Mali Ida ne Krete eshte maja me e larte e ishullit, i perkushtuar perendeshes Rea, nenes se Zeusit, dhe aty ndodhet shpella legjendare ne te cilen u fsheh Zeusi kur ishte foshnje, per te mos e ngrene i ati, Kronusi.
Sipas legjendes Kronusi ishte mesuar te gelltiste femijet e tij sa here qe bashkeshortja e tij i lindte ata. Por Rea e fshehu Zeusin pikerisht ne kete shpelle, ku thuhej se nje dhi e quajtur Amalthea e ushqeu ate me qumesht per t’u rritur. Me vone ai u rrit dhe shfronesoi te atin duke u bere keshtu mbret i perendive te Olimpit.
Ne mitologjine greke koha simbolizohej nga Kronos (edhe sot kohes greket i thone krono). Sipas legjendes Kronosi gelltiste femijet e tij. Ne te vertete kjo ka kuptimin qe koha nje dite i gelltit te gjithe.
Zeusi ishte bir i Kronosit i cili per fat shpetoi pa e gelltitur i ati. Zeusi njihej si ati qiellor (ishte zot i qiellit dhe rrufese). Ai u be mbret i perendive, me i madhi nga te gjithe. Nga ai linden shume perendi. Ne te vertete Zeusi eshte sot qielli, dhe nga qielli lindin shume trupa qiellore nder te cilet eshte dhe Dielli yne, i perfaqesuar nga Apolloni (zot i drites dhe bir i Zeusit, atit qiellor). Me vone Apolloni u shderrua ne Krisht dhe njihet si bir i Zotit (atit qiellor). Duket qarte ne frazat biblike qe ai eshte Dielli, qe kur thote "Une jam drita, e verteta".
Ne origjinen e hershme Zeus vjen nga fjala indoeuropiane Dzeus, prandaj latinet e quajten Deus (dhe e barazvleresonin me Jupiterin). Greket e sotem Zeusit i thone Dias, e ngjashme me fjalen latine Dios, Dio (zot, perendi).
Amalthea – hyjnesha e Butrintit
Amaltea ishte një nimfë ose një hyjneshë e paraqitur shpesh me pamjen e dhisë në mitologjinë greke. Koka e saj, e njohur si Hyjnesha (Dea) e Butrintit, është gjetur në gërmadhat e Butrintit (Sarandë) në vitin 1928 nga një arkeolog italian dhe i përket shekullit 4 pr.e.s. Dëshmohet se objekti, me vlera të rralla kulturore dhe historike, u grabit dhe u dërgua në Itali, i ligjëruar nga mbreti, Ahmet Zog, si dhuratë. U rikthye në vendin tonë nga qeveria italiane në vitin 1981 dhe sot ndodhet në Muzeun Kombëtar të Tiranës.
Sipas mitologjisë Amalthea ishte nimfa e cila kujdesej për dhinë që ushqente Zeusin kur ishte foshnje, ndërsa për të tjerë ishte drejtpërdrejt dhia që i jepte gji Zeusit fëmijë në malin Ida në Kretë. Zeusin e kishte dërguar atje e ëma Rea për ta fshehur nga i ati Kronosi i cili hante fëmijët e tij. Pasi u bë mbret i perëndive, Zeusi, për ta falenderuar Amalthean, u dha fuqi brirëve të saj: mbajtësi i tyre mund të arrinte çdo gjë që dëshironte. Nga kjo rrjedh dhe legjenda e bririt të bollëkut (latinisht: cornucopia), i thënë ndryshe dhe si briri i Amaltheas. Italianët, duke e quajtur Skënderbeun mbret edhe të Epirit, i dhuruan atij përkrenaren me brirët e dhisë Amalthea si simbol të suksesit dhe njëkohësisht si kujtim të kultit në Epir.
Me vdekjen e saj Zeusi e vendosi dhinë Amalthea në qiell ndër yje, sëbashku me dy kecat e saj (në astronomi ajo bën pjesë ndër yjësitë); i këshilluar nga Themisa (gruaja e parë) Zeusi mori lëkurën e saj, dhe e përdori si koracë (mburojë), gjatë luftës me babain Kronos. Kjo veshje njihet si Aegis (mburojë). Me sa duket, ky kult ishte shumë i dëgjuar në Butrint.
Nga gërmimët arkeologjike ka dalë një shtresë ndërtimesh, të periudhave të ndryshme, një pjesë e të cilave gjendet nën ujrat e liqenit të Butrintit.
Dhomat e vilës ishin zbukuruar hijshëm me pllaka mermeri të çmuar, që vinin ndoshta nga Afrika largët, fiksuar në mur me elementë të veçantë mbajtjeje, më pas të zhvendosura për të veshur, ndoshta, kishat bizantine me to.
Në anën jugore të kompleksit të madh rezidencial, pranë mbetjeve të dukshme aktuale, janë gjetur gjurmë të një kompleksi banjosh termike. Ndërtesat aktualisht të dukshme dalin nga një periudhë e mëvonshme se ajo e Ciceronit, dhe mendohet të jetë braktisur rreth fundit të shekullit V të erës sonë.