AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  => Sjellja seksuale e burrit dhe gruas
  => Joshja seksuale
  => Kur mund ta gjeni dashurinë
  => Shenjat në shtëpinë e pestë
  => Takimi parë dhe orientimi seksual
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Joshja seksuale

 POZICIONET EROTIKE 

Akrepi - simbol i seksit

Personat që kanë lindur me Diellin, Hënën, Ashendentin apo Marsin në shenjën e Akrepit, zakonisht,  janë me 'sexy' se  të tjerët.

Sipas astrologjisë shenja e Akrepit sundon organet seksuale. Akrepat janë manipulues, që do të thotë se ata mund ta përdorin veten e tyre në pozicione interesante seksuale. Kjo i ndihmon për të bërë seks edhe në vende publike, si për shembull në korridoret e një supermarketi, apo në stolat e pasagjerëve të një stacioni treni.
Akrepi është i fshehtë nga natyra,
kështu që mos kini frikë se do t'ju përhapë sekretet e pakëndshme të jetës suaj seksuale.
Një mashkull Akrep mund të njihet shumë si një dashnor i shkëlqyer sepse është praktikuar me disa femra të ndryshme ose me lloj lloj stilesh seksuale, por seksi, ashtu si një hedhje me parashutë mund të jetë edhe jashtëzakonisht i rrezikshëm edhe tepër argëtues. Nuk do të donit të hidheshit nga qielli me një partner pa eksperiencë, apo jo?
Akrepi mund të bëhet vërtetë xheloz. Nëse doni dikë që të luftojë përkrah jush dhe për ju, një mashkull Akrep është një bast i mirë.
Akrepi njihet si person që kërkon një konsumim të plotë në dashuri saqë të dominojë jetën e tij. Nëse një Akrep ju do, ai ju dëshiron plotësisht. “Ose gjithçka ose asgjë” është motoja e tij, ai është shenja e ekstremeve. T’i japësh cilësi erotike një mashkulli Akrep është një mënyrë fantastike për të marrë një dashuri intensive dhe demonstrim dashuror. Vetëm një paralajmërim: të kesh të bësh me këtë shenjë është një pjesë zbavitëse, por nëse shkëputeni prej tyre do të jetë akoma më e vështirë dhe dramatike. Pickimi i akrepit nuk është diçka prej të cilit mund të shëroheni lehtë. 
 



 

Joshja seksuale

(Shikoni në hartën tuaj qiellore të lindjes nëse keni njërin nga këto pozicione për të qënë joshës seksualisht, sidomos planetët në Akrep dhe në shtëpinë e tetë zodiakale)

Disa njerëz janë tërheqës thjesht në mënyrë të natyrshme. Ata tërheqin vëmendje, disa më të sipërfaqshëm dhe të dukshëm dhe disa më të fshehtë dhe misteriozë. Të dy palët ndërsejnë stile të ndryshme të joshjes seksuale. Janë disa aspekte të hartës astrologjike që mund të dallojnë këtë ndikim. Mbani mend që këto janë tipe të ndryshme të tërheqjes seksuale dhe jo të gjithë tërhiqen nga të njëjtat gjëra, por të gjitha pozicionet e mëposhtme do të shkaktojnë reagime nga të tjerët:
Dielli në Akrep; i thellë, misterioz, i sigurtë, seksual, pasionant.
Hëna në Akrep; njësoj si Dielli në Akrep.
Venusi në Akrep; shumë pasionant, misterioz.
Marsi në Akrep; energji e madhe seksuale dhe joshje seksuale, imoral dhe i djallëzuar.
Dielli përkrah Marsit; energji e hapur seksuale, shumë tërheqës dhe i fortë.
Venusi në shtëpinë e parë: i bukur, i veçantë, dhe i dashuruar hapur.
Venusi në shtëpinë e tetë: imoral, eksperimental, guximtar, seksual, ndjenja të fuqishme.
Marsi në shtëpinë e tetë: energji e lartë seksuale, imoral, misterioz, asnjëherë i kuptuar plotësisht.
Marsi në Luan; tërheqje e vëmendjes, prani e fortë, vetbesim, i shoqërueshëm, i pavarur.
Marsi në Dash; i shpejtë në veprime dhe tërheqës, i gjallë, flirtues.
Venusi në Dash: joshje me sy, dashuri me shikim të parë, tërheqje, flirtim.
Dielli në Luan në shtëpinë e parë: i sigurt në vetvete dhe i suksesshëm me forcat e veta, personalitet i papërmbajtur, prani e fortë.
Dielli në Luan në shtëpinë e tetë: prani e fortë dhe e mistershme, i fshehtë dhe i fuqishëm, pasionant.
Venusi në Dem; ndjenjë e fortë sigurie, bukuri, sensualitet tokësor.
Neptuni përkrah Hënës; idealist, misterioz, i pakapshëm, tërheqës dhe ëndërrimtar.


 

Tranzitet e “ Seksit më të mirë të jetës”

Të gjithë mund ta mbajmë mend se kur mund të kemi pasur marrëdhënien më të mirë seksuale gjatë jetës. Tranzitet mund të na tregojnë se kur jeta jonë seksuale do të jetë më intensive, pasionante dhe e kënaqshme.  Le t’i hedhim një vështrim disa tranziteve të cilët mund të na sjellin momentet më të mira seksuale të jetës.

Tranzitet  e afatshkurtra: Planetët e brendshëm janë afatshkurtër dhe kalimtarë, por mund të japin një 'goditje', sidomos nëse jeni duke përjetuar edhe tranzite të tjera seksuale në të njëjtën kohë.

Venusi në tranzit me Marsin tuaj të lindjes: Kur planeti i dashurisë dhe bukurisë kontakton me planetin tuaj të seksit, fuqitë tuaja joshëse janë të larta! Natyra juaj marsiane e papjekur dhe agresive zbutet dhe fuqia juaj tërheqëse përforcohet. Nën këtë tranzit, mund të dominoheni. Pasioni dhe romanca janë të favorizuara gjatë këtij tranziti. Kjo është veçanërisht e vërtetë me bashkimet, trekëndëshat, apo gjashtëkëndëshat. Katërkëshëshi dhe opozita mund të jenë të rëndë, sepse tranziti mund të tregojë tension dhe sfida (vështirësi) kur vjen puna për të përmbushur nevojat tuaja romantike dhe fizike. Ndërkohë , ata që bëjnë seks gjatë opozitës mund të dalin shumë të fortë. Sidoqoftë, është një tranzit erotik.

Marsi në tranzit me Venusin tuaj të lindjes: Gjatë këtij tranziti, planeti i seksit formon aspekt me planetin tuaj të dashurisë, duke rritur agresivitetin dhe fuqinë tuaj të tërheqjes. Jeni erotik dhe të sigurtë në vetvete, gjatë këtij tranziti. Jeni më pak të frenuar, gjë që i jep më shumë shije jetës suaj seksuale. Mund të jeni më të drejtëpërdrejtë dhe të vetbesueshëm gjatë këtij tranziti, dhe ka mundësi të jeni dominues në krevat.  Kujdes sepse mund të zhvilloni ndjenja seksuale me me lloj-lloj njerëzish që mund të takoni gjatë këtij tranziti!

Venusi në tranzit me Plutonin tuaj të lindjes: Deshirat tuaj seksuale stimulohen gjatë kësaj periudhe! Ndiheni pasionant, seksi, dhe të vetësigurt. Përmes seksit, ju mund të përjetoni një nivel të thellë intimiteti me partnerin tuaj. Seksi bëhet më intim, i thellë dhe pasionant nën këtë ndikim. Mund t’ju pëlqejë të dominoni partnerin tuaj, ose të dominoheni nga partneri në krevat.

Marsi në tranzit me Plutonin: Plutoni është dy herë më i fuqishëm se Marsi, kështuqë kur të dy planetët takohen, fishekzjarret seksuale janë me bollëk për ju dhe partnerin tuaj. Ndryshe nga tranzitet që përfshijnë Venusin, ky tranzit nuk përfshin përqafimet dhe dhembshurinë. Përkundrazi, ky tranzit mbush jetën tuaj seksuale me një energji të tipit “dua të të shqyej rrobat dhe të të shkatërroj”. Sa e zjarrtë!

Tranzitet afatgjata: Këto tranzite zgjasin më shumë, dhe janë më intensive sesa tranzitet e afatshkurtra.

Plutoni me Venusin tuaj të lindjes: Ky tranzit stimulon dëshirën tuaj për dashuri dhe shprehuri fizike në dashuri. Aktivitetet seksuale janë përfundimisht të favorizuara në këtë kohë! Do ta vini re që seksi që do të bëni gjatë këtij tranziti do të jetë i nxehtë dhe i shijshëm, intim si edhe transformues. Do të arrini thellësi të reja kënaqësie me partnerin tuaj. Me tranzitet e rënda (bashkimet, kuadratet, opozitat), nga ana seksuale mund të përjetoni tabu me partnerin tuaj. Njëri nga ju mund të dojë të dominojë tjetrin, seksualisht, kështuqë roli mësues-student/ padron-skllav mund të ishte diçka që mund të eksploroni nën këtë ndikim.

Plutoni në tranzit me Marsin tuaj të lindjes: Ky tranzit përforcon dhe stimulon energjitë tuaja seksuale. Gjatë kësaj kohe, mund të fiksoheni me tabu seksuale dhe akte të tjera “të ndaluara” seksuale të cilat nuk i kishit provuar më parë. Me partnerin tuaj, doni të eksploroni thellësinë e seksualitetit tuaj. Në fakt, mund ta gjeni veten të fiksuar pas njëfarë marrëdhënieje seksuale gjatë kësaj kohe; ose nëse do të takoni dikë të ri, ose marrëdhëniet tuaja seksuale do të thellohen. Pasionet tuaja dhe energjitë seksuale janë të forta gjatë kësaj kohe.

Plutoni në tranzit me Plutonin e lindjes: Kur planeti i energjisë seksuale prek Plutonin, një rigjallërim i energjive tuaja seksuale del në dukje. Ky tranzit nënkupton “seks të vërtetë”; ju dhe partneri juaj do të përjetoni “kuptimin më të plotë” të shprehurisë seksuale nën këtë tranzit. Përmes seksit, ju dhe partneri juaj do të zhvilloheni gjatë këtij tranziti, dhe seksi që mund të përjetoni ju ndihmon të bëheni më të afërt me njëri-tjetrin. Kjo është një nga periudhat më intensive seksuale të jetës suaj.


 

 

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free