A janë shenjat e zodiakut të kundërta në Hemisferën Jugore të Tokës?
Një tokë e plotë, Gjashtë shenja të dyfishta, apo Zodiak pasqyrë:
Zodiaku siç e njohim atë, është një sistem i ndarjes në pjesë të qiellit, i quajtur eklipltikë, nëpër të cilën duket sikur kalon Dielli, Hëna dhe planetët. Ky sistem në fillim u shpik në vendet e Hemisferës Veriore, ku astronomët i emërtuan yjësitë sipas vrojtimeve rrethuese lidhur me stinët. Për shembull, yllësia që Dielli duket sikur kalon përmes saj çdo vit në fillim të Pranverës u quajt Dash, sepse “Dielli thyen akullin e tokës siç sulmon një dash me brirët e tij”. Po ashtu “…Në muajin e Demit qetë punojnë arat për të prodhuar mistrin apo grurin”.
Problemi për të përdorur këtë sistem me prejardhje nga Hemisfera Veriore në vendet e Hemisferës Jugore, siç është Australia, Amerika e Jugut dhe Afrika e Jugut, është që nga Dashi te Peshqit shenjat që ne njohim, që sigurisht kanë ndryshuar, nuk përputhen me stinët. Ky problem bëhet i theksuar kur përpiqemi të përdorim zodiakun astrologjikisht, duke mbuluar sistemin origjinal matës stinor dhe bujqësor me korrespondenca okulti. Për shembull, shenja e Bricjapit në Zodiakun Tropikal nis në Solsticin e Dimrit, rreth 21 Dhjetorit, në Hemisferën Veriore, dhe kjo ka lidhje të thella okulti dhe mitologjike me kufizimin e dritës e cila lidhej me shenjën që sundon Saturni. Dielli thuhet që vdes në këtë shenjë, dhe pastaj rilind pas tre ditësh pasi drita nga Dielli fizik rritet. Kjo është ndoshta arsyeja se pse Kisha e Krishterë e vendosi festimin e Krishtlindjes, lindjen e Krishtit apo “dritës” në festën e lashtë pagane të Solsticit të Dimrit. Por në Hemisferën Jugore, 21 dhjetori përkon me kulmin e Verës, apo me solsticin veror, pas të cilit drita e diellit pakësohet, nuk rritet si në Veri. Edhe pse disa Australianë dhe Afrikano-jugorë ende i festojnë Krishtlindjet në këtë kohë, mund të shohim se si lidhja logjike dhe ezoterike (e fshehtë) me stinën ka humbur krejtësisht.
Ka disa zgjidhje për këtë problem që astrologët kanë dhënë, duke përfshirë idenë e një ndër astrologëve më të mëdhej të shekullit të fundit, Dane Rudhyar, dhe ato diskutohen më poshtë. Kemi marrë idetë e Rudhyar pak më tej, duke i kombinuar ato me idenë e zodiakut me 6 shenja, të njohura nganjëherë edhe si “Shenja të dyfishta” për të zgjidhur problemin e mospërputhjes stinore.
Prejardhja e Zodiakut Tropikal
Zodiaku Tropikal, i cili është zodiaku më i përdorur nga shumica e astrologëve në Europë dhe Amerikë kur llogaristin horoskopet apo hartat e lindjes, u shpik nga astronomi Klaud Ptolemeu në shekullin e dytë të erës sonë. Ptolemeu i emërtoi shenjat sipas 12 yjësive që ndodheshin pranë Ekliptikës, dhe diagrama tregon sfondin e këtyre yjësive siç shihen nga Toka kur sillet rreth Diellit.
Arsyeja e Ptolemeut që shpiku këtë zodiak, në vend që të përdorte Zodiakun Sideral i cili korrespondon më afër me yjesitë, ishte për të zgjidhur problemin e Precesionit i cili është lëvizja graduale e ekuinokseve drejt perëndimit nëpër ekliptikë lidhur me yjet fikse. Kjo shkaktohet nga zhvendosja në orientimin e aksit të tokës gjatë rrotullimit, pak a shumë si një majë që dridhet (lëkundet), e cila ndjek një cikël konik prej përafërsisht 26,000 vjet të quajtur një Vit i Madh apo një Vit Platonik.
Si i morën emrat Shenjat e Zodiakut?
Ideja për të ndarë rrugën e planetëve përmes Zodiakut në 360 gradë e ka origjinën në mënyrë të pavarur në Babiloni, Egjipt, dhe Kinë, me shumë mundësi të bazuar në gjatësinë e vitit, ku qielli kthehet në të njëjtën pikë çdo 365 ditë. Ndarja e vitit në 12 është ndoshta ngaqë dymbëdhjeta është numër më i përshtatshëm sesa muajt me 13, që ndodhnin në vendet ku kalendari përcaktohej në bazë të Hënës. Sidoqoftë, të gjithë muajt ishin në fillim periudha hënore, dhe në vendet islamike muaji fillon ende me shfaqjen e parë të Hënës në rritje pasi perëndon dielli. Në librin Origjina e Zodiakut të Rupert Gleadow, autori përmend një murg të shekullit të nëntë me emrin Helperikus, i cili ka spekuluar mbi origjinën e emrave të shenjave të Zodiakut:
“Ujori dhe Peshqit shpjegohen nga stina e shirave, Luani nga nxehtësia, dhe Peshorja nga ekuinoksi; në Gaforre Dielli nis fillon të lëvizë mbrapsht (si një gaforre). Thumbi i Akrepit dhe shigjeta e Harkëtarit krahasohen me breshrin që shpon, dhe Bricjapi është pika më e ulët kthesë e Diellit sepse dhia kullot nëpër vende të larta. Mirëpo, Dashi ose është emërtuar për shkak se Dielli thyen akullin e tokës si një dash që sulmon me brirët e tij, ose tjetër sepse deshët, duke qënë se kanë fjetur në anën e majtë gjithë dimrin, tani fillon të flejë në anën e djathtë. Në muajin e Demit qetë punojnë tokat për t’u mbjellë gruri apo misri, por shpjegimi i Binjakëve duket si një aluzion pa lidhje me Kastorin dhe Poluksin. Virgjëresha quhet ashtu sepse toka shteron dhe nuk prodhohen më fruta – pra kalon nga vajzë e re në plakë të vjetër”. Mund të shohim sesa shumë përputhen ndryshimet stinore në lidhje me motin dhe bujqësinë.
Në veprën e Ptolemeut në lidhje me mekanikat qiellore, Tetrabiblos, astronomi thotë:“Zodiaku, duke qënë një rreth, nuk ka fillim natyror kështuqë shenja e Dashit, e cila nis me Ekuinoksin Pranveror është marrë si fillimi i 12 shenjave; dhe, sikur zodiaku të ishte një qenie e gjallë, ata do ta bënin atë të niste me lagështirën e tepruar të pranverës dhe të bëjnë stinët e tjera ta ndjekin, për shkak se të gjitha krijesat në vegjëlinë e tyre kanë një tepri lagështirë (njomësi)dhe, ashtu si pranvera, janë ende delikate dhe në rritje”. (Tetrabiblos I, 10)
Ashtu si Ptolemeu, shumica e astrologëve të së kaluarës kanë jetuar në Hemisferën Veriore. Në Hemisferën Jugore, ku stinët janë të kundërta me ato të Hemisferës Veriore, arsyetimi i Ptolemeut për ta vendosr Dashin në Pranverë, nuk do të zbatohej, sepse në Prill, kur është Pranverë në Hemisferën Veriore dhe ditët po zgjaten, në Hemisferë Jugore është vjeshtë dhe ditën po shkurtohen. Ky problem është injoruar për një kohë të gjatë nga astrologët, përveç disa mjeshtrave që e kanë trajtuar këtë.
Një nga këta astrologë ishte Dane Rudhyar. Në librin e tij Parashikimet Astrologjike, Kalimi në Epokën e Re, Rudhyar e trajton këtë problem në këtë mënyrë:
“Cila është zgjidhja e problemit në lidhje me astrologjinë e bazuar në zodiakun tropikal-stinor? Zgjidhja më e thjeshtë është që Dashi bëhet Peshore në hemisferën jugore. Prandaj hartat jug-hemisferike astrologjike duhet të kenë të gjitha shenja të kundërta, kështuqë nëse një person ka lindur në Buenos Aires në fillim të gushtit Dielli i tij ndodhet në Ujor”.
Si mund t’i kthejmë të kundërta shenjat e Zodiakut? A nuk janë ato të njëta, në cilëndo hemisferë të ndodhemi?
Është e vërtetë që yjesitë nuk i ndryshojnë papritmas pozicionet e tyre kur i shohim ato nga Hemisfera Jugore, edhe pse ato duken kokëposhtë.
Ajo që na sugjeron Rudhyar është që ne t’i ndryshojmë emrat e segmentëve të qiellit në Zodiakun Tropikal që ato të përputhen me stinët që ne përjetojmë kur i shohim ato në një moment të veçantë të ditës, për shembull, në agim. Zodiaku u shpik – nga babilonasit dhe egjiptianët si një mjet matës për të bërë parashikime stinore të cilat do të ndihmonin bujqësinë. Babilonasit përdornin gjithashtu zodiakun dhe pozicionet e planetëve si një formë parashikimi (shenja qiellore), në ditët para arsyetimit modern shkencor. Prandaj ekziston mendimi që yjet dhe planetët kanë njëfarë fuqie mbi ngjarjet në tokë.
Sipas arsyetimit shkencor yjet dhe planetët janë thjeshtë shënues (sinjale), pak a shumë si kontrolli dhe ndarjet në një orë të madhe kozmike, që na tregon se ku jemi në kohë dhe hapësirë, por ato nuk kanë ndonjë fuqi në vetvete. Të vetmit trupa qiellorë që kanë në njëfarë mase efekt në tokë janë Dielli dhe Hëna; Dielli ynë është ylli që na drejton, që në fund të fundit kontrollon të gjithë ciklet e motit dhe rritjes së bimëve, dhe graviteti ynë i Hënës prek baticat e oqeanit dhe trupat e tjerë ujorë. Meqë trupat tanë përbëhen nga 70% ujë, mendohet që forca e rëndesës (graviteti) mund të ketë efekt në gjakun dhe hormone tona.
Është e dobishme të mos harrojmë që Zodiaku Tropikal është një zodiak imagjinar apo teorik. Nuk është yjesitë aktuale, dhe për shkak të precesionit të ekuinokseve që përmendëm më lart, është rreth 24 gradë larg nga yjesitë aktuale në të cilin ai bazohej në fillim. Pika e Ekuinoksit pranveror – ku fillon grada e parë e Dashit në Zodiakun Tropikal tani ndodhet në shenjën e Peshqve në Zodiakun sideral, dhe pas rreth njëqind vitesh lëviz në yllësinë e Ujorit. Nga kjo rrjedh termi Epoka e Ujorit. Në parim shenjat e zodiakut tropical janë segmentet (pjesët) e qiellit.
Pra, nëse i riemërtojmë shenjat e zodiakut për Hemisferën Jugore, çfarë ndodh në Ekuator? Një njeri i lindur në anë tjetër të Ekuatorit në prill do të ishte një Dash, ndërsa fqinji i tij në anën e kundërt do të ishte një Peshore. Kjo është qesharake!
Dane Rudhyar e ndau globin në tre zona, një Zonë Veriore, që ka zodiakun siç e njohim ne, një Zonë Jugore, që ka zodiakun e kundërt me yllin e vet polar, dhe një “Zonë Ekuatoriale” të mesme, që ka një astrologji të sajën.
Një person i lindur në Prill, për shembull, do të ishte lindur nën shenjën e dyfishtë Dash-Peshore, por do të kishte më shumë peshë në shenjën e Dashit në Hemisferën Veriore, dhe në Peshore në Hemisferën Jugore, siç tregohet më sipër. Dikush që ka lindur në gusht do të ishte një Luan-Ujor. Nëse ai ka lindur në Londër do të ketë më shumë peshë në Luan, por nëse ka lindur në Afrikën e Jugut ai do të kishte më shumë peshë në Ujor. Njëperson i lindur në Ekuator në të njëjtën ditë do të kishte një peshë të barabartë të Luanit dhe Ujorit.
Polariteti në Astrologji
Ideja e polaritetit është një temë e fortë në astrologji. Për shembull, ne vërtetë nuk mund të kuptojmë sensin e individualitetit dhe identitetit të Dashit pa marrë në konsideratë idenë e “tjetrit” të përfaqësuar nga Peshorja. Gjithashtu do të na dukej e vështirë të përshkruajmë rritjen e kafshëve apo të bimëve, të përfaqësuar nga Demi, pa marrë në konsideratë ushqimin dhe plehun që prodhohet nga organizmat e vdekura, të përfaqësuar nga Akrepi. Aftësia dalluese (diskriminuese) e mendjes njerëzore, e cila mundëson mendimin dhe komunikimin (të njohur nganjëherë si “intelekti më i ulët”), caktuar Binjakëve pasqyrohet nga aftësia e kuptimit të konceptit (të njohur nganjëherë si “intelekti më i lartë”) caktuar Shigjetarit. Perceptimi i brendshëm i shenjës së ujit të sunduar nga Hëna Gaforres siguron ushqyerje si fizike ashtu edhe emocionale me njerëzit më të ngushtë, si familja, por ushqimi ka nevojë të rritet, duke ndjekur ligjet e agrikulturës, apo kushton para, e cila duhet të fitohet, prandaj Gaforrja pasqyrohet në shenjën e saj opozitë të Bricjapit, fokusi i të cilit është në strukturën e jashtme të botës fizike. Luani mbretëror i sunduar nga Dielli do të ishte jashtë punës nëse ai nuk do të drejtohej nga drejtësia sociale e Ujorit, dhe nga pikëpamja biologjike, përmes së cilës shenjat e zodiakut sundojnë fushat e anatomisë, ndryshimet në sistemin tonë anësor të qarkullimit, sunduar nga Ujori, siç janë ngurtësimi (mpikjsa) apo grumbullimi i pllakës bakteriale në arteriet tona përfundimisht prek pompën kryesore, zemrën, sunduar nga Luani. Saktësia, analiza dhe përpikmëria e Virgjëreshës punon dorë për dore me aftësitë imagjinuese të mendjes së nënndërgjegjshme të Peshqve – për shembull një poemë e mirë, që zgjon imazhe dhe na frymëzon me domethënie të fshehta nuk do të ekzistonte pa fjalët e përdorura me kujdes, dhe një fotografi e bukur apo video e mirë varet pjesërisht në përdorimin e saktë të një kamere dhe një mekanizëm i fokusuar si duhet – të gjitha këto aftësi teknike të Virgjëreshës. Të dy anët e këtyre polariteteve janë të nevojshme për të kuptuar një cikël të plotë jete.
Që të bëjmë horoskope të Hemisferës Jugore në përputhje me stinët, që Ptolemeu kishte si qëllim, duhet të kthejmë nga ana e kundërt horoskopin e Zodiakut Tropikal për këto zona. Një mënyrë llogjike për ta bërë këtë është të kemi Gjashtë Shenja, të dyfishta, ose Zodiakun Pasqyrë që sugjeruam më sipër. Ky Zodiak i adaptueshëm do të ishte gjithashtu në harmoni me provat moderne shkencore që tregojnë që personaliteti varet në stinën e lindjes.