Dionisi - perëndia e verës dhe dëfrimit

Në mitologjinë greke, Dionisi u përshkrua si hyjni e ringjalljes së natyrës. Gjithashtu ai njihet si zot i verës, bimësisë, kënaqësisë dhe gëzimit. Dionisi shpiku verën dhe përhapi artin e kultivimit te rrushit. Ai kishte natyrë të dyfishtë, duke sjellë gëzim dhe ekstazi hyjnore,por nga ana tjetër,sillte zemërim brutal dhe të pamenduar, duke pasqyruar dy anët e natyrës se verës,e shIjshme kur e pi,dhe turbulluese kur dehesh. Dionisi rrinte i shoqëruar zakonisht me një grup demonësh dhe me Menadat (ndjekëset e Dionisit ose nimfat). Dionisi ishte bir i Zeusit dhe i Semelës (Demetres apo Persefonës). Τek romakët ai njihet si Bakus. Sipas traditës, vreshtarët flijonin dhitë për nder të Bakut, sepse dhia është një armik i hardhisë; ata u hiqnin lëkurat, i mbushnin me ajër dhe hidheshin mbi to.
Nën emrat e Osirit, Τamuzit, Adonisit dhe Atisit, popujt e Εgjiptit dhe të Azisë Perëndimore, paraqisnin shkatërrimin apo kalbjen vjetore dhe ringjalljen e jetës, veçanërisht të jetës bimore, të cilën ata e personifikonin si një perëndi e cila vdiste çdo vit dhe ringjallej përsëri në pranverë. Εmrat dhe ritualet ndryshonin nga vendi në vend: në thelb ata ishin të njëjtat.
Arsyeja se pse gjarpërinjtë shpesh supozohen sikur janë baballarët e qënieve njerëzore gjendet ndoshta në besimin që të vdekurit rikthehen në jetë dhe vizitojnë shtëpitë e tyre në formën e gjarpërinjve.

Tempulli i Dionisit, perendise se veres dhe defrimit, ndertuar nga Perandoria Romake ne Heliopolis (Qytetin e Diellit), Libanin e sotem, ne shekullin II. Dionisi nuk ishte nje perendi qe adhurohej vetem nga greket dhe romaket, por kulti i tij shtrihej masivisht edhe tek iliret dhe maqedonasit e lashte.
ANTINOUS
Perëndia-Diell i bukurisë dhe rinisë.
I lindur me 27 nëntor 111, në Bitinia (Turqinë e sotme), Antinousi me bukurinë e tij mahnitëse u bë i preferuari i perandorit romak Adrian. Pas vdekjes së tij misterioze me 28 tetor te vitit 130, në ujrat e lumit Nil, Adriani nga dhimbja dhe adhurimi që kishte ndaj këtij djaloshi, e shpalli atë perëndi duke e krahasuar atë me Apollonin (perendine e Diellit). I ndërtoi atij statuja dhe përkujtimore në mbarë perandorinë romake të asaj kohe. Themeloi qytetin Antinoopolis për nder të tij si dhe emërtoi një nga yllësitë me emrin e Antinousit. Ky konsiderohet si perendia i fundit i paganizmit.

Antinousi i paraqitur si Dionisi grek (apo Baku romak). Një vepër prej mermeri e artit romak. Është gjetur në prill 1793 në Vilën e Perandorit Adrian, Palestrina, pranë Romës. Ajo është 3.4 metra e lartë dhe gjendet në Muzeun Pio-Clementino –Vatikan.