Filozofi dhe shkencëtari austriak i fillim shekullit të 20-të, Dr Rudolf Steiner dikur e krahasoi ciklin e vitit të Tokës me një proces frymëmarrjeje, me një inhalacion (thithje me hundë) dhe frymënxjerrje që ndodh në të njëjtën rregullsi ritmike për Tokën ashtu si për qeniet njerëzore. Frymëmarrjen e plotë ai e krahasoi me momentin e Solsticit të Dimrit, kur Dielli duket sikur qëndron në skajin jugor në horizont, dhe pastaj ngadalë, gradualisht, fillon të lëvizë përsëri në veri, duke rikthyer dritën në hemisferën veriore. Nëse ju merrni një moment për t'i kushtuar vëmendje frymëmarrjes tuaj, do të vini re se në secilën frymëmarrje të plotë dhe në çdo frymënxjerrje të plotë, ka një pauzë (ndalesë) të vogël - pauza është momenti i solsticit, kur aktiviteti ndalon para se të kthehet në drejtimin tjetër. Në njeri merr frymë mesatarisht 18 herë në çdo minutë. Meqenëse ka 60 minuta në një orë dhe 24 orë në ditë, mund të vlerësojmë se njeriu merr frymë rreth 25 920 herë në ditë. Toka nuk merr frymë kaq shpejt, por ka megjithatë një lidhje të bukur këtu. Ndërsa rrotullohet dhe orbiton, Toka gjithashtu luhatet gjatë lëvizjes, me një shkallë prej 1 gradë çdo 72 vjet. Meqenëse në zodiak ka 360 gradë, Tokës i duhen 25 920 vjet që ky cikël të përfundojë. Me fjalë të tjera, qenia njerëzore merr të njëjtin numër frymëmarrjesh brenda një ditënate sa merr Toka luhatje gjatë gjithë ciklit të saj! Një luhatje e plotë e Tokës në boshtin e saj njihet si Viti i Madh, ose Viti Platonik. Kur Solstici të ndodhë më 21 Dhjetor (në ditën më të shkurtër të vitit), mendoni për frymëmarrjen tuaj dhe paqen për të qënë në harmoni me frymën e madhe të Tokës!Ndalesa e madhe në frymëmarrjen e Tokës fillon pikërisht në Solticin e Dimrit, kur Dielli ‘ndalon’.
"Ne gjithashtu duhet ta boshatisim veten, që shpirti i madh i universit të mund të na mbushë me frymën e vet." ~ Lawrence Binyon.