AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  => Εmrat e vendeve
  => Emrat të famshëm antik
  => Emrat iliro-shqiptarë
  => Emrat fetarë
  => Albania - emërtim romak
  => Kuptimi i elementëve kimikë
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Emrat iliro-shqiptarë

1. KUPTIMI I EMRAVE TË FISEVE ILIRE

Fisi më i vjetër ilir, që përmendët nga autorët e lashtë grekë, janë Enkelejtë. Mendohet se emri i tyre ka kuptimin “ngjala”, një lloj peshku i ngjashëm me gjarprin. Thuhet se ata jetonin dikur përreth liqenit të Ohrit, apo në zonën e Lynkestëve. Vetë Kadmi dhe Harmonia, që erdhën nga Teba, u bënë mbreti dhe mbretëresha e tyre. Djali i fundit i tyre u quajt “Ilir” (greqisht:
Ἰλλυριός),  të cilit i lindën 6 djem (Enkeleu, Dardanoni, Autarieu, Maidoni, Taulas, Perraiboni) dhe tri vajza (Partho, Daortho, Dassaro). Kadmi kur ishte në Tebë pati edhe fëmijë të tjerë që ishin: Autonoe, Semela, Polidori, Agave dhe Ino.

Fisi Dardanët, sipas gjuhëtarit J. G. Hahn, rrjedh nga emri “dardhë”, mendohet se edhe emri i pirustëve (fis tjetër ilir) është thjesht përkthimi latin i fjalës dardan, sepse latinët dardhës i thonë pirum, nga ku ka evoluar në italisht si pera. Dardanët jetonin midis një zone të kontaktit thrako-ilir dhe kishin si kryeqendër Shkupin. Nga ana tjetër, Pirustët si fis më vete, mendohet se jetonin diku në veri të Malit të Zi. Thuhet se ata ishin minatorë të shquar. Shquarsia e tyre në miniera është parë në monumentet epigrafike nga rajonet minerare të Dakisë, pasi thuhet që pirustët, së bashku me panonët, shkuan më vonë të banonin në zonën e Dakisë.

Andizetët ishin një fis i vogël panonian që jetonin në Bosnje-Hercegovinë. Emri i tyre rrjedh nga perëndia Andinus, një perëndi e lidhur me bimësinë dhe tokën pjellore dhe që adhurohej në zonën e Dardanisë (Moesia Superior). Prej tij emri Andis, Andes apo forma femërore Andena, përdoreshin shumë në Dardani, Panoni dhe Dalmaci.

Emri i Taulantëve mendohet se ka kuptimin dallëndyshe. Ata jetonin diku mes Durrësit dhe Vlorës. Një fis pranë tyre njihej nga Hekateu i Miletit me emrin “Khelidon”, i cili gjithashtu në greqisht ka kuptimin “dallëndyshe”.

Emri i Ardianëve lidhet me një shpend që quhet çafkë (gatë). Në leksikun e kafshëve ky shpend hyn te familja Ardeiade. Në anglisht njihet si heron.

Emri i Dasaretëve mendohet se vjen nga fjala “dash” e shqipes, ose nga fjala Daksa (dassa) që ka kuptimin “ujë, det”. Disa thonë rrjedh nga ishulli Daksa në Kroaci. Ky emër pasqyrohet dhe te lumi Erzen në Durrës, të cilin Polibi e përmend nën emrin Ardaksanos. Mitologjia greke thotë se emri i këtij fisi rrjedh nga vajza e Ilirit, Dassao.

Fisi Abroi që përmendet nga Hekateu i Miletit në shekullin 6 pr.e.s, banonte diku pranë Lezhës. Sipas gjuhëtarëve ka qenë një antroponim thrako-dak. Në greqisht “abros” ka kuptimin “i hijshëm, plot shkëlqim”.

Amantët që jetonin diku midis Epirit dhe Ilirisë, mendohet se emri i tyre ka kuptimin “burim uji”, apo “shtrat lumi”.

Dalmatët që në latinisht njihen edhe si Delmatae, mendohet se lidhen me fjalën shqipe “dele”, në antikitet mbase ishte delme. Ata banonin në Kroacinë jugore dhe në Bosnje-Hercegovinën perëndimore.

Lynkestët, si emër lidhen me fjalën greke “lynks” që ka kuptimin rrëqebull. Ata jetonin në lindje të liqenit të Prespës. Tukididi i konsideron ata maqedonas, ndërsa autorë të tjerë ilirë.

Parthinët jetonin diku midis Durrësit dhe Tiranës. Mendohet se emri i tyre vjen nga fjala “bardh”. Pas pushtimit romak emri u latinizua si Alban që ka të njëjtin kuptim “të bardhët”.

Mesapët, fis që jetonin në Italinë jug-lindore, aty ku shtrihet pikërisht qyteti i sotëm i Salentos. Emri Messapia mendohet se ka kuptimin “mes ujrave” në ilirisht. Fiset e tjera ilire kanë kuptim të paqartë dhe shumica të padeshifrueshëm.

Në Iliri banonin gjithashtu edhe fise të tjera si thrako-dake, helene, brigase, italike, kelte etj, që disa autorë i kanë konsideruar edhe si ilirë, apo të përzier me ilirë, vetëm prej territorit të quajtur “Iliria”. 

2. NDARJA E EMRAVE SHQIPTARË

Emrat e shqiptarëve ndahen në gjashtë lloje:

  • 1) Emra me origjinë iliro-arbror si: Arian, Albana, Ilir, Dardan, Ardian, Taulant, Teuta, Drane (Drandofille), Dafina, Dedë, Dodë, Nertila, Dorian, Arben, Arbër, Aranit, etj (dmth emra qe gjenden vetem tek shqiptaret).
     
    2) Emra te lashte greko-romak: Dionis, Afrodita, Artemisa, Hermes, Helios, Elio, Venera, Hera, Mitro, Klaudio, Diana, Marta, Angelo, etj.
     
    3) Emrat shqiptar që janë vendosur kryesisht gjatë regjimit komunist: Saimir, Shkëlqim, Gëzim, Kujtim, Arta, Flutura, Lirije, Jetmira, , Fatjon, Fatbardha, Diellza, Luljeta, Dritan,  Vjollca, Dëshira, Lindita, Majlinda, etj (emra vendesh, cilësish…)

    4) Emra myslimanë (turko-arabë): Mehmet, Ahmet, Fatime, Sami, Servet, Bektash, Adnan, Ali, Beqir, Arif, Ferhat, Nazmi, Nadir, Sabri, Ramiz, Said etj (emra qe gjenden me shumice ne familjet myslimane)
     
    5) Emra te perzier qe perdoren me shume ne vende laike si: Valentin, Ana, Erisa, Klara, Eliza, Robert, Loris, Luiza, Adrian, Denada, Alfred, Kleton, Kledi, Xhimi, Suela, Marjeta, Albert, Danilo, Donald, etj.
     
    6) Si dhe emra hebraike (David, Emanuel, Daniel, etj) dhe të krishterë, me origjine romako-bizantine, te cilet i keni te tabela me poshte. Keto emra ne Shqiperi gjenden kryesisht ne zonat katolike, mirditore dhe malesore, pasi keto vende ruajne me shume emra me origjine romako-bizantine te ardhur ne vendin tone midis shekujve IV dhe XII. Perkrah tyre keni diten ne te cilen festohen dhe pershtatjen ne gjuhe te tjera kryesore: 
     

    Ne kohen e analfabetizmit njerezit nuk i mbanin mend datat e lindjes se femijeve te tyre dhe kishte shume pak te privilegjuar qe merrnin vesh nga kalendaret. Ata i mbanin mend 'datelindjet' e femijeve te tyre ne baze te festave fetare, per shembull dikush thoshte se "djali im ka lindur nje jave para Pashkeve" tjetri thoshte se "vajza ime ka lindur tre dite pas Krishtlindjes" e keshtu me radhe. Keshtu ka ndodhur dhe me Skenderbeun (Gjergj Kastriotin) i cili mendohet te kete lindur me 6 maj per shkak se ne ate dite festohej dita e Shen Gjergjit. Njerezit ua vendosnin emrat femijeve zakonisht sipas diteve te shenuara: kush lindte per Pashke apo ne prag te kesaj feste merrte emrin Pashk, Pashke, Paskal, etj. Kush lindte per Bajram e Ramazan merrte emra te tille. Kush lindte per Krishtlindje merrte emrin Kristian, Kristiana, Kristi, Kristina, etj. Kush lindte ne maj merrte emrin Majlinda; kush lindte ne Vere e Pranvere merrte emrin Vera e Pranvera: kush lindte te marten merrte emrin Marta, Martin, Mark. Kush lindte te dielen merrte emrin Dila, Dilore, Dilan, Diellza; kush lindte te Premten merrte emrin Prenda ose Parashqevi (e premte ne greqisht); kush lindte diten merrte emrin Lindita; kush lindte heret ne mengjes merrte emrin Agim, Agon, e keshtu me radhe. 

  • Me poshte keni listen e emrave tradicional mirditor te cilet kryesisht jane romako-bizantin (te krishtere) te perdorur nga arberit e Mesjetes, por ka dhe emra me te hershem (ilir). Keto emra u perdoren kryesisht deri para regjimit komunist.

3. SHPJEGIM I EMRAVE MIRDITORË-ARBËRORË (sipas rendit alfabetik)

Shumica e emrave mirditorë janë të krishterë sepse kanë origjinë romako-bizantine. Perandoria Romake, e cila kishte pushtuar dhe Shqipërinë, pas shekullit IV ligjeroi Krishtërimin si të vetmen fe zyrtare dhe futi në përdorim emra të ashtuquajtur të krishterë me origjinë hebraike, greke e romake. Pas pushtimit osman (pas shekullit 14) shumica e shqiptarve morën emra mysliman, ndërsa mirditorët dhe malsorët ruajtën emrat e vjetër romako-bizantin (por dhe shqiptar) për shkak të besimit kristian.

*AGUSTIN – Emër me prejardhje romake që përkujton perandorin e parë romak, Augustin. Kuptimi latin i emrit është “i nderuar”, “i shquar”. Shkurtimi i emrit është Gust. Ndërsa forma femërore Gjyste, Gjystina. Zakonisht këtë emër merrnin ato që lindnin në gusht.

*ANGJELIN – emër me origjinë greke që ka kuptimin “lajmëtar” ose nga forma latine Angelus që ka kuptimin “engjëll”. Forma femërore e emrit është Angjelina, si dhe shkurtimet Angje dhe Gjelina.

*ALEKSANDËR – emër me origjinë greke ‘Aleksandros’ që ka kuptimin “mbrojtës i burrave” (nga termat greke Alekso=mbroj dhe Andros = burrë). Si shkurtim të tij kemi emrin Aleks, Leks, Lekë dhe Sandër. Forma femërore është Aleksandra (Sandra, Alesia).

*ANTON – Emër me origjinë greke (bizantine) ‘Anthos’ që ka kuptimin “lule” (lulëzim).

*AGE – Emër që rrjedh nga fjala greke “Agia” që do të thotë “e shenjtë”. Prej kësaj vjen dhe emri Agetina.

*BARDHOK – Emër tipik shqiptar që ka kuptimin “i bardhë”. Forma femërore është Bardhe.

*BIBË – Emër shumë i vjetër shqiptar me kuptim të paqartë.

*DAVID – Emër me prejardhje hebraike që ka kuptimin “i dashur” ose i “zgjedhur”. Forma femërore është Davida apo shkurt Dava.

*DAKE – Emër shumë i vjetër femëror me kuptim të paqartë. Mund të rrjedhë dhe nga fiset e vjetra të Dakisë (dakët).

*DIKE – Emër femëror që rrjedh nga fjala greke Dike që ka kuptimin “drejtësi”.

*DILË – Emër femëror që rrjedh nga fjala Diell apo e Dielë. Ato që lindnin ditën e dielë mbanin këtë emër.

*DILORE – Emër femëror që rrjedh nga fjala Diellore.

*DEDË – Emër mashkullor që rrjedh nga fjala shqipe Det, por me kalimin e viteve ka pësuar ndryshime duke u bërë Ded apo Dodë.

*DONIKA – rrjedh nga emri grek Andronike që ka kuptimin “fitore e burrave” (Andro=burrë, nike=fitore). Emri fitoi popullaritet falë Donika Kastriotit (gruas së Skëndërbeut).

*DRANE – Emër femëror që rrjedh nga fjala Drandofille (trëndafil).

*FLORIN – Emër mashkullor që rrjedh nga fjala shqipe flori. Forma femërore Florinda.

*FLORE – Emër femëror me origjinë latine që ka kuptimin ‘lule’.

*FRANGA – Emër femëror që rrjedh nga fjala latine Franka që ka kuptimin franceze.

*FRANÇESK – Emër mashkullor latin që ka kuptimin ‘francez i vogël’. Emri Fran apo Frane janë shkurtime të këtij emri.

*FRROK (Rrok) – Emër që vjen nga fjala latine ‘rocca’ që ka kuptimin shkëmb. Mund të vijë dhe nga emri arab Faruk që ka kuptimin “i zgjuar” (njeri që di të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra).

*GJERGJ – emër me origjinë greke që ka kuptimin “bujk”. Ky emër fitoi popullaritet për nder të Shën Gjergjit, ndërsa në Shqipëri më shumë prej Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).

*GJETË – emër mashkullor shqiptar që rrjedh nga fjala shqipe “gjethe”, ose nga fisi dak i njohur si Getoi nga grekët.

*GJON/GJIN – Emër që rrjedh nga emri grek Joanis që ka kuptimin “Zoti hirëplotë”.

*GJOVALIN – emër që rrjedh nga fjala italiane “giovane” që do të thotë “i ri”. Apo nga emri italian Giove që ka kuptimin Jupiter (Zeus).

*JAK – shkurtim i emrit grek ‘Jakinthos’ me te cilin njihet dhe një lloj luleje.

*KOLË – Shkurtim i emrit Nikolë (lexo te emri Nikollë për shpjegim të mëtejshëm).

*LEKË – Shkurtim nga emri Aleks (lexo emrin Aleksandër për shpjegim të mëtejshëm).

*LEZE – Emër femëror me origjinë arabe që ka kuptimin “e ëmbël”, “e shijshme”.

*LIN – Emër me kuptimin shqip “Lind”, por vjen dhe si shkurtim nga emri Nikolin apo nga Gjovalin. Linda është forma femërore, ndërsa Lina në arabisht ka kuptimin “e butë”, apo “e njomë”.

*LIZA – Shkurtim i emrit Elizabeta, me origjinë hebraike, që ka kuptimin “Zoti është gjyqtari im”.

*LUIGJ – Emër që rrjedh nga frengjishtja e vjetër Ludvig apo Louis që ka kuptimin “lavdi”.

*LUKË – Emër mashkullor me prejardhje latine nga fjala ‘Luce’ që ka kuptimin “dritë”. Forma femërore është Luçie.

*LUSH – Emër që rrjedh nga fjala shqipe “lus”, por me vonë u bë Lush.

*LLESH – Emër që rrjedh nga emri Aleksandër (Aleks-Leks-Les-Llesh).

*MARA – Vjen nga fjala shqipe “e mbara” (e mara, e mira). Por mund të jetë dhe shkurtim i emrit Maria apo nga fjala latine ‘mare’ që ka kuptimin “det”. Forma mashkullore është Marash.

*MARGJELA – bashkim i emrave Mara dhe Gjela.

*MARIA – Emër me origjinë egjiptiane ‘Meriamun’ që ka kuptimin “Amuni e do”. Amun, i njohur ndryshe si Amon, ishte perëndia kryesore në Egjipt. Emri u shkurtua nga hebrejtë në Meriam apo Meri, e më vonë nga grekët si Maria. Ky emër fitoi popullaritet falë nënës së Jezusit që njihej si Maria (Meri). Nga Maria rrjedh dhe emri Marika, Mrika dhe Marjana.

*MARIN- emër latin që ka kuptimin “detar” nga fjala ‘mare’ (det).

"MARTE (Martin, Mark) – Emër që rrjedh nga perëndia romake e luftës Marsi. Në formën mashkullore bëhet Martin apo Mark. Kushdo që lindte të marten apo në muajin mars do të merrte këtë emër.

*MËHILL - Emër mashkullor që rrjedh nga emri hebraik ‘Mikhael’ që ka kuptimin “Kush është si Zoti?”. Në bibël ai mbahet si kryeëngjëlli. Forma femërore është Mikaela.

*NDUE – Rrjedh nga shkurtim i emrit ANDON nga ku rrjedhin format Ndon, Ndojë, Nojë, Ndoc, Ndokë. Por mund të vijë dhe nga emri Noe, personazhi biblik që shpëtoi nga përmbytja e madhe. Shën Ndoi njihet në italisht si San Antonio.

*NDRECË / NDREKË – emër me origjinë greke Andrea (Ndre, Ndrekë, Ndrecë) që ka kuptimin “kurajoz” apo “burrëror”.

*NIKË – emër me origjinë greke që ka kuptimin “fitore”. Nike ishte perëndesha e fitores në mitologjinë greke.

*NIKOLLË / NIKOLIN- rrjedh nga emri grek ‘Nikolaos’ që ka kuptimin “fitorja e popullit” (Nike+laos). Nga ky kemi shkurtimet Nikë dhe Kolë. Forma femërore e emrit është Nikolina (Lina) apo Nikoleta (Leta).

*PAL / PAULIN – emër me origjinë latine (Paolo) që ka kuptimin “i ri në moshë” (i vogël). Forma femërorë është Paola, Paulina.

*PASHK – Emri që përkujton festën e Pashkëve (simbol i ringjalljes). Forma femërore është Pashke.

*PRENDA – Emër që përkujton perëndeshën ilire të bukurisë dhe dashurisë, e barazvlerësuar me Afroditën e mitologjisë greke. Dita e Premte (e prene) mban emrin e saj. Forma mashkullore është Prend (Pren). Kushdo që lindte të premten mbante këtë emër. Megjithatë forma mashkullore Prendi mund të rrjedhë nga fjala shqipe Perëndi. Nga ky rrjedhin dhe format Preng apo Preç.

*PINA – Shkurtim i emrit Italian Xhuzepina (Lexo te emri Zef për shpjegim të mëtejshëm).

*PJETËR – Emër me origjinë latine Pietra që ka kuptimin “gur”, i cili vet rrjedh nga fjala greke Petra, me të njëjtin kuptim. Nga ky emër rrjedh dhe forma Pjerin apo Pjerina.

*SIMON – Emër me origjinë hebraike ‘Simeon’ që ka kuptimin “Zoti ka dëgjuar”.

*SHKURTE – Emër shqiptar me kuptimin “e shkurtër’. Zakonisht këtë emrin merrnin ato që lindnin në shkurt.

*TEREZA – Emër që rrjedh nga greqishtja e lashtë që ka kuptimin “gjuetare”. Terezina është formë përkëdhelie.

*VALENTIN – Emër që rrjedh nga latinishtja VALENS që ka kuptimin “i fortë”, “i shëndetshëm”, apo “me vlerë”. Si shkurtim kemi emrin Vali. Forma femërore është Valentina (Tina).

*VITOR – Emër me origjinë latine ‘Viktoria’ që ka kuptimin fitore. Forma femërore është Vitore.

*ZEF – Emër me origjinë hebraike ‘Jozef’ që ka kuptimin “Zoti e shtoftë”. Nga Zef rrjedh dhe emri Zekë. Forma femërore është Jozefina apo Pina (shkurtim i emrit Italian Xhuzepina/ Giuseppina).

Përgatiti: N. Herceku (astro-mitolog)




 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free