1. Temat e takimit të parë:
Në një takim të parë me një person të një shenje të caktuar përpiquni të bisedoni për këto tema që të bëheni joshës me biseda:
Dashi: Dëshirat për sukses, ushtrinë, sportin, njerëzit e rëndësishëm që njihni, ëndrrat e karrierës.
Demi: Ushqimet, historinë e familjes, paratë, muzikën, vlerat e përbashkëta.
Binjakët: Gjithcka. Ata do të flasin për çdo gjë. Thjesht ndiqni rrjedhën dhe mos i merzisni ato.
Gaforrja: jetën shtëpiake, kafshët shtëpiake, thashëtheme për njohjet e reja.
Luani: Lëvizjet aktuale kulturore, aventuarat e përbashkëta, lojrat, shakatë.
Virgjëresha: Shëndeti, dieta, puna, (sidomos ankesat e punës).
Peshorja: Moda, artet, thashëthemet e botës televizive, kinematografike.
Akrepi: Politika, para, seks, psikologji.
Shigjetari: Udhëtime, filozofi, besime, kultura të huaja, etj. Ashtu si Binjakët, do të flasin pothuajse për gjithçka.
Bricjapi: biseda pune, politikë, karrierë, përgjegjësitë personale, kërkojuni këshilla profesionale.
Ujori: Teoritë konspirative, teknologjitë e reja, ufologjinë, politikat sociale dhe ekonomike.
Peshqit: Kafshët, astrologjinë, origjinën e universit, besimet.
2. Orientimi seksual sipas pozicionit të Diellit apo Venusit në shenja
Dashi ose Venusi në Dash
Dashi është shenja e parë e Zodiakut, dominues, aktiv dhe seksualisht ‘primitiv’ dhe nuk do të miratojë kurrë diversitetin seksual në publik dhe nuk i pëlqen që partneri të ketë shumë eksperienca seksuale. Ja pse Dashi e jeton seksualitetin e tij në mënyrë sekrete dhe fsheh shumë mirë orientimin e tij seksual. Ndonëse femra Dash është dominuese në një lidhje, ajo e jeton seksualitetin e saj lehtësisht dhe në një mënyrë më të hapur.
Demi apo Venusi në Dem
Demi përfaqëson natyrën dhe thjeshtësinë dhe vetëm një nivel i lartë emocionesh mund ta bëjë të pranojë pa trauma dëshira anormale trupore me partnerin e tij. Demi do të vuajë nëse do të duhet të heqë dorë nga të qënit prind dhe është shenja më besnike e Zodiakut. Marrëdhëniet me këtë shenjë janë të qëndrueshme dhe zgjasin shumë. Meshkujt e kësaj shenje zotërojnë një shkallë të lartë feminiteti dhe lehtësisht mund të konsiderohen të dyanshëm seksualisht dhe kur nuk janë të tillë.
Binjakët ose Venusi te Binjakët
Binjakët janë një shenjë e dyanshme, dhe si të tillë e jetojnë seksualitetin e tyre në mënyra të ndryshme. Ata dëshirojnë të luajnë dhe të provojnë eksperienca të ndryshme në jetë dhe të lindurit e kësaj shenje janë të parët në listën e biseksualëve. E pranojnë të ndryshmen në veten e tyre dhe tek të tjerët pa problem. Seksualiteti i tyre fillon në trurin e tyre dhe kur e shuajnë kuriozitetin e tyre bëhen lehtësisht të painteresuar në marrëdhëniet erotike ose bëhen totalisht edhe aseksual.
Gaforrja ose Venusi në Gaforre
Personat e lindur në këtë shenjë nuk do ta tregojnë kurrë hapur biseksualitetin e tyre dhe nuk duan që as të tjerët (partneret) ta shfaqin hapur atë. Gaforrja përfaqëson pjellorinë (lindjen e fëmijëve) në horoskop, kështuqë pamundësia për të pasur trashëgimtar gjenetik përjetohet keq nga të lindurit e kësaj shenje. Seksualiteti i meshkujve Gaforre ndikohet shpesh nga raportet me nënën dhe këta persona e përzgjedhin partnerin e tyre sipas karakteristikave prej nëne (duke zgjedhur një partnere që kujdeset për ta vazhdimisht apo që i përkëdhel si fëmijë të llastuar).
Femra Gaforre do të jetë kërkuese ose do të kujdeset si nënë ndaj partnerit të saj. Ky është motivi se pse një person Gaforre në të njëjtin moment mund të jetë herë një person i sjellshëm e herë një tiran.
Luani ose Venusi në Luan
Luani është një shenjë krenare që i pranon lehtësisht prirjet seksuale të të tjerëve. Nëse ai i shfaq publikisht preferencat e tij seksuale kjo do të varet nga partneri. Luani ka nevojë të ruajë pozicionin e tij dhe të jetë më i miri. Nëse partneri përmbush kriteret për të qënë më i miri në pozicionin social ose beson që është kështu, Luani do të pranojë t’i përjetojë hapur marrëdhëniet sido që të jenë ato.
Femra Luaneshë dëshiron të jetë gjithmonë numër një dhe nuk pranon pozicionin e të nënshtruarës, kështuqë statistikat tregojnë një numër minimal të femrave Luan që pranojnë një rol dytësor në marrëdhënie. Sjellja prej nëne (me partnerin) nuk është më e rëndësishmja për një Luaneshë, dhe në vend një marrëdhëieje të pakënaqshme do të zgjidhte vetminë.
Virgjëresha ose Venusi në Virgjëreshë
Personat e lindur në shenjën e Virgjëreshës janë specialistët e vërtetë të Kama Sutrës, të teknikave të ndryshme seksuale apo teprimeve të tyre. Me pamje të parë ata duken si shenja më e moralshme e Zodiakut, kritikojnë lehtësisht të tjerët dhe fshehin me mjeshtëri dëshirat e tyre më të thella, që shpesh ‘shpërthejnë’ në mënyra ekstreme. Virgjëresha është e gatshme të bëjë gjithçka për të pasur pasionin dhe më të mirën e vetes e jep me një partner që di si ta çlirojë nga tabutë dhe nga kufizimet morale të shoqërisë.
Peshorja ose Venusi në Peshore
Peshorja në Zodiak përfaqëson stilin, maturinë në përzgjedhje dhe bukurinë. Nëse këto tre karakteristika janë të kënaqshme, Peshorja nuk ka asnjë problem të pranojë devijimet e ndryshme seksuale.
Si meshkujt ashtu edhe femrat e kësaj shenje, tërhiqen nga bukuria e trupit dhe nga mirësjellja.
Akrepi ose Venusi në Akrep
Shenja e Akrepit në horoskop është përfaqësues (simbol) i seksualitetit. Asgjë nuk e çudit dhe kjo shenjë e kupton mirë ç’është pasioni dhe dëshirat e trupit dhe zakonisht pranon lehtë gjithçka. Nëse një Akrep është kundra homoseksualitetit kjo është shkaktuar kryesisht nga pozicioni social që zë në atë moment. Akrepi është shenja më pasionante e Zodiakut, kështuqë seksualiteti i tij varet nga ndjenjat e tij, nga dashuria apo nga urrejtja, nga fiksimet, nga periudhat e virgjërisë apo nga pranimi i ekstremeve.
Shigjetari ose Venusi në Shigjetar
Kjo shenjë është përfaqësuese e parimeve morale, por edhe e lirisë në jetë. Duhet kohë para se një Shigjetar ta pranojë publikisht orientimin e tij seksual apo biseksualitetin e tij; por për shkak të një këndvështrimi liberal ndaj jetës nuk i paragjykon të tjerët. Në këtë shenjë gjenden pjesa më e madhe e njerëzve që jetojnë një jetë të dyfishtë, familja nga njëra anë dhe pasioni nga ana tjetër. Shumë Shigjetarë preferojnë të jetojnë vetëm gjë që u mundëson ta kërkojnë dashurinë lirisht dhe të ndryshojnë shpesh partner.
Femra Shigjetar është e ndryshme nga mashkulli i kësaj shenje. Ajo e ka të vështirë të pranojë “kërkesat imorale” të partnerit.
Bricjapi apo Venusi në Bricjap
Kjo është shenja e personave tradicionalë dhe e personave që martohen me partnerë me distancë të madhe moshe. Për shkak të zhgënjimeve në ‘lidhjet’ e tyre gjatë rinisë, shpesh Bricjapi duket i ftohtë dhe mospërfillës. Por në pjesën e dytë të jetës situata ndryshon.
Fillon ‘epoka e artë’, dhe janë të gatshëm të zbulojnë pasionin dhe të përmbushin dëshirat e tyre më intime, zakonisht me një partner shumë më të ri në moshë.
Ujori ose Venusi në Ujor
Njerëzit e shenjës së Ujorit lindin rebelë dhe nuk do ta braktisin lirië e tyre të të shprehurit në asnjë rrethanë. Nuk do t’i fshehin preferencat e tyre seksuale, as nuk do të paragjykojnë të tjerët. Njerëzit e kësaj shenje do të mbështesin zgjedhjet e të tjerëve dhe atë çka ata pranojnë pë veten e tyre. Urani, sundues i Ujorit, është simbol i të qënit ndryshe, i tabuve, kështuqë shumë rrallë përfaqësuesit e kësaj shenje heqin dorë nga eksperiencat eksituese dhe nga stili i jetesës që u pëlqen.
Peshqit ose Venusi te Peshqit
Peshqit janë shenjë uji, të ndjeshëm, të ëmbël dhe konfuzë. Ata do të identifikohen me partnerin e tyre, do të bëjnë gjithçka për ta kënaqur dhe për ta kuptuar. Meqë nuk janë në gjendje t’i rezistojnë pasionit dhe dëshirave të tyre, janë të gatshëm të provojnë gjithçka për të kënaqur fantazitë e tyre në një marrëdhënie. Janë persona seksualisht të adaptueshëm që mund të bëjnë jetë krejtësisht të ndryshme nga koha në kohë. Të jetojnë prej vitesh si biseksualë dhe pastaj, për çudi, të ndyshojnë partner, të martohen, të bëhen prindër ose anasjelltas.
Akili (Korfuz)