AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  => Vlerësimi Planetar
  => Pozicionet planetare
  => Planetet lidhur me kafshët
  => Perihelioni dhe aphelioni
  => Fati juaj sipas Jupiterit
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Fati juaj sipas Jupiterit

Shenja e Jupiterit dhe fati
Pozicioni i Jupiterit në shenjë në hartën e lindjes zbulon se si ne shprehim bujarinë dhe tolerancën tonë. Ai tregon se si bëjmë përmirësimin e jetës sonë dhe si e ndërtojmë besimin tek të tjerët dhe në univers. Mësoni më shumë se si mund ta përmirësoni fatin tuaj duke studiuar pozicionin e shenjës së Jupiterit në hartën tuaj qiellore.
Individët e Jupiterit në Dash e tërheqin fatin më të mirë kur marrin drejtimin, fillojnë diçka të re, frymëzojnë të tjerët dhe demonstrojnë entuziazëm dhe guxim. Fushat e begata janë ato që i lejojnë ata të drejtojnë dhe të udhëheqin dhe të përtërijnë.
Si Jupiter në një shenjë zjarri, ju identifikoheni fort me mendimet, besimet dhe perceptimet tuaja dhe mund të mërziteni nëse të tjerët nuk pajtohen me to! Ju i krijoni vetë mundësitë tuaja dhe ndiheni shumë mire kur përdorni fjalë të mëdha (që të tjerët nuk i kuptojnë), duke ndërmarrë rreziqe të llogaritura dhe duke shfaqur besim në vetvete.
Kohët më të mira të çdo viti për të realizuar qëllimet tuaja janë kur Dielli është në shenjën tuaj të Jupiterit, në Dash, dhe kur Dielli është në shenjat e sjarrit, Luan dhe Shigjetar.
Individët me Jupiterin në Dem e tërheqin fatin më të mirë kur janë bamirës, bujar por diskriminues dhe të durueshëm. Ruhuni nga kënaqësia e tepërt.
Si një Jupiter në shenjë toke, ju jeni një realist praktik i cili duhet të parashikojë rezultatet në mënyrë që të ndiheni të motivuar për t'i arritur ato. Ju jeni një "bërës (njeri i punës)" që nuk josheni lehtë nga skemat e shpejta të pasurimit! Nuk u hyni shumë rreziqeve. Keni nevojë për drejtim, qëllime të qarta dhe plane të forta, dhe vlerësoni rezultatet e prekshme.
Kohë më të mira të çdo viti që ju të realizoni qëllimet tuaja janë kur Dielli është në shenjën tuaj të Jupiterit, në Dem dhe kur Dielli është në shenjat e tjera të tokës, Virgjëreshë dhe Bricjap.  
Individët me Jupiterin te Binjakët e tërheqin fatin më të mirë kur përdorin zgjuarsinë dhe mendjemprehtësinë e tyre, janë të gjithanshëm, të shoqërueshëm, kurioz dhe kur i bëjnë të tjerët të ndihen rehat me miqësinë dhe kuriozitetin e sinqertë.
Si një Jupiter në shenjë ajri, ju keni një mendje aventureske, jeni të gatshëm për të mësuar, në "zgjerimin e mendjes" dhe më pak të lidhur me vlerat tuaja sesa të tjerët, sepse në përgjithësi jeni mjaft i paanshëm dhe mendjehapur. Ju të aftë të shihni shumë anë të një argumenti.
Kohët më të mira të çdo viti që ju të realizoni qëllimet tuaja janë kur Dielli është në shenjën tuaj të Jupiterit, në Binjakët dhe kur Dielli është në shenjat e tjera të ajrit, Peshore dhe Ujor.
Individët me Jupiterin në Gaforre e tërheqin fatin më të mirë kur ata janë dashamirës, bamirës, përdorin fuqitë e tyre për të kursyer dhe grumbulluar dhe për të ngushëlluar të tjerët. Pasuritë e paluajtshme dhe industria ushqimore mund të jenë rrugë të mbara.
Si një Jupiter në shenjë uji, ju keni një besim të fortë në një fuqi më të lartë. Ju jeni të aftë të tërhiqni fat dhe përvoja të pasura jete përmes intuitës, imagjinatës dhe dhembshurisë suaj. Ndihma për ata në nevojë rrit moralin tuaj.
Kohët më të mira të çdo viti për të realizuar qëllimet tuaja janë kur Dielli është në shenjën tuaj të Jupiterit, në Gaforre, dhe kur Dielli është në shenjat e tjera të ujit, Akrep dhe Peshq.  
Individët me Jupiterin në Luan e tërheqin fatin më të mirë kur ata shprehin zemërgjerësi, janë bujarë me të tjerët, frymëzojnë besim tek ata që i rrethojnë, sillen me dinjitet dhe sinqeritet dhe shmangin grackën e egotizmit të tepruar. Fushat e mbara janë ato krijuese, argëtuese, që lidhen me fëmijët dhe pushimet.
Si një Jupiter në shenjë zjarri, ju identifikoheni fort me mendimet, besimet dhe perceptimet tuaja dhe mund të mërziteni nëse të tjerët nuk pajtohen me to! Ju i krijoni mundësitë tuaja dhe ndiheni shumë mirë kur flisni me fjalë të mëdha, duke ndërmarrë rreziqe të llogaritura dhe duke shfaqur besim në vetvete.
Kohët më të mira të çdo viti që ju të realizoni qëllimet tuaja janë kur Dielli është në shenjën tuaj të Jupiterit, në Luan, dhe kur Dielli është në një shenjë tjetër zjarri, Dash apo Shigjetar.
Individët me Jupiterin në Virgjëreshë e tërheqin fatin më të mirë kur janë të dobishëm, të ndershëm, praktikë, të rregullt dhe kur u kushtojnë vëmendje detajeve. Industritë që lidhen me shërbimet, të ushqyerit dhe shëndetin janë rrugë të mbara për këtë pozicion.
Si një Jupiter në shenjë toke, ju jeni një realist praktik i cili duhet të parashikojë rezultatet në mënyrë që të ndiheni të motivuar për t'i arritur ato. Jeni një "bërës" që nuk josheni lehtë nga skemat e shpejta të pasurimit! Nuk u hyni shumë rreziqeve. Keni nevojë për drejtim, qëllime të qarta dhe plane të forta, dhe vlerësoni rezultatet e prekshme.
Kohët më të mira të çdo viti që ju të realizoni qëllimet tuaja janë kur Dielli është në shenjën tuaj të Jupiterit, në Virgjëreshë, dhe kur Dielli është në shenjat e tjera të Tokës, Dem dhe Bricjap.
Individët me Jupiterin në Peshore e tërheqin fatin më të mirë kur janë me mendje të drejtë, i trajtojnë të tjerët me barazi, përkulen pa qenë "shtresë dere", janë të hirshëm dhe i përdorin talentet e tyre për promovim dhe ndërmjetësim.
Si një Jupiter në shenjë ajri, keni një mendje aventureske, të gatshëm për të mësuar, në "zgjerimin e mendjes" dhe më pak të lidhur me vlerat tuaja sesa të tjerët, sepse në përgjithësi jeni mjaft të paanshëm dhe mendjehapur. Jeni të aftë të shihni shumë anë të një argumenti.
Kohët më të mira të çdo viti që ju të realizoni qëllimet tuaja janë kur Dielli është në shenjën e Jupiterit tuaj, në Peshore dhe kur Dielli është në shenjat e tjera të ajrit, Binjakët dhe Ujor.
Individët me Jupiterin në Akrep e tërheqin fatin më të mirë kur vendosin "tërësinë" e tyre në një projekt ose ndërmarrje, marrin forcën dhe guximin e tyre të brendshëm dhe përdorin fuqitë e tyre magnetike për të shëruar të tjerët.
Si një Jupiter në shenjë Uji, ju keni një besim të fortë në një fuqi më të lartë. Jeni të aftë të tërhiqni fat dhe përvoja të pasura jete përmes intuitës, imagjinatës dhe dhembshurisë suaj. Duke ndihmuar ata në nevojë ju rrisni moralin tuaj.
Kohët më të mira të çdo viti që ju të realizoni qëllimet tuaja janë kur Dielli është në shenjën tuaj të Jupiterit, në Akrep, dhe kur Dielli është në shenja të tjera të ujit, Gaforre dhe Peshq.
Individët me Jupiterin në Shigjetar e tërheqin fatin më të mirë kur janë duarhapur dhe bujar, tolerant, frymëzues dhe praktikojnë atë që predikojnë. Ata duhet të besojnë vetëm në veten dhe qëllimet e tyre, të tregojnë entuziazmin e tyre për të mësuar veten, të tjerët dhe për të parë të gjithë perspektivën. Ata mund të gjejnë sukses në udhëtime, arsim, mësimdhënie, sporte, botime dhe kultura të huaja.
Si një Jupiter në shenjë zjarri, ju identifikoheni fort me mendimet, besimet dhe perceptimet tuaja dhe mund të merziteni nëse të tjerët nuk pajtohen me to! Ju i krijoni mundësitë tuaja dhe ndiheni shumë mirë kur përdorni fjalë të mëdha, duke ndërmarrë rreziqe të llogaritura dhe duke shfaqur besim në vetvete.
Kohët më të mira të çdo viti për të realizuar qëllimet tuaja janë kur Dielli është në shenjën tuaj të Jupiterit, Shigjetar dhe kur Dielli është në shenjat e tjera të zjarrit, Dash dhe Luan.
Individët me Jupiterin në Bricjap e tërheqin fatin më të mirë kur ata organizohen dhe drejtojnë, sillen me integritet, janë etikë dhe të pjekur. Ata duhet të marrin një qasje të disiplinuar, të përkushtuar, hap pas hapi për të realizuar qëllimet e tyre.
Si një Jupiter në shenjë toke, jeni një realist praktik i cili duhet të parashikojë rezultatet në mënyrë që të ndiheni të motivuar për t'i arritur ato. Ju jeni një "bërës" që nuk josheni lehtë nga skemat e shpejta të pasurimit! Nuk u hyni shumë rreziqeve. Keni nevojë për drejtim, qëllime të qarta dhe plane të forta, dhe vlerësoni rezultatet e prekshme.
Kohët më më të mira të çdo viti që ju të realizoni qëllimet tuaja janë kur Dielli është në shenjën e Jupiterit tuaj, në Bricjap dhe kur Dielli është në shenjat e tjera të tokës, Dem dhe Virgjëreshë.
 
Individët e Jupiterit në Ujor e tërheqin fatin më të mirë kur janë tolerantë, të drejtë, krijues, të paanshëm dhe bashkëpunues. Ata janë në rastin më të mirë kur kanë liri zgjedhjeje, kur shkelin disa rregulla dhe kur mendojnë ndryshe nga të tjerët.
Si një Jupiter në shenjë ajri, ju keni një mendje aventureske, jeni të gatshëm për të mësuar, në "zgjerimin e mendjes" dhe më pak të lidhur me vlerat tuaja sesa të tjerët, sepse në përgjithësi jeni mjaft të paanshëm dhe mendjehapur. Ju jeni në gjendje të shihni shumë anë të një argumenti.
Kohët më të mira të çdo viti për të realizuar qëllimet tuaja janë kur Dielli është në shenjën tuaj të Jupiterit, Ujor dhe kur Dielli është në shenjat e tjera të ajrit, Binjakët dhe Peshore.
Individët me Jupiterin te Peshqit e tërheqin fatin më të mirë kur janë bamirës, të butë, të përkushtuar, të dhembshur, bujar dhe kur kujdesen për të dobëtit.
Si një Jupiter në shenjë uji, ju keni një besim të fortë në një fuqi më të lartë. Jeni më të aftë të tërhiqni fat dhe përvoja të pasura jete përmes intuitës, imagjinatës dhe dhembshurisë suaj. Ndihma për ata në nevojë rrit moralin tuaj.
Kohët më të mira të çdo viti që ju të realizoni qëllimet tuaja janë kur Dielli është në shenjën tuaj të Jupiterit, Peshqit dhe kur Dielli është në shenja të tjera të ujit, Gaforre dhe Akrep.
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free