Fjala ’galaktikë’ rrjedh nga ’gala’ që nga greqishtja përkthehet qumësht. Prej saj mori emrin dhe galatika jonë ”Rruga e Qumështit”.
Sipas mitologjisë, Rruga e Qumështit u krijua nga qumështi i derdhur i perëndeshës Hera (bashkëshorte e Zeusit). Zeusi pati një lidhje jashtëmartesore me Alkmenën, e cila ishte njeri dhe jo perëndeshë. Nga kjo lidhje lindi Herkuli, i cili nga grekët njihet si Herakles (Irakles). Hera ishte shumë xheloze për lidhjet e Zeusit me gra të ndryshme. Për ta bërë djalin e tij, Herkulin, sa më hyjnor Zeusi e merr atë që të pijë pak nga qumështi i Herës kur ajo ishte në gjumë. Kur Hera u zgjua dhe pa një fëmijë të panjohur që po pinte qumështin e saj, e shtyu atë menjëherë duke bërë që qumështi i gjirit të saj të derdhej. Nga kjo derdhje e qumështit u krijua galaktika jonë e cila mban emrin ”Rruga e Qumështit”.
Zotat e pavdekshëm zotëronin dikur të gjitha pushtetet. Megjithatë edhe sot perënditë dhe perëndeshat e Olimpit kanë lënë gjurmë të pazhdukshme në kujtesën tonë, në kulturën tonë. Vetë lojrat olimpike që zhvillohen ende sot e kanë zanafillen pikërisht nga mali Olimp, ku thuhet se qëndronin zotat, dhe për nder të tyre manifestohej kjo lojë (garë) sportive.
Dielli, Hëna dhe planetët në lashtësi nderoheshin si perëndi; ku secilës prej tyre i kushtonin një ditë të javës, për shembull, Hëna kishte ditën e hënë, Marsi të martën, Merkuri të mërkurën dhe kështu me radhë. Edhe në gjuhë të tjera planetët i kanë dhënë emrin ditëve të javës: në italisht: Giove – giovedi, Venere – venerdi; Në anglisht: Saturn – Saturday, Sun – Sunday. Planetet e tjerë u zbuluan më vonë.