AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  => Sjellja seksuale e burrit dhe gruas
  => Joshja seksuale
  => Kur mund ta gjeni dashurinë
  => Shenjat në shtëpinë e pestë
  => Takimi parë dhe orientimi seksual
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Kur mund ta gjeni dashurinë

Horoskopet e Romancës


Vazhdimisht njerëzit na bëjnë me dëshpërim të njëjtën pyetje:
• Kur do të më vijë dashuria?
• Ku do ta gjej dashurinë?

Këtu do të gjeni disa metoda shumë të thjeshta dhe të drejtëpërdrejta që ju japin mundësinë të zbuloni se kur mund të jenë periudhat që dashuria të vijë tek ju!

Pra, cilat janë këto metoda të thjeshta për të mësuar se kur do ta gjeni dashurinë?
• Kontrolloni pozicionin e Venusit dhe Marsit në tranzit (pjesa 1 dhe 2)
• Kontrolloni aspektet Hënë-Venus të progresuar
• Kontrolloni tranzitet e Jupiterit dhe Saturnit me sunduesin e shtëpisë së pestë.
• Kontrolloni pozicionin e Diellit dhe Hënës së progresuar
• A jeni në ciklin dashuror të Venusit?
• Kontrolloni marrëdhëniet Hënë-Verteks të progresuar.
• Analizoni pozicioni e Venusit të progresuar

________________________________________
Kontrolloni pozicionet e Venusit dhe Marsit në tranzit (I)

Sa herë që planeti i dashurisë (Venusi) dhe planeti drejtimeve dhe deshirave instiktive (Marsi) janë në tranzit me shenjën tuaj diellore, mund t’ju vijnë momente romantike. Këto periudha rrisin mundësitë për të gjetur dashurinë.
Gjithashtu, kur të dy planetët ndodhen tranzit në një shenjë që formojnë trekëndësh me shenjën tuaj diellore (d.m.th kur Venusi dhe Marsi janë tranzit në të njëjtin element ashtu si edhe Dielli), është një kohë e përshtatshme për të gjetur dashurinë.
Trekëndëshi është një aspekt harmonik dhe dashuria mund të hyjë në jetën tuaj “si një hajdut i papritur natën”.
Për ta pasur më të lehtë, ne kemi llogaritur datat se kur Venusi dhe Marsi ndodhen tranzit në të njëjtën shenjë në 2015, prandaj mund të shikoni lehtësisht se cilat janë datat për të gjetur dashurinë!

• 9 tetor - 8 nëntor, 2015: të dy planetët ishin në një shenjë toke Virgjëresha (favorizohet Demi, Virgjëresha, Bricjapi)
• 13 nëntor - 5 dhjetor, 2015: të dy planetët ishin në një shenjë ajri Peshorja (favorizohen Binjakët, Peshorja dhe Ujori)
________________________________________

Kontrolloni përsëri pozicionet e Venusit dhe Marsit në tranzit (II)

Nga kërkimet empirike, ne vumë re se sa herë që planeti i dashurisë (Venusi) dhe planeti i drejtimeve dhe deshirave instinktive (Marsi) ndodhet tranzit në shenjën zodiakale që është opozitë me shenjën diellore, mund të gjendemi në momente romance.

Në shumë raste, ne zbuluam se kjo periudhë shënon kohën e takimeve të dashurisë (dhe seksit). Keto janë periudha në të cilat ndodh tërheqja dhe kur mund të rriten shanset për të gjetur dashurinë.
Kur të dy planetët janë në shenjën opozitë me shenjën tuaj diellore, ato janë në shtëpinë tuaj të shtatë diellore, shtepinë e takimeve, "tjetrit", lidhjeve dhe marrëdhënieve. Prandaj, ato mund të sjellin tërheqje dhe dashuri.
Për ta pasur më të thjeshtë, ne kemi llogaritur datat se kur Venusi dhe Marsi janë të dy tranzit opozitë me shenjën diellore nga 2017 deri 2020, prandaj mund të zbuloni lehtësisht se kur mund të gjeni dashurinë!

• Tetor 2017: të dy planetët ndodhen te Virgjëresha që tregon se Peshqit mund të gjejnë dashurinë gjatë kësaj kohe.
• Gusht 2019: të dy planetët ndodhen te Virgjëresha që tregon se Peshqit mund të gjejnë dashurinë gjatë kësaj kohe.
________________________________________
Kontrolloni aspektet Hënë - Venus të progresuara

Një tjetër mënyrë shumë e thjeshtë për t’iu përgjigjur pyetjes se kur mund të gjesh dashurinë është duke i hedhur një sy horoskopit tuaj të progresuar (1 ditë për një vit).
Nëse nuk keni ndonjë program për të llogaritur hartën tuaj të progresuar, vizitoni Astrodienst's Web Site për të marrë falas hartën e progresuar, dhe shumë gjëra të tjera si kjo.
Se kur do të gjeni dashurinë është e thjeshtë sepse sa herë që Hëna e progresuar formon aspekt me Venusin 1° orb mund të ketë momente dashurie dhe romance. Përdorni të gjitha aspektet që përbëjnë çdo 30 gradë, 0° (përkrah) duke përjashtuar katërkëndëshin (aspektin me 90°).
Gjithashtu, mos nënvlerësoni progresionet e kundërta (converse), ato janë po aq të vlefshme sa progresionet direkte, në mos më shumë.

________________________________________
Kontrolloni Tranzitet e Jupiterit dhe Saturnit me sunduesin e shtëpisë së pestë
Sa herë që Jupiteri dhe Saturni janë në tranzit dhe formojnë njëkohësisht aspekte madhore harmonike (përkrah, gjashtëkëndësh, trekëndësh) me sunduesin (apo bashkë-sunduesin) e shtepisë suaj të pestë të dashurisë, përgatituni për një ndryshim rrënjësor të rëndësishëm të jetës suaj sentimentale. Përdorni një orb prej 3° dhe gjeni periudhat që formojnë një aspekt të tillë të këndshëm për të mësuar se kur do të gjeni dashurinë.
Gjithashtu, mos harroni se Ujori, Akrepi dhe Peshqit kanë nga dy sundues:
• Saturni dhe Urani sundojnë Ujorin
• Marsi and Plutoni sundojnë Akrepin
• Jupiteri dhe Neptuni sundojnë Peshqit
Shpesh herë, planetët e largët, Plutoni, Neptuni dhe Urani përkrah, gjashtëkëndësh apo trekëndësh me sunduesin e shtëpisë së pestë mund të sjellin një ndryshim shumë të thellë. Megjithëse Urani bën shpesh që gjërat të jenë jetëshkurtra.

________________________________________
Kontrolloni pozicionin e Diellit apo Hënës së progresuar
Edhe ky rregull është mjaft i thjeshtë për të mësuar se kur do ta gjeni dashurinë.
Nëse jeni femër, kontrolloni Diellin e progresuar përkrah Mesqiellorit të lindjes. Mos harroni t’u hidhni një sy edhe progresioneve konverse (të kundërta)!
Nëse jeni mashkull, kontrolloni Hënën e progresuar përkrah Mesqiellorit tuaj të lindjes. Mos harroni t’u hidhni një sy edhe progresioneve konverse (të kundërta)!
Shpesh, kështu aspektet tregojnë se kur do të gjeni dashurinë kur ato arrijnë kulmin duke sjellë parimin e arketipit mashkullor apo femëror në qendër të vëmendjes.

________________________________________
A jeni në ciklin dashuror të Venusit?
Në të vërtetë, mosha 8, 16, 24, 32, 40, 48 ... (çdo mbledhje me nr8) janë mosha të sunduara nga Venusi, planeti dashurisë, lidhjeve dhe takimeve. Në këto mosha (të reja) miqësia dhe, përfundimisht, dashuria pothuajse gjtihmonë do të vijë tek ju...
Kjo ndodh më shumë nëse keni lindur në shenjën e Demit ose Peshores – të cilat sundohen nga Venusi. Kjo mund të zbatohet gjithashtu edhe nëse Venusi ndodhet në kulmin e hartës suaj të lindjes (që tregon që Venusi është planeti më në lartësi ose ndryshe, planeti më afër MC dhe qëndron mbi të gjithë planetët dhe trupat e tjerë qiellorë).
• Nëse Revolucioni juaj Diellor për njërën nga këto mosha tregon aspekte të favorshme me Venusin, jeta juaj e dashurisë mund të lulëzojë për tetë vitet e ardhshme.
• Nëse Revolucioni juaj Diellor për njërën nga këto mosha tregon aspekte të pafavorshme me Venusin, tetë vitet e ardhshme mund të sjellin zhgënjime, merzitje dhe ndarje në lidhjet tuaja.
Ka edhe diçka tjetër për ciklin (fazën) sinodike Diell – Venus.
Nëse tranziti Dielli përkrah Venusit është ekzaktësisht përkrah me një nga planetët tuaj personal apo pikat (Dielli, Hëna, Ashendenti, MC, Pjesa e Fatit, Merkuri, Venusi apo Marsi) prisni për ndryshime rrënjësore dhe transformim në jetën tuaj (të dashurisë), aq më shumë kur Venusi është retrograde!
Më poshtë mund të gjeni tranzitet Dielli përkrah Venusit për vitet e ardhshme, kështu që mund të zbuloni nëse këto tranzite janë përkrah me ndonjë nga pikat tuaja personale apo jo:

• 8 janar 2018 në 18° Bricjap (Venusi direkt)
• 26 tetor 2018 në 3° Akrep (Venusi retrogradë)
• 13 gusht 2019 në 21° Luan (Venusi direkt)

Pra, kontrollni hartën tuaj të lindjes dhe shikoni nëse këto tranzite më lart bashkohen në të ardhmen me një nga pikat tuaja të lindjes dhe nëse po, përgatituni për ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj ( të dashurisë).

Kontrolloni marrëdhënien Hënë-Verteks të progresuar
Shikoni nëse, dhe kur, Hëna e progresuar është ekzaktësisht (në të njëjtin numër gradësh) përkrah me Verteksin tuaj (të lindjes apo të progresuar). Edhe ky konfigurim ju tregon se kur mund ta gjeni dashurinë!
Thuhet se Verteksi sjell “takime me fat”, që kemi zbuluar se është e vërtetë, në një farë mënyre.
Gjithashtu, mos nënvlerësoni ndikimin dhe rëndësinë e Venusit apo sunduesit të shtëpisë së pestë të dashurisë përkrah Verteksit në lidhje me jetën dashurore.

Analizoni pozicionin e Venusit të progresuar
Faktikisht, ne do të vlerësojmë progresionet dytësore (1° për një vit) dhe shikoni pozicionin e Venusit përmes gradëve të zodiakut.
Janë 360 gradë në zodiak, por disa gradë janë më të rëndësishme se të tjerat.
Në horoskopet tona të romancës, ne do të paraqesim vetëm pozicionin e Venusit të progresuar në të ashtuquajturat “gradë kritike”: 29° - 0° dhe 15° në një shenjë.
Sa herë që (në progresionet dytësore 1° = 1 vit) Venusi ndodhet në një grade kritike jeta juaj e dashurisë mund të vihet në qendër të vëmendjes – për mirë ose për keq.
Duke analizuar pozicionin e Venusit të progresuar (direkt ose i kundërt/konvers) në horoskopet e romancave do të mësoni se kur do të vijë dashuria.
Mos harroni të llogarisni progresionet tuaja të kundërta (konverse) meqënëse horoskopët tanë të romancës janë të vlefshme për progresionet direkte dhe ato të kundërta.
Veç kësaj, ne kemi zbuluar se progresionet dytësore të kundërta (konverse) japin rezultate shumë më të mira!


Përshkrimi i pozicionit të Venusit të progresuar në horoskopët romantikë:

29° Peshqit - 1° Dashi = Dashuri joshëse, e pashpërblyer, fantazi seksuale, flirtime sekrete, zhgënjime në dashuri, joshje të lehta, martesë;
15° Dashi = Dashuri pasionante, veprime të papritura dashurie, disa lidhje/probleme dashurie;
29° Dashi - 1° Demi = Veprime të dashurisë fizike, sensualitet;
15° Demi = Ngjarje plot epsh, dashuri pasionante, të jesh i mbërthyer në dashuri;
29° Demi - 1° Binjakët = Takime të reja, ndryshim banese/lëvizje, biseda shoqërore, flirtime;
15° Binjakët= Biseda për dashurinë, për dhurata, për të ngacmuar të tjerët, bisedime të këndshme;
29° Binjakët - 1° Gaforrja = Rëndësia e pamjes së jashtme, dashuria e një vajze të re;
15° Gaforrja = Zhgënjime në dashuri, mall/deshirë për dshuri, ndihem i vetmuar, i jap fund lidhjes;
29° Gaforrja - 1° Luani = martesë, një kohë e favorshme për romancë;
15° Luani = Dashuri e papritur, dashuri me shikim të parë, lidhje dashurie e shkurtër por e fortë;
29° Luani - 1° Virgjëresha = Të mendosh për dashurinë, biseda të këndshme pë dashurinë;
15° Virgjëresha = lidhje dashurie e shkurtër por e fortë, ëndrra dashurie, adhuron dikë që s’është i pasur;
29° Virgjëresha - 1° Peshorja = Biseda shoqërore, disa takime (të reja), shoqërime, martesë;
15° Peshorja = Dashuri e papritur pasionante dhe e thellë (shpesh me shikim të parë)), sensualitet, shoqërime;
29° Peshorja - 1° Akrepi = Ngjarje plot epsh, jeni të mbërthyer në dashuri;
15° Akrepi = Ngjarje plot epsh, jeni të mbërthyer në dashuri;
29° Akrepi - 1° Shigjetari = Veprime dashurie me fat, jetë e lumtur sentimentale, dashuroni disa persona;
15° Shigjetari = Bini në dashuri me një të huaj, biseda për dashurinë;
29° Shigjetari - 1° Bricjapi = Dashuri për lëvizje, zbukurim shtëpie, prishje fejese, ndiheni i lumtur për ndarjen, udhëtime të këndshme;
15° Bricjapi = Ndjeni vetmi, mall për dashuri, martesë për femrat;
29° Bricjapi - 1° Ujori = Ngjarje stresuese dashurie, ndarje ose prishje me partnerin, divorc,;
15° Ujori = Dashuri e pashpërblyer, dashuri nga larg, dashuri me shikim të parë, ngjarje emocionuese dashurie, dashuri që zgjat pak;
29° Ujori - 1° Peshqit = Adhuron dikë që s’ka pasuri, dashuri e pashpërblyer, ëndrra dashurie;
15° Peshqit = Ngjarje zhgënjyese dashurie, ëndrra dashurie, deshirë/ mall për dashurinë, dashuri platonike.

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free