shumë prej tyre, si shpërblim dijnë të ofrojnë një qëndrueshmëri ekonomike në familje. Nganjëherë të lindurit e Gaforres duken aventurierë, të pabesueshëm, të aftë të eksplorojnë ambiente krejt të veçantë ose të dashurojnë persona krejt të kundërt me idealin e tyre. Janë të gatshëm të çmojnë me optimizëm dhe objektivitet çdo situatë por mund të bien dhe në kriza depresioni. Dinë ta përdorin mirë paranë, janë kursimtarë megjithëse disa i quajnë dorëlëshuar.

Pëlqejnë: romantizmin, fëmijët, shtëpinë, festat, dasmat, fotografitë, fshatin.

Urrejnë: dështimin, kundërshtimin, këshillat, imponimin.

Prirjet profesionale:

Femra e kësaj shenje është shumë e zgjuar dhe ëndërruese, por është shumë intuitive dhe e ndjeshme, ja sepse aktivitetet që kërkonjnë do të kenë këto karakteristika; gjithçka ka të bëjë me muzikën ose me publikun. Duke qënë një natyrë e kthyer dhe e interesuar për të shkuarën, me një inteligjencë të përshtatshme për studimin e gjuhëve, mund të çimentohet në fushën e antikuariatit dhe në të gjithë ato profesione që kërkojnë njohjen e gjuhëve dhe të traditave. Femra e Gaforres do të kishte sukses si mësuese, madje dhe në nivele të larta, sepse është shumë e prirur ndaj fëmijëve e të rinjve, edhe është shumë altruiste dhe e lidhur me të afërmit. E shkëlqyer si psikologe ose mjeke. Mund të bëhen dhe gazetarë, shkrimtarë, infermierë dhe politikanë. Gaforrja duhet të shmangë ato profesione që kërkojnë shumë luftë dhe konkurrencë.
Mashkulli i Gaforres është tepër romantik por pa kurajo për të luftuar sepse ka karakter shumë të mbyllur dhe pesimist, prandaj për të nuk janë të përshtatshme aktivitetet që kërkojnë këmbëngulje për të fituar dhe forcë për t’u ndeshur, për t’u atakuar. Instiktivisht ai priret ndaj arteve, letërsisë dhe do të bëhet një muzikant, piktor, arkitekt, gjuhëtar, mobilier i mirë sepse ka shumë fantazi sintetizuese. Për meshkujt Gaforre është e përshtatshme dhe karriera diplomatike. Në çdo iniciativë ai do të ndjejë nevojën e mbështetjes dhe nxitjes për të fituar ndaj ndjenjës së përhershme të pasigurisë që është në bazë të temperamentit të tij. Për mashkullin e lindur Gaforee është i përshtashëm edhe arti kulinar në nivel të lartë, ai e dashuron kuzhinën (Arturi, gastronomi i famshëm, ishte i shenjës së Gaforres). Një këshillë: kundrejt të papriturave të profesionit, duhet me qënë më indiferent, më të ftohtë dhe më pak të merakosur e të shqetësuar.
Disa njerëz të Gaforres mund të bëhen dhe bisnesmen të mirë dhe meqë janë romantikë dhe duan natyrën mund të bëhen koleksionistë, antikuarë dhe kopshtarë, etj.

Njerëz të famshëm të Gaforres:
Jul Çezari, Henri VIII, Lejdi Diana, Majk Tajson, Silvester Stalone, Tom Hënks, Kristofor Kolombi, Ursula Southeil, Zhan de la Fonten, Franc Kafka, Ernest Heminguej, Tom Kruis, Dalai Lama, Xhorxh W. Bush, Harrison Ford, Nikola Tesla, Nelson Mandela, Xhorxh Majkëll, Angela Merkel, Havier Solana, Zinedin Zidan, Lionel Mesi, Alfredo di Stefano, Paolo Maldini, Karlos Alberto, Gabriel Garko, Pamela Anderson, Sebastian Ruli, Rexhep Qosja, Edi Rama, Inva Mula, Alma Bektashi, Rudina Xhunga, Sonila Meço, Elsa Lila, Altuna Sejdiu.

Pasaporta astrologjike e Gaforres:f73a
Periudha diellore: 22 qershor – 22 korrik;
Planeti sundues: Hëna;
Gjinia: Femërore, negative;
Elementi: Uji;
Cilësia: Themelore (kardinale);
Gjatësia zodiakale: 90° - 120 gradë;
Stina: Fillimi i verës;
Dita: E Hëne;
Numri: 2 dhe 4;
Guri i çmuar:Perla, korali i bardhë, opali;
Motoja: “Unë ndjej - ndërtoj”;
Metali: Argjendi, zinku;
Ngjyra: E bardhë dhe e verdhë;
Analogjia: Shtepia e katërt (IV), Fundqiellori (FC);
Anatomia e trupit: Stomaku, kraharori, gjinjët (gjoksi), mitra, syri i majtë.
Shtetet: Algjeria, Afrika veri-perëndimore, Argjentina, Iraku, Hollanda, Kolumbia, Filipinet, Skocia, Venezuela.
Qytetet: Amsterdam, Berna, Stokholm, Tunizia, Venecia, Stambolli, Algjeri, Milano.
Pemët: Në përgjithësi të gjitha, sidomos ato të pasura me lëngje dhe ujth.
Bimët/lulet: Zambak uji, trëndafili i bardhë, lulemustaku, hashashi i bardhë, marula, dashtëri, shelgu, këpurdhat, mullaga.
Ushqimet: Kastravecat, pjeprat, rrepat, kungujt, lakrat, qumështi, këpurdhat dhe ato me përmbajtje të lartë uji.
Fjalët kyçe: Melankoli, ndjeshmëri, pjellori, imagjinatë, mbrojtje, familje.
Kafshët: Qeni, kukuvajaka, bretkoca, macja, lepuri, breshka.
Sporti: Noti, peshëngritja;
Lënda mësimore: Historia, arkeologjia.

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free