Pasi të zbuloni pozicionin e Venusit në momentin tuaj të lindjes, lexoni këto përshkrime:
Venusi në shtëpinë e parë
Kur Venusi është në shtëpinë tuaj të parë (e quajtur gjithashtu Ashendent), që përfaqëson sjelljen tuaj apo karakterin që ua shprehni me dëshirë të tjerëve, ai prek lehtë personalitetin tuaj. Ai ju dhuron plot sharm natyror dhe një sjellje të qetë, bashkë me to një energji rrezatuese, tërheqëse dhe seksi.
Nuk keni vështirësi t’i shprehni ndjenjat tuaja në një mënyrë të përzemërt dhe joshëse sepse ju jeni një pjesë përbërëse e natyrës suaj, e mënyrës se si i shihni gjërat, dhe si e paraqisni veten tuaj përpara njerëzve. Doni të kënaqeni, dhe keni një shije të fortë për bukurinë, luksin, artet, dhe muzikën. Ju e shikoni harmoninë në të gjitha gjërat, dhe sensi juaj i diplomacisë është një nga cilësitë tuaja kryesore më të dalluara.
Sigurisht, në dashuri jeni me fat. Krijoni lehtësisht miqësi, dhe keni çdo arsye për të shpresuar për lidhje jetëgjata sepse ua shprehni lehtësisht ndjenjat tuaja të tjerëve, dhe është më se e drejtë që, herët a vonë, të vilni frutat që keni mbjellur. Nuk ka kontradikta ndërmjet sjelljes dhe ndjenjave tuaja, dhe kjo përbën një cilësi të dalluar për joshje.
Venusi në shtëpinë e dytë
Ju zakonisht lidhni zotërimet me ndjenjat. fillimisht, kjo gjë shfaqet ngadalë, por gradualisht zë rrënjë dhe bëhet më e fortë për t’u bërë sa më shpejt i lidhur pas saj. Pastaj ju keni nevojë të siguroheni që personi të cilit i keni dhënë zemrën është besnik dhe që, në njëfarë mënyre, ai ju përket juve.
Ndjenjat dhe mirëqënia materiale shkojnë shpesh dorëpërdore, dhe rrethanat materiale në të cilat ju përjetoni dashurinë janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ju. Një folé e ngrohtë dhe në dukje e pasur, apo një ambient mjaft i rehatshëm, është kushti më i domosdoshëm nën të cilin ju mund të shfrenoni dëshirat tuaja sentimentale.
Kjo nuk do të thotë që ju jeni të motivuar vetëm nga vet-interesat. Vërtetë, ju keni shpesh cilësitë e bujarisë dhe dhembshurisë, por e keni mjaft të vështirë të ndani aspektet e këndshme dhe materialiste të gjërave nga parimi për të formuar një çift të lumtur.
Përveç kësaj, ju kërkoni siguri afektive, dhe nëse akoma nuk e keni atë, ju do t’i arrini ta fitoni atë me çdo kusht. Do të merreni me aktivitete që merren me bukurinë dhe estetikën dhe do të fitoni mjaft parà.
Venusi në shtëpinë e tretë
Me një konfigurim të tillë, ndjenjat tuaja priren të shprehen në një mënyrë të shpërndarë, dhe mund të përforcohen sa herë që këmbeni biseda me disa njerëz në të njëjtë kohë, ose kur jeni të rrethuar me njerëz që ju kuptojnë. Ndjenjat tuaja burojnë nga baza e interesave të përbashkëta që ndani me bashkëbiseduesit tuaj në fusha të ndryshme, qofshin ato kulturore, mediatike, shkencore, apo të lidhura me udhëtimet. Është gjatë udhëtimeve të shkurtra që ju mund ta hapni zemrën tuaj, ndoshta sepse atëherë e keni të sigurtë se nuk i premtoni tjetrit më shumë sesa atë që keni në zemër për të.
Me këtë pozicion favorizohen të gjitha llojet e korrespondencave, që mund të vijnë në formë letrash, mesazhesh, apo përmes internetit – praktikisht – edhe telefonata të këndshme. Ju i vlerësoni shumë mjetet e komunikimit që ju mundësojnë të hapeni dhe ta përzieni dashurinë me miqësinë pa e pyetur mirë veten.
Mund të jeni kampion për SMS (mesazhe), gjithmonë duke pranuar ndryshimin dhe sjelljen e paturp (sjelljen e pamenduar ose egoizmin). E keni vërtetë të vështirë t’i qëndroni besnik vetëm një lidhjeje të vetme.
Venusi në shtëpinë e katërt
Për të përmbushur jetën tuaj sentimentale, ju keni nevojë për një bazë të fortë dhe të sigurtë familjare në të cilën të mendoni për botën e jashtme dhe të shfrenoni eksitimet tuaja romantike. Ndoshta keni pasur një fëmijëri të lumtur me shumë dashuri dhe përkujdesje, dhe që tani, doni me çdo kusht të rikrijoni të njëjtën ndjesi të ngrohtë siguruese dhe të përhershme.
Nga ana tjetër, ndoshta fati ju ka sjellë një periudhë të dhimbshme në fëmijëri ku keni përjetuar vetmi emocionale, dhe që tani, doni të fitoni me çdo kusht atë që ju ka munguar në të kaluarën. Në të dyja rastet, për jetën në vazhdim, harmonia e përbërjes suaj familjare mbetet një nevojë absolute pa të cilën ju ndiheni të paaftë për të ecur përpara.
Ju vazhdimisht keni nevojë për këtë siguri në kuptimin e vërtetë të fjalës përpara se të hapeni. Kur nisni një lidhje serioze, ju e keni shumë merak ta zbukuroni shtëpinë tuaj me blerje të reja, që ajo të duket sa më e ngrohtë dhe e rehatshme. Për ju, zbukurimi i brendshëm (i shtëpisë) është aq i rëndësishëm sa siguria (e saj), dhe ka mundësi të shpenzoni shumë kohë duke u marrë me punime artistike të cilat pasqyrojnë ndjenjat tuaja më të thella, të fshehta por të ngrohta, dhe siguruese, por edhe të arsyeshme.
Venusi në shtëpinë e pestë
Ka një lidhje të veçantë ndërmjet shtëpisë dhe planetit në fjalë. Këtu, Venusi ndihet shumë rehat dhe jep më të mirën e tij në lidhje me ndjenjat e fuqishme, krijimet artistike, hobet dhe dëfrimet, talentin për artet e bukura apo muzikën, dhe aftësinë për të komunikuar lehtësisht me fëmijët.
Forca e dashurisë rritet shumë, dhe më shumë se në çdo shtëpi tjetër, Venusi shkakton një sjellje aktive dhe kreative në këtë fushë të jetës. Në fakt, krijimtaria sundohet nga shtëpia e pestë, dhe Venusi ju jep mundësinë të bashkoni kënaqësinë me stimulimin, jo vetëm në fushën e krijimit artistik apo zbavitjeve, por edhe në sektorin e romancës.
Ai ju nxit të krijoni pa frikë apo të zhvilloni me entuziazëm lidhjet romantike me personin që keni zgjedhur. Përveç kësaj, ju dukeni shkëlqyeshëm, dhe jeni të gatshëm të shprehni më shumë mirësi, ngrohtësi dhe joshje se në aktivitetet e tjera të përditshme.
Rreziku me këtë pozicion është që, duke abuzuar me kënaqësitë me synimin për të shkëlqyer, ju mund të tregoheni egoist me kënaqësitë apo argëtimet tuaja.
Venusi në shtëpinë e gjashtë
Ky pozicion është mjaft i veçantë sepse thelbi i simbolizmit të Venusit, dmth. ndjenjat dhe mungesa e kufijve dhe kontrollit, nuk shkojnë aq shumë me simbolizmin e shtëpisë së gjashtë, e cila sundon kufizimet, jetën e përditshme apo punën, stilin e jetesës, nënshtrimin, dhe parimin për të qënë në shërbim (i dobishëm). Si pasojë e këtij bashkimi, këto ndjenja lidhen me strukturën (rrethanat) apo me njëfarë detyrimi, edhe pse nuk është me deomos shqetësues.
Ka shumë mundësi ta njihni bashkëshorten tuaj apo dashurinë në vendin ku punoni, në një mbledhje, apo në ndonjë aktivitet të veçantë pune siç janë projektet e përbashkëta profesionale, etj. (kjo vlen më shumë për meshkujt). Duket që bashkimi i Venusit me shtëpinë e gjashtë mund të shkaktojë ndrojtje, apo vetëpërmbajtje. Përveç kësaj, tradicionalisht besohet që ky konfigurim favorizon lidhjet sentimentale me shërbyesit (me vartësit apo personat e një “shtrese më të ulët sociale”) apo me kolegët e punës.
Për më tepër, nëse Venusi në shtëpinë e gjashtë nuk formon aspekte negative, jeta juaj e përditshme do të jetë e këndshme. Ju e vlerësoni punën, e lidhni me gjithë qejf kënaqësinë me nevojat, do të përjetoni takime të këndshme, dhe do të zbuloni vazhdimisht pika të reja interesi. Në përgjithësi, ju keni sukses në miqësi, në përkushtim, dhe do të vlerësoni kolegët tuaj, veçanërisht femrat. Është për interesin tuaj ndaj punës.
Jeni ndër personat e rrallë për të cilin puna nuk përbën kurrë një kufizim, por një kënaqësi të zakonshme, ndoshta ngaqë dini se si të kujdeseni për atë që ju pëlqen. Vetëm tregoni kujdes se mos bini shpesh në dashuri në këto rrethana (me këtë pozicion).
Venusi në shtëpinë e shtatë
Ngrohtësia dhe joshja janë të dobishme për të ardhmen tuaj apo për martesën aktuale. Venusi në shtëpinë e shtatë tregon lidhje serioze (zotim), nevojë për reciprocitet, dhe shprehje konkrete të ndjenjave. Ky pozicion thekson dëshirën tuaj për të dashuruar dhe për të qënë i/e dashuruar (nga dikush). Në fushën romantike, ju kërkoni harmoni, diplomaci, dhe tolerancë, në mënyrë që të gjeni, me çdo kusht, pozicionin e përbashkët i cili mund t’ju ndihmojë të arrini objektivat tuaja, një idil (romancë) të ëmbël që ju çon në një martesë të lumtur, nëse është e mundur.
Nëse ju ndodh ndonjë problem, ndonjë mosmarrëveshje apo keqkuptim, ju përpiqeni menjëherë ta qetësoni partnerin dhe të vini theksin tek gjërat që ju bashkojnë, derisa të ndreqni me zgjuarsi atë që mund të ketë prishur harmoninë që ju e vlerësoni kaq shumë.
Është e qartë që, me një sjellje të tillë të kënaqshme, do të përparoni dalëngadalë drejt qëllimeve tuaja. Sidoqoftë, çmimi që do të paguani mund të jetë mjaft i lartë. Varësia te njëri- tjetri (tek partneriteti juaj) bëhet konkrete. Krejt papritur, ju nuk e merrni parasysh aspak këtë sepse thjesht kështu jeni. Pasi i keni marrë parasysh të gjitha gjërat, preferoni të vazhdoni lojën tuaj të përhershme të vetë-mohimit dhe të korrni frutat e saj sesa të përpiqeni të dilni në krye dhe të rrezikoni të bëheni me të pakëndshëm…
Vërtetë, asgjë nuk ju bën më të lumtuar sesa të ligjeroni lidhjen tuaj, dhe është e sigurtë që sapo të martoheni, do të bëheni një bashkëshort/e i/e përkryer që bën çdo përpjekje për ta bërë jetën të gëzuar për të dy.
Venusi në shtëpinë e tetë
Sipas traditës, ky konfigurim lidh ngusht ndjenjat dhe seksualitetin. Kur bini në dashuri, ndjenjat tuaja arrinjë shpejt një nivel të lartë intensiteti dhe ju çojnë në botën e pasionit. Nuk jeni i ftohtë (ngurrues), dhe dashuroni plotësisht ose aspak.
Vizioni juaj është që dashuria fizike dhe dëshira janë thellësisht të lidhura me ndjenjat. Por, kjo nuk do t’ju mbajë shumë gjatë, në qoftëse më parë nuk tregoni një sjellje të hijshme në erotizmin tuaj të zjarrtë dhe ta ktheni romancën tuaj në një histori dashurie po aq pasionante dhe të thellë sa edhe ndjenjat tuaja të brendshme!
Nëse Venusi nuk formon aspekte negative, prirjet posesive shprehen pozitivisht. Ju me kënaqësi kujdeseni për të dashurin tuaj dhe për interesat e tij financiare. Në fakt, Venusi në shtëpinë e tetë mbron çdo gjë që lidhet me menaxhimin e pasurive të njerëzve të tjerë, veçanërisht ato të bashkëshortit/es. Ju silleni me dashamirësi në marrëdhënien tuaj si çift si edhe në bashkëpunimet e tjera në përgjithësi, gjë që sjell surpriza të mira në fushën e të ardhurave.
Nganjëherë, kur planetët e tranzitit formojnë aspekte katërkëndësh ose opozitë me Venusin tuaj, rrezikoni të bini në kurthin e një xhelozie të fiksuar dhe të mundimshme. Një situatë e tillë do të ishte një skandal (turp) meqënëse, siç thonë, xhelozia e pabazë është e pavend dhe e dëmshme, megjithëse është e pavlerë dhe e pashpërblyer kur dëmi është bërë.
Venusi në shtëpinë e nëntë
Zgjedhja është ndërmjet dashurisë së gjetur gjatë udhëtimeve tuaja jashtë shtetit ose dashurisë për udhëtimet, dhe fokusimit të ndjenjave tuaja në idealin për t’u arratisur në vende të largëta. Ose ndoshta të dyja. Sidoqoftë, ju shpesh prireni të bini në dashuri ose të martoheni me një person të huaj (që jeton ose vjen prej jashtë shtetit) sepse ekzotizmi dhe e ndryshmja çuditërisht ju tërheqin shumë, dhe s’mund të bëni asgjë për ta ndaluar këtë fenomen. Kjo ndodh më shpesh tek meshkujt, meqë në hartën e tyre, Venusi simbolizon gruan ideale, ndërsa në hartën e një femre, Marsi simbolizon tipin e burrit që priret ta tërheqë atë.
Sa më i lidhur të jeni me ndjenjat, etja juaj për hapësira të reja dhe ndryshime shprehet që herët. Ju nuk mund të jeni i kënaqur me rutinën, dhe keni nevojë të përjetoni ngjarje të reja ekzaltuese, të pazakonshme dhe të panjohura. Këmbët tuaja nuk rrinë dot rehat, dhe ndiheni mirë vetëm kur ta shihni veten në një anije në anën tjetër të botës, apo në aeroport, duke hapur sytë gjithandej dhe duke qënë gati për t’u joshur nga sharmi i një personi të huaj i cili nuk ngjan me ju aspak.
Ndjenjat tuaja janë të shumta dhe bujare, nganjëherë edhe të sublimuara dhe të idealizuara sepse ju me kokëfortësi refuzoni çdo lloj kufizimi. Udhëhiqeni vazhdimisht nga nevoja për të fituar njohuritë më të larta të cilat mund të gjenden vetëm në temat shpirtërore apo, në kuptimin e vërtetë të fjalës, në eksplorimin e tokave të largëta, ose për analogji, në shoqërinë e njerëzve me kulturë të ndryshme që ju ngjallin frymëzim.
Personaliteti juaj është i pajisur me një ngjyrim fisnikërie dhe një vizion afatgjatë që karakterizon njerëzit e pjekur që nuk i shikojnë gjërat me një këndvështrim egocentrik dhe të thjeshtë. Është kaq e vërtetë saqë, po të shohim nga një aeroplan, realiteti i të gjitha gjërave të rëndësisme përfundimisht duket më i ashpër…
Venusi në shtëpinë e dhjetë
Nëse ky konfigurim nuk merr aspekte negative nga planetët e tjerë, ju prireni ta lidhni karrierën me dashurinë, madje edhe me martesën, dhe të bashkoni punën me kënaqësinë në mënyra që mund të prekin fatin (të ardhmen) tuaj. Femrat në përgjithësi mund t’ju ndihmojnë në ngritjen tuaj sociale, dhe mbështetja e tyre mund të përshpejtojë suksesin tuaj. Ju nuk ngurroni ta përdorni sharmin dhe fuqinë tuaj joshëse për qëllime personale (kjo karakteristikë rritet më shumë nëse jeni mashkull). Nganjëherë, ju tërhiqeni nga profesionet “venusiane” si artet, estetika, moda, zbukurimet, tregëtia e luksit, apo diplomacia. Sidoqoftë, ju e vlerësoni shumë profesionin tuaj. Ndiheni shumë mirë dhe gëzoni një reputacion emocionues që ju sjell shumë fat dhe mund t’ju shtyjë të arrini majat, ose të paktën, aty ku dëshironi të jeni.
Shpesh herë, jeni perfeksionisht (njeri që ka merak t’i bëjë gjërat mirë), dhe vëmendja e kujdesshme që i kushtoni ndjekjes së objektivave tuaja ju ndihmon shumë për arritjen e tyre. Ju nuk i harroni asnjëherë ato, dhe asgjë nuk ju gëzon më shumë sesa të jeni përkrah njerëzve të rëndësishëm në fushat më të larta të diplomacisë, politikës, artit, apo biznesit. Jeni të lumtur kur veproni si ndërmjetës dhe të fitoni shpërblimin më të merituar për sharmin tuaj të parezistueshëm.
Në disa raste, tradita thotë që ky pozicion tregon që meshkujt janë të lidhur fort me nënën e tyre, e cila ka një ndikim të madh për të mirën e së ardhmes së tyre. Në disa rrethana negative, ju mund të humbisni vazhdimësinë apo këmbënguljen në dashuri. Mundësia tjetër është që, duke u treguar i pakujdesshëm, dashuria mund të pengojë disi objektivat tuaja. Ka shumë mundësi ta gjeni veten duke bërë një akt balanci ndërmjet dashurisë suaj të jetës dhe jetës suaj profesionale pa qënë në gjendje të merrni një vendim, si pasojë mund t’i dëmtoni të dyja. Mund të kontrolloheni nga femrat.
Venusi në shtëpinë e njëmbëdhjetë
Sjellja juaj në shoqëri është zakonisht impresionuese, dhe kjo karakteristikë e fortë e personalitetit tuaj ju bën të lundroni midis dashurisë dhe miqësisë. Jeni kaq miqësor dhe tërheqës saqë njerëzit që ju rrethojnë nuk dinë ku të pozicionohen. Ka mundësi të merrni shumë kënaqësi nga miqtë tuaj dhe që, në të shumtën e rasteve, marrëdhënia juaj pa kuptuar dhe dalëngadalë kthehet nga miqësi në dashuri të vërtetë! Por, nëse lidhja juaj nuk zgjat shumë, është e sigurtë që do të mbeteni miq të mirë me ish- të dashurin/en tuaj, t’i riktheheni miqësisë së ngrohtë e cila ka qënë burimi i romancës suaj.
Dashuria juaj është mjaft paradoksale (kontradiktore), njëkohësisht e ngrohtë dhe pa interes (larg egoizmit). Në fakt, siç e thotë edhe shtëpia dhe sunduesi i saj natyror Ujori, në çështjet e dashurisë, jeni person i rafinuar dhe tolerant, dhe jeni më të interesuar për vizionet kolektive dhe të gjera sesa në qëndrimet tepër individuale.
Keni shpesh një përkrahje të garantuar për të vënë në zbatim projektet tuaja, sidomos nga miqësitë tuaja të shumta me femra të cilat e vlerësojnë shumë edukimin (mirësjelljen) tuaj, rafinimin dhe dëshirën për të dalë xhiro (shëtitje), për të shkuar në koncerte, shfaqje, konferenca, etj.
E meta juaj e mundshme mund të jetë pikërisht indiferentizmi, i cili, aq normal është për ju, saqë mund të fyejë apo të trondisë lidhjet tuaja të dashurisë. Partnerët tuaj mund t’ju qortojnë duke ju konsideruar si të ftohtë dhe të paafrueshëm dhe t’ju kërkojnë të ndryshoni mënyrën se si i shprehni ndjenjat tuaja. Në momente të tilla, duhet të tregoheni paksa më i shprehur që të shmangni qortimet e mundshme…
Venusi në shtëpinë e dymbëdhjetë
Ju pëlqen apo jo, ju mishëroni thënien franceze e cila është « Dashuria e fshehtë është më e lumtur »! Sa më shumë të jeni të lidhur me jetën dashurore, asgjë nuk ju kënaq më shumë sesa qetësia dhe jeta në fshehtësi. Mund të lidheni me disa arsye të ndryshme si ndrojtja, romantizmi, modestia, etj. Sidoqoftë, është e vërtetë që prireni të ndiheni më mirë kur i përjetoni romancat tuaja në një mënyrë të fshehtë (sekrete), dhe që martesa e ligjshme, shpesh tepër e kërkuar, ju frikëson më shumë se gjithçka tjetër.
Jeni romantik, i fshehtë, dhe nganjëherë melankolik. Prireni t’i sublimoni (lartësoni) apo t’u jepni shpirt ndjenjave tuaja. Si pasojë, mund të kaloni momente vetmie, por ato vërtetë nuk ju bëjnë keq. Në fakt, jeni pak fatal (i dorëzoheni fatit), dhe e lidhni dashurinë me vuajtjet e mëdha në përgjithësi. E keni nga natyra juaj dashamirëse dhe e devotshme apo nga mirësia juaj e lindur? Sidoqë të jetë përgjigja, ka mundësi ta takoni shpirtin tuaj binjak në mes të rrethanave të vështira apo gjatë momenteve të merzisë. Në të shumtën e rasteve, ju formoni lidhje domethënëse gjatë periudhave të tilla. Për çudi, mund të ndodhë që ta gjeni lehtësisht dashurinë edhe në një vend të mbyllur siç është spitali, manastiri apo burgu.
Jeni filantrop (human) me një shpirt vërtetë të dhembshur, dhe jepni maksimumin tuaj për të ndihmuar njerëzit e merzitur dhe të pavendosur. I përkisni asaj kategorie njerëzish që angazhohen në veprimtari humanitare me sinqeritet dhe dëshirë. Kjo lloj pune i çliron më shumë ndjenjat tuaja, më shumë se sa i shprehni ato në jetën e dashurisë. Megjithëse nuk duket, jeni i ndrojtur (i turpshëm) dhe i mbyllur në sferën private të ndjenjave, por jeni kaq njeri i mirë, i përkushtuar, dhe bujar saqë nuk jeni aspak më i keq se të tjerët. Vërtetë, ju prireni t’i ktheni vështirësitë në eksperienca personale dhe frymëzuese për ndjenjat tuaj shpirtërore njësoj si edhe për të ardhmen tuaj. Për më tepër, ju jeni të bekuar me njëfarë mbrojtje kundër vështirësive të mëdha të jetës. Për habi të njerëzve që ju rrethojnë, dëmet (rrënimet) që shkakton vetmia nuk ju prekin aspak.