AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  => Kryqi dhe simbolet e tjera kristiane
  => Këshilli i Nikeas dhe mbledhje të tjera
  => Origjina pagane e Krishtlindjes
  => Origjina pagane e Pashkëve
  => Allahu - Perëndia i Hënës
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Origjina pagane e Krishtlindjes

Datelindja e Jezu Krishtit

Ndonëse kudo në botë Krishtlindjet festohen si një festë e krishterë, a është e krishterë Krishtlindja në rend të parë? Merrni në konsideratë këtë: shqyrtoni Biblën fund e krye, dhe nuk do të gjeni as një fjalë të vetme të Krishtlindjes që festohet nga të krishterët. Madje kjo nuk përmendet as një herë të vetme. Nga ana tjetër, paganët e festonin këtë ditë për mijëra vjet përpara se të lindte Krishti. Nga vijnë këto rite dhe ceremoni misterioze që e rrethojnë këtë ditë?

Në librin e Werner Keller, "Bibla si një Histori", lexojmë pohimin vijues:

"Si një ditë e krishterë në dokumente, 25 Dhjetori sëpari qe përmendur në vitin 324 p.e.s. Nën perandorin romak Justinian [527-565], kjo ditë u pranua si një festë zyrtare. Një festival i vjetër romak luajti një rol të rëndësishëm në zgjedhjen e kësaj ditë të veçantë. 25 Dhjetori në Romën e lashtë ka qenë Dies Natali Invictus/Ditëlindja e të Pamposhturit, dita e solsticit1 dimëror dhe njëkohësisht, në Romë, dita e fundit e Saturnalisë e cila që prej kohësh kishte degjeneruar në një karnaval javor të shfrenuar..." (f.331)

  1. [Shp.p.] Njëra prej dy kohëve të vitit, kur dielli është në largësinë më të madhe nga ekuatori qiellor. Solstici i verës në hemisferën veriore ndodh diku rreth 22 qershorit; solstici dimëror ndodh rreth 21 dhjetorit. Solstici veror është dita më e gjatë e vitit dhe solstici dimëror është më e shkurtra.

A nuk duket paksa e çuditshme që e ashtuquajtura Kishë e krishterë, për të festuar lindjen e Mesisë, të zgjedhë një ditë e cila qe identifikuar si dita e lindjes së Diellit të Pamposhtur (Sol Invictus), ditën e solsticit dimëror, ditës më të shkurtër të vitit, kur pjesa e ndriçuar e ditës nis të bëhet më e gjatë prapë? Çfarë ka kjo të bëjë me Krishtin? A ka lindur Krishti diku afër 25 dhjetorit?

Vazhdon Keller:

"Meteorologët si edhe historianët dhe astrologët kanë diçka mjaft me rëndësi për të kontribuuar në lidhje me çështjen e caktimit të ditës së lindjes së Jezusit. Sipas Lukës:'Në atë vend ishin disa barinj të cilët e kalonin natën përjashta për të ruajtur grigjën e vet'" [Luka 2:8]

"Meteorologët kanë bërë regjistrime të sakta të temperaturës në Hebron. Kjo pikë, që gjendet në rrafshnaltat jugore të Judesë, e ka gjendjen e njëjtë klimatike si të Betlehemit i cili s'është shumë larg. Shënimet e temperaturës e mbi tre muajve tregojnë që rënia e ftohtësisë është siç vijon: dhjetor – 2.8 gradë; janar – 1.6 gradë; shkurt – 0.1 gradë. Dy muajt e parë po ashtu kanë reshjet më të mëdha të shiut në vit; përafërsisht 15 cm në dhjetor, dhe afërsisht 20 cm në janar. Sipas të gjitha informatave ekzistuese, klima e Palestinës nuk ka ndryshuar dukshëm në 2000 vitet e fundit. Si bazë për këtë mund të merren vrojtimet moderne meteorologjike".

"Në kohën e Krishtlindjes, Betlehemi është në acar, dhe në Tokën e Premtuar, në fusha, nuk mund të ketë qënë as një bagëti në atë temperaturë..."

"Rreth kohës së Krishtlindjeve në ditët tona, në Palestinë, kafshët dhe barinjtë janë të mbyllur [dmth nuk ka kullota]..."

Ndërsa kërkojmë kohën e saktë të lindjes së Jezusit, gjejmë se ai nuk ka lindur as afërsisht datës 25 dhjetor, të cilën bota e ka zgjedhur për ta "festuar" ditëlindjen e tij.

Miliona të krishterë të pretenduar, të cilat mendojnë që janë pasues të fesë së Jezusit, janë mashtruar. Jo vetëm që si të pamend kanë përqafuar traditën e gabuar sikur të jenë të krishterë, por ata janë gënjyer e mashtruar nga predikuesit dhe priftërinjtë, ndonëse Jezusi vetë ka paralajmëruar:"Ky popull më nderon me buzë, kurse zemra e tyre është larg meje. Më kot më adhurojnë, kur mësojnë kinse mësim të Hyut – rregulloret që i qitën njerëzit... Ju lini pas dore urdhërimin e Hyut për të ruajtur traditën tuaj!" [Marku 6-8]

 

Kush është lindur më 25 Dhjetor?

Nëse Jezusi nuk ka lindur më 25 dhjetor, kush ka lindur atëherë? Me fjalë tjera, ditëlindjen e kujt po e feston bota e krishterë, më 25 dhjetor?

Në librin "Historia e Romës", nga Michael Grant, lexojmë siç vijon:

"Ka pasur po ashtu një tjetër besim pagan gjatë kësaj epoke, që garonte me Krishtin për kontrollin e botës perëndimore. Ky ishte kulti i Diellit, i cili respektohej nga miliona banorë të perandorisë romake, madje ky besim njëherë e një kohë qe bërë fe zyrtare..."

"Në Romë, karakteri hyjnor i Diellit erdhi shumë më herët, dhe më pas, shekuj më vonë, në kuben madhështore të Panteonit të perandorit Adrian, hapja qendrore, e rrethuar me rozeta në formë ylli, paraqiste sferën diellore... Kohë më parë, perandori Aureliano kishte themeluar një tempull masiv të Diellit të Pamposhtur si një pikë qendrore e gjithë sistemit fetar të shtetit [274]. Ditëlindja e zotit qe menduar të jetë më 25 dhjetor, dhe kjo, e transformuar në Krishtlindje, është një nga trashëgimitë që krishterimi ia ka borxh këtij kulti" [f.391-392].

Vini re! Krishterimi mori ditëlindjen e zotit-Diell, kultit të Diellit, dhe e transformoi atë në Krishtlindje, ditëlindjen e Jezusit! Në fakt kjo është lindja e një zoti pagan, që adhurohej nga miliona njerëz gjithandej perandorisë romake.

"... Por adhurimi i zotit-Diell vazhdoi gjerësisht kudo në perandori, dhe nën perandorin Aureliano [270-275 p.e.s.] kulti u rivendos në pozitën e lartë të mëparshme. Në vitin 274, Aureliano e shpalli zotin – të quajtur tashmë Deus Sol Invictus – perëndinë zyrtare të perandorisë romake. Ai ndërtoi një tempull të shkëlqyer të Diellit në Romë... dhe vendosi festimin e lindjes së Diellit [Natalis solis invicti] më 25 dhjetor, ditë e cila atëherë u pranua për solsticin dimëror. Në kohën e Konstantinit, kulti i Deus Sol Invictus kishte ende një pozitë të lartë, dhe portreti i zotit-Diell gjendej në monedhën e Konstantinit... Kështu, duhet të ketë qenë në këtë kohë dhe me qëllimin e transformimit të rëndësisë së një datë të shenjtë ekzistuese që ditëlindja e Jezusit, e cila festohej në Lindje, më 6 janar, u vendos në Romë më 25 dhjetor, ditën e festimit të Ditëlindjes së Sol Invictus. Kjo ditë shfaqet në listën e datave e cila mbas gjase qe përpiluar në vitin 336 p.e.s. dhe u publikua në kalendarin romak të qytetit për vitin 354, e botuar nga Filokal" [Finegan, f.211-212].

Kjo ka ndodhur në shekullin e katërt pas Jezusit. Asokohe Kisha inkorporoi ditëlindjen e zotit-Diell në kalendarin e ashtuquajtur të krishterë, dhe konvertoi "ditëlindjen" e tij në ditëlindjen e vetë Jezusit. Ajo që përfundimisht dhe pa dyshim kishte qenë pagane, tashmë u "pagëzua" dhe me anë të një akti magjik u transformua në diçka të krishtere. Së paku, për vrojtuesin, kjo dukej të ishte e krishterë. Tashmë quhej e krishterë. Por, në fakt, kjo ende kishte një zemër dhe bërthamë pagane.

 

Ndikimi i Konstantinit

Kur Konstantini erdhi në krye të Perandorisë Bizantine, ai së paku formalisht u bë një i krishterë. Por duke qenë drejtuesi i një perandorie politike të përhapur, ai kujdesej për unitetin dhe stabilitetin e kësaj perandorie. Si një politikan i mprehtë, ai kërkoi të bashkërendonte dhe të përziente praktikat pagane me besimin e krishterë për të shkrirë paganizmin në Kishën romake. Në vitin 313 p.e.s., Konstantini shpalli "Dekretin e Tolerancës". Ai u bë perandor në vitin 323 p.e.s. dhe "atëherë, Krishterimi u vendos në fron" [Jesse Lyman Hurlbut, "Rrëfenja e Kishës së Krishtere", f.74]. Që nga kjo kohë, për dyqind vitet në vijim, ndaluan të gjitha persekutimet e të krishterëve të Kishës romake dhe ithtarëve të saj. Shpata e persekutimit nuk u fut thjesht në këllëf; ajo u varros" [Ibid, f.75].

Jesse Hurlbut vajton pasojat e bërjes së Krishterimit fe zyrtare nga Konstantini, që ishte e lirë nga të gjitha persekutimet. Që nga ajo kohë, thekson ai, Kisha plotësisht u shkatërrua nga politika dhe oportunistët.

"... vendosja e krishterimit si një fe zyrtare u bë një mallkim".

"Çdo njeri kërkonte të anëtarësohej në kishë dhe pothuaj çdo njeri u pranua. Të mirët dhe të këqijtë, kërkuesit e sinqertë të Zotit dhe hipokritët që kërkonin përfitime e mësynë bashkësinë. Njerez ambiciozë e të paskrupullt kërkonin pozitë në kishë për ndikime politike e sociale..."

"Shërbesave të adhurimit iu shtua shkëlqimi, por ishin më pak shpirtërore dhe të përzemërta sesa në kohët e kaluara. Format dhe ceremonitë e paganizmit gradualisht u futën në adhurim. Disa nga festat e paganëve u bënë festivale kishtare me ndryshimin e emrit të adhurimit" [Hurbult, "Rrëfenja e Kishës së Krishterë", f.79].

Will Durant, një historian i famshëm, në punimin e vet voluminoz "Rrëfenja e Civilizimit", shkroi në vëllimin III, të titulluar Cezari dhe Krishti, që, në kishën e re e cila u zhvillua në perandorinë romake, çifutëria e Jezusit humbi apo u refuzua dhe u zëvendësua me filozofinë dhe mendimet greke, dhe, ai shkruan:

"... Krishti u asimilua në traditat fetare e filozofike të mendjes Helene. Tashmë bota pagane – madje edhe bota antisemite – do të mund ta pranonte si të veten".

"Krishterimi nuk e shkatërroi paganizmin; ai e adoptoi atë. Mendimi grek, duke vdekur, erdhi në një jetë të migruar në teologjinë dhe liturgjinë e Kishës... misteret greke kaluan në një mister mahnitës të meshës. Të tjera kultura pagane i kontribuuan rezultatit të bashkimit të dy sistemeve të besimit. Nga Egjipti erdhi ideja e një trinie hyjnore... nga Egjipti erdhi adhurimi i Nënës së Fëmijës... Nga Frigjia erdhi adhurimi i Nënës së Madhe... Rituali Mitraik aq shumë i ngjante sakrifikimit eukariot të meshës, saqë etërit e krishterë e akuzuan djallin se kishte shpikur këto ngjashmëri për të mashtruar mendjet e brishta. Krishterimi qe punimi i fundit i madh i botës së lashtë pagane" [f.959].

Krishterimi që shohim përreth sot s'është tjetër veçse një përfundim i kësaj shkrirjeje apo bashkërenditjeje të paganizmit në Kishën e deklaruar të Jezusit, e cila ka rënë në një plëngprishje dhe papastërti. Pasardhësit e virgjëreshës së dëlirë të një herë e njëkohshme, Kishës së Testamentit të Ri, siç duket është bërë, për të gjitha qëllimet dhe synimet, lavirja shpirtërore e Babilonisë, një zuskë e zbukuruar me margaritarë dhe një prostitutë e ngatërruar, një kurvë shpirtërore!

Paganizmi nuk qe mundur nga Kisha. Ajo e invadoi Kishën dhe e ngashënjeu përbrenda. Kisha e deklaruar e krishterë u bë fytyra e re e paganizmit. U ndryshuan vetëm emrat. Në disa raste, si në Pashkët, nuk u prekën madje as emrat e vjetër paganë.

H.G. Wells, në "Përvijim i Historisë" së tij, shqyrton transformimin e mësimeve të Jezusit në një adhurim pagan, duke e quajtur veten të krishtere. Ai shënon:

"Respektimi i të Shtunës Çifute, prapë, të transferuar në të Dielën Mitraike, është një veçori e rëndësishme e shumë kulteve të krishterë... Ai [Jezusi] nuk e ka thënë as një fjalë për adhurimin e nënës së tij, Marisë, në maskën e Isis, mbretëreshës së qiejve. Shkruesit skeptikë kanë pasur guximtari të mohojnë nëse Jezusi mund të quhet një i krishterë në rend të parë" [f.445].

 

Ngashënjimi i Kishës

Në Librin e Enciklopedisë Botërore shkruhet:"Data e saktë e lindjes së Krishtit është e panjohur. Të krishterët e hershëm nuk e kanë festuar lindjen e tij, sepse e konsideronin pagane festimin e ditëlindjes së kujtdo. Përmendja e parë e nderimit të ditëlindjes së Krishtit u shfaq diku rreth vitit 200 p.e.s. Për shumë vite u përdorën disa data. Për herë të parë 25 dhjetori qe përmendur në vitin 336".

Ky burim i zakonshëm i referimit pranon:"Për shumë vite, njerëzit i respektonin krishtlindjet vetëm si një festë fetare. Por, gradualisht adoptuan gjithnjë e më shumë zakone që s'kishin të bënin me Kishën. Shumica e zakoneve vinin nga kulturat që kanë ekzistuar përpara krishterimit... Më 1643, Puritanët2, të cilët i konsideronin pagane këto festime, e nxorën jashtë ligjit respektimin e krishtlindjeve në Angli. Kolonët në New England pasuan ligjet angleze dhe po ashtu nxorën jashtë ligjit krishtlindjet. Por, emigrantët për në Botën e Re [Amerikë] sollën zakonet nga shumë vende dhe festimet e vjetra së shpejti u rivendosën.

  1. [Sh.p.] Protestantë Anglezë të cilët në shekullin e 16-të dhe 17-të mbronin disiplinën e rreptë fetare së bashku me thjeshtësimin e ceremonive dhe kredos së Kishës së Anglisë.

Në fakt, të gjitha zakonet popullore dhe traditat që rrethojnë krishtlindjet qenë festuar në festivalet pagane, në mes të dimrit, mijëra vite përpara se të lindte Krishti. Vet kjo enciklopedi pranon:"Zakoni i djegies së cungut ka nisur me skandinavët e lashtë, të cilët njëherë e një kohë dogjën një cung të madh për nder të zotit të tyre, Thor. Pasi skandinavët u bënë të krishterë, ata e bënë cungun një pjesë të rëndësishme të ceremonisë së krishtlindjeve".

 

Nga vjen pema/bredhi i krishtlindjeve?

Një nga zakonet më të përhapura të krishtlindjeve sot është sjellja në shtëpi e pemës së krishtlindjeve dhe zbukurimi i saj. Nga vjen ky zakon? Coffin, në "Libri i Folklorit të Krishtlindjeve", na tregon:

"Shumica e njerëzve kanë dëgjuar që pema e krishtlindjeve ka zënë fill në Tannenbaum dhe në njëfarë lloji të mbeturinës së adhurimit gjerman të bimëve. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Mirëpo, zakoni i përdorimit të bredhit dhe drurëve me gjelbërim të përjetshëm,në mënyrë ceremoniale, qe vendosur në Saturnalinë romake, madje edhe më herët në Egjipt" [f.209].

Shkruan Alexander Hislop në "Dy Babilonitë":

"Pema e krishtlindjeve, tashmë aq e rëndomtë në mjediset tona, ka qenë e zakonshme në Romën pagane dhe Egjiptin pagan. Në Egjipt, ky ka qenë druri i palmës; në Romë, ky ka qenë bredhi – druri i palmës që paraqiste Mesinë pagane, si Bal-Temer; bredhi që i referohej atij si Bal-Berith. Nëna e Adonisit, zotit-Diell dhe hyjnisë madhështore të ndërmjetshme, thuhet të ketë qenë shndërruar në një pemë në mënyrë mistike dhe atëherë, në këtë gjendje, të ketë lindur të birin e saj hyjnor. Nëse nëna ka qenë një pemë, i biri duhet të ketë qenë pranuar si njeri-degë. Kjo plotësisht shpjegon vendosjen e cungut në zjarr, në natën krishtlindjeve, dhe shfaqjen e pemës/bredhit të krishtlindjeve në mëngjesin e nesërm" [faqe 97].

Adhurimi i drurit (pemës) ka qenë i zakonshëm tek të lashtët. Në "Festivalet, Ditët e Shenjta, dhe Ditët e Shenjtëve" thuhet:

"Pema e krishtlindjeve... përsërit idenë e adhurimit të drurit... topat me shkëlqim që simbolizojnë Diellin... të gjitha festivalet e paganëve të solsticit dimëror janë thithur në Ditën e krishtlindjeve... përdorimi i ashes dhe veshtullës në ceremonitë e druidëve3... pema e krishtlindjeve për nder të bredhit të shenjtë të Odinit..." [f.236].

  1. [Sh.p.] Rend priftërinjsh në Galinë dhe Britaninë e lashtë, të cilët shfaqen në legjendat Uelsiane dhe Irlandeze si profetë dhe magjistarë.

Shkruan Collins në "Folklori i Krishtlindjeve":

"Ideja e dekorimit të shtëpive në festa është e përbotshme dhe me shekuj e vjetër... Pra, dafina e Saturnalisë, ashja gjermane, veshtulla kelte, dhe kaçuba meksikane, të gjitha identifikohen me këtë ceremoni shumëgjuhëshe..."

"Shumë nga bimët që përdoren në krishtlindje janë simbole të pjellorisë. Me siguri çdo dru me gjelbërim të përjetshëm [bredhi, bërsheni], me aftësitë e veta për të kthyer gjelbërim në muajt jopjellor, është e përshtatshme, por shumë më interesante janë ashja, dredhka, dhe veshtulla. Ashja, me gjethet e saja që shpojnë, lulet e bardha, dhe kokrrat e kuqe simbolizon dëshirën e fortë të riprodhimit mashkullor. Në fakt, në këngët gazmore angleze... ashja është mashkulli dhe dredhka është femra. Me gjasë të krishterët e kanë huazuar këtë përdorim të bimëve së bashku me zakonet e tjera të Saturnalisë romake" [f.22-23].

Dredhka, mashkulli i ashes, në ritet e lashta greke ka marrë emrin e vet nga vajza që vallëzonte para Dionisit me aq hare dhe shfrenim, saqë ka rënë e vdekur para këmbëve të tij. Dionisi, natyrisht, ka qenë versioni grek i perëndisë së verës dhe zbavitjes, një formë tjetër e Bakusit, Tamuzit, apo Nimrodit!

Veshtulla, që nga kohërat e hershme, është konsideruar si e shenjtë dhe e mistershme, simbol i Diellit, dhuruesit të jetës, si një afrodiziak, dhe mbrojtës kundra sëmundjeve dhe helmit. Kjo bimë posaçërisht qe e shenjtë për keltët druidë të cilët e sakrifikonin në lutjet ndaj zotave. Paganët i janë referuar veshtullës si "dega e artë". Dy festat e mëdha, kur paganët mblidhnin veshtullat, kanë qenë dita në mes të verës, solstici i verës, dhe 25 dhjetori, solstici i dimrit. Qe supozuar që veshtulla posedonte fuqi për zbulimin e thesareve në tokë, dhe qe shndërruar në një "thupër parashikuese". Po ashtu është konsideruar si "ndenjëse e jetës" e lisit të shenjtë, dhe si një burim i zjarrit të Diellit. Të puthësh nën veshtull është një mbijetesë e shthurjes seksuale të Saturnalisë dhe sjelljes së pamoralshme e të pistë, gjë e cila ka qenë e rëndomtë në Saturnali.

 

Ç’lidhje ka plaku i vitit të ri [Babadimri apo Babagjyshi]?

Madje edhe plaku i vitit të ri nuk ka një origjinë dashamirëse! Ky karanxholl i trashë dhe gazmor mund të gjurmohet deri te legjenda e lashtë skandinave. "Enciklopedia Botërore" pranon:

"Disa nga veçoritë e babadimrit janë të vjetra me shekuj. Për shembull, besimi që babadimri hyn në shtëpi nëpërmjet oxhakut është zhvilluar nga një legjendë e vjetër skandinave. Skandinavët besonin që perëndesha Hertha shfaqej në vatër dhe sillte fat të mirë në shtëpi".

Ndonëse shumica e njerëzve mendojnë që babadimri origjinal ka qenë një peshkop me emrin Shën Nikolaosi i Azisë së Vogël i shekullit të katërt, kjo në fakt s'është e vërtetë. Fjala "Nikolaos" do të thotë: ‘fitimtar i popullit’. Traditat e një "zoti" që jepte dhurata nën një bredh, i paraprijnë peshkopit të Azisë së Vogël për mijëra vjet. Midis skandinavëve ka qenë zoti Odin apo Woden, i cili linte dhurata të posaçme gjatë sezonit të krishtlindjeve nën bredh, pemën e tij të shenjtë.

Tony van Renterghem shkruan në "Kur Babadimri ka qenë Shaman: Origjina e Lashtë e Babadimrit dhe e Bredhit të Krishtlindjeve":

"Në rajonet rishtazi të krishtëruara, ku keltët paganë dhe kultet gjermane mbeten me ndikim, legjendat e zoti Woden u përzien me ato të shenjtëve të ndryshëm të krishterë - Shën Nikolasi (Shën Nikolla/Shën NKolli) qe një prej këtyre. Ka patuar rajone të krishtera, ku shën Nikolasi sundonte i vetëm; në të tjera rajone, ai ndihmohej nga Ndihmësi i Errët pagan [një rob të cilin e kishte trashëguar nga zoti pagan Woden]. Në të tjera rajone të largëta... gjepa të lashtë traditash të kontrolluara nga fetë e Vjetra. Këtu Ndihmësi i Errët sundonte i vetëm, nganjëherë në mënyrë më ngatërruese, duke përdorur identitetin e rremë të Shën Nikolasit [apo Santa Klausit], pa e ndryshuar në asnjë mënyrë pamjen e tij kërcënuese, i veshur me lesh. [Kjo qe figura që më vonë u përdor nga artisti Nest, si model për babadimrin e hershëm amerikan (Ang. Santa Claus)]" [f.96].

Katoliku Shën Nikolas (San Nicola) po ashtu pati një të kaluar të paqartë. Van Renterghem thotë:"Ai qe një përmbledhje e dy shenjtëve të ndarë [një nga Mira në Azinë e Vogël, tjetri nga Pinora]. Të dy s'kanë qenë – siç pranon edhe Kisha sot - asgjë më shumë sesa perëndi të krishterë ujërash [Me gjasë të ndërlidhura me zotin greko-romak Posejdon-Neptun]" [Ibid]. Në 1970-tat, Këshilli i Dytë i Vatikanit zyrtarisht pohoi që kurrë nuk ka ekzistuar ndonjë peshkop katolik me emrin Nikolaos. Vatikani II më tej pranoi që legjendat të cilat i janë atribuuar këtij "shenjti", nuk kishin origjinë të krishtere dhe me gjasë erdhën nga traditat pagane.

Vazhdon më tej Van Renterghem:

"Në Holandë dhe në disa vende të tjera Evropiane, figura e Shën Nikolasit ende vlerësohet lart. Ai shfaqet si një njeri i vjetër, i gjatë, me mjekër dhe me flokë të bardha, i veshur si një peshkop katolik, me pelerinë dhe me shkop baritor, në dukje një shenjt katolik i vërtetë, por me shprehinë e çuditshme e kalërimit nëpër qiej mbi një kalë të bardhë, i ndjekur nga Ndihmësi i Errët i tij. Duket që shenjti katolik ka trashëguar disa nga këto zakone nga zoti pagan Woden, i cili po ashtu ka qenë një plak me mjekër dhe flokë të bardhë, po ashtu i veshur me një pelerinë dhe kapelë, mbartte shkop [apo shtizë], kalëronte një kalë të bardhë, dhe tërhiqte me zinxhir të njëjtin ndihmës/rob të errët " [f.97].

"Sinter Klaas" holandez u sjell dhurata fëmijëve të mirë, ndërsa të këqijtë keqtrajtohen nga "Ndihmësi i Errët", i quajtur Zwarte Pier, apo Pjetri i Zi, i cili vringëllon një thupër si fshesë. Si Shën Klaus, edhe Sinterklaas po ashtu kishte shprehi që të hynte në shtëpi nëpërmjet oxhakut. Ndihmësi i tij, Pjetri i Zi, sot ende është me brirë, i veshur me lesh, i frikshëm, dhe më pak i mirë me fëmijët. Ndonëse i përshkruar si robi ndihmës i shën Nikolasit, të dy këta, në shumë fshatra, janë përzier në një figurë, i cili shpesh ka emrin Nikolas, Niklaus apo Klaus.

"Në Gjermani, ndihmësi i errët i shën Nikolasit është i një njeri i vogël zeshkan, me brirë dhe i frikshëm, që gjithmonë vringëllon fshesën. Ai njihet me shumë emra: Knecht Ruprecht [shërbëtori Rupreht], apo në Bavari, Pelz Nickel, që do të thotë: Niku i veshur me lesh. Në Tirol, imazhi është edhe më i qartë: atje Ndihmësi i Errët është Kllaubau, një krijesë me brirë e me fytyrë të zezë, i lidhur me zinxhirë dhe i leshtë" [f.103-105].

Kush ka qenë ky farë Odini apo Wodeni, "babadimri" i vërtetë? Ai ka qenë zoti suprem i mitologjisë skandinave, një luftëtar i ashpër i cili mbartte një shtizë si armë të veçantë. Ai ka qenë i njohur si një gjuetar i fuqishëm dhe për fuqitë magjike të tij. Po ky autor deklaron më tej, për sa i përket lidhjes mes Odinit/Wodenit dhe shën Nikolasit:

"Woden/Odin: zoti-Diell gjerman/skandinav; mik i njeriut, kalorësi misterioz Schimmel. Duke e tërhequr zvarrë me zinxhir robin e vet të errët e djallëzor Eckhart [Ekhart], ai kalëron nëpër qiejt e stuhishëm. Ai udhëheq një gjueti të egër, duke mënjanuar, dhe përfundimisht nënshtruar, fuqitë e së keqes. Ai po ashtu mbart një kapelë të gjerë me rreth, një pelerinë të gjerë, mban shtizën e vet dhe kalëron nëpër qiej [zëvendësoni kapelën e tij me një kapelë peshkopi dhe shtizën me një shkop që ka kryq në fund, dhe do të kemi shenjtin holandez Nikolas]" [f.111].

 

Origjina e vërtetë e "Krishtlindjeve"

Vërtet është e çuditshme qe një ditë e cila kurrë s'është përmendur apo miratuar në Bibël të bëhet festa kryesore e gjithë vitit. Kjo ditë kurrë s'është festuar nga Jezusi, apo nga dishepujt e tij, apo nga Kisha e hershme e Dhiatës së Re.

Cila është origjina reale e festimit të 25 dhjetorit? Një shqyrtim i kujdesshëm në fjalën "Krishtlindje" [Ang. Christmas] duhet të na tregojë diçka. Vëni re! Kjo është një përzierje. Ndonëse përfshin emrin e Krishtit, kjo po ashtu përmend meshën [Ang. Mass]. Nga erdhi mesha me ritualet, ceremoninë e përpunuar, lutjet pagane për të vdekurit etj?

Alexander Hislop, në librin e vet "Dy Babilonitë", thekson që mesha është diçka e cila përfundimisht kthehet prapa tek ritet dhe zakonet e paganëve të lashtë. Ai e shpjegon këtë me një gjuhë të qartë:

"Ndaj, gjejmë që gratë e Judesë kryenin 'djegien e temjanit, mbushjen e gotave të pijes, dhe ofrimin e tortave mbretëreshës së qiejve' [Jere. 44:19]. Tortat kanë qenë 'sakrifica e pagjak' që ajo i kërkonte... Në shekullin e katërt, kur mbretëresha e qiejve, nën emrin Mari, po fillonte të adhurohej në Kishën e krishterë, kjo 'sakrificë e pagjak' po ashtu përfshihej. Mu forma e sakrificës së pagjak në Romë mund të tregojë se nga ka ardhur. Ajo përbën një tortë të rrumbullakët e të hollë; dhe në formën e rrumbullakët të saj, Kisha e Romës e vë një theks të veçantë... Rëndësia të cilën Roma ia kushton formës së rrumbullakët të tortës duhet të ketë një arsye, dhe arsyeja mund të gjendet nëse shikojmë në altarët e Egjiptit. 'Torta e rrumbullakët dhe e hollë', thotë Wilkinson, 'gjendet në të gjithë altarët'. Pothuaj çdo grimë në adhurimin egjiptian ka një domethënie simbolike. Disku i rrumbullakët, aq i shpeshtë në emblemat e shenjtë të Egjiptit, simbolizon Diellin" ["Dy Babilonitë", f.159-160].

"Perëndia-Diell" në Egjiptin e lashtë ka qenë Osiris. Disku i rrumbullakët i meshës egjiptiane simbolizonte Diellin, dhe ka qenë një sakrificë që simbolizonte zotin-Diell. Ai konsiderohej jeta dhe ushqimi i shpirtrave të njerëzve!

Ndaj, mesha e krishtlindjeve s'është asgjë më shumë sesa festimi i lindjes së vetë "perëndisë-Diell", Mesisë së rremë, shpëtimtarit të rremë, dhe vetë mesha po ashtu paraqet sakrificën apo tortën që i bëhet mbretëreshës së qiejve, "Nënës" së Shpëtimtarit pagan, sakrifica e pagjak. Prapë, mesha provohet të jetë pagane në thelb.

Është një fakt që 25 dhjetori qe festuar për mijëra vjet përpara lindjes së Mesisë, si ditëlindje e një zoti të lashtë pagan – perëndisë-Diell. Alexander Hislop thekson të vërtetën në këto fjalë ngjethëse – së paku duhet të jetë tronditëse për këdo me mendje të pastër, të panjollosur dhe të ndërgjegjshme:

"Vërtet, është pranuar nga shkruesit më të dijshëm dhe të paanshëm e të gjitha palëve, që dita e lindjes së Jezusit s'mund të vendoset, dhe se përbrenda Kishës së krishterë kurrë s'është dëgjuar për një festival të tillë përpara shekullit të tretë. Atëherë, si e ka vendosur Kisha romake 25 dhjetorin si krishtlindje? Përse, kështu: shumë përpara shekullit të katërt dhe shumë përpara vetë epokës së krishterë, një festë qe festuar ndër paganët, pikërisht në këtë kohë të vitit, për nder të birit të mbretëreshës së qiejve të Babilonisë. Dhe, mund të merret me mend që, me qëllim për të bërë për vete paganët dhe për të shtuar numrin e ithtarëve formalë të krishterimit, festivali i njëjtë u adoptua nga Kisha romake, duke ia dhënë vetëm emrin e Krishtit. Tendenca e krishterëve për t'i dalë përpara paganizmit qe zhvilluar mjaft herët... Njerëzit e drejtë u përpoqën ta frenojnë këtë rrjedhë, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, kjo vazhdonte, derisa Kisha, me përjashtim të një pakice, u fundos në besëtytninë pagane" [f.93].

Vazhdon Hislop:

"Që Krishtlindjet në origjinë janë një festival pagan, kjo s'ka kurrfarë dyshimi. Kjo kohë e vitit dhe ceremonitë me të cilat ende festohet, provojnë origjinën e tij. Në Egjipt, i biri i Isis, titulli egjiptian për mbretëreshën e qiejve, u lind pikërisht në këtë kohë, diku rreth kohës së solsticit dimëror. Vet emri me të cilin Krishtlindjet njihen tek njerëzit [Ang. Yule Day] provon edhe një herë origjinën e tij pagane e babilonase. [Ang. Yule] 'Jull' në gjuhën e kaldeanëve [Babilonisë] do të thotë: foshnje apo fëmijë i vogël. Dhe siç është quajtur 25 dhjetori nga paraardhësit Anglo-Saksonë, 'yule-day' [Dita e Jullit], apo 'Dita e Fëmijës', dhe nata përpara saj 'Nata e Nënës', shumë më herët përpara se të binin në kontakt me krishterimin, provon mjaftueshëm karakterin e vërtetë të krishtlindjeve" [f.93-94].

25 dhjetori është nderuar gjerë e gjatë në botën antike. Kjo ditë ka qenë ditëlindja e Diellit të Pamposhtur. Cungu i Jullit paraqiste trupin e vdekur të Nimrodit, një i rebeluar kundra Zotit pas Vërshimit, dhe, me sa duket, pema e krishtlindjeve ka qenë Nimrodi i rilindur – zoti i rilindur u kthye në jetë!

Në Evropë, Saksonët sakrifikonin një derr të egër për nder të diellit, për ta pajtuar mbretëreshën e qiejve në ditën e krishtlindjes. Derri, në mitologjinë pagane, supozohet të ketë vrarë Mesinë e rremë pagan. Derri po ashtu ka qenë sendi kryesor në festën e Saturnit në Romë. Koka e derrit ende qëndron në enën në Angli me rastin e drekës së krishtlindjes. Hislop thotë:"Pa dyshim që, atëherë, festivali pagan në solsticin dimëror – me fjalë tjera, krishtlindja – qe mbajtur për nder të lindjes së Mesisë babilonase" [f.102]

Kulti më i madh fetar i cili u kujdes për adhurimin e Diellit në botët greke dhe romake, më 25 dhjetor, ka qenë kulti i Mitraizimit. Ata e quanin "Lindja e Diellit". Mitra, zoti-Diell, supozohej të ketë lindur në këtë kohë, por po ashtu edhe Osiris, Horus, Tamuzi, Herkuli, Bakus, Adonisi, Jupiteri – të gjithë Mesitë pagane! Vetëm ky fakt do të tregonte që të gjithë perënditë-Diell dhe perënditë e tjera pagane kanë rrënjët tek zoti-Diell i hershëm, Nimrodi!

Ky festival popullor dimëror u bë aq i zakonshëm, saqë në Greqinë, Egjiptin dhe Romën pagane, dhe kudo në Evropë, periudha e solsticit dimëror ishte një kohë e një shfrenimi dhe festimi të madh. Në Romë kjo u bë e njohur si Saturnalia, për nder të zotit Saturn, "të Fshehtit". "Festa e Saturnit", vazhdon Hislop, "zgjaste pesë ditë. Në atë rast kishte dehje dhe shfrenim total. Robërit çliroheshin përkohësisht dhe shfrytëzonin të gjitha mënyrat e lirisë së bashku me zotërinjtë e vet. Kjo është pikërisht mënyra në të cilën, sipas Berosus, në Babiloni, festohej festivali i dehjes i muajit Thebeth, që korrespondon me dhjetorit tonë, me fjalë tjera, festivali i Bakus-it" [f.96-97].

T.G. Crippen, në "Krishtlindja dhe Njohuritë e Krishtlindjes", shkruan:

"Tashmë, në dhjetor dhe në fillim të janarit, ka pasur festival/festa të cilat ngushtësisht identifikoheshin me jetën e përditshme të popullit romak. Së pari, nga 17 deri më 21 dhjetor ishte Saturnalia, festa e madhe romake... Dikush mund ta quajë festa e Rrëmujës, kur robërve u lejohej për disa ditë ta gëzonin dukjen e lirisë, priteshin nga zotërinjtë e vet, dhe e zgjidhnin nga mesi i vet një mbret të gënjeshtërt për t'u argëtuar me të. Pas kësaj, më 22 dhjetor, vinte Sigillaria, festa e kukullave, kur mbahej një panair, dhe kukullat e lodrat e tjera, kryesisht prej argjile, u jepeshin fëmijëve. Pastaj, më 25 dhjetor, vinte Brumalia, përndryshe Dies Natalis Invicti Solis/ditëlindja e Diellit të Pamposhtur, kur ditët nisnin të zgjateshin pas solsticit... Kjo besohet të ketë qenë institucionalizuar ... nga perandori Aureliano, për nder të Mitrës, zotit-Diell të Persisë..." [f.8-9].

Kisha katolike mori eksitimin që e rrethonte Saturnalinë romake, me teprimet, ëndjet, papërmbajtjet dhe paturpësitë, dhe i quajti ato festim i lindjes së Jezusit. Shumica e njerëzve sot ende e mendojnë 25 dhjetorin si ditën e lindjes së Jezusit, ndonëse kështu përfundimisht nuk qëndron puna.

Kjo "përplasje" pagane qe transformuar nga Kisha Katolike në festa të krishtlindjeve, për nder të Madonës dhe Fëmijës. Kështu, Semiramis pagane [Isis e Egjiptit] dhe Tamuz [Horus] qenë "transformuar", nëpërmjet një marifeti, nga "magjistarët" e Kishës katolike, në Marinë dhe Jezusin. Në këtë mënyrë, praktikat pagane e shekujve të kaluar u bënë së jashtmi të krishtera në emër dhe figurë. Për gati 300 vjet pas Jezusit, Kisha nuk tregoi ndonjë interesim për datën e lindjes së Mesisë. Apostujt dhe udhëheqësit e Kishës së Dhiatës së Re kurrë nuk u shqetësuan të gjejnë datën kur kishte lindur Jezusi, meqë data nuk kishte rëndësi për ta. Nuk ishte deri në shekullin e katërt që Krishtlindja nisi të respektohej nga Kisha katolike romake. Në "Encyclopedia Americana" shkruhet:

"Krishtlindja, sipas shumë autoriteteve, nuk ka qenë festuar në shekujt e parë të Kishës katolike, sepse përdorimi i përgjithshëm i krishterë ka qenë që të festohej vdekja e personave të jashtëzakonshëm më parë sesa lindja e tyre. Festa u vendos si përkujtim i Shpëtimtarit në shekullin e katërt. Në shekullin e pestë, Kisha Perëndimore urdhëroi që kjo të festohet gjithmonë në ditën e festës së vjetër romake të lindjes së Sol-it [Diellit]".

Puritanët, të cilët u orvatën të reformojnë Kishën gjatë 1600-ave, nuk besonin që krishtlindja mund të nderohej. Ky "pagëzim" i riteve dhe festivaleve pagane nga katolikët romakë dhe shumica e Kishave protestante, plotësisht u refuzua nga Puritanët. Një prej tyre, William Prynne, gjatë kohës së mbretit Charles I, shkroi:

"Zotërinjtë tanë të Krishtlindjes së çrregullimit, së bashku me vallëzimin, maskat, shfaqjet boshe, aktorët, dhe çrregullime të tilla të krishtlindjes, tashmë në përdorim të të krishterëve, u përftuan nga festivalet romake të Saturnalisë dhe Bakusit..." ["Libri i Folklorit të Krishtlindjes", f.8].

Për shkak të qëndrimit të tij ndaj Krishtlindjes dhe ritualeve pagane që ende respektohen nga Kisha e deklaruar krishterë, William Prynne u vendos në një shtyllë ndëshkimi dhe iu nxorën sytë.

Krishtlindja është pagane, dhe rreth kësaj nuk ka kurrfarë dyshimi.

William F. Dankenbring and John D. Keyser

burimi: mburoja.net

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free