ETIMOLOGJIA E EMRIT <ZEUS /ZOT>
Zeusi (gr:Ζεύς) ishte mbreti i perëndive të Olimpit në Greqinë e lashtë. Si emër ai rrjedh nga fjala indo-europiane Dyeus, që ka kuptimin “qiell”. Prandaj te latinët ai njihet si Deus. Zeus është në rasën emërore; në rasën gjinore ai lakohet Dios (Διός) dhe përkthehet “i, e Zeusit”. Për shembull Dioskuroi ka kuptimin “Djemtë e Zeusit”; Ναός του Ολυμπίου Διός = Tempulli i Zeusit olimpian. Në rasën thirrore Zeusi lakohet Zeu (Ζευ); në rasën dhanore ai kthehet Dii (Διι) që përkthehet “Zeusit”, ndërsa në rasën kallëzore lakimi është Dia (Διά) që përkthehet “Zeusin”. Nga kjo e fundit rrjedh dhe forma Dias (Dhias), emri i Zeusit në greqishten e sotme, që mund të ketë mbetur i tillë që me vendosjen e gjuhës standarte greke (koine), ose pas pushtimit romak të Greqisë në vitin 146 pr.e.s. Vet fjala <Dhiatë> (libri i shenjtë i të krishterëve) rrjedh nga fjala Dhias (Zeus) e greqishtes bizantine. Nga emri i kryeperëndisë së Olimpit rrjedh dhe fjala “Zot” në gjuhët romane: Deus i thonë Zotit në latinisht; Dios i thonë në spanjisht; Dio në italisht; Dieu në frengjisht, etj. Forma Dio ndeshet dhe te frigjianët e lashtë (në Anadoll).Te hititët Zeusi njihej si Dzius, por dhe në greqishten antike emri Zeus lexohej Dzeus. (Shkronja Z lexohej /dz/ në antikitet, njësoj si në italishten e sotme). Te maqedonasit e lashtë muaji i parë hënor quhej Dios (=i Zeusit), dhe niste pas ekuinoksit vjeshtor, kur fillonte stina e shirave, që besohej se shkaktoheshin nga Zeusi me rrufetë e tij.
Në besimin politeist romak Zeusi barazvlerësohet me Jupiterin. Vet emri Jupiter rrjedh nga fjalët indo-europiane Diu-piter që përkthehet “Ati qiellor”. Një formë tjetër e emrit Zeus (Jupiter) te romakët apo etruskët është emri Jove, i shndërruar në italishten e sotme si Giove, nga ku rrjedh dita e enjte Giovedi (dita e Jupiterit). Jove si emër ngjan me emrin e Jehovait që në anglisht njihet si Jahve.
Pra të gjithë këto konstatime etimologjike të çojnë drejt mendimit se Zoti që njerëzit adhurojnë sot nuk është tjetër veçse Zeusi antik, më i madhi i perëndive pagane.