SIRIUS & DITËT E QENIT
Ditët e Qenit të verës janë koha më e nxehtë dhe më e zjarrtë e vitit në hemisferën veriore. Studiuesit e kalendarëve kanë mendime të ndryshme në lidhje me kohën e kësaj periudhe, e cila zgjat diku nga katër deri në gjashtë javë ... nga mesi i korrikut deri në fillim të shtatorit. Disa kalendarë anglezë tani e rendisin atë si periudhë nga 3 korrikut deri më 11 gusht. Pse i quajmë këto ditë "Ditët e Qenit"? Këto ditë qenore e marrin emrin e tyre nga Ylli Qen, Sirius, ylli më i ndritshëm në yjësinë e Qenit të Madh (Canis Major). Në këtë kohë të vitit Siriusi zhduket në shkëlqimin e Diellit. Të dy trupat qiellorë janë përkrah njëri-tjetrit, njëri duke lindur dhe tjetri duke perënduar pothuajse në të njëjtën kohë. Astronomët e lashtë mendonin se nxehtësia nga Siriusi, ylli më i ndritshëm në qiell, e kombinuar me nxehtësinë e Diellit, shkaktonte motin më të nxehtë të vitit! Edhe pse Sirius është më i nxehtë se Dielli ynë, është shumë larg për të ngrohur planetin tonë. Egjiptianët e lashtë e shihnin Siriusin si një dhënës jete për shkak se ai gjithmonë rishfaqej në kohën e përmbytjeve vjetore të Nilit. Kur ylli ulej në perëndim dhe zhdukej nga qielli i natës, mbetej i fshehur për 70 ditë para se të dilte në lindje në mëngjes. Kjo shihej si një kohë vdekjeje dhe rilindjeje. Egjiptianët e imitonin këtë periudhë në ceremonitë e tyre të varrimit. Kur një mbret vdiste, trupi i tij mumifikohej, pastaj varrosej në një piramidë apo në ndonjë varr tjetër. Sipas zakonit, varrimi bëhej 70 ditë pas vdekjes, kur mbreti “rilindte” në yje. Ylli Qen, Sirius është i njohur edhe si Dielli ynë Shpirtëror, ezoterikisht zemra kozmike e Diellit tonë fizik. Gjatë Ditëve të Qenit kur Siriusi zhduket në dritën e fortë të Diellit, mund të thuhet se Dielli ynë fizik po përqafon Diellin tonë Shpirtëror! Pas një bashkimi të tillë qiellor, mund të pritet një rilindje ose ringjallje. Kjo është periudha kohore kur Siriusi zhduket nga qielli – që përfshihet në mitin ku perëndesha Isis fshihet deri në lindjen e djalit të saj, Horus - përfundimisht ylli rishfaqet pas lindjes së Horusit - ringjalljes. Sirius ishte astronomikisht themeli i sistemit fetar egjiptian. Ishte mishërimi i perëndeshës Isis, motrës dhe bashkëshortës së Osirit, e cila shfaqej në qiell si Orioni. Festa e Siriusit, që njihet ndryshe si Festa e Luanit, kremtohet globalisht në Hënën e Plotë gjatë periudhës së shenjës së Luanit (23 korrik -23 gusht). Kjo ditë feste ofron mundësi të mëdha për të kontaktuar me forcat Siriusiane. Bashkimi i Siriusit dhe Diellit nuk ndodh në të njëjtën kohë në të gjitha gjerësitë gjeografike, dhe nuk është konstant në të njëjtën zonë për një periudhë të gjatë, gjë që sjell ndryshimin në kalendarët lidhur me kufijtë e Ditëve të Qenit. Disa thonë se periudha e Ditëve të Qenit zgjat 20 ditë para dhe pas bashkimit të Siriusit me Diellin. Ky bashkim quhet lindja heliakale e Siriusit (nga helios = diell). Në vitin 2017 në Zonën kohore të Paqësorit, Siriusi u shfaq para Diellit në ditën e fundit të korrikut, por mbeti i fshehur në shkëlqimin e tij verbues (të verdhë). Kur Siriusi ngrihet mbi Diellin në një lartësi prej 7 gradësh, ai mund të shihet. Kjo lindje heliakale e Siriusit ndodhi më 8 gusht 2017 në San Francisko, ndërsa në Kairo me 3 gusht 2017. Në Shqipëri lindja heliakale e Siriusit në 2017 ka ndodhur rreth datës 12-13 gusht. Pra kjo varet nga gjerësia gjeografike. Kur flitet për lindjen e një ylli, zakonisht nënkuptohet ngritja e tij heliakale (përkrah Diellit). Në Egjiptin e lashtë, lindja heliakale e Siriusit përkonte me rritjen vjetore të Nilit në Memfis. Perëndimi ( i fundit) heliakal i Siriusit në San Francisko ndodhi më 22 maj 2017, kështu që Sirius u fsheh nga pamja për 77 ditë në San Francisko gjatë vitit 2017. Në ditën e parë të rishfaqjes së Siriusit, egjiptianët e lashtë prisnin korrje (prodhime) të bollshme, nëse ylli shfaqej i shndritshëm dhe i qartë. Nëse Siriusi dukej i turbullt dhe i kuq, do të rezultonte një prodhim i dobët. Siriusi është ylli më i ndritshëm në qiellin e natës. Në thelb, Sirius është mbi 20 herë më i shndritshëm se Dielli ynë dhe mbi dy herë më i madh. Ndërsa Sirius është 8.7 vjet dritë larg, nuk është sistemi më i afërt yjor - sistemi Alfa i Centaurit e mban këtë veçori. Sirius quhet Ylli Qen për shkak të dukshmëisë së tij të theksuar në konstelacionin e Qenit të Madh (Canis Majoris). Është interesante se si konstelacioni dhe ylli janë lidhur me qen dhe ujqër në shumë kultura në mbarë botën. Ka shumë arsye pse ka ndodhur kjo, por më e dukshmja është se Siriusi duket sikur po ndjek një gjigant të madh në qiell, Orionin.
Meqë qentë kanë qenë me ne për dhjetëra mijëra vjet, ka kuptim që ky yll i shndritshëm të na ndjekë prapa, ashtu si qentë kanë ndjekur njerëzimin, që kur këto dy specie mësuan të mbështeteshin te njëri-tjetri.
Kjo lidhje padyshim ka ndikuar në kuptimin se si shihej ylli, si dhe në energjinë që është perceptuar se rrezatohet prej tij. Shumë kultura kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me këtë yll të bukur. Në mitologjinë norvegjeze, ai ishte qeni i Sigurdit. Për disa, Siriusi shihej si qeni i Tobias, nga Apokrifa. Grekët mund t'ia kenë atribuar Siriusin Kerberit (qenit me tre koka të Hadit). Sidoqoftë, Sirius nuk ishte gjithmonë një qen.Kinezët, japonezët, fiset aborigjene të Amerikës së Veriut të gjithë e quajtën yllin e qenit apo të ujkut.
Në Egjiptin e lashtë, Sirius u identifikua me perëndinë-qen Anubis, i cili thuhej se ruante portat e vdekjes dhe ishte mbrojtës i mistereve. Egjiptianët e lashtë shpesh e lidhnin Siriusin me perëndeshën Isis, veçanërisht në cilësinë e saj si sinjal për të paralajmëruar përmbytjen e Nilit. Ata besonin që Nili përmbytej çdo vit nga lotët e Isisit nga dhimbja për burrin e saj të vdekur Orisin. Ylli gjithashtu mund të lidhet me Osirisin, si dhe me perëndeshën Sopdet. Ajo sillte pjellshmërinë në tokë dhe ishte bashkëshortja e një qënieje të njohur si Sah, konstelacioni Orion.
Në kulturat perëndimore, Canis Major është qeni i Orion Gjahtarit. Zona e Orionit në qiell është spektakolare. Shfaqja paraqet një gjahtar me qentë e tij që ndjekin lepujt dhe që sulmohen nga një dem i egër, siç nënkuptohet nga imazhet e konstelacioneve të përfshira. Orioni është afër Demit, ndërsa poshtë tij është një lepur (Yjësia Lepus), që ndiqet nga Qeni i Madh dhe një qen më i vogël.
Në vitin 1862, Sirius u zbulua se ishte një sistem yjor binar me një yll shoqërues, Sirius B, 10.000 herë më i dobët në shkëlqim sesa ylli kryesor i ndritshëm, Sirius A. Sirius B është ylli i parë xhuxh i bardhë zbuluar. Pozicioni i Siriusit në qiell shtrihet rreth 14 gradë në shenjën e Gaforres.
Shumė prej yjeve mė tė shndritshėm kanė emra si nė latinisht, ose greqisht, ashtu edhe nė gjuhėn angleze. Ylli mė i shndritshėm nga tė gjihė quhet Sirius, emėr me origjinė greke qė do tė thotė ‘pėrvėlim’. Nė anglisht ai njihet si Ylli i Qenit.
Ēdo gjė ėshtė shėnuar me rregullsi. Yjet njihen gjithashtu edhe sipas emrit tė yjėsisė sė tyre plus njė shkronjė greke. Zakonisht, yllit mė tė shndritshėm tė konstelacionit (yllėsisė) i jepet shkronja e parė e alfabetit grek, alfa (α). Yllit tjetėr mė tė ndritshėm pas tij, i jepet shkronja e dytė, beta (β), e kėshtu me radhė.
Alfabeti grek ka 24 shkonja, kėshtuqė, nė qoftėse njė yjėsi ka mė shumė se 24 yje, pjesės tjetėr i vihen numra.