AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  => Akset e shtëpive
  => 12 pikat e shtëpive në shenja (pjesa 1)
  => Pikat e shtëpive në shenja (pjesa 2)
  => Pikat e shtëpive në shenja (pjesa 3)
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
12 pikat e shtëpive në shenja (pjesa 1)

12 Pikat e Shtëpive në shenjën e Dashit

Meqënëse Dashi është shenjë zjarri themelore, ne priremi të jemi vetë-iniciator, energjik, dhe aktiv në lidhje me shtëpinë e cila bie te Dashi. Në këtë shtëpi ju keni nevojë të rriteni dhe të zhvilloheni. Keni nevojë të mësoni dhe të zbuloni për veten tuaj. Do të nisni gjëra të reja vazhdimisht. Në hartën tuaj personale, shtëpia që nis në Dash sundohet nga planeti Mars. Kështuqë, shikoni pozicionin e Marsit për më shumë të dhëna lidhur me fushat e jetës së shtëpisë që bie në shenjën e Dashit.

Pika e shtëpisë së parë (Ashendenti) në Dash
Njerëzit me Ashendent Dashin veprojnë me shumë energji dhe me një fuqi primitive. Nëse keni pikën e shtëpisë së parë në shenjën e Dashit, e shikoni jetën më shumë si sfidë. E shprehni veten në mënyrë mjaft aktive, spontane dhe të sigurtë, dhe kërkoni të jeni autonom dhe të lirë në të shprehurit tuaj. Duhet të mësoni të duroni dhe të kontrolloni veten. Me vendosmërinë që keni ju i vini menjëherë në veprim idetë tuaja. Njerëzit me Ashendent Dashin nuk e harxhojnë kohën kot. U pëlqen konkurenca dhe duan të shkëlqejnë në çdo gjë që bëjnë. Ata duhet ta provojnë vetë veten e tyre përmes veprimit.

Pika e shtëpisë së dytë në Dash
Nëse pika e shtëpisë suaj të dytë bie në shenjën e Dashit, ju e vlerësoni shumë lirinë dhe pavarësinë tuaj. Kjo reflektohet gjithashtu në mënyrën spontane (e paplanifikuar) në të cilën ju shpenzoni dhe fitoni para dhe burime personale. Njerëzit me pikën e shtëpisë së dytë në Dash bëjnë para duke nisur projekte të reja. Ata shpenzojnë shumë energji në fushat monetare dhe e shpenzojnë paranë në mënyrë impulsive, nganjëherë duke e tepruar. Mund të priren të mos marrin parasysh faktet e realitetit. Ata vazhdimisht kërkojnë fusha të reja të përpjekjeve financiare.

Pika e shtëpisë së tretë në Dash
Nëse pika e shtëpisë së tretë bie në shenjën e Dashit, ju keni prirje të flisni shumë shpejt. Ju më shumë keni aftësi të filloni komunikimin dhe të jepni mendime të reja, sesa t’i ndiqni ato. Njerëzit me pikën e shtëpisë së tretë në Dash mund të tregohen agresivë dhe debatues në lidhje me teoritë dhe idetë e tyre. Priren të krijojnë tensione dhe të nxisin rivalitete ndërmjet vëllezërve dhe motrave të tyre. Sidoqoftë, janë intelektualisht kreativë dhe mund të hapin rrugë të reja të veprimeve dhe të të shprehurit të tyre.

Pika e shtëpisë së katërt në Dash
Nëse pika e shtëpisë së katërt bie në shenjën e Dashit, ju prireni të jeni të pavarur me familjen dhe mjedisin që ju rrethon, duke preferuar të mbështeteni në veten tuaj. Jeni agresivë në çështjet që lidhen me shtëpinë dhe familjen. Shtëpia është nganjëherë fushëbetejë për zënka emocionale. Ju e mbushni përgjithësisht shtëpinë me mjete dhe pajisje mekanike.

Pika e shtëpisë së pestë në Dash
Nëse pika e shtëpisë së pestë bie në shenjën e Dashit, ju e pelqeni spontanitetin dhe lojrat e reja. Gjithashtu ju pëlqejnë projektet e reja dhe krijuese, shpesh duke i nisur vetë ato. Ju shpenzoni shumë energji në aktivitetet krijuese. Në fushën e dashurisë dhe romancës, jeni pasionant dhe agresiv. Njerëzit me pikën e shtëpisë së pestë në Dash zakonisht pëlqejnë sportet, sidomos ato që përfshijnë garat dhe ndeshjet (boksin, mundjet, futbollin). Këta njerëz janë shumë dominues në marrëdhëniet me fëmijët, por njëkohësisht, mund të jenë dhe bujarë.

Pika e shtëpisë së gjashtë në Dash
Nëse pika e shtëpisë së gjashtë bie në shenjën e Dashit, jeta juaj e përditshme nuk është aspak e qëndrueshme. Ju pëlqen ta nisni ditën herët, i lirë për të vendosur vetë rutinën, sesa të jeni i lidhur me një rutinë të qëndrueshme. Njerëzit me këtë mbivendosje janë të frytshëm, të fuqishëm, dhe origjinalë për të kryer punë që për të tjerët do të ishin të pamundura. Meqë mund t’i kryejnë gjërat në mënyrë më të efektshme se çdo shenjë tjetër në shtëpinë e gjashtë, këta njerëz duken sikur janë vetë-lëvizës në çdo gjë që bëjnë. Nga vetë natyra duke qënë lider, ata kanë prirje të jenë disi urdhërues me vartësit dhe bashkëpunëtorët. Ata nuk ngurojnë të japin një dorë kur të tjerët kanë halle, por presin që tjetri të gjejë forcën dhe vetëbesimin e duhur për të vazhduar vetëm.

Pika e shtëpisë së shtatë në Dash
Nëse pika e shtëpisë së shtatë bie në shenjën e Dashit, ju preferoni të ruani pavarësinë kur jeni në një lidhje intime. Ndiheni më rehat me një partner aktiv dhe liridashës. Mund të bëheni agresivë nëse e ndjeni veten të futur në kafaz nga partneri juaj. Njerëzit me pikën e shtëpisë së shtatë në Dash mund të jenë agresivë për të fituar bashkëpunimin dhe vëmendjen e të tjerëve. Gjithashtu ata kanë fuqinë të nxisin njerëzit e tjerë në veprim pa e ditur këtë. Partnerët e këtyre njerëzve duhet të kuptojnë që nëse ata duan të ndihen mirë, duhet të mbajnë një nivel të lartë aktiviteti dhe pune.

Pika e shtëpisë së tetë në Dash
Nëse pika e shtëpisë së tetë bie në shenjën e Dashit, jeni të gatshëm të nisni projekte të përbashkëta, për sa kohë që nuk cënohet autonomia juaj. Ka mundësi të merrni iniciativën në marrëdhëniet seksuale. Prireni për aksidente dhe ethe të cilat mund të ndryshojnë krejtësisht jetën tuaj nëse nuk tregoheni të vëmendshëm. Trashëgimitë shpesh janë në çështje të gjata gjyqësore. Mosmarrëveshjet vijnë si pasojë e çështjeve që lidhen me financat e përbashkëta. Meqë shanset për rigjenerim vijnë përmes veprimeve vendimtare (bindëse), mënyra juaj është të nisni projekte si edhe të çoni në fund ato që kanë filluar njerëzit e tjerë.

Pika e shtëpisë së nëntë në Dash
Nëse pika e shtëpisë së nëntë bie në shenjën e Dashit, ju preferoni të mësoni për jetën përmes aventurave eksperiencave të reja, sesa në sallat e universiteteve. Sidoqoftë, çdo rrugë që ju sfidon drejt studimeve të larta ju tërheq. Njerëzit me këtë mbivendosje instiktivisht e “dinë” që të gjitha gjërat fillojnë në përjetësi. Si rezultat i mendimeve të tyre largpamëse, krijimtaria e tyre shprehet shpesh në mënyrë dramatike. Ata nuk duan të shtypen nga format tradicionale fetare. Sidoqoftë, priren të jenë luftëtarë kryqezatash për idealet e tyre.

Pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) në Dash
Nëse pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) bie në shenjën e Dashit, jeni ambicioz me shumë mendime të shkëlqyera se si të çoni përpara karrierën tuaj. Do të kërkoni pavarësi dhe liri në profesionin që keni zgjedhur, por ju i kushtoni një energji të madhe punës suaj. Jeni impulsiv në çështjet që lidhen me punën dhe reputacionin publik. Nëse jeni nëpunës, mund të lëndoheni lehtësisht nga trajtimet e ashpra dhe të padrejta të eprorëve tuaj. Më shumë preferoni të jeni të vetë-punësuar.

Pika e shtëpisë së njëmbëdhjetë në Dash
Nëse pika e shtëpisë së njëmbëdhjetë bie në shenjën e Dashit, ju jeni një lider në rrethin tuaj miqësor apo në ndonjë grup tjetër social. Keni vizionet dhe qëllimet tuaja personale në jetë, dhe vetëm ata që ju japin liri do të mbeten miqtë tuaj të vërtetë. Vazhdimisht bëni përpjekje për të zënë miq të rinj. Njerëzit me këtë mbivendosje lëvizin vazhdimisht në grupe të reja, duke lënë prapa miq të vjetër dhe duke u ribashkuar me ta më vonë. Këta njerëz priren të organizojnë projekte në grup. Janë energjikë për të shprehur shpresat dhe dëshirat e tyre dhe shpesh provojnë metoda të reja dhe të pazakonshme për t’i arritur ato.

Pika e shtëpisë së dymbëdhjetë në Dash
Nëse pika e shtëpisë së dymbëdhjetë bie në shenjën e Dashit, ju keni frikë të pushtoheni nga emocionet e të tjerëve, dhe se mos humbisni sensin tuaj të vetvetes. Mund ta gjeni veten duke luftuar në betejat e të tjerëve dhe ju duhet shumë kohë të ripërtërini dhe të rivendosni drejtimin tuaj shpirtëror. Impulsiviteti dhe kokëfortësia mund të jenë shkaku i dështimeve tuaja, ndonëse guximi dhe vendosmëria janë mbështetja juaj e fshehtë. Ju i nisni projektet e reja fshehtas në mënyrë që të shmangni rivalët.

 

12 Pikat e Shtëpive në shenjën e Demit

Meqënëse Demi është shenjë fikse toke, priremi të jemi kokëfortë, ndonëse praktik në lidhje me shtëpinë që bie në shenjën e Demit. Nganjëherë edhe sentimental. Në këtë shtëpi ju duhet të mësoni sensin e vlerave dhe gjithashtu të jeni produktiv dhe të shikoni rezultatet e vërteta të prodhimtarisë. Në hartën tuaj personale, shtëpia e cila nis në shenjën e Demit sundohet nga planeti Venus. Kështuqë shikoni pozicionin e shenjës ku bie Venusi për më shumë informacione në lidhje me fushat e jetës së shtëpisë që bie në shenjën e Demit.

Pika e shtëpisë së parë (Ashendenti) në Dem
Nëse pika e shtëpisë suaj të parë (Ashendenti) bie në shenjën e Demit, struktura, stabiliteti dhe besueshmëria do të jenë baza e jetës suaj. Mënyra se si e shprehni veten është sensuale dhe praktike. Keni nevojë të ekuilibroni qëndrueshmërinë me përkulshmërinë. Mund të shprehni potencialin tuaj për pushtet përmes marrëveshjeve financiare, dhe përmes përbërjes së materialit dhe burimeve. Ju pëlqeni gjërat e mira të jetës dhe krijoni bukuri në disa forma.

Pika e shtëpisë së dytë në Dem
Nëse pika e shtëpisë së dytë bie në shenjën e Demit, ju mbani një stil praktik ndaj parasë, duke dëshiruar sigurinë dhe rehatinë që ajo jep. Prakticiteti juaj dhe gatishmëria për t’u përshtatur me metodat e biznesit apo tregtisë shpërblehet me aftësinë për të fituar para. Sidoqoftë, ju prireni t’i shpenzoni fitimet tuaja për gjëra luksoze. Ju i kushtoni rëndësi të madhe tregtisë. E vlerësoni shumë seriozitetin, besueshmërinë dhe sensualitetin.

Pika e shtëpisë së tretë në Dem
Nëse pika e shtëpisë së tretë bie në shenjën e Demit, ju keni një stil praktik ndaj komunikimit. Sidoqoftë, ju bëheni kokëfortë nëse të tjerët përpiqen t’ju imponojnë ide të reja. Ju i formoni idetë me ngadalë dhe me kujdes, dhe vështirë se mund t’jua ndryshojë kush mendjen nëse e keni marrë një vendim tashmë. Mendimet tuaja janë të përqëndruar në fitimin e parasë ose në fushën artistike.

Pika e shtëpisë së katërt në shenjën e Demit
Nëse pika e shtëpisë së katërt bie në shenjën e Demit, ju jeni një anëtar familje i besueshëm dhe i përgjegjshëm. E vlerësoni shtëpinë dhe familjen, sidomos traditat familjare. Shtëpia për ju mund të pasqyrojë natyrën tuaj tokësore dhe sensuale. Meqënëse i admironi shtëpitë elegante, shumë nga burimet tuaja financiare i përdorni për të krijuar një ambjent mjedisor të bukur. Ju pëlqen të rrethoheni nga arti dhe muzika në shtëpinë tuaj. Shtëpia është aty ku instikti juaj si prind shprehet duke u kujdesur për familjen tuaj.

Pika e shtëpisë së pestë në shenjën e Demit
Nëse pika e shtëpisë së pestë bie në shenjën e Demit, ju i shijoni kënaqësitë sensuale të jetës – çdo argëtim që përfshin kënaqësitë fizike. Mund t’ju pëlqejë të këndoni. Jeni sensual dhe romantik në çështjet e zemres. Jeni i qëndrueshëm në dashurinë tuaj romantike dhe në dashurinë ndaj fëmijëve tuaj. Ju krenoheni shumë me ta, sidomos kur arritjet e tyre janë më të mëdha se tuajat. Doni që fëmijët tuaj të rriten me gjëra të mira në jetë. Ju merrni kënaqësi kur rrethoheni nga luksi dhe ushqimi i mirë. E vlerësoni artin dhe muzikën.

Pika e shtëpisë së gjashtë në shenjën e Demit
Nëse pika e shtëpisë së gjashtë bie në shenjën e Demit, jeta juaj e përditshme reflekton nevojën tuaj për një rutinë praktike. Jeni i qëndrueshëm, praktik, bashkëpunëtor i besueshëm, por pëlqeni projektet që janë të bukura dhe artistike. Do të punoni shumë vetëm nëse mund të shikoni një fitim monetar nga përpjekjet tuaja. Shëndeti juaj është në përgjithësi i fortë, duke ju parandaluar të mos abuzoni me ushqimet dhe kënaqësitë.

Pika e shtëpisë së shtatë në shenjën e Demit
Nëse pika e shtëpisë së shtatë bie në shenjën e Demit, ju preferoni që partnerët tuaj të jenë të qëndrueshëm dhe praktikë. Ndiheni i sigurt me dikë që vlerëson besnikërinë dhe lidhjet serioze. Ju pëlqen të martoheni me një person të pasur. Jeni bashkëpunues në partneritetet dhe si pasojë prisni të fitoni prakticitet. Ju i shpenzoni paratë në gjëra të bukura që kanë cilësi. Gjithashtu ju harxhoni para me partnerët tuaj dhe ndiheni mjaft krenar kur ata duken mirë.

Pika e shtëpisë së tetë në shenjën e Demit
Nëse pika e shtëpisë së tetë bie në shenjën e Demit, ju pëlqen të ndani kënaqësitë sensuale me të tjerët. Keni një stil tradicional për t’i ndarë të mirat materiale me të tjerët. Do të bashkëpunoni për të ndihmuar partnerin për të fituar para, por dashuria juaj për të bukurën mund t’ju bëjë ta shpenzoni paranë për zbukurime të ndryshme. Ju gjithashtu keni aftësi të nxirrni para nga burime që për të tjerët janë të panjohura. Njerëzit me këtë vendosje zakonisht vdesin në mënyrë të qetë e të natyrshme, dhe i nisin dhe i përfundojnë gjërat qetësisht në përgjithësi.

Pika e shtëpisë së nëntë në shenjën e Demit
Nëse pika e shtëpisë së nëntë bie në shenjën e Demit, ju keni një filozofi flegmatike (të ftohtë) dhe praktike në çështjet botërore. Ndonëse praktike, filozofia juaj bazohet gjithashtu në bukuri. Nëse udhëtoni jashtë shtetit, ka mundësi ta bëni këtë për ndonjë qëllim praktik. Mund të punoni me këmbëngulje për të arritur suksese akademike. Mbani një qëndrim realist në konceptet sociale dhe fetare dhe zor se e ndryshoni mendimin tuaj në këto tema. Ju këmbëngulni për drejtësi dhe paanësi në fushën e financave dhe marrëdhënieve.

Pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) në Dem
Nëse pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) bie në shenjën e Demit, ju kërkoni rutinë dhe stabilitet në karrierën tuaj, dhe do të zgjedhni një udhë të sigurtë dhe të pathyeshme. Mund të zbuloni që karriera që keni zgjedhur reflekton vërtetë anën tokësore të natyrës suaj. Ju e fitoni paranë kryesisht për të mbështetur standartet e larta të jetesës që shkojnë me vet-imazhin tuaj të denjë. Dëshironi të jeni të rëndësishëm dhe të pasur.

Pika e shtëpisë së njëmbëdhjetë në shenjën e Demit
Nëse pika e shtëpisë suaj të 11të bie në shenjën e Demit, jeni një mik i besueshëm dhe besnik. Jeni një anëtar i qëndrueshëm i grupeve (klubeve) dhe shoqatave. Synimet dhe vizionet tuaja janë praktike. Zakonisht zgjedhni miq të bukur, artistikë, të qëndrueshëm dhe të pasur. Ky është një nga sekretet e aftësisë suaj për të grumbulluar pasuri dhe burime financiare. Shumë shpesh ju u kërkoni ndihmë miqve tuaj të pasur për të financuar projektet tuaja të bëra me kujdes.

Pika e shtëpisë së dymbëdhjetë në shenjën e Demit
Nëse pika e shtëpisë së 12të bie në shenjën e Demit, mjetet për të arritur lartësitë shpirtërore do të jenë përmes mënyrave ritmike dhe sensuale. E keni të vështirë të qëndroni me këmbë në tokë. Mund të jeni prekur nga kushtet e së kaluarës saqë nuk mund të ndryshoni kaq lehtë. Prireni të këmbëngulni drejt fushave të pavetëdijes sesa të vetëdijes. Vetëshkatërrimi juaj vjen nga dëshirat e pavetëdijshme materialiste.

 

12 Pikat e Shtëpive në shenjën e Binjakëve

Meqë Binjakët është shenjë e ajrit e ndryshueshme, priremi të jemi të ndryshueshëm dhe emocionalisht të shkëputur nga fushat e jetës të shtëpisë që nis në shenjën e Binjakëve. Në këtë shtëpi ju duhet të fitoni një llojshmëri eksperiencash dhe të jeni kurioz ose kureshtar. Kurioziteti juaj do t’ju ndihmojë të zhvilloheni përmes përvojave të ndryshme. Në hartën tuaj personale, shtëpia pika e së cilës bie në shenjën e Binjakëve sundohet nga planeti Merkur. Pra, shikoni pozicionin e Merkurit në shenjë për më shumë të dhëna në lidhje me fushat e jetës lidhur me shtëpinë e caktuar.

Pika e shtëpisë së parë (Ashendenti) në Binjakët
Nëse pika e shtëpisë së parë (Ashendenti) bie në shenjën e Binjakëve, jeta mbushet me kuriozitet. Komunikimi do të bëhet i domosdoshëm në jetën tuaj, dhe do të keni një etje të fortë për njohuri dhe shprehuri. Duhet të ruheni nga shpërdorimi i energjive tuaja. Jeni një mendimtar dhe krijues origjinal dhe prireni ta dominoni mjedisin rrethues me intelektin tuaj. Keni gjithashtu fuqinë të bëni të dukshme idetë tuaja dhe t’i shprehni ato në mënyrë shkencore. Meqë prireni ta identifikoni veten me mendimet tuaja, forma juaj më dinamike e të shprehurit është intelektuale.

Pika e shtëpisë së dytë te Binjakët
Nëse pika e shtëpisë suaj të dytë bie në shenjën e Binjakëve, keni plot mendime se si të bëni parà. Duhet të ruheni nga prirja për ta lënë paranë t’ju rrëshqasë nga duart. E vlerësoni intelektin tuaj dhe aftësinë që keni për të menduar dhe folur shpejt. Mund të bëni parà me mendime origjinale dhe praktike në lidhje me burimet materiale. Nuk jeni i kufizuar vetëm me një rrugëdalje financiare.

Pika e shtëpisë së tretë te Binjakët
Nëse pika e shtëpisë suaj të tretë bie në shenjën e Binjakëve, jeni një komunikues ekspert. Keni një dhunti për të biseduar sipas mënyrës suaj brenda dhe jashtë gjërave. Dëshironi t’ju njohin për origjinalitetin dhe individualitetin tuaj të mendjes. Jeni inteligjent dhe i zhdërvjellët për të shprehur mendime dhe kënaqeni kur të tjerët jua vlerësojnë këtë. Ju pëlqen të diskutoni idetë tuaja me të afërmit dhe fqinjët tuaj. Sidoqoftë, keni nevojë të fokusoni dhe të përqëndroni idetë tuaja në mënyrë që ato të vihen re. Ju pëlqen të studioni.

Pika e shtëpisë së katërt te Binjakët
Nëse pika e shtëpisë suaj të katërt bie në shenjën e Binjakëve, ju pëlqen të flisni dhe të shkëmbeni mendime me anëtarët e familjes, por shpesh ndiheni nervoz kur jeni në shtëpi apo me familjen tuaj. Mund të udhëtoni goxha dhe shpesh të ndryshoni banesë. Mund ta gjeni veten me dy shtëpi. Zakonisht një person me këtë pozicion mund të ketë një bibliotekë të madhe në shtëpi. Ju jepni mjaft mendime për çështjet shtëpiake.

Pika e shtëpisë së pestë te Binjakët
Nëse pika e shtëpisë së pestë bie në shenjën e Binjakëve, ju jeni një mashtrues (batakçi). Ju pëlqen të luani, sidomos lojra që zbavisin mendjen tuaj të shpejtë. Në dashuri, pasioni nuk është karakteristikë e juaj. Ju merrni kënaqësi nga aktivitetet intelektuale dhe preferoni të qëndroni në shoqërinë e miqve inteligjentë me të cilët mund të vendosni marrëdhënie vëllazërore. Mund të tregoheni kritik me njerëzit e dashur. Ka mundësi që fëmijët tuaj të shquhen për aftësi mendore. Njerëzit me këtë vendosje shpesh kanë fëmijë binjakë.

Pika e shtëpisë së gjashtë te Binjakët
Nëse pika e shtëpisë suaj të gjashtë bie në shenjën e Binjakëve, ju merziteni lehtësisht me rutinën e përditshme. E keni të vështirë të ecni sipas një programi dhe shpesh keni disa projekte njëkohësisht. Jeta juaj e përditshme mund të jetë e shpërndarë. Megjithatë, i shkathët dhe i zgjuar për të organizuar punën tuaj dhe mund të bëni disa punë në të njëjtën kohë. Qëndrimi juaj vëllazëror ndaj bashkëpunëtorëve dhe nëpunësve është një nga sekretet e aftësisë suaj menaxhuese. Keni mendime të shumta se si duhet të rrisni efektshmërinë tuaj.

Pika e shtëpisë suaj të shtatë te Binjakët
Nëse pika e shtëpisë suaj të shtatë bie në shenjën e Binjakëve, ju pëlqen të bisedoni me partnerin tuaj. Do të dëshironit një partner që ju stimulon intelektualisht. Përndryshe mund të bëheni nervoz me marrëdhënien tuaj. Shpesh, kjo vendosje tregon më shumë se një martesë apo partneritet, meqë ju kërkoni zona përherë e më të gjelbëruara. Edhe pse kryesisht jeni një vetmitar, tërhiqni njerëz inteligjentë dhe të shkathët, të cilët mund t’ju ndihmojnë me mënyra praktike. Jeni finok dhe i zgjuar në marrëdhëniet publike. Sidoqoftë, shpesh preferoni që partnerët tuaj t’ju paraqesin juve dhe idetë tuaja.

Pika e shtëpisë së tetë te Binjakët
Nëse pika e shtëpisë së tetë bie në shenjën e Binjakëve, jeni një kurioz seksual. Mund të jeni njeri i vështirë për t’u mbajtur i lidhur kur përfshiheni në ndërmjarrje të përbashkëta. Jeni plot mendime në lidhje me financat. Shpesh merreni me ide që lidhen me vdekjen dhe çështjet e të vdekurve (trashëgimitë, testamentet). Intelektualisht jeni të interesuar për temat e misterit.

Pika e shtëpisë së nëntë te Binjakët
Nëse pika e shtëpisë suaj të nëntë bie në shenjën e Binjakëve, jeni kurioz për botën, dhe mund të shijoni udhëtimet e jashtme dhe studime akademike si mjete për të ngopur kuriozitetin tuaj. Për ju, feja dhe filozofia duhet të praktikohen dhe të jenë llogjikisht të kuptueshme. Mund t’ju pëlqejë të shkruani apo të diskutoni për këto tema. Shpesh mund të përfshiheni në aktivitete të shumta fetare, apo të merreni me disa fe apo filozofi.

Pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) në Binjakët
Nëse pika e shtëpisë suaj të dhjetë (Mesqiellori) bie në shenjën e Binjakëve, stimulimi dhe veprimtaria kërkohen shpesh në jetën tuaj profesionale. Komunikimi është gjithashtu i rëndësishëm; mund të punoni në fushën e komunikimit. Mund të merreni me profesione që ju mundësojnë të përdorni mendjen dhe duart për të realizuar idetë tuaja origjinale, dhe këto ide ju sjellin juve famë dhe vlerësim. Dëshironi t’ju njohin për intelektin tuaj. Mund t’ju pëlqejë të keni disa profesione njëkohësisht.

Pika e shtëpisë së 11-të te Binjakët
Nëse pika e shtëpisë suaj të 11të bie në shenjën e Binjakëve, ju keni shumë miq nga të gjitha rrugët e jetës. Ju pëlqen të bisedoni sa më shumë me miq, si individë dhe si grupe. Ju zgjedhni miq inteligjentë dhe të shkathët nga mendja, idetë e të cilëve ju ndihmojnë të arrini aty ku dëshironi. Ju zhvilloni shumëllojshmëri dhe stimulim mendor në miqësitë tuaja.

Pika e shtëpisë së 12-të te Binjakët
Nëse pika e shtëpisë suaj të 12të bie në shenjën e Binjakëve, mund t’ju pëlqejë të eksploroni anën subkoshiente të mendjes suaj, ndonëse keni nevojë të mësoni të dalloni se cilat pjesë të saj janë zhvlerësuar më shumë. Mund të keni disa aftësi psiqike. Mbështetja juaj e fshehtë vjen nga aftësia juaj për të mbajtur idetë tuaja sekret. Kështu, ju rrisni vrullin (nxitjen) tuaj. Keni një ves vetshkatërrues për të diskutuar problemet tuaja emocionale, të shprehni me fjalë atë që duhet të mbetet e fshehtë.

 

12 Pikat e Shtëpive në shenjën e Gaforres

Meqënëse Gaforrja është një shenjë uji, shtëpia e cila preket nga Gaforrja na tregon se ku kemi nevojë të ndihemi emocionalisht të sigurtë (cilësia kardinale na jep shtysën për të siguruar këtë siguri emocionale). Priremi të jemi tepër emocionalë në lidhje me gjërat e kësaj shtëpie. Në këtë shtëpi ju keni nevojë për zhvillim (rritje) përmes edukimit dhe trajnimit. Ky trajnim mund të rezultojë i vështirë, por është i nevojshëm për ju që të jeni të aftë të shprehni cilësitë pozitive të shenjës suaj diellore. Në hartën tuaj personale, shtëpia e cila nis në Gaforre sundohet nga Hëna. Prandaj shikoni pozicionin e shenjës ku ndodhet Hëna për më shumë të dhëna në lidhje me fushat e jetës të shtëpisë në fjalë.

Pika e shtëpisë së parë (Ashendenti) në Gaforre
Nëse pika e shtëpisë suaj të parë (Ashendenti) bie në shenjën e Gaforres, ju e shprehni vetveten duke u kujdesur për të tjerët. Jeta juaj mund të ndeshet me emocione të forta të brendshme dhe do të keni një lidhje të fortë me familjen dhe traditën. Duhet të mësoni ta shikoni jetën me pak pavarësi. Nga ana emocionale prireni të jeni të paqëndrueshëm. Harxhoni goxha energji përmes ndjenjave tuaja dhe jeni romantikë dhe dramatikë në shprehjen e emocioneve. Sidoqoftë, emocionet mbështeten nga vullneti juaj. Ju e identifikoni fort veten me familjen dhe me gjërat familjare.

Pika e shtëpisë së dytë në Gaforre
Nëse pika e shtëpisë suaj të dytë bie në Gaforre, pëlqeni të grumbulloni dhe ta ruani paranë dhe gjërat e tjera në mënyrë që të ndiheni të sigurtë. E vlerësoni veten si njeri që kujdeseni për të tjerët. Ju e fitoni paranë përmes përshtatshmërisë dhe perceptimit ndaj njerëzve që ju rrethojnë. Instiktivisht e dini se për çfarë kanë nevojë të tjerët për t’u ushqyer dhe zhvilluar, dhe duke iu përgjigjur këtyre kërkesave shpesh jeni të aftë të bëni parà. Kështu, çështjet tuaja emocionale dhe financiare janë të ndërlidhura. Përgjithësisht, ju keni diçka të fshehur diku si një vezë foleje. Jeni emocionalisht të lidhur me të, dhe e mbroni atë me çdo kusht.

Pika e shtëpisë së tretë në Gaforre
Nëse pika e shtëpisë suaj të tretë bie në Gaforre, ju pëlqen t’i ndani ndjenjat dhe perceptimet tuaja gjatë komunikimit me të tjerët. Jeni intuitivë. Një qëndrim prindëror mbizotëron ndaj vëllezërve, motrave, të afërmve. Ka mundësi të udhëtoni për gjëra që lidhen me biznesin dhe çështjet financiare.

Pika e shtëpisë së katërt në Gaforre
Nëse pika e shtëpisë suaj të katërt bie në Gaforre, familja juaj është shumë e rëndësishme. Keni nevojë të ndjeni që i përkisni familjes. Edhe tradita është e rëndësishme për ju. Kur keni qënë fëmijë të vegjël mund ta keni ndjerë veten ngrohtë dhe të mbrojtur në mjedisin tuaj familjar. Ju merrni kënaqësi të thellë emocionale nga jeta familjare. I përkushtoheni familjes, e cila është baza e veprimeve tuaja.

Pika e shtëpisë së pestë në Gaforre
Nëse pika e shtëpisë së pestë bie në Gaforre, ju i doni dhe i mbroni fëmijët. Ju pëlqejnë më shumë lojrat e buta sesa ato të fortat. Aktivitetet si gatimi, edukimi mund të jenë argëtuese për ju. Jeni tepër emocional dhe sentimental me dashuritë tuaja, duke i konsideruar ato si piktura të rralla. Pëlqeni ushqimin e pasur dhe prireni të fitoni peshë. Nxirrni kënaqësi nga kontaktet familjare dhe silleni tamam si nënë për fëmijët. Meshkujt me këtë vendosje tërheqin femra që u sjellin ndërmend nënën e tyre.

Pika e shtëpisë së gjashtë në Gaforre
Nëse pika e shtëpisë suaj të gjashtë bie në Gaforre, ju pëlqeni të kujdeseni për njerëzit e dashur çdo ditë. Te rutina e përditshme ju gjeni rehati dhe siguri. Prireni të shpreheni me fjalë kur pranë keni njerëz dhe aktivitete të vazhdueshme; puna juaj shpesh përfshin jetën qytetare dhe atë të komunitetit. Shëndeti juaj varet shumë nga gjendja juaj emocionale. Kur jeni emocionalisht të shqetësuar, mund të përjetoni “flutura në stomak”, megjithëse kjo nuk duket nga ana e jashtme.

Pika e shtëpisë së shtatë në Gaforre
Nëse pika e shtëpisë suaj të shatë bie në Gaforre, ju pëlqen të jeni në një marrëdhënie të ngrohtë dhe dashamirëse. Doni që të kujdeseni për partnerin dhe ai për ju. Prireni t’i zini frymën partnerit tuaj. Jeni të lidhur fort emocionalisht me bashkëshortin/ partnerin tuaj. Sidoqoftë, fakti që partneri juaj mund të jetë po kaq i varur tek ju nganjëherë paraqet probleme. Jeni gjithashtu emocionalë për marrëdhëniet tuaja me publikun dhe me miqtë e ngushtë. I shikoni miqtë e ngushtë si anëtarë të familjes.

Pika e shtëpisë së tetë në Gaforre
Nëse pika e shtëpisë suaj të tetë bie në Gaforre, jeni mbrojtës në të gjitha burimet e përbashkëta, dhe mund të prireni të krijoni rezerva. Intimiteti seksual ju duket zhvillues dhe i rehatshëm. Jeni intensivisht emocional në lidhje me vdekjen tuaj. Është e dmomosdoshme për ju që të kujtoheni me dashuri pasi të vdisni. Duhet ta bëni të sigurtë që punët tuaja janë në rregull dhe ato që ju lini pasdore t’i keni nën kujdes. Në financat e përbashkëta, partneri juaj përgjithësisht fiton para që ju përmirëson edhe juve.

Pika e shtëpisë së nëntë në Gaforre
Nëse pika e shtëpisë së nëntë bie në Gaforre, ju pëlqen ideja e një udhëtimi sentimental, por keni pak frikë nga fakti që duhet të udhëtoni larg nga shtëpia dhe njerëzit e dashur. Mund ta ndihmoni veten duke marrë me vete disa fotografi të familjes. Nëse ju bie që të udhëtoni, mund të preferoni udhëtimet ujore. Preferoni të studioni në shtëpi nëse është e mundur. Jeni emocional dhe kokëfortë në temat e fesë dhe filozofisë. Jeni largpamës dhe psikologjikisht perceptues, prapëseprapë kapeni pas besimit që ka edhe familja.

Pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) në Gaforre
Nëse pika e shtëpisë suaj të dhjetë (Mesqiellori) bie në Gaforre, ju keni nevojë për një profesion të sigurtë, dhe përkujdesja për të tjerët është shpesh kryesore për ju. Do të përjetoni emocione të forta në pozitën tuaj publike, dhe mund ta keni të vështirë të ndryshoni punë. Keni një ndjeshmëri të mprehtë ndaj reputacionit tuaj dhe pozicionit që keni në botë. Është e rëndësishme për ju të konsideroheni si njeri i përgjegjshëm dhe i respektueshëm. Në disa mënyra ka një lidhje të ngushtë ndërmjet aktiviteteve profesionale dhe jetës shtëpiake. Njerëzit me këtë vendosje shpesh kanë partnerët në profesionin apo biznesin e tyre.

Pika e shtëpisë së 11-të në Gaforre
Nëse pika e shtëpisë suaj të njëmbëdhjetë bie në Gaforre, ju pëlqejnë miqësitë e ngushta dhe dashamirëse. Ju pëlqen të kujdeseni për miqtë. Miqtë tuaj i konsideroni si pjesëtarë të familjes. Shpesh përjetoni lidhje të forta emocionale me miqtë, si edhe me grupe apo shoqata të cilave ju i përkisni. Shtëpia juaj mund të jetë një vend për aktivitetet në grup me miqtë dhe dashamirësit. Synimet dhe vizionet tuaja mund të jenë krjimi i një vatre familjare.

Pika e shtëpisë së 12-të në Gaforre
Nëse pika e shtëpisë suaj të dymbëdhjetë bie në Gaforre, ka mundësi të ndikoheni shumë nga emocionet e atyre që ju rrethojnë, dhe të keni një dell intuitiv. Kërkoni vetmi dhe intimitet (privatësi) në mjedisin tuaj familjar. E përdorni shtëpinë për soditje (zhytje në mendime) dhe kërkime shpirtërore. Dukeni të fortë dhe të paprekur nga kritikat, por në të vërtetë çuditërisht merziteni shpejt dhe prekeni lehtë emocionalisht. Rrallë here e shfaqni sesa thellë jeni të lënduar nga refuzimet, kundërshtimet dhe dështimet.

vazhdon në pjesën e dytë....

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free