Domethënia e inicialeve të emrit tuaj
Çdo shkronjë e emrit ndikon me karakteristikat e saj mbi ty, por vendi i tyre ka rëndësinë e vet. Më të rëndësishme janë shkronja e parë e emrit, e cila tregon diçka për karakterin tënd, veçanërisht për mënyrën se si i përballon ti rastet dhe pengesat. Ndërsa shkronja e fundit e emrit tregon aftësinë por dhe qëndrimin që mban ndaj projekteve që ke nisur. Një tjetër shkronjë speciale është zanorja e parë e emrit, e cila tregon diçka nga brendësia jote. Tregon një gjë të cilën ti nuk e shfaq lehtë në mjedisin e jashtëm dhe të cilën e dinë vetëm njerëzit më të afërt me ty.
Zanorja e parë e emrit është dritjarja nëpërmjet së cilës ti shkon brenda vetes.
Ja dhe lista e karakteristikave që ofron çdo shkronjë:
A – Je ambicioz, i pavarur dhe nuk ndikohesh lehtë nga të tjerët. Je i drejtëpërdrejtë dhe ke guxim. Të pëlqen ndryshimi. Ji më fleksibël dhe i prirur për të dëgjuar të tjerët!
B – Je emocional, i ndjeshëm dhe shoqëror. Paqja dhe harmonia janë thelbësore për lumturinë tënde. Duhet të përshtatesh për të ndryshuar më shumë sipas kohës dhe të bëhesh më i pavarur në mendime.
C/Ç – Je intuitiv dhe i shfaq ndjenjat e tua. Shprehesh mirë dhe ke sensin e humorit. Ndonjëherë bëhesh dhe ekstravagant. Je spontan dhe optimist.
D/DH– Je me këmbë në tokë, praktik, i rregullt dhe sistematik. Je i vendosur dhe i përqendruar për të kaluar shumë pengesa. Ke një autoritet natyror.
E/Ë – Të pëlqen liria, je pasionant dhe ka mundësi që të martohesh më shumë se njëherë. Të pëlqen të jesh shoqëror. Nuk inatosesh lehtë, je origjinal dhe e shikon një situatë nga disa këndvështrime të ndryshme.
F – Je i përgjegjshëm, mikëpritës, i dashur dhe shoqëror. Je i dhembshur dhe i ndihmon të tjerët, por kujdes se mos përzihesh thellë në punët e tyre. Ki kujdes dhe nga melankolia dhe depresioni!
G/GJ – Je i vendosur dhe zgjuarsia dhe imagjinata jote të bëjnë të ndihesh shumë mirë. Je metodik, i disiplinuar dhe i rregullt, por ke aftësi të veprosh edhe shpejt kur paraqiten rastet. Mund të jesh fare mirë një spiritualist apo telepatist.
H – Je krijues dhe original. I fiton dhe i humb shpejt paratë. Por rezultati përfundimtar pas një kohe të gjatë do të jetë pozitiv. Je i pavarur dhe i beson gjykimit tënd. Prandaj skepticizmi dhe dyshimi shihen si armiqtë më të mëdhenj kur shfaqen ndonjëherë. Të duhet kohë për të stabilizuar drejtimin kur e ke humbur njëherë atë.
I – Je emocional, artistik dhe ke shije. Pa një balancim të mirë do të përballesh me tensione nervore të mundshme. Mundohu të mos kalosh nga njëri ekstrem te tjetri.
J – Je i ndershëm, i sinqertë dhe besnik. Kërkon që të ndikosh që jeta e të tjerëve të bëhet më e mirë. Je i zgjuar dhe i talentuar, por duhet të punosh që këto talente të dalin në dritë.
K – Ndriçim, intuitë, emocione dhe krijimtari janë karaktertistikat e kësaj shkronje. Je i shumëanshëm, ke tensione nervore, frikë apo hezitim përballë aspekteve negative të disa gjërave.
L/LL – Kërkon të intelektualizosh përvojën, çka mund të të bëjë të ngadaltë në reagim dhe marrjen e vendimeve. Je i ndershëm dhe i sinqertë. Lëviz dhe udhëton shpesh. Gjatë kohëve të stresit emocional je i prirur të minimizosh incidentet. Është shumë e rëndësishme për ty të mbash ekuilibrin në shumë aspekte të jetës.
M – Je energjik dhe punëtor, përpjekjet e tua japin rezultate pasi ti nuk tërhiqesh lehtë. Je shtëpiak dhe të pëlqen siguria financiare. Je tolerant, por duhet të jesh akoma më i duruar me të tjerët.
N – Je intuitiv, krijues dhe origjinal. Por nuk je shumë i vendosur dhe ndryshon mendje vetëm pasi e ke diskutuar shumë një gjë. Të pëlqen të lësh gjurmët e tua në jetë, prandaj të pëlqen të mbash dhe ditar. Je sensual dhe mund të përfshihesh në disa histori dashurie gjatë jetës.
O – Ke standarte të përcaktuara morale dhe bindje fetare. Je i duruar dhe i matur kur përgatitesh për të ndërmarrë një gjë të re. I respekton rregullat. Je emocional dhe duhet të tregosh kujdes ndaj ndjenjës së xhelozisë.
P – Je inteligjent dhe ke dituri në shumë fusha. Në takimin e parë duket sikur je imponues dhe ke qejf të urdhërosh. Por megjithatë je i rezervuar dhe mban distancë nga njerëzit. Shpesh je i paduruar dhe e shfrytëzon mire kohën tënde.
Q – Je i dhënë pas parasë, por si tip nuk je i qëndrueshëm dhe kjo të shkakton shpesh humbje. Ke një autoritet natyror dhe mund të ndikosh mbi të tjerët. Por ata nuk të kuptojnë mire. U dukesh i mistershëm dhe pse ke një talent të lindur për oratori. Ndonjëherë flet më shumë nga sa duhet duke u bërë i bezdisshëm.
R/RR – Je tepër emocional dhe ke një fuqi të brendshme të madhe. Duhet të përpiqesh të jesh i balancuar, duke mos u prirur më shumë nga kritika por nga toleranca. Mund të jesh i sjellshëm dhe i ndihmon të tjerët. Je gati të sakrifikosh kohë dhe energji nga të tuat për një të mirë të përbashkët, por ke prirje për të humbur sende ndërsa kujtesa jote nuk është shumë e mirë.
S/SH – Je karizmatik, i ngrohtë dhe i përkushtuar. Je shumë emocional, ndoshta që nga fëmijëria. Shpesh reagon në mënyrat më ekstreme. Prandaj kujdes, mos reago menjëherë, por shpenzo pak kohë para se të marrësh një vendim, duke i shmangur disi emocionet. Je i apasionuar dhe kjo të bën që nga ana emocionale të provosh shumë ulje-ngritje.
T /TH – Je dinamik dhe ndonjëherë duhet ta detyrosh veten që të qetësohesh. Deshiron ta shtrish dhe ta zgjerosh vazhdimisht botën tënde. Ndonjëherë mund të bëhesh agresiv në marrëdhënie me të tjerët apo kur merr përsipër ndonjë gjë delikate. Kontrolloji emocionet pasi ndonjëherë mund të prekesh aq shumë saqë mund të të dëmtohet gjithmonë gjykimi i mirë.
U – Siç e e grumbullon një gjë, ashtu të ikën, sidomos paraja. Je i pavendosur dhe shumë i dhënë pas vetes, ky është problemi. Mëso t’i vlerësosh më shpejt gjendjet dhe të reagosh më mirë. Je kreativ, ke intuitë dhe je i përpikët në takime. Je tip tërheqës dhe gazmor.
V – Ke intuitë, je gjithjë i frymëzuar si një profet, por ndonjëherë imagjinata është më e fortë se realiteti. Ke plane dhe ide të mëdha si dhe aftësi për t’i paraqitur ato. Ndonjëherë je ekcentrik dhe kjo nuk është në favorin tënd. Je i sinqertë dhe i butë, por duhet të tregohesh pak më posesiv sidomos në marrëdhëniet me personat e seksit tjetër.
W – Ke intuitë, vendosmëri dhe të pëlqen të përfshihesh në shumë veprimtari. Të pëlqen ndryshimi dhe të takohesh me njerëz të rinj. I shpreh mirë mendimet e tua dhe je tepër kreativ.
X /XH – Je tepër i ndjeshëm dhe artistik. Je i përgjegjshëm dhe mëson me lehtësi. Të pëlqejnë qejfet, por kujdes mos zhytesh thellë në teprime seksuale. Ke temperament dhe personalitet të zhvilluar.
Y – Liria është shumë e rëndësishme për ty. Nuk të pëlqejnë kufizimet dhe shtërngesat. Je ambicioz, guximtar dhe i pavarur. Por je pak i ngadaltë në marrjen e vendimeve. Ke intuitë të mire dhe i percepton drejt gjërat.
Z/ZH – Je optimist dhe dinamik. Ke prirje për të parë anën pozitive të gjërave. Je i sjellshëm dhe i kupton mirë të tjerët. Reflekset e tua janë të shkëlqyera. U përgjigjesh shpejt situatave të caktuara. Ke aftësi si ndërmjetës ndaj palëve. Kujdes nga padurimi.