AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  => Eklipset
  => Zbuloni fazat tuaja hënore
  => Ndikimi i Hënës së plotë
  => Ndikimi i Hënës tek uji dhe të çmendurit
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Ndikimi i Hënës tek uji dhe të çmendurit

 


Kur në kozmos u lëshuan satelitët, zbuluam një spekter të gjerë rrezesh radioaktive që dilnin nga kozmosi dhe nga yllësitë, të cilët e bombardonin vazhdimisht Tokën. Në planetin tonë nuk ka asgjë që të mos i nëntrohet këtij ndikimi. Ne e dimë se oqeani i nënshtrohet ndikimit të Hënës, por nuk marrim parasysh se në oqean janë po ato proporcione të ujit dhe kripës, ashtu si edhe në organizmin e njeriut që janë po ato proporcione. 70% e trupit të njeriut përbëhet prej ujit dhe

përqindja e përmbajtjes së kripës në të është analog me përmbajtjen e kripës të gjirit Arabik.

Nëse uji i oqeanit i është nënshtruar ndikimit të Hënës, atëherë si është e mundur që uji në brendësi të trupit të njeriut të mos i nënshtrohet këtij ndikimi?

Lidhur me këtë duhen marrë parasysh tre fakte, të nxjerrë si rezultat i hulumtimeve të paradokohshme.

Për shembull, me afrimin e gjysmëhënës, numri i rasteve të të çmendurve në botë shtohet, në kohën kur në ditët e fundit të zbehjes së Hënës, luajnë mendsh një numër minimal njerëzish. Sa herë që Hëna zgjerohet, rritet dhe niveli i njerëzve që çmenden. Gjatë Hënës së plotë në spitalet psikiatrike futet numri më i madh i të çmendurve, kurse në ditën e fundit të periudhës së 14të të zbehjes së Hënës, prej atyre spitaleve del maksimumi i pacientëve. Në ditët tona nuk është e vështirë të paisësh me statistika të tilla.
Në anglisht është një fjalë “somnambul”; në gjuhën hindi kësaj fjale i përshtatet fjala “çaandmara”. Çaand do të thotë Hënë, ashtu si fjala angleze “lunar”. “Çaandmara” është një term shumë i vjetër. Fjala “somnambul” gjithashtu numëron rreth rreth 3000 vjet. Afërsisht 3000 vite më parë njerëzit zbuluan se Hëna ndikon tek të çmendurit. Por nëse ajo ndikon tek njerëzit e sëmurë, atëherë si mund të ndikojë ajo tek njerëzit me psikikë të shëndoshë?
Në llogari të fundit, truri dhe trupi në tërësi, janë ndërtuar të gjithë njësoj. Po, mbase Hëna ndikon tek të çmendurit më fuqishëm, kurse tek njerëzit normal më dobët, por ky është vetëm një ndryshim sasior. Është e pamundur që njeriu i shëndoshë të mbetet plotësisht i panënshtruar ndikimit të Hënës. Nëse nuk do ishte kështu, askush nuk do lozte mendsh, megjithëse të gjithë ata që lozin mendsh dikur kanë qënë të shëndoshë. Në radhë të parë Hëna duhet të ndikojë tek ata që kanë qënë të shëndoshë.
Siç thamë, uji i oqeanit i nënshtrohet ndikimeve të Hënës. Por e gjithë jeta është e përbërë prej ujit, pa ujë jeta është e pamundur. Filozofia e Greqisë së Lashtë pohonte se jeta lind vetëm nga uji, se uji është jeta. Mitet e lashta indiane dhe kineze thonë të njëjtën gjë. Sot shkencëtarët, të cilët besojnë tek evolucioni, hamendësojnë gjithashtu se jeta ka lindur në ujë, se, mundet që, jeta e parë në planet kanë qënë algat. Kjo ishte forma e parë e jetës dhe pastaj prej saj u zhvillua gradualisht njeriu.
Uji është një ndër elementët më mizteriozë. Çfarëdo ndikimesh të yjesh të university, të hapësirës kozmike, të kenë rënë mbi njeriun, kjo ndodh nëpërmjet ujit. Çdo rrezatim mund të depërtojë te njeriu vetëm pas ndikimit të ujit të brendshëm të organizmit të tij. Në drejtim të ujit është bërë një punë e madhe dhe njeriu fillon të kuptojë shumë të fshehta.
Enigma më e madhe që shqetëson sot shkencëtarët gjatë dhjetë viteve të fundit konsiston në atë se uji ka ndjeshmëri të madhe. Cilitdo ndikimi t’i nënshtrohet jeta, nga cilado anë që të ndikojnë, në fillim ata kalojnë nëpërmjet ujit. Uji brenda nesh, është i pari që i nënshtrohet ndikimit. Sapo uji brenda nesh t’i nënshtrohet ndikimit, ne vetë nuk mund t’i shmangemi dot atij.
Ju do të habiteni kur të merrni vesh se kur fëmija ndodhej në barkun e nënës, ai sikur noton në oqean. Lëngu amniotik për nga përqëndrimi i Kripës, është i ngjashëm me ujin e oqeanit. Ndikimet nga trupi i nënës nuk e arrijnë fëmijën drejtpërsëdrejti, mes nënës dhe fëmijës që zhvillohet në miter, nuk ka lidhje direkte. Ndërmjetës është uji; çfarëdo ndikimesh që të ketë nga ana e nënës, ata nuk e arrijnë fëmijën, kjo ndodh nëpërmjet ujit, lidhje direkte të ndërsjelltë nuk ka. Gjatë tërë jetës sonë uji brenda trupave tanë bën punën e ujit të detit.

Peshqit që jetojnë në oqean janë studiuar shumë mirë. Ka peshq që dalin në breg, që gjatë zbaticës të lënë atje vezën. Duke lëvizur bashkë me valet, ata dalin në breg dhe e lënë vezën atje. Nëse do ta bënin këtë gjatë baticës, vezën do ta kish marrë vala. Ata e bartin vezën vetëm kur niveli i ujit ulet dhe pastaj presin njëfarë kohe mbi vale. Pastaj ata e vendosin vezën për të dytën here në atë vend ku valet nuk arrijnë, përndryshe vezët e tyre do t’i kish marrë deti.
Shkencëtarët ranë në mendime se nga e dinin peshqit kohën e baticës. Gabimi më i vogël në kohë dhe vezët do t’i kish marrë me vete vala. Por gjatë qindra mijëra viteve ata nuk u gabuan asnjëherë. Nëse do të kishin gabuar, atëherë lloji i tyre do të ishte zhdukur. Çfarë mekanizmi kishin ata për ta ditur se kur fillonte batica? Çfarë organ shqise ishte ai? Nëpër të gjithë bregdetin dhe në të njëjtën kohë mblidhen rreth njëqind mijë peshq… Duhet të kishin këta peshq një system sinjalizimi, si punë transmetuesi. Njëqind mijë peshq notojnë dhe vijnë që nga mijëra milje që të lënë këtu vezën në bregdet dhe e gjitha kjo bëhet në të njëjtën kohë.
Ata që e kanë studiuar këtë fenomen thonë se nuk mund të ketë burim tjetër përveç Hënës. Burimi i intuitës së peshqve është Hëna dhe askush tjetër. Këta peshq e dine me intuitë se kur shtohet dhe kur pakësohet uji. Ndikimi i ujit është mënyra e vetme për të marrë vesh baticën dhe zbaticën.
Ishte dhe një mundësi tjetër. Shkencëtarët supozuan se te peshqit ndikojnë në njëfarë mënyre valët e oqeanit. Prandaj i vendosen ata në një vend të tillë, ku nuk kish vale. Por rezultatet ishin me të vërtetë befasues. Rreth e rrotull ishin errësirë e plotë. Peshqit nuk kishin si ta shihnin Hënën, dritë, në përgjithësi nuk kishte, mirëpo kur Hëna doli në atë faze, gjatë së cilës peshqit në oqean niseshin në breg për të lënë vezët e tyre, edhe peshqit në laborator i lanë vezët e tyre. Për çfarë flet kjo? Për atë se puna nuk ishte aspak te valët.
Dikush mund të hamendësojë se lëvizja fillon vetëm atëherë kur peshqit marrin nga njëri-tjetri sinjale të veçanta, por kjo hipotezë nuk u vërtetua. Shkencëtarët i vëzhguan peshqit kur ata ishin të izoluar nga njëri-tjetri. Ata u përpoqen me të gjitha mënyrat të ekuilibronin trurin e peshqve. Ata i vunë peshqit për 24 orë në errësirë, kështuqë ata pushuan së kuptuari se kur do të vinte dita apo nata. Pastaj i mbajtën për 24 orë në dritë, që përsëri të mos dallonin natën me ditën. Ata vëzhguan sjelljen e tyre duke vënë një Hënë artificial, shkëlqimi i së cilës herë pakësohej e herë shtohej, por peshqit nuk mashtroheshin dot. Peshqit, ashtu si më parë, i vendosnin vezët atëherë kur Hëna reale futej në fazën e caktuar; kudo që të ndodheshin ata, në këtë moment i vinin vezët.

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free