Rikthimi i Venusit (RV)
Megjithëse hartat më të zakonshme të Revolucionit (Rikthimit) janë ato të Diellit dhe Hënës, Rikthimi i Venusit është një mjet i papritur zbulimi i parashikimit. Një hartë ndërtohet në momentin kur Venusi rikthehet (çdo vit) në pozicionin e tij të lindjes, dhe ky Rikthim i Venusit më pas interpretohet.
Me hartën e Rikthimit të Venusit, ne mund të parashikojmë vitin domethënës në periudhat e ngjarjeve sociale dhe kontakteve, jetën sentimentale ( të dashurisë), dhe në disa nivele, çështjet financiare. Megjithëse Rikthmi i Venusit ndodh përafërsisht një herë në vit, parashikimet e tij nuk ndodhin ashtu si në Revolucionin Diellor. Nëse keni lindur në mes të shtatorit, për shembull, harta e Revolucionit të Venusit mund të ndodhë në shtator një vit, në tetor herën tjetër, në korrik vitin tjetër dhe kështu me radhë.
Fjalët kyçe të Rikthimt të Venusit janë dashuria, argëtimi, lumturia, kontaktet sociale, romanca, dhuratat, llojet e lidhjeve. Për të gjetur Rikthimin Venusian përdoren efemeridet.
Elementët kyçe që duhen kërkuar në hartën e Rikthimit të Venusit:
- Pozicioni i Venusit në hartën e rikthimit, nëpër shtepi dhe aspekte. (shenja e Venusit do të jetë shenja e poziciont të lindjes së Venusit).
- Planetët në kënde (pikat e shtepisë së I, IV, VII, dhe X)
- Konfigurime të forta (aspekte) në hartë, sidomos nëse kanë lidhje me Venusin.
- Planetët e lindjes dhe pika të tjera që janë përkrah këndëve të Rikthimit Venusian.
*Një “vit Venusian” mjaft aktiv do të shënohet në hartë në disa lloje mënyrash. Venusi mund të bie në Mesqiellor ose Ashendent. Venusi mund të bie edhe përkrah Diellit apo ndonjë planeti tjetër. Verteksi i hartës së Rikthimit mund të jetë i lidhur ngusht me Nyjet e Hënës (përkrah, opozitë ose kuadrat) në një vit kur një individ bën kontakte sociale të rëndësishme.
*Nyjet e Hënës dhe Verteksi aktivizohen shpesh dhe dalin në dukje në një vit kur individi takon domethënësin tjetër ( të dashurin, partnerin e martesës, apo mikun e zemrës).
*Një vit jashtëzakonisht me rëndësi sociale tregohet shpesh kur Venusi është përkrah Mesqiellorit në hartën e Rikthimit të Venusit. Mundësi të reja shoqërore, ashtu si edhe një imazh i ri social vihen re. Një planet përkrah Ashendentit në hartën e Rikthimit Venusian tregon një vit shumë domethënës. Për shembull, Plutoni në shtepinë e parë (afër Ashendentit) në hartën e RV tregon shpesh një romancë të re e cila ndryshon jetën.
*Në një nga rastet, Rikthmi i Venusit ishte përkrah pikës së shtepisë së 9-të në një vit kur një person takoi dashurinë ndërsa po udhëtonte. Në një rast tjetër, një individ takoi një person i cili po i bëhej një mik romantik shumë domethënës dhe i veçantë kur Dielli, Venusi dhe Jupiteri ishin të gjithë përkrah pikës së shtepisë së 11-të në hartën e Rikthimit të Venusit (këto planetë formonin edhe kuadrat me akset nyjore, të cilat janë tregues i rëndësishëm i kontakteve sociale në hartën e RV). Në një rast tjetër të Rikthimit të Venusit Jupiteri ishte në shtepinë e saj të gjashtë kur një grua takoi burrin e saj të ardhshëm në vendin ku punon.