AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  => PTOLEMEU - babai i astrologjisë perëndimore
  => Parashikuesit më të mëdhenj të botës
  => Gjon Gazulli (astonomi shqiptar)
  => Shkencëtarët kundër shkrimeve të shenjta
  => Hypatia
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Shkencëtarët kundër shkrimeve të shenjta




KOPERNIKU & GALILEI DHE XHORDANO BRUNO KUNDËR TEORIVE FETARE

Zbulimi revolucionar i Kopernikut

Shekujt XV-XVI të erës sonë kanë qënë shekujt e zbulimeve të mëdha gjeografike. Zhvillimi i madh i tregtisë, që mbështetej në lundrimet e gjata detare, i detyroi evropianët të merreshin me studimin e astronomisë. U pa se teoria e Ptolemeut jo vetëm se ishte shumë e ndërlikuar, pra e papërshtatshme për llogaritje, por, nga ana tjetër, nuk paraqiste realitetin.
I pari që provoi se Toka është një planet dhe, në këtë mënyrë, u çeli njerëzve sytë mbi lëvizjen e saj dhe mbi vendin e vërtetë që ajo zë në natyrë, ishte shkencëtari i madh polak Nikolaus Kopernik (1473-1543).
Koperniku, pas shumë vëzhgimesh, krjoi bindjen se Toka është e lëvizshme dhe arriti në përfundimin se lëvizjet e dukshme të trupave qiellorë mund të shpjegohen më thjeshtë dhe më mirë, në qoftë se nisemi nga hipoteza e lëvizjes së Tokës.
Duke u nisur nga kjo pikëpamje, Koperniku shpjegoi lindjen dhe perëndimin e trupave qiellorë me anën e rrotullimit të Tokës rreth boshtit të vet dhe lëvizjen e dukshme të Diellit nëpër ekliptikë me anën e qarkullimit vjetor të Tokës dhe Diellit. Sipas Kopernikut, edhe të gjithë planetët e tjerë qarkullojnë rreth Dielit dhe jo rreth Tokës. Lëvizjen në formë laku të planetëve në sfondin e yjeve e shpjegoi si gërshëtim të lëvizjes së vrojtuesit, që ai kryen së bashku me Tokën, me lëvizjen e planetëve.
Kështu Toka, sipas teorisë së Kopernikut, është një nga planetët që, përsa i përket largësisë nga Dielli, zë vendin e tretë ndërmjet planetëve të tjerë. Sistemi i Kopernikut, me Diellin në qendër, quhet sistem heliocentrik (helio=diell, në greqisht).
Me teorinë e tij Koperniku vuri themelet e zhvillimit të astronomisë mbi baza krejt të reja dhe nxiti njerëzimin për studimin e natyrës, pa marrë parasysh mësimet e vjetëruara të kishës, që mbështeteshin në padijen e kohëve të vjetra. Para Kopernikut, teoritë e kishës ose teoritë e përkrahura nga kisha, si, p.sh, teoria e Ptolemeut, nuk pengonin vetëm zhvillimin e astronomisë, por edhe të shkencave të tjera.
Zbulimet e Kopernikut bënë një revolucion të vërtetë në konceptet e njerëzve për interpretimin e dukurive të natyrës dhe në mënyrën e njohjes së saj dhe ushtruan një ndikim shumë të madh në zhvillimin e mëtejshëm të shkencave.
Kështu, zbulimi i Kopernikut hodhi poshtë teorinë mbi palëvizshmërinë e Tokës dhe u dha një grusht të fuqishëm pikëpamjeve fetare mbi Gjithësinë. Sukseset e shkencave të natyrës hap pas hapi hedhin poshtë bestytnitë fetare. Njeriu i armatosur me botëkuptimin materialist, me shkencën dhe teknikën, nënshtron forcat e natyrës dhe e ndryshon këtë përputhje me problemet që i dalin.

Dijetari italian Galileu (1564-1642), pasi mësoi se në Hollandë ishte shpikur teleskopi, në vitin 1609 ndërtoi edhe ai vetë një teleskop të tillë dhe e përdori për të shikuar trupat qiellorë. Me anë të teleskopit, Galileu bëri shumë zbulime të rëndësishme. Këto zbulime, të interpretuara prej tij në mënyrë të drejtë, treguan vërtetësinë e teorisë së Kopernikut.
Para së gjithash, Galileu zbuloi ekzistencën e maleve në Hënë. Kjo gjë vërtetoi thënien se trupat qiellorë janë të ngjashëm me Tokën dhe se mendimet mbi ndryshimet e mëdha, që gjoja ekzistojnë ndërmjet Tokës dhe trupave qiellorë, janë të gabuara. Pastaj Galileu zbuloi se rreth planetit Jupiter qarkullojnë katër satelitë ashtu si Hëna përreth Tokës. Ky zbulim tregoi, në mënyrë të qartë se ishte i gabuar mendimi i asaj kohe se gjoja vetëm Toka është qendra e qarkullimit të trupave qiellorë. Nga ana tjetër, ky zbulim qe një provë tjetër për forcimin e hipotezës se planetët qarkullojnë rreth Diellit dhe jo rreth Tokës.
Më vonë, Galileu zbuloi fazat e Afërditës, d.mth gjeti se kjo e ndryshon pamjen e saj si Hëna. Kjo gjë vinte në dukje se Afërdita është trup në formë sferike, që ndrit në sajë të pasqyrimit të dritës diellore dhe qarkullon pikërisht rreth Diellit dhe jo rreth Tokës.
Në Diell, i cili sipas pikëmamjeve fetare merrej si simbol i pastërtisë qiellore të panjolluar, Galileu me anë të teleskopit të tij dalloi njolla të zeza. Nga zhvendosja e dukshme e këtyre njollave në diskun e Diellit, Galileu nxori si përfundim se Dielli rrothullohet rreth boshtit të vet.
Më në fund Galileu vërejti me teleskop se Rruga e Qumështit (Kashta e Kumtrit), ky shirit ngjyrë argjendi në qiellin yjor, nuk është gjë tjetër veçse një grumbullim yjesh të zbehta. Kjo tregonte se Gjithësia ishte shumë më e madhe se sa mendohej më përpara. Pasj këtij fakti ishte shumë vështirë të besohej se Gjithësia, me përmasa të tilla kolosale, të rrotullohej rreth Tokës së vogël gjatë 24 orëve.
Me këto zbulime të mëdha Galileu provoi vërtetësinë e zbulimeve të Kopernikut. Me një stil të kuptueshëm për një rreth të gjerë lexuesish, ai propagandoi teorinë e Kopernikut dhe, në këtë mënyrë, ndihmoi përhapjen e saj.

Në përhapjen e ideve të Kopernikut, që ishin në kundërshtim me “shkrimet e shenjta”, mori pjesë edhe pasuesi i tij i flakët i mendimeve të Kopernikut, bashkëatdhetari i Galileut, shkrimtari dhe filozofi Xhordano Bruno (1548-1600). Por Bruno shkoi më tej se Koperniku. Ai pohoi, përveç të tjerave, se yjet janë diej shumë të largët nga ne, se Gjithësia është e pafund, se ajo përmban një shumicë të panumërt yjesh dhe planetësh dhe se në planetë të tjerë, në botë të tjera duhet të ketë jetë. Këto mendime ishin gjithashtu kundër “shkrimeve të shenjta” dhe rrëzonin autoritetin e kishës. Përfaqësuesit e kishës, të egërsuar dhe të tërbuar nga këto mendime, e hodhën Brunon në gjyqin e inkuizicionit, i cili ishte krijuar për të luftuar njerëzit që kishin mendime të ndryshme nga ato fetare. Ata kërkonin që ky të hiqte dorë nga pikëmapjet e veta. Meqë Xhordano Bruno nuk pranoi një gjë të tillë, e dënuan me vdekje të mundimshme, duke e djegur të gjallë në Romë në vitin 1600.
Viktimë tjetër e tiranisë së kishës u bë Galileu. Në vitin 1616 Galileu u thirr nga papa i Romës dhe u lajmërua se i ndalohej të mbronte dhe të përhapte teorinë e Kopernikut. Por Galileu, besnik ndaj së vërtetës shkencore, vazhdoi burrërisht luftën për teorinë e Kopernikut. Në vitin 1633 Galileu u gjykua nga gjyqi i inkuizicionit dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ky dënim, në lidhje me gjoja “pendimin” e tij, iu kthye në dënim që të mos dalë nga shtëpia.
Veprimtaria e Kopernikut, e Xhordano Brunos dhe e Galileut ka qënë një revolucion i vërtetë në botëkuptimin e njerëzve mbi dukuritë e natyrës dhe tregoi karakterin antishkencor të pohimeve mbi vendin e posaçëm që gjoja zë Toka bashkë me njerëzimin në Gjithësi.
Koperniku nuk mundi ta përcaktonte me saktësi formën e vërtetë të lëvizjes së planetëve. Ai kujtonte se në qiell të gjitha lëvizjet duhet të jenë të njëtrajtshme dhe rrethore. Prandaj edhe teoria e Kopernikut nuk pajtohej aq mirë me vrojtimet e përpikëta të lëvizjes së planetëve.

Shkakun e këtij mospajtimi të vrojtimeve me teorinë e shpjegoi në shekullin XVII shkencëtari Johan Kepler. Ai gjeti tre ligjet e lëvizjes së planetëve, të cilat i nxori nga vrojtimet e zhvendosjes së planetëve në sferën qiellore.
Ligji i parë: Çdo planet, në lëvizjen e tij rreth Diellit, përshkruan një elips, në një nga vatrat e të cilit ndodhet Diellit. Elips quhet një kurbë e mbyllur planesh, shuma e largësive të një pike të çfarëdoshme të së cilës nga dy pika fikse, që quhen vatra të elipsit, mbetet gjithnjë konstante.
Ligji i dytë: Rrezja vjetore e planetit në kohë të barabarta përshkruan sipërfaqe të barabarta.
Ligji i tretë: Raporti i katrorëve të periodave të rrotullimit të planetëve është i barabartë me raportin e kubeve të gjysmëboshteve të mëdhenj të orbitave të këtyre planetëve.

(marrë nga libri "Astronomia" për shkollat e mesme)

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free