vazhdim nga pjesa e dytë.....
12 Pikat e Shtëpive në shenjën e Shigjetarit
Meqë Shigjetari është shenjë zjarri, e ndryshueshme, ne kemi nevojë të zgjerojmë përvojat tona në fushat e shtëpisë që bie në Shigjetar. Mund të jeni ndjerë të kufizuar në çështjet e kësaj shtëpie (ndoshta, në kohët e mëparshme) prandaj tani ju keni nevojë të eksploroni disa fusha të qeverisura nga kjo shtëpi. Kujdes mos u hapni shumë! Në hartën tuaj të lindjes, shtëpia pika e së cilës fillon në shenjën e Shigjetarit sundohet nga planeti Jupiter. Prandaj shikoni pozicionin e Jupiterit në shenja për më shumë të dhëna në lidhje me fushat e shtëpisë në fjalë.
Pika e shtëpisë së parë (Ashendenti) në Shigjetar
Nëse pika e shtëpisë suaj të parë (Ashendenti) bie në shenjën e Shigjetarit, jeta juaj mbushet me entuziazëm dhe idealizëm. Ju e shikoni jetën më shumë si një aventurë të vazhdueshme me shumë mësime ngacmuese. Duhet të mos harroni t’u kushtoni vëmendje detajeve të jetës së përditshme. E projektoni veten me optimizëm. Ambicjet tuaja lidhen me qëllime në shkallë të gjerë. Dukeni person miqësor, i interesuar dhe gazmor. Sidoqoftë, keni prirjen t’i merrni gjërat si të sigurta dhe të mendoni vetëm sipas problemeve dhe perspektivës suaj. Fuqia juaj vjen nga aftësia për të ndikuar tek të tjerët që të pajtohen me një sistem mendimesh që është vendosur t’ju sigurojë ju të gjitha avantazhet. Megjithatë, optimizmi juaj është një burim frymëzimi për ata me të cilët keni kontakt.
Pika e shtëpisë së dytë në Shigjetar
Nëse pika e shtëpisë së dytë bie në shenjën e Shigjetarit, keni sensin e bollëkut kur vjen puna tek çështjet financiare. Mund të jeni gjithashtu dorëshpuar. E vlerësoni aftësinë për t’i parë gjërat me vizion të gjerë. Përgjithësisht, keni fat në çështjet e financave dhe dini se si të shtoni paratë tuaja. Ju i zgjeroni aktivitetet tuaja përmes parasë, ka shpesh burime të mjaftueshme për të çuar përpara qëllimet tuaja. Mund të siguroni mbështetje financiare për insitucione fetare dhe edukative. Teoricienët ekonomikë shpesh kanë këtë vendosje.
Pika e shtëpisë së tretë në Shigjetar
Nëse pika e shtëpisë së tretë bie në shenjën e Shigjetarit, jeni një komunikues entuziast dhe ju pëlqen të studioni. Keni aftësinë të frymëzoni të tjerët përmes të folurës apo shkrimeve tuaja. Jeni filozofik dhe largpamës në shprehjen e mendimeve dhe ideve tuaja. Jeni të lidhur me vlerat fetare dhe sociale, dhe i rreshtoni idetë në dobi të një rendi të gjerë social. Jeni zemërgjerë me vëllezrit, motrat dhe të afërmit tuaj, edhe pse mund të jeni larg tyre. Shpesh herë, udhëtimet tuaja të shkurtra, qofshin ato fizike apo mendore, ju çojnë në vende ku nuk keni qënë kurrë. Shpesh merrni mesazhe dhe komunikoni me njerëz që janë larg.
Pika e shtëpisë së katërt në Shigjetar
Nëse pika e shtëpisë së katërt bie në shenjën e Shigjetarit, ju pëlqen të diskutoni filozofitë tuaja të jetës me familjen. Mund të keni udhëtuar shpesh me familjen tuaj gjatë fëmijërisë. Shtëpia juaj mund të ketë mjaft hapësira, ngaqë një shtëpi e gjerë dhe e rehatshme është e rëndësishme për ju. Ju pëlqen të siguroni një vend për gjithçka dhe të shikoni që çdo gjë aty është në vendin e vet. Megjithëse i trajtoni vizitorët me zemërgjerësi, jeni veçanërisht bujarë me familjen tuaj. Në të vërtetë, familja juaj zakonisht përparon më mirë se shumica.
Pika e shtëpisë së pestë në Shigjetar
Nëse pika e shtëpisë suaj të pestë bie në shenjën e Shigjetarit, ju pëlqejnë hapësirat e mëdha për zbavitje (çlodhje) dhe sportet. Jeni një mësues kreativ, sidomos për fëmijët. Është e rëndësishme për ju të siguroni më të mirat për fëmijët tuaj, madje duke i llastuar ata. Jeni artistik dhe krijues, dhe shpesh pompoz. Ju pëlqen të bëni festa luksoze dhe do të shpenzoni edhe qindarkën e fundit për të paraqitur një mbrëmje spektakolare. Përfshirja në sport apo fe (besim) është karakteristikë, ngaqë njëra apo të dyja janë burim i një goxha kënaqësie për ju. Ju pëlqeni sidomos dramat fetare dhe filozofike që ju bëjnë të depërtoni në kuptimin e jetës.
Pika e shtëpisë së gjashtë në Shigjetar
Nëse pika e shtëpisë suaj të gjashtë bie në shenjën e Shigjetarit, rutina juaj është e shpërndarë. Ju alternoheni ndërmjet punëve të përditshme me entuziazëm dhe ikjes nga rutina për të ndjekur aventurat. Meqë jeni bujar për të ndihmuar të tjerët, ana juaj shpirtërore është në gjendje të maturohet përmes shërbimit. Sidoqoftë, duhet të jeni të lirë të ndiqni frymëzimin tuaj në punë. Keni shumë besim në shërimin e besimit dhe fuqinë e mendimeve pozitive. Do të punoni shumë dhe me vetmohim për të tjerët, duke besuar që nëse ndihmoni një, do t’i ndihmoni të gjithë.
Pika e shtëpisë së shtatë në Shigjetar
Nëse pika e shtëpisë së shtatë bie në shenjën e Shigjetarit, ju prireni të theksoni vlerat etike, fetare dhe filozofike kur zgjedhni të bashkoheni me dikë. Zakonisht jeni me fat në martesë dhe keni marrëdhënie të mira me publikun. Jeni një partner entuziast dhe zbavitës. Preferoni t’i shikoni marrëdhëniet tuaja si një aventurë. Keni nevojë për liri në marrëdhëniet personale për të eksploruar botën.
Pika e shtëpisë së tetë në Shigjetar
Nëse pika e shtëpisë së tetë bie në shenjën e Shigjetarit, ju keni shumë parime morale kur vjen puna për ndërmarrjet e përbashkëta, dhe marrëdhëniet seksuale. Ju pëlqen t’i zbatoni parimet tuaja në pasuritë e përbashkëta. Ka shumë aktivitet ligjor në lidhje me testamentet, sigurimet, apo paranë e të tjerëve. Individët me këtë vendosje shpesh përfitojnë nga trashëgimia. Partneri juaj është zakonisht stabël nga ana financiare, dhe i dobishëm në progresin tuaj ndaj “fushave jeshile”.
Pika e shtëpisë së nëntë në Shigjetar
Nëse pika e shtëpisë së nëntë bie në shenjën e Shigjetarit, jeni në kërkim të njohurive të cilat do të rrisin të perceptimin (të kuptuarit) tuaj ndaj botës. Ju pëlqen udhëtimi, studimet, temat fetare dhe filozofike – çdo gjë që vjen rrotull kërkesave tuaja. Keni besime të forta fetare (apo filozofike), të cilat përgjithësisht ndjekin modele tradicionale. Ka një interes të natyrshëm në filozofi dhe arsim të lartë. Digjeni gjithmonë për “kullota jeshile” dhe ka momente të herëpas’hershme ku dëshironi të bredhni.
Pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) në Shigjetar
Nëse pika e shtëpisë suaj të dhjetë (Mesqiellori) bie në shenjën e Shigjetarit, ju keni një stil entuziast ndaj karrierës suaj. Doni që publiku t’ju vërë re, dhe karriera juaj mund të ketë lidhje me të huaj. Mund ta keni të vështirë të zini vend në një rrugë të zgjedhur karriere nëse nuk ju jep shumë liri. Mund t’ju pëlqejë të jepni mësim. Mund të keni sukses si një qeveritar që ka një vizion të madh, por nuk jeni gjithmonë praktik. Kjo vendosje është tipike për ata që punojnë në fushën e arsimit, fesë, dhe udhëtimit, duke arritur famë në këto fusha përmes arritjeve të tyre fetare dhe shpirtërore. Dëshironi t’ju konsiderojnë si filantrop, dhe jeni bujar në kontaktet tuaja profesionale.
Pika e shtëpisë së 11-të në shenjën e Shigjetarit
Nëse pika e shtëpisë së njëmbëdhjetë bie në Shigjetar, jeni një mik entuziast dhe zbavitës. Dëshironi të udhëtoni dhe të eksploroni botën me miqtë tuaj, apo me grupe njerëzish. Ju pëlqen të vendosni qëllimet tuaja për të ardhmen, ndonëse ju pëlqejnë miqtë e famshëm dhe optmistë që ju frymëzojnë për arritje më të mëdha. Njerëzit me këtë vendosje zakonisht kanë shumë miq. Mund të bëheni pjesë e disa organizatave të mëdha të cilat ju ndihmojnë të zgjeroheni personalisht.
Pika e shtëpisë së 12-të në Shigjetar
Nëse pika e shtëpisë së dymbëdhjetë bie në Shigjetar, mund ta ndjeni veten sikur jeni në një kërkim shpirtëror, dhe mund të takoni disa mësues apo këshilltar shpirtëror në rrugën tuaj. Në mënyrë të pashmangshme do të zbuloni që mençuria më e madhe vjen nga brenda jush. Kur jeni vetëm dhe larg nga bota e bisnesit (punës), i drejtoheni anës filozofike. Filozofia e jetës suaj është mbështetja e fshehtë që udhëzon dhe frymëzon mendimet tuaja. Rrënimi juaj mund të vijë si rezultat i aspiratave të larta të cilat nuk do të mund t’i realizoni në rrethanat aktuale.
12 Pikat e Shtëpive në shenjën e Bricjapit
Meqë Bricjapi është shenjë toke, themelore, ne kemi nevojë të gjejmë strukturë dhe mirënjohje sociale në lidhje me çështjet e shtëpisë që bie në Bricjap. Në këtë shtëpi ju keni nevojë për respekt dhe vlerësim nga të tjerët. Mos u mundoni ta fitoni me këmbëngulje këtë vlerësim sepse mund ta fitoni vetëm me meritë. Ka gjithnjë një ndjenjë merzitjeje në lidhje me shtëpinë e sunduar nga Bricjapi. Në hartën tuaj personale, shtëpia që bie në Bricjap sundohet nga planeti Saturn. Prandaj shikoni pozicionin e Saturnit në shenja (dhe shtëpi) për më shumë të dhëna në lidhje me fushat e jetës të shtëpisë në Bricjap.
Pika e shtëpisë së parë (Ashendenti) në Bricjap
Nëse pika e shtëpisë së parë (Ashendenti) bie në shenjën e Bricjapit, përgjegjshmëria dhe përmbajtja shpesh paraqiten si mënyra juaj e natyrshme e të vetshprehurit. Jeta mbushet me maturi dhe planifikime të kujdesshme. Disipina, përpjekjet sistematike, puna e madhe, dhe durimi janë karakteristikat tuaja. Çdo gjë që bëni e ka një qëllim dhe është përcaktuar për të përmbushur disa qëllime praktike të caktuara. Jeni serioz, i ashpër, disi melankolik dhe i rezervuar. Të tjerët mund t’ju shohin si tepër serioz. Duhet të mësoni të ndërmerrni rreziqe, edhe nëse i planifikoni ato me kujdes.
Pika e shtëpisë së dytë në Bricjap
Nëse pika e shtëpisë së dytë bie në shenjën e Bricjapit, keni një stil praktik, të qëndrueshëm, të besuar dhe ambicioz në fitimin e parasë. Krenoheni për veten për vetëdisiplinën dhe mençurinë që keni. Ju nuk e shpenzoni paranë ma u menduar dhe me nxitim. Ndjeni që ajo duhet përdorur për gjëra që vlejnë më shumë, dhe jeni shpesh mjaft i kursyer.
Pika e shtëpisë së tretë në Bricjap
Nëse pika e shtëpisë së tretë bie në shenjën e Bricjapit, ju jeni pragmatik. E dini se kur të flisni, dhe kur të heshtni. Mund të keni besim në vetvete se jeni një komunikues superior. Jeni i kujdesshëm në shprehjen e mendimeve. Ju nuk thoni apo nuk shkruani kurrë diçka nëse nuk keni një arsye të caktuar për ta bërë këtë, ja pse njiheni për fshehtësi. Meqë i llogarisni me kujdes fjalët për efekt maksimal, mund të jeni i sertë dhe i saktë në të folurën tuaj. Kjo ndodh kur shfaqet thumbi i Akrepit (shumë njerëz me këtë vendosje kanë Akrepin ashendent).
Pika e shtëpisë së katërt në Bricjap
Nëse pika e shtëpisë së katërt bie në shenjën e Bricjapit, i respektoni shumë traditat e familjes. Jeni një anëtar praktik dhe i besueshëm i famljes. Në moshë të vogël, mund ta keni ndjerë veten të kufizuar nga familja. Në moshë madhore mund të bëheni shtyllë mbështetëse për anëtarët e tjerë të familjes. Meqë doni që gjithçka të jetë në vendin e duhur, jeni një disiplinues i madh dhe një organizator i mirë i shtëpisë. Prapëseprapë asgjë nuk është asnjëherë e sistemuar sa për t’jua bërë qejfin si duhet. Shumë punë dhe përgjegjësi përqëndrohen në shtëpinë tuaj. Megjithëse familja juaj priret të jetë konservatore dhe e rreptë, është e rëndësishme për ju që shtëpia juaj të njihet për kontribute në jetën e komunitetit.
Pika e shtëpisë së pestë në Bricjap
Nëse pika e shtëpisë suaj të pestë bie në shenjën e Bricjapit, ju keni një stil përgjegjës për zbavitje. Ju pëlqejnë aktivitetet e organizuara dhe veprimtaritë bashkërenduese për të tjerët. Mund të keni pasur talent të organizoni sëbashku plane kreative biznesi. Jeni disi i rezervuar në lidhje me seksin dhe romancën. Megjithëse dukeni i ftohtë, jeni tepër seksual. Shpesh ju i përmbushni ambicjet tuaja përmes njeriut që dashuroni, apo përmes fëmijëve tuaj, apo përmes mendjes suaj krijuese. Jeni jashtëzakonisht i kujdesshëm në fushën e spekulimeve dhe nuk hyni në rrezik apo në skema të pamoralshme biznesi. Ju kërkoni kënaqësi serioze dhe medituese, dhe keni aftësinë të shijoni punën.
Pika e shtëpisë së gjashtë në Bricjap
Nëse pika e shtëpisë së gjashtë bie në shenjën e Bricjapit, ju jeni të mirë-organizuar në rutinën e përditshme dhe në punë. Ju pëlqejnë programimet dhe planifikimet e kohës. Mund të jeni shef (urdhërues) në shtëpi apo zyrë. Jeni shumë serioz në profesionin tuaj. Gjithkush që qesh në punën tuaj do të përballet me një luan (shumë njerëz me këtë vendosje kanë Luanin ashendent). Kur punoni, ju punoni fort.
Pika e shtëpisë së shtatë në Bricjap
Nese pika e shtëpisë së shtatë bie në shenjën e Bricjapit, preferoni të keni marrëdhënie serioze personale. Ju pëlqen të zotëroni respektin e njerëzve që doni, dhe keni nevojë për një partner të cilin ta respektoni. Mund të zgjedhni një partner më të madh në moshë. Prireni të jeni të rezervuar dhe të kujdesshëm në formimin e partneritetit dhe të jeni të ndrojtur në marrëdhëniet publike. Meqë turmat e mëdha ju frikësojnë, ju nuk doni të qëndroni gjatë në publik (grup njerëzish). Jeni të matur në martesë. Prireni të martoheni vonë në jetë dhe shpesh për pozitë.
Pika e shtëpisë së tetë në Bricjap
Nëse pika e shtëpisë së tetë bie në shenjën e Bricjapit, jeni të besueshëm me burimet që i ndani me të tjerët. Duhet të fitoni pjesën tuaj që ju takon në çdo lloj partneriteti ose ndiheni të paplotësuar. Ju pëlqen të jeni në pozicion autoriteti kur vjen puna te sipërmarrjet e përbashkëta. Nëse do të jeni me aq fat për të fituar një trashëgimi (pasuri), do të ketë përgjithësisht vonesa dhe shpesh bllokohet nga çështje gjyqësore. Sidoqoftë, njerëzit me këtë vendosje, zakonisht mbrojnë veten me sigurime shoqërore. Gjithashtu, mund të ndiheni disi të penguar nga ana seksuale.
Pika e shtëpisë së nëntë në Bricjap
Nëse pika e shtëpisë suaj të nëntë bie në shenjën e Bricjapit, keni ambicje për të ndjekur arsimin e lartë. Keni një këndvështrim të besueshëm për çështjet botërore. Jeni të mirëorganizuar kur udhëtoni, dhe mund të udhëtoni për qëllime biznesi. Jeni tradicional dhe konservator në çështjet fetare dhe filozofike. Pikëpamja juaj filozofike kufizohet nga materializmi. Instinktet tuaja humanitare shprehen përmes punës suaj profesionale.
Pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) në Bricjap
Nëse pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) bie në shenjën e Bricjapit, ju do të zgjedhni një udhë karriere të besueshme dhe të respektueshme. Ju pëlqen t’ju shohin si autoritar dhe i besueshëm. Do të shqyrtoni çdo vendim karriere dhe ndryshim me kujdes, megjithëse jeni ambicioz dhe doni të arrini ngritje profesionale përmes konkurrencës. Mund të mos keni gjithnjë durimin e duhur për të bërë që t’ju përkrahin ata që janë në pozitë.
Pika e shtëpisë së 11-të në shenjën e Bricjapit
Nëse pika e shtëpisë së njëmbëdhjetë bie në shenjën e Bricjapit, jeta juaj sociale është e mirëorganizuar me miqtë tuaj nga grupet, klubet, ose mundësisht përmes biznesit. Ndjeni një sens përgjegjësie ndaj miqve apo grupit ku bëni pjesë. Meqë shpresat dhe ëndrrat tuaja dominohen nga dëshira për siguri, ju zgjedhni si miq njerëz të qëndrueshëm, konservatorë dhe të ngritur.
Pika e shtëpisë së 12-të në shenjën e Bricjapit
Nëse pika e shtëpisë së dymbëdhjetë bie në shenjën e Bricjapit, ka mundësi të pengoni dhe injoroni nxitjet tuaja të brendshme, dhe të jeni madje mosbesues (paranojak). Duhet të pajtoheni me ato aspekte të vetes të cilat ia keni privuar vetes. Njerëzit me këtë vendosje zakonisht janë me ashendent Ujor, dhe janë më konservatorë sesa duan ta pranojnë. Ndonëse janë nganjëherë të frenuar nga frikëra të pavetëdijshme forca e tyre e fshehtë është disiplina që i mundëson ata të punojnë fort prapa skene. Mund t’u besohen sekrete, dhe shpesh mund të punojnë në projekte të fshehta.
12 Pikat e Shtëpive në shenjën e Ujorit
Meqë Ujori është një shenjë ajri, ne kemi një nevojë kokëfortë për të përtërirë, për të qënë origjinal, dhe forma të thyera në shtëpinë pika e së cilën bie në Ujor. Në këtë shtëpi, duhet të fitojmë njohuri për të rrëzuar idetë e vjetra. Në hartën tuaj personale, shtëpia e cila bie në Ujor sundohet nga planeti Uran (dhe tradicionalisht nga Saturni). Pra shikoni pozicionin se ku bie Urani (dhe Saturni) për më shumë të dhëna në lidhje me fushat e jetës të shtëpisë përkatëse.
Pika e shtëpisë së parë (Ashendenti) në Ujor
Nëse pika e shtëpisë së parë (Ashendenti) bie në shenjën e Ujorit, stili juaj i jetesës është shoqëror dhe i pazakonshëm, origjinal dhe objektiv. E shikoni jetën nga një pozicion intelektual. Kujdes se mos bëheni tepër i ashpër me anën emocionale dhe intuitive të jetës, dhe ruhuni nga nevoja e rastësishme për të ndjekur rregullat. Jeni origjinal, kreativ, i pavarur, duke dashur të jepni kontributin tuaj personal për të mirën e përbashkët. Në të njëjtën kohë, i doni zbavitjet, bashkëveprimet, jeni miqësor në një mënyrë të papërcaktuar. Jeni modest dhe nuk ju pëlqen t’i kushtoni vëmendje të tepruar vetvetes. Do të doni më shumë që të tjerët t’ju duan sesa t’ju admirojnë. E gjeni burimin tuaj të fuqisë në aktivitetet në grup rrethuar nga miq të ngushtë.
Pika e shtëpisë së dytë në Ujor
Nëse pika e shtëpisë së dytë bie në shenjën e Ujorit, paraja dhe zotërimet janë produkte të paparashikueshme në jetën tuaj. E vlerësoni origjinalitetin dhe individualizmin tuaj. Ju e fitoni paranë në mënyra të pazakonshme dhe origjinale përmes grupeve dhe organizatave. Njerëzit me këtë mbivendojse janë shpesh të lidhur me ndërmarrje të përbashkëta, duke arritur suksese financiare me prodhimin e risive më të kushtueshme dhe teknikave më gjeniale në fushat e tyre.
Pika e shtëpisë së tretë në Ujor
Nëse pika e shtëpisë së tretë bie në shenjën e Ujorit, ju keni disa ide ngacmuese dhe të paparashikueshme. Jeni të interesuar në studimin e temave të pazakonshme. Mund të përjetoni shkrepëtima intuite. Jeni të aftë të transmetoni mendime në mënyra stimuluese dhe brilante. Mendimet tuaja vijnë në shkrepëtima intuite, por ju jeni i aftë t’i vini ato në zbatim praktik. Keni mendime përparimtare, duke këmbëngulur që idetë kanë një funksion praktik të bazuar në vlera që i kanë rezistuar kohës. Ju mendoni me fjalë humane. Keni marrëdhënie të pazakonshme dhe të veçanta me vëllezrit, motrat dhe të afërmit, të cilët hyjnë dhe dalin në mënyrë të paparashikuar në jetën tuaj.
Pika e shtëpisë së katërt në Ujor
Nëse pika e shtëpisë së katërt bie në shenjën e Ujorit, jeta juaj shtëpiake është e zënë dhe e paparashikuar. Ambjenti i shtëpisë është i veçantë dhe i pazakonshëm. Si rregull, për njerëzit me këtë mbivendosje, ka diçka jashtë të zakonshmes në lidhje me shtëpinë apo familjen. Mund të keni pasur trazira në jetën tuaj shtëpiake gjatë fëmijërisë. Ju pëlqen më shumë që miqtë tuaj t’ju vizitojnë juve sesa t’i vizitoni ju ata.
Pika e shtëpisë së pestë në Ujor
Nëse pika e shtëpisë së pestë bie në shenjën e Ujorit, ju pëlqen ta shprehni natyrën tuaj individuale përmes lojës. Ju pëlqejnë lojrat e reja dhe ngacmuese. Gjithashtu ju pëlqejnë dashuritë e pazakonshme dhe eksituese. Një burim i madh kënaqësie vjen nga studimi i gjërave unike, miqve dhe aktiviteteve në grup. Fëmijët tuaj janë një përzierje e pazakontë origjinaliteti dhe disipline mendore, por trupat e fëmijëve tuaj nuk janë gjithnjë aq të fortë sa vullneti që ata shprehin. Në art dhe teatër, struktura është e rëndësishme për ju, dhe ju pëlqejnë pjesët që janë edhe të pazakonshme edhe dramatike.
Pika e shtëpisë së gjashtë në Ujor
Nëse pika e shtëpisë së gjashtë bie në shenjën e Ujorit, vazhdimisht ju e thyeni rutinën e përditshme. Kjo e bën jetën tuaj të përditshme të paparashikueshme dhe stimuluese. Në punë, jeni human, origjinal, kreativ, sidoqoftë, duke përdorur teknika origjinale. I trajtoni bashkëpunëtorët si miq dhe ju pëlqejnë projektet në grup. Megjithatë, ju e humbisni interesin në një projekt nëse të gjithë anëtarët e grupit nuk janë të gatshëm të mendojnë realizimin e tij.
Pika e shtëpisë së shtatë në Ujor
Nëse pika e shtëpisë së shtatë bie në shenjën e Ujorit, pëlqeni lirinë dhe pavarësinë në një marrëdhënie. Partnerët tuaj intimë duhet t’ju japin shumë liri. Mund ta keni të vështirë të krijoni lidhje serioze (fejesë) me dikë. Jeni human në marrëdhëniet publike, dhe ju pëlqen të krijoni imazhin e altruizmit. Keni një instinkt për të përqendruar gjëra në një partneritet; nëse jeni i martuar, doni të dini, pa asnjë arsye racionale, të gjitha vendndodhjet dhe aktivitetet e bashkëshortes. Mbreti duhet ta dijë se çfarë bën mbretëresha e tij!
Pika e shtëpisë së tetë në Ujor
Nëse pika e shtëpisë së tetë bie në shenjën e Ujorit, ju keni gjithnjë mendime të reja për pasuritë dhe projektet e përbashkëta. Ju pëlqen të eksperimentoni në jetën tuaj seksuale. Jeni të interesuar në anën shpirtërore të jetës. Disa njerëz me këtë mbivendosje kanë prirje si medium. Janë veçanërisht të lidhur me pasuritë e të vdekurve. Kur miqtë vdesin, humbja e tyre ju trondit shumë, më shumë sesa e shfaqni.
Pika e shtëpisë së nëntë në Ujor
Nëse pika e shtëpisë suaj të nëntë bie në shenjën e Ujorit, ju pëlqen të eksploroni aspektet më të pazakonshme të jetës. Udhëtimet tuaja mund të larmohen me surpriza të papritura. Arsimi juaj i lartë mund të jetë në një fushë të pazakonshme teknike, apo shkencore. Keni prirje të jeni progresist, i pazakonshëm dhe mendimtar i lirë në temat fetare, filozofike dhe ato të arsimit të lartë. Pëlqeni të shoqëroheni me njerëz që lidhen me këto fusha. Jeni kurioz për kulturat e huaja. Meqë frymëzimi ju vjen nga shkëndija të papritura, ju bëni udhëtime të gjata të papritura, pa u përgatiur shumë.
Pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) në Ujor
Nëse pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) bie në shenjën e Ujorit, ju do të jeni gjenial dhe origjinal në profesionin që keni zgjedhur. Mund të zgjedhni një rrugë të pazakonshme karriere. Doni të kontribuoni për humanizmin. Keni prirje të punoni me grupe ku përfshihen edhe çështjet e profesionit; pra, përfshirje me organizata dhe veprimtari në grup. Doni të njiheni si njeri që lidhet me njerëz me rëndësi dhe të qëndrueshëm, por edhe të pazakoshëm dhe brilant.
Pika e shtëpisë së 11-të në shenjën e Ujorit
Nëse pika e shtëpisë së njëmbëdhjetë bie në shenjën e Ujorit, ju pëlqen një jetë shoqërore e gjerë dhe e larmishme. Miqtë tuaj mund të jenë të pazakonshëm apo të ndryshëm. Mund t’ju pëlqejë një jetë sociale e lidhur me grupe apo klube me një kauzë. Jeni të aftë të vendosni shumë miqësi dhe të punoni fare mirë në grupe, sidomos me njerëz të rinj në moshë. Sidoqoftë, individualizmi juaj nganjëherë ju pengon për të pasur shumë miq. Jeni gjithashtu i çrregullt në shoqërimet tuaja.
Pika e shtëpisë së 12-të në shenjën e Ujorit
Nëse pika e shtëpisë suaj të dymbëdhjetë bie në shenjën e Ujorit, mund t’ju pëlqejë të eksploroni fushat shpirtërore përmes mënyrave metafizike si meditimi, astrologjia dhe okultizmi. Mund të shkaktoni vetshkatërrimin e tyre duke ngarkuar shokët tuaj me problemet tuaja dhe mund të largoni miqtë tuaj duke u kërkuar vazhdimisht simpatinë dhe mbështetjen e tyre. Nga ana pozitive, marrëdhënia juaj shpirtërore me miqtë tuaj mund të jetë mbështetja juaj e fshehtë. Keni një dëshirë të pavetëdijshme për t’i shërbyer humanizmit dhe një vetëdije të përgjithshme që ju mundëson të kontaktoni nivelet më të thella të ndjenjave (ndërgjegjës).
12 Pikat e Shtëpive në shenjën e Peshqve
Meqë Peshqit është një shenjë uji, e ndryshueshme, duhet ta lini intuitën t’ju udhëheqë dhe do të ndiheni sikur po veproni verbërisht në shtëpinë pika e së cilës bie te Peshqit. Askush nuk mund t’ju sprovojë për çështjet e lidhura me këtë shtëpi, prandaj lëreni veten të udhëhiqeni nga intuita juaj. Në hartën tuaj personale, shtëpia e cila bie në shenjën e Peshqve sundohet nga Neptuni (dhe tradicionalisht nga Jupiteri). Prandaj shikoni pozicionin e Neptunit (apo Jupiterit) për më shumë të dhëna në lidhje me fushat e jetës të shtëpisë që bie te Peshqit.
Pika e shtëpisë së parë (Ashendenti) në Peshqit
Nëse pika e shtëpisë suaj të parë (Ashendenti) bie në shenjën e Peshqve, jeni të aftë të veproni si pasqyrë ndaj të tjerëve, dhe mund të interpretoni karakterin e kujtdo që idealizoni. Të tjerët do t’ju shohin si person altruist, vetë-sakrifikues dhe frymëzues dhembshurie. Jeni dashamirës, të përshtatshëm, të lehtë dhe imagjinar. Arritjet tuaja janë rezultat i ndjeshmërisë suaj ndaj rrymave delikate të mjedisit që ju rrethon. Depërtimi juaj i brendshëm mistik ju mundëson të futeni thellë në delikatesën e natyrës njerëzore. Keni gjithashtu aftësi artistike dhe muzikore.
Pika e shtëpisë së dytë në Peshqit
Nëse pika e shtëpisë së dytë bie në shenjën e Peshqve, mund të ndiheni konfuz në çështjet e parave dhe keni vështirësi të rregulloheni me aq sa keni. E vlerësoni sensin tuaj të mëshirës. Ka mundësi të ekzistojë një shkudesje dhe pazbatueshmëri në çështjet profesionale dhe financiare për shkak të bujarisë së tepruar. Sidoqoftë, është ky shpirt bujar që ju sjell shpesh fat nga ana financiare. I doni gjërat e e bukura dhe të mira të jetës, ndonëse ky vlerësim nuk ju bën kurrë lakmitar.
Pika e shtëpisë së tretë në Peshqit
Nëse pika e shtëpisë së tretë bie në shenjën e Peshqve, mund të jeni të paqartë në komunikimet tuaja. Keni një jetë të gjallë fantazie dhe mund të jeni një shkrimtar kreativ. Ky pozicion krijon persona që janë çuditërisht të fshehtë dhe tepër emocionalë në mendimet dhe komunikimin e tyre. Shumë shpesh idetë e tyre bazohen në mendjehollësi intuitive. Ju i organizoni planet dhe idetë tuaja fshehtas. Ju pëlqen të jeni vetëm kur kryeni punë mendore.
Pika e shtëpisë së katërt në Peshqit
Nëse pika e shtëpisë së katërt bie në shenjën e Peshqve, ju keni një këndvështrim idilik (paqësor) ndaj familjes. Mund të mos i shikoni pjesëtarët e familjes suaj ashtu siç janë në të vërtetë. Njëri nga prindërit tuaj mund t’ju ketë munguar, mund të ketë qënë i sëmurë apo pijanec gjatë fëmijërisë suaj. Sidoqoftë, si i rritur ju mbani mend vetëm kohët e mira. Mund të përpiqeni të rikrijoni një jetë të qetë familjare. Për njerëzit që kanë këtë mbivendosje, shtëpia është shpesh një vend strehe, për t’u menjanuar dhe për të analizuar të shkuarën. Shpesh herë shtëpitë e tyre janë pajisur me institucione; ata mund të jetojnë në shtëpi famullitari, shtëpi komunitare, konvikte universiteti, etj. Nga ana tjetër, ata pëlqejnë privatësinë në shtëpinë e tyre.
Pika e shtëpisë së pestë në Peshqit
Nëse pika e shtëpisë së pestë bie në shenjën e Peshqve, ju jeni kreativ dhe artistikisht të talentuar. Pëlqeni muzikën, artin, teatrin – argëtimet që ju frymëzojnë dhe ju ndihmojnë të arratiseni (shpëtoni) nga realiteti. Jeni çuditërisht sentimental në çështjet e zemrës; u shërbeni njerëzve të dashur me vetëmohim. Fëmijët dhe të dashurit tuaj janë shpesh një burim zhgënjimi për ju. Ju merrni kënaqësi nga vetmia dhe nga studimi i misticizmit.
Pika e shtëpisë së gjashtë në Peshqit
Nëse pika e shtëpisë së gjashtë bie në shenjën e Peshqve, rutina juaj e përditshme mund të jetë e turbullt dhe e çorganizuar. Mund ta keni të vështirë të përqëndroheni në detyrat e përditshme. Mund të vuani nga shëndeti i dobët. Rrethanat në punë dhe shërbim kërkojnë devotshmërinë tuaj bujare. Jeni dashamirës me bashkëpunëtorët dhe nëpunësit. Sidoqoftë, nganjëherë, merrni përsipër më shumë punë sesa mund të kryeni në të vërtetë, duke krijuar kështu konfuzion dhe probleme. Mund të bëheni hipokondriak nëse kërkoni të shpëtoni nga përgjegjësitë profesionale. Shëndeti juaj varet nga gjendja emocionale.
Pika e shtëpisë së shtatë në Peshqit
Nëse pika e shtëpisë suaj të shtatë bie në shenjën e Peshqve, jeni një partner i dashur dhe i dhembshur, mundësisht me disa prirje prej martiri. Mund të jeni idealist kur vjen puna te marrëdhëniet personale. Keni nevojë të ndani veprimtaritë shpirtërore apo artistike me partnerin tuaj. Partnerët janë shpesh rruga nëpërmjet së cilës ju zgjeroni fushat e reja. Partnerët rrisin mirëkuptimin tuaj njerëzor dhe përfshirjen emocionale. Ju tërhiqni njerëz që nuk janë aq të organizuar aq mirë sa ju.
Pika e shtëpisë së tetë në Peshqit
Nëse pika e shtëpisë së tetë bie në shenjën e Peshqve, nuk jeni të qartë për pasuritë e përbashkëta; duke vuajtur nga konfuzioni se cila është pjesa juaj dhe cila i përket partnerit (tjetrit). Një veprimtari e përbashkët artistike mund të jetë një rrugëdalje e mirë. Gjithashtu mund të përjetoni konfuzion në lidhje me ndjenjat seksuale. Edhe pse e dini që vdekja në fund të fundit u vjen të gjithëve, nuk e pranoni idenë e vdekjes. Nga ana tjetër, ju bëni gjithçka që ta shtyni ditën e fundit. Meshkujt sidomos, me këtë mbivendosje, janë ilaç mbërthyes, edhe pse këto ilaçe mund të jenë vitamina apo minerale. Përgjithësisht ku pozicion tregon kushte të çuditshme në lidhje me trashëgiminë (pasurinë). Për disa njerëz, pasuritë e tyre janë të harxhuara edhe përpara se ata t’i marrin.
Pika e shtëpisë së nëntë në Peshqit
Nëse pika e shtëpisë suaj të nëntë bie në shenjën e Peshqve, ju ëndërroni sikur udhëtoni nëpër botë, por e keni të vështirë të përballoni zbatueshmërinë e udhëtimit dhe studimit. Mund të zgjedhni të studioni apo të udhëtoni për qëllime artistike apo mistike. Temat fetare luajnë një rol dominues në jetën e këtyre njerëzve, dhe besimet e tyre kanë një ngjyrim mistik. Mendjemprehtësia që duket sikur vjen nga qielli ju ndihmon të zgjidhni problemet. Shumë njerëz me këtë mbivendosje (me Gaforren ashendent), kanë shkruar libra me tema mistike që kanë shkaktuar emocione. Pëlqejnë udhëtimet ujore.
Pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) në Peshqit
Nëse pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) bie në shenjën e Peshqve, do t’i shërbeni njerëzimit përmes karrierës suaj. Mund të provoni ndryshime profesioni (vendi të punës), dhe të ndiqni ide imagjinare për drejtimin e jetës suaj. Mund të shastiseni nga vendimet në karrierë. Prireni të jeni “në botën tjetër” dhe vegimtar, dhe jo gjithnjë praktik me punët dhe reputacionin publik. Jeni i pakapshëm dhe i vështirë për t’u nënshtruar në çështjet e profesionit, ndonëse shpesh u bëni bisht. Kushte të pazakonta lidhen shpesh me punën dhe reputacionin tuaj, dhe ka shpesh një element misteri në aktivitetin tuaj profesional.
Pika e shtëpisë së 11-të në shenjën e Peshqve
Nëse pika e shtëpisë së njëmbëdhjetë bie në shenjën e Peshqve, ju pëlqejnë zbavitjet artistike dhe shpirtërore kur i kaloni me miqtë tuaj. Ju tregoni dhembshuri për miqtë tuaj, dhe mund të bashkoheni me grupe që kanë qëllime humane. Dhembshuria dhe dashamirësia juaj shprehet nga bujaria ndaj miqve tuaj. Por miqtë mund të jenë një burim zhgënjimi për ju nëse jeni të pakujsshëm në zgjedhjen e tyre.
Pika e shtëpisë së 12-të në shenjën e Peshqve
Nëse pika e shtëpisë së dymbëdhjetë bie në shenjën e Peshqve, ju keni një aftësi për të kuptuar sinjalet (shenjat) e asaj që ndodh përreth jush. Meditimi mund t’ju duket i dobishëm për rilindje shpirtërore. Shqetësimi juaj më i madh është vet frika. Keni një mençuri shpirtërore të pavetëdijshme e cila nuk është e dukshme. Keni një prekshmëri të fortë për njerëzimin, por prapëseprapë ndiheni vetëm. Konfuzioni në nivelin e pavetëdijshëm nganjëherë mund të jetë vetëshkatërrimi juaj.