Perihelioni dhe aphelioni janë pikat më të afërta dhe më të largëta të orbitës së drejtpërdrejtë të një trupi qiellor rreth Diellit.
Perihelioni i çdo orbite të një trupi qiellor rreth Diellit është pika ku trupi ngjitet më pranë Diellit. Është e kundërta e aphelionit e cila është pika në orbitën ku trupi qiellor është më i largët nga Dielli.
Fjalët <perihelion> dhe <aphelion> u shpikën nga astronomi dhe astrologu gjerman Johannes Kepler (shek.16) për të përshkruar lëvizjen orbitale të planetëve. Për të respektuar traditën e termave astronomike me prejardhje greko-latine ai i formon këto terma të reja astronomike nga prefikset (parashtesat) greke peri- (më afër) dhe apo- (greqisht: nga, më larg) të vendosura para fjalës së lashtë greke për Diellin,- helios (ἥλιος).
Perihelioni dhe aphelioni ndonjëherë përdoren gabimisht për orbitat e objekteve rreth trupave të tjerë qiellorë. Termat e sakta janë:
*Pika më e afërt në orbitën e një trupi qiellor përreth Tokës (në këtë rast Hëna), quhet Perigjea (peri+gjea = më afër tokës), ndërsa pika më e largët quhet apogjea. (Apo+gjea = larg nga toka). Gjea ishte toka në greqishten antike nga ku vjen fjala gjeografi (përshkrim i tokës), gjeologji (studim i tokës).
*Për orbitat përreth një ylli të caktuar përdoren termat periastron (peri+aster = më afër yllit) dhe apastron (apo+astron = më larg yllit).
Të gjithë trupat qiellorë kanë pika orbitale të afërta apo të largëta me Diellin. Koha kur Toka ndodhet më afër me Diellin, pra në perihelion, është data 3 janar, kur distanca e Tokës nga Dielli është mbi 147 milion kilometra. Ndërsa koha kur Toka ndodhet më larg me Diellin, pra kur formon pikën aphelion, është data 6 korrik (2018). Distanca ndërmjet Diellit dhe Tokës është mbi 152 milion km.
Për shkak të rritjes së distancës në aphelion, vetëm 93.55% e rrezatimit diellor nga Dielli bie në një zonë të caktuar toke sikurse në perihelion. Megjithatë, kjo luhatje nuk merr parasysh stinët, sepse në hemisferën veriore është verë kur në hemisferën jugore është dimër dhe anasjelltas. Në vend të kësaj, stinët formohen nga animi i boshtit të Tokës, i cili shkon 23.4 gradë larg nga pozicioni pingul në planin e orbitës së Tokës rreth Diellit. Dimri bie në hemisferën ku rrezet e diellit bien më pak drejtpërdrejt, dhe vera bie ku rrezet e diellit godasin më shumë drejtpërdrejtë, pavarësisht nga distanca e Tokës nga Dielli.
Në hemisferën veriore, vera ndodh në të njëjtën kohë me aphelionin (pikën më të largët Diell-Tokë). Pavarësisht kësaj, ka masa më të mëdha toke në hemisferën veriore, të cilat ngrohen më lehtësisht se detet. Rrjedhimisht, verërat janë 2.3 ° C më të ngrohta në hemisferën veriore sesa në hemisferën jugore në kushte të ngjashme.