Marrëdhënia e planetëve me shenjat
Çdo planet “sundon” një shënjë të caktuar, vetëm Venusi me Merkurin nga dy. Përpara se të zbuloheshin tre planetët modernë (Urani, Neptuni dhe Plutoni) edhe Jupiteri, Saturni dhe Marsi sundonin nga dy shenja. Fjala “sundon” do të thotë se identifikohet me karakteristikat e asaj shënje/ ndodhet në shtepinë e tij.
Fjala “në ngritje” është kur ndikon më fuqishëm (apo pozitivisht), ndërsa “në rënie” dhe “në mërgim” tregon për planetet kur ushtrojnë më pak ndikimin e tyre, ose që e ushtrojnë atë për keq (ndikim shkatërrues). Në astrologjinë moderne Urani sundon Ujorin, Neptuni Peshqit, dhe Plutoni Akrepin.
Planetet jane si aktoret ne skene dhe veshin kostumet te cilat perfaqesohen nga shenjat. Zodiaku ndoshta u shpik si nje menyre per te matur levizjen e planeteve.
Planeti
|
shenja që sundon
|
në Ngritje
|
në Rënie
|
në Mërgim
|
Dielli
|
Luani
|
Dashi
|
Peshorja
|
Ujori
|
Hëna
|
Gaforrja
|
Demi
|
Akrepi
|
Bricjapi
|
Merkuri
|
Binjakët,
Virgjëresha
|
Virgjëresha
|
Peshqit
|
Shigjetari, Peshqit
|
Venusi
|
Demi Peshorja
|
Peshqit
|
Virgjëresha
|
Akrepi, Dashi
|
Marsi
|
Dashi, Akrepi
|
Bricjapi
|
Gaforrja
|
Peshorja, Demi
|
Jupiteri
|
Shigjetari, Peshqit
|
Gaforrja
|
Bricjapi
|
Binjakët, Virgjëresha
|
Saturni
|
Bricjapi, Ujori
|
Peshorja
|
Dashi
|
Gaforrja, Luani
|
Urani
|
Ujori
|
Akrepi
|
Demi
|
Luani
|
Neptuni
|
Peshqit
|
Luani (Gaforrja)
|
Ujori (Bricjapi)
|
Virgjëresha
|
Plutoni
|
Akrepi
|
Dashi (Peshqit)
|
Peshorja (virgjëresha)
|
Demi
|
efekti:
|
i fuqishëm
|
i fuqishëm
|
i dobët
|
i dobët
|
Rëndësitë dhe dobësitë aksidentale:
Tabelat shqyrtuese të forcës dhe dobësisë për secilin planet, nga William Lilly, ekspert i astrologjisë horare.
RËNDËSITË DHE DOBËSITË THEMELORE
Rëndësitë themelore
|
vlera
|
Dobësitë themelore
|
vlera
|
Në shenjën e vet ose në shenja të ndërsjellta
|
+ 5
|
Në mërgim
|
-5
|
Në ngritje ose në shenja të ndërsjellta në ngritje
|
+ 4
|
Në rënie
|
-4
|
Në trefishësi (triplicity)
|
+ 3
|
Peregrine (që nuk bën pjesë as tek pesha as te dobësitë, ). Nuk bën pjesë as si sundues, as ngritje, rënie etj.
|
-5
|
Planet në ndarjen terms
|
+ 2
|
Në gjysëmdhjetëditshin përkatës (in face)
|
+ 1
|
Tabela e rëndësive dhe dobësive sipas Ptolemeut
www.skyscript.co.uk/essential_dignities.html
Cili planet dominon jetën tuaj?
Sundues quhet planeti që udhëheq shenjën ashendent. Një sundues i dytë është ai që drejton shenjën diellore.
Ja cilët janë sunduesit e shenjave:
Dashi – sundohet nga Marsi
Demi dhe Peshorja - sundohen nga Venusi
Binjakët dhe Virgjëresha sundohen nga Merkuri
Gaforrja sundohet nga Hëna
Luani sundohet nga Dielli
Akrepi sundohet nga Plutoni (edhe nga Marsi)
Shigjetari sundohet nga Jupiteri
Bricjapi sundohet nga Saturni
Ujori sundohet nga Urani (dhe nga Saturni)
Peshqit sundohen nga Neptuni (dhe nga Jupiteri)
Planetet si dominues
DIELLI – karakter pasionant, idealist, natyrë fisnike dhe krenare dhe shpesh me sedër, me ego të zhvilluar, person që rrezaton lehtë dhe që pëlqen të vlerësohet.
HËNA – personalitet më shumë ëndërrimtar, i ëmbël dhe pajtues, paksa i paqëndrueshëm, i ndikueshëm, pasiv ose tepër i nënshtruar. Ka nevojë për siguri emocionale dhe siguri në shtëpi.
MERKURI – nevojë për të komunikuar, të shkëmbejë idetë me të tjerët. Natyrë e shkathët dhe e lëvizshme. Aftësi për t’u përshtatur. Ka dëshirë të mësojë sa më shumë, por është i shpërndarë.
VENUSI – natyrë e shoqërueshme, e dashur, paqësore, emotive, që pëlqen kënaqësitë dhe gjërat e mira të jetës. Dashuria luan një rol primar për këtë person. Ndjen një nevojë të domosdoshme për të dashuruar dhe për t’u dashuruar nga të tjerët. Ka bukuri të rrallë.
MARSI- Karakter i eger, natyrë impulsive, guximtare. Zemërohet lehtë dhe kërkon t’i bëjë gjërat sa më shpejt. Energji e madhe, forcë fizike, rezistecë. I pavarur, i pëlqen të marrë iniciativa të rrezkshme.
JUPITERI – karakter i shoqërueshëm, zemër hapur, që vlerëson rehatinë dhe mishin e mirë ose tërhiqet nga çështjet filozofike dhe ka nevojë të përmirësohet vazhdimisht. Nga ana negative personi ka prirje për ta tepruar, ekzagjeruar dhe mbivlerëson aftësitë e veta.
SATURNI – karakter i matur, i pjekur, me një prirje për të qenë pesimist ose me mungesë besimi tek vetja. I pëlqen disiplina dhe kufizimet. Tregohet i duruar, i përpikët, këmbëngulës dhe i fshehtë.
URANI – karakter origjinal, i pazakonshëm, madje eksentrik dhe i paparashikueshëm. Tërhiqet pas risive (gjërave të reja) dhe nga gjithçka që del nga normat. Natyrë e pavarur që e merr për keq kur i themi se si të sillet. Ka nevojë për ndryshim.
NEPTUNI – Ndjeshmëri e fortë dhe mirëkuptim. Ky person e “ndjen” lehtë atmosferën dhe depërton brenda saj. Frymëzimi i tij dhe sensi i tij i mëshirës (dhembshurisë) janë zhvilluar, por ka prirje t’i shmanget realitetit.
PLUTONI – natyrë magnetike (tërheqëse), sekrete, që kërkon t’u hyjë thellë gjërave (të shkojë në fund të gjërave), përtej mundësive. Ka dëshirë për transformimin, dëshirë për t’u shndërruar dhe shpesh ka etje për pushtet dhe për të sunduar të tjerët.
Për shembull nëse keni si ashendent shenjen e Gaforres, ateherë sunduesi juaj eshte Hena. Dhe nëse Hena, për shembull, është vendosur te Virgjeresha në harten e lindjes, kjo do të thotë se Hëna (sunduese e shtepisë se parë/Ashendentit) ndodhet në shtepinë e tretë. Shtëpia e parë është Gaforrja, e dyta luani, e treta Virgjëresha e kështu me radhë.