KUPTIMI I EMRAVE TE HERONJVE DHE UDHEHEQESVE TE GREQISE ANTIKE (Perfshire qytet-shtetet greke, Maqedonine, Epirin dhe Egjiptin)
*Herkuli = ne greqisht njihet si Herakles qe ka kuptimin “Lavdia e Heres” (Hera = bashkeshortja Zeusit & Kleos = Lavdi).
*Leonidas = ka kuptimin “Bir i Luanit” (ne greqisht: leon = luan & idas = bir). Kete emer mbante nje nga mbreterit me te lavdishem luftetar te qytet-shtetit grek te Spartes.
*Kleomenes = Lavdi e fuqishme (Kleo = lavdi & menes= fuqi). Kete emer mbante nje nga mbreterit e Spartes.
*Akileus = Emer qe rrjedh nga Akelous, perendia greke e ujrave. Akili eshte nje nga heronjte e luftes se Trojes. Gjithashtu dhe nena e Akilit, Thetis, njihet si nimfa e ujit. Nje version tjeter thote qe rrjedh dhe nga fjalet greke "Akhe+laos", që kane kuptimin 'dhimbja e popullit'.
*Patrokles = Lavdia e babait (greqisht: Pater=baba & Kleos = lavdi). Kete emer mbante shoku me i mire i Akilit.
*Helena = nga greqishtja ‘Eleni’ perkthehet “pishtar”. Por ka mendime qe rrjedh dhe nga nje forme e modifikuar e fjales greke Selena qe perkthehet Hënë.
*Andromake = nga greqishtja ka kuptimin "beteja e burrave" (andro = burre & make = beteje). Ne Iliaden e Homerit Andromaka ishte gruaja e Hektorit te Trojes, por kur i vdiq i shoqi ajo u martua me Neoptolemusin (si gruaja e dyte e tij) me te cilin lindi Mollosi, paraardhesi i fisit Mollos te Epirit.
*Amyntas = vjen nga fjala ‘amyntor” qe nga greqishtja perkthehet ‘mbrojtes’. Kete emer e kane mbajtur dy mbreter te Maqedonise se lashte.
*Aleksandros = nga greqishtja ka kuptimin “Mbrojtes i burrave” (Alekso = mbroj/ndihmoj & Andros - burre, mashkull). Kete emer mbante mbreti me i lavdishem i botes, Aleksandri i Madh i Maqedonise si dhe dy mbreter paraardhes te tij maqedonas.
*Aristotelis = ka kuptimin “Qellimi me i mire”, (ne greqisht: aristos = me i mire & telis = qellim). Aristoteli ishte nder dijetaret me te medhej grek dhe mesues i Aleksandrit te Madh.
* Filipos = ne greqisht ka kuptimin “mik i kalit” (Filo = mik, ipos=kale). Filipi II ishte mbret i Maqedonise dhe babai i Aleksandrit te Madh.
* Euridika = ka kuptimin “drejtesi e madhe” (ne greqisht: eurys - e madhe/e gjere & dike=drejtesi). Euridika ishte nena e Filipit te Maqedonise, gjyshja e Aleksandrit te Madh.
*Olimpia = emer qe perkujton malin Olimp ne Greqi. Keshtu quhej nena e Aleksandrit te Madh.
*Myrtale = nga greqishtja ka kuptimin “lule mersina” (Myrtle = mersine). Myrtale mbante emrin Olimpia, nena e Aleksandrit te Madh para marteses.
* Hefestion = emer per nder te perendise greke te zjarrit, Hefestit, qe ne greqisht ka kuptimin "vullkan". Hefestioni ishte shoqeruesi i Aleksandrit te Madh dhe nje nga gjeneralet e tij.
*Apollodoros = Dhurate e Apollonit (ne greqisht: Doro = dhurate). Kete emer mbante nje nga shoket e Aleksandrit te Madh.
*Selanik = ne greqisht thuhet Thesaloniki qe ka kuptimin "Fitorja e Thesalise". (Nike ishte perendesha e fitores dhe Thesalia vend ne Greqine e lashte).
*Dodona = mund te rrjedhe nga emri shume i vjeter pellazg apo indoeuropian Do-Diona (perendesha Diona). Thuhet se aty para Zeusit adhurohej perendesha Diona (ne mitologjine romake Diana). Sot perendeshes italianet i thone Dea.
* Kasandros = ne greqisht ka kuptimin “shkelqimi i burrave” (kaseo = shkelqej & andra = burra). Kete emer mbante nje mbreterit e Maqedonise se lashte. Kasandra ishte dhe nje nga bijat e Priamit, mbretit te Trojes.
* Antigonos = ka kuptimin “kunder te pareve” (anti=kunder, goneus = te paret). Kete emer mbante nje nga fisniket e Maqedonise se lashte.
* Klitos = nga greqishtja ka kuptimin “i mbyllur” ose “i shkelqyer”. Kliti ishte nje nga oficeret dhe miqte e Aleksandrit te Madh.
* Aristrandros = burri me i mire (aristos = me i miri & andros = burre/mashkull). Ai ishte nje nga parashikuesit (astrologet) i cili shoqeronte Aleksandrin e Madh.
* Pirro = ne greqisht ka kuptimin “zjarr” ose “flake”. Pirro ishte nje nga mbreterit me te famshem te Epirit, kusheri i Aleksandrit te Madh.
* Neoptolemos = ka kuptimin "lufte e re" (ne greqisht: neo = e re, polemos = lufte). Kete emer mbante djali i Akilit si dhe paraardhesi i Pirros se Epirit, njekohesisht kusheri i tij.
* Periklius = nga greqishtja ka kuptimin “Drejt Lavdise” (Peri=drejt & Kleos = lavdi). Kete emer mbante nje nga burreshtetasit e famshem te Athines.
* Ptomeleu = ne greqisht ka kuptimin "luftedashes" (Polemios = lufte). Kete emer mbanin mbreterit e Egjiptit me prejardhje maqedonase.
*Kleopatra = ka kuptimin Lavdia e babait (ne greqisht: Kleo = lavdi, Pater = baba). Kleopatra ishte mbreteresha e Egjiptit, e bija e Ptolemeut XII.
Kuptimi i emrave te dijetareve te lashte grek:
Herodoti = Dhuruar Herës (dotos – dhurar; Hera ishte gruaja e Zeusit);
Aristoteli = qellimi më i mirë (aristos = me i miri, telos = qellim);
Aristofani = "ai qe duket më mirë" (aristos =me mirë, fanes = duket);
Platoni = shpatullgjerë (platus);
Sofokliu = "lavdia e dijes"; (sofia = dije, kleos = lavdi);
Homeri = Peng Plutarku = mjeshtër i pasurisë (Plutos - pasuri, arkos = mjeshtër);
Ptolemeo = "luftedashës" (polemios = luftë);
Hiparku = mjeshter i kuajve (Hippo = kalë, arkos=mjeshtër);
Sokrati = fuqi e plotë (so - e plotë, krate = fuqi);
Safo = emër qe përkujton gurin e çmuar Safiri.
Arkimedi = Mjeshter i planifikimit (arkos - mjeshtër, Medime: plan);
Hesiodi = Rrugë e mbarë (Hesi – e mbarë; odos = udhë);
Menandros = rezistenca e burrit (meno - rezistoj, andros - burre);
Pitagora = pazari i Pitos (Pito ishte emri i mëhershëm i Delfit);
Euripidi = bir i Euripit (euro – ippo = kalë i madh)
Epikuri = mbi djalin (epi = mbi, kouros =djalë), “ai që është më shumë se një bir/djalë”;
Euklidi = Lavdi e madhe
Diodoros = dhuratë e Zeusit (Dio = e Zeusit; doro = dhuratë).
Diogjeni = krijuar nga Zeusi (krijim i Zeusit).
Ksenofon = zë i huaj/e folur e huaj (kseno= i huaj, fon = zë).