Qirinjtë nuk janë vetëm elemente bazë për të kryer ritualet që na ndihmojnë për të përmbushur deshirat tona, por mund të jenë edhe instrumenta të efektshëm për zbulime . Provoni këtë: Formoni në heshtje pyetjen tuaj, ndizni një qiri dhe shikoni me kujdes flakën e tij, ajo do t’ju japë përgjigjen që kërkoni.
Nëse flaka bën shumë dritë: përgjigjia është pozitive dhe deshira mund t’ju realizohet.
Nëse flaka bën pak dritë: tregon mungesë energjie për të realizuar objektivat ose probleme fizike.
Nëse flaka e qiririt shkon shumë lart: Fati është i pranishëm në jetën tuaj dhe po rritet akoma më shumë.
Nëse flaka lëviz si valët: do të prisni ndryshime, përgjigjja tregon gjëra të lumtura që do të vijnë drejt jush.
Nëse flaka bën ngritje papritur: bëni një analizë vetëdije vetvetes, ndoshta keni prirje të gaboni në çdo gjë.
Nëse flaka nxjerr tym të theksuar: situata për të cilën keni bërë pyetjen, në të ardhmen do të bëhet e errët dhe negative.
Nëse flaka herë ngritet herë ulet: situata është e paqëndrueshme, rrethanat mund të fshehin një rrezik të mundshëm.
Nëse flaka lëviz nga e djathta në të mjatë: lajmi që prisni do të jetë i keq. Nëse lëviz në të kundërtën, lajmi do të jetë i mirë.
Nëse flaka kërcet (bën zhurmë): deshirat tuaja e kanë të vështirë të bëhen realitet, janë vetëm ëndrra që mund t’ju zhgënjejnë.
Nëse flaka shuhet sapo ta keni ndezur: tregon përgjigje negative, tregon se deshira nuk do të realizohet