AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  => PTOLEMEU - babai i astrologjisë perëndimore
  => Parashikuesit më të mëdhenj të botës
  => Gjon Gazulli (astonomi shqiptar)
  => Shkencëtarët kundër shkrimeve të shenjta
  => Hypatia
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Gjon Gazulli (astonomi shqiptar)




GJON GAZULLI – Astronomi dhe astrologu i parë shqiptar.

(Duhet pasur parasysh se deri në shekullin 17 astrologjia dhe astronomia ishin një fushë e pandarë).

Gjon Gazulli, i njohur në latinisht si Johannes Gasulus, lindi në vitin 1400 në Zadrimë (Lezhë) në një familje me origjinë mirditore. Fshati i tij i lindjes thuhet se ishte Gjadri ose Kallmeti. Në atë kohë vendlindja e tij dhe pjesa më e madhe e Shqipërisë dhe Malit të Zi i përkiste Republikës Veneciane (Venedikut). Gazulli ishte një prift shqiptar, studiues, humanist, matematikan, astronom, astrolog, ndër më të shquarit të kohës, ishte diplomat në shërbim të Skënderbeut e ambasador i tij në Raguzë (Dubrovniku i sotëm, Mali i Zi).
Gazulli ndoqi shkollat në Shkodër dhe Raguzë, dhe në vitin 1425 u diplomua në Universitetin e Padovës (Itali). Pasi mbron doktoraturën më 31 janar 1430, Gazulli niset « me mision » në Itali e Francë (do të ishin misione të natyrës diplomatike pse mbi Ballkan po bënte gjëmën gjysmëhëna osmane) e më pas kalon disa vite në Raguzë, deri më 1439 kur mori katedren e Matematikës po në Padova. Në 1432 ai udhëtoi në oborrin mbretëror hungarez, ku u përpoq të bindte perandorin e Perandorisë së Shenjtë Romake, Sigismundin, për të mbështetur rezistencën arbërore kundër Perandorisë Osmane. Ai e ndërpreu misionin e tij në 1433, kur u thirr të bëhej profesor i matematikës dhe astronomisë në Universitetin e Padovës. Vite më vonë ai po vepronte si diplomat në gjykatat e principatave italiane, duke përfaqësuar interesat e Skënderbeut dhe të Lidhjes së Lezhës.
Në Raguzë ai u emërua nga Këshilli i të Urtëve Rektor i Shkollave të Raguzës. Këtu edhe u bë astronom me famë në mbarë Europën, sa, mbreti i Hungarisë, Matias Korvini, nëpërmjet një letre dërguar Këshillit të të Urtëve të Republikës, i lutet atij që Gazulli të shkonte në oborrin e tij mbretëor e të udhëhiqte studimet astronomike e astrologjike. Pa dyshim që përmasat e Gazullit astronom dalin në vlerësimin e mbretit hungarez. Në një nga librat e shkruar për mbretin Matias Korvini thuhet:
“Marrja e një astrologu në pallatin mbretëror ishte një nga masat e para që ndërmori mbreti i ri. Ai ftoi Gjon Gazullin, një astronom/astrolog nga Raguza në pallatin e tij mbretëror: kjo dihet nga një përgjigje në letër nga këshilli i Raguzës që daton më 24 shkurt 1459, në të cilën kërkesa mbretërore u refuzua me mirësjellje”.
Punimet e tij të qëndrueshme matematikore dhe astronomike u shkruajtën në latinisht. Gazulli ishte i njohur për njohuritë e tij të konsiderueshme, edhe në Itali dhe Hungari. Padyshim, dy fushat ku ai shkelqeu më shumë janë astronomia dhe diplomacia. Që të mund të hidhet dritë mbi jetën dhe vepren e tij, është e domosdoshme të gjurmohen arkivat e kohës: të Padovës, të Budapestit, të Venecies, e sidomos të Dubrovnikut (ku ai jetoi e punoi më gjatë). Ndërkaq historiani rus i shkencave ekzakte V. Zubobi thotë se veprën e tij të madhe mbi astronominë Gazulli e botoi më 1438. Teoria e tij e “yjësive qiellore” tashmë ishte bërë mbizotëruese në botën shkencore. Ja një fragment nga letra e Çesmiçkit, edhe ky shkencëtar i shquar kroat e ish-nxënës i Gazullit, tashmë në oborrin e Matias Korvinit, drejtuar pikërisht Gjon Gazullit:

“…Libri, të cilin na keni dhuruar, na pelqen pa masë. Ai është aq i mbushur me dijeni e risi, saqë leximi i tij na ka sjellë kënaqësi sikur edhe studimi me interes të jashtëzakonshem. Pranojmë se aty kemi gjetur sqarime për disa të dhëna të ngatërruara të astrologëve të lashtë, që prej kohësh kemi dashur t’i kuptojmë …”

Gjon Gazulli vdiq në Dubrovnik, më 19 shkurt 1465. Vëllai i tij, Pal Gazulli (1405–1470) ishte diplomat i Skënderbeut dhe i Lidhjes së Lezhës në Raguzë. Ai kishte gjithashtu një vëlla të dytë shumë të njohur me emrin Andrea Gazulli.

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free