UDHETIMET E LARGETA NE ASTROLOGJINE INDIANE
Deshira per udhetim ka ekzistuar qe kur njerezit jane shfaqur ne toke. Shtegetimi njerezor ka nisur shume me perpara se historia te kujtohet. Njeriu ka hasur ne rreziqe te pamundura per te udhetuar neper bote per te gjetur vende te reja per te jetuar. Shkencetaret moderne dhe oqeanografet nuk donin ta besonin qe qe prej kohesh qe s’mbahen mend njerezit kane guxuar te kalojne permes Oqeanit Paqesor me anije Balsa.
Ata qeshen me idene e parashtruar nga ‘Thor Hyerdahl’ qe Indianet Inkas kaluan ishujt Paqesor me varka Balsa. Kjo i coi ne ekspeditendhe vertetoi ceshtjen.
Edhe pse thuhet qe Amerika u zbulua nga Kolombi ende ka prova qe deshmojne se Vikinget ishin mesuar te benin udhetime te shpeshta ne ate vend.
Historia eshte mbushur me ngjarje te eksploruesve te cilet kane udhetuar kudo ne bote madje edhe duke ecur si Marco polo. Me perparimin e qyteterimit menyra e udhetimeve u be edhe me e shpejte. Sot Toka eshte zvogeluar ne nje rruzull te vogel dhe nje rryme Supersonic mund ta pershkoje ate per 2 ose 3 ore.
Njeriut nuk i intereson me te udhetojne ne toke. Ai do te udhetojne ne hapesire dhe te arrije planetet e largeta.
Parashikuesit Vedike e dinin kete deshire njerezore per udhetim dhe renditen kombinimet planetare qe tregojne udhetime te largeta. Shtepia e 4t, e 9te dhe e 12te dallohen per udhetime dhe udhetime jashte shtetit ne astrologjine indiane.
Duke nisur me zenitin drejtimet njihen si Veriu, Veri-lindja, Lindja, Jug-lindja, Jugu, Jug-perendimi, Perendimi, Veri-perendimi. Ne te njejten menyre shenjat zodiakale ndahen nga Dashi si Veriu, Perendimi, Lindja dhe Jugu me radhe.
Edhe kombinimi i planeteve per udhetime te largeta per secilen shenje te zodiakut eshte i ndare gjithashtu.
Astrologet duhet te perdorin kete teknike per te kombinuar keto te dhena me dasa-n (periudhen) dhe antardasha-n (nen-peridudhen) e horoskopit per te parashikuar udhetimet e largeta.
Me ne fund qellimi i udhetimit te larget mund te dallohet ne baze te mendimit praktik dhe intuites se astrologut.
Kur sunduesi i shtepise se 5te nis nje udhetim te larget do te jete per studimet te larta, sunduesi i shtepise se dyte do ta nise ate per pune dhe fitime, sunduesi i te shtates e nis ate per biznes, sunduesi i shtepise se 9te jep udhetime te kenaqshme, dhe sunduesi i 12tes mund te tregoje imigrim e keshtu me radhe.
Shenjat e Tokes tregojne udhetime me kembe, Shenjat e Ujit tregojne udhetime permes detit, Shenjat e Ajrit permes ajrit. Shenjat e zjarrit duhet te tregojne udhetime te largeta me automjete te ndryshme.
Me ndryshimin e stilit te jeteses se njeriut kombinimet e udhetimeve shfaqen ne shume horoskope. Udhetimet ne moshe te vjeter behen per pelegrinazh dhe Ketu (Nyja jugore) perfshihet ne kete pamje.
Udhetimet e ndryshme (jashte shtetit)
Arsyeja ime kryesore pasi shkrova kete artikull eshte te diskutojme dhe te zbulojme metodat per te parashikuar udhetimet e largeta me ane te astrologjise Vedikase dhe te perpiqemi te pershtasim pershkrimin per shembujt qe njoh. Gjate viteve, kam kerkuar neper libra dhe revista te ndryshme, por nuk kam qene krejtesisht i kenaqur me permbajtjen qe kam gjetur. Analizat e mia mund te mos jene krejtesisht korrekte dhe majde jam i gatshem per komente te pakendshme per permbajtjen e ketij artikulli. :-) Ju lutem me ndihmoni ne ushtrimin e mesimit te vetvetes. Do te jem teper i lumtur te lexoj komentet tuaja dhe te bej ndryshimet e duhura ne artikull per te miren e te gjitheve.
Te udhetosh ne vende te reja, te takosh njerez te rinj per pune, per qellime te ndryshme apo thjesht per qejf na ndihmon te fitojme njohuri dhe te zgjerojme horozontin dhe perspektiven tone. Na ben me te mencur. Per nje kohe te gjate, indianet, kane zgjedhur te shkojne jashte vendit per te njejten pune – te shfrytezojne mundesite per kenaqesine profesionale dhe per te fituar me shume para. Ne menyre te argumentueshme kjo prirje ka ndryshuar ne vitet e fundit kur ekonomia u perforcua ne indi por vizitimi i vendeve te tjera konsiderohet ende deshirueshem dhe emocionues per shume njerez.
Ka shume arsye te ndryshme se pse njerezit levizin nga njeri vend ne tjetrin:
Udhetime ne krahinat gjeografike per shkak te llojit te punes – qe e quajme “udhetim pune”.
Udhetime biznesi ne nje vend te huaj.
Turizem ose pelegrinazh.
Nderrim banese per shkak te profesionit ose kur martohemi nese bashkeshorti banon ne nje vend tjeter.
Astrologjikisht, rregullat qe merren ne kondiderate per te parashikuar udhetimet jane:
Shtepia e 12te: ne nje horoskop, shtepia e 12te tregon ndarjen. Ndikimet e demshme ne shtepine e 12te e bejne nje person te bredhe nga njeri vend ne tjetrin.
Shtepia e 3te dhe e 9te: ndersa shtepia e 4t perfaqeson rehatine ne nje shtepi, e treta dhe e nenta duke qene e 12ta (ndarja) dhe e 6ta (e panjohura) kur numerohen nga shtepia e katert tregojne udhetime. Shtepia e trete duhet te merret ne konsiderte per udhetime te shkurtra dhe e nenta per udhetime te gjata. Mendoj qe kjo eshte per faktin qe nga shtepia e nente ne shohim gjithashtu edhe fene qe jane pelegrinazhet, te cilat ne te kaluaren ishin shume te gjata. Pervec kesaj, ndikimet e keqija ne shtepine e katert, nga meyra e pozicionit do te bejne qe personi te largohet nga vendi i tij i lindjes, dmth te udhetoje ne nje vend te huaj.
Shtepia e 7te: shume njerez te ditur kane permendur ne punen e tyre se qendrimi (banesa) ne vende te huaja duhet te shikohet permes shtepise se shtate.
Shenjat e Ujit dhe ato te Levizshme (themelore): Pozicioni i sunduesve te shtepive te lartpermendura ne keto shenja tregon udhetime.
Rahu adhe Saturni: Keto ndikime ndikojne te udhetimet ne dasha-n (periudhat) dhe antardasha-n e tyre. Rahu nenkupton elementin e huaj ne harte, dicka qe eshte e panjohur dhe jashte se zakonshmes.
Dielli: Kur vendoset ne nje nder shtepite – e 3te, e 7te, e 9te dhe e 12te, Dielli ndikon ne udhetime.
Per te kuptuar rrethanat qe cojne ne udhetime te largeta, kombinimet midis planeteve dhe shtepive jane te rendesisheme. Sunduesi i Ashendentit ne shenjat e Levizshme apo ato te Ujit bashke me sunduesin e shtepise se 9te dhe/ose 12te tregojne udhetim te larget. Kombinimet me sunduesin e shtepise se 3te do te tregonin me teper udhetime te shkurtra sesa te gjata, te jashtme.
Ndikimi i sunduesit te shtepise se 7te eshte i domosdoshem per t’u vendsour ne nje vend te huaj. Ndikimi i Rahut apo i planeteve te tjere te keqinj ne shtepine e katert do te jepnin te njejtin rezultat duke shkaktuar ndarje dhe duhet te tregojne nje person qe largohet nga rehatia e shtepise. Vendosja e sunduesit te shtepise se 4t ne shtepine e 12te ka nje efekt te ngjashem. Keto kombinime bashke me kombinimin tjeter te udhetimeve do te nenkuptonin bileten e udhetimit ne nje vend te huaj. Perkatesisht, ndikimet pozitive ne shtepine e katert ne kombinim me shtepine e 9te do te tregonin nje lidhje te me te forte me vendin e lindjes dhe personi do te donte te kthehej ne shtepi.
Koha kur ndodh udhetimi eshte gjithmone e qeverisur nga sunduesit e shtepise se 9te dhe 12te dhe nga planetet qe ndikojne ne keto shtepi permes aspekteve ose shtepise ne te cilen ndodhen. Ndikimi i sunduesit te shtepive te veshtira – shtepia e 6te dhe sidomos shtepia e tete do te tregonin probleme me udhetimin, p.sh. nje Mars i pavaforshem ne nje harte ne kete plan veprimesh do te tregonte aksidente te mundshme gjate udhetimit.
Treguesit astrologjike per Udhetimet e largeta:
Udhetimet jashte vendit jane nje nga endrrat me te deshiruara te shume indianeve, dhe fale punes (industrise) se suksesshme IT dhe rritjes se kerkeses per aftesimin e anglishtes dhe deshires per pune, nje numer i madh indianesh udhetojne jashte shtetit dhe plotesojne ambicjet e tyre. Megjithese po flas per indianet, deshira per te eksploruar vende te reja, per t’u familjarizuar me kultura te tjera, dhe thjesht per te provur gjera te reja ne nje toke te larget eshte e sigurte qe terheq vemendjen e gjithkujt. Shohim qe disa njerez kane sukses jashte shtetit, ndersa nuk mungojne rastet ku udhetimet e jashtme jane “endrra e kthyer nje ankth” . Le te shohim se cfare na ofrojne te dhenat astrologjike ne lidhje me kete…...
Treguesit astrologjike per udhetimet/qendrimet jashte shtetit:
Pergjithesisht shtepia e 9te dhe e 12te ne horoskop jane shtepite e hartes perkatese qe duhen studiuar per kete ceshtje. Nese keto shtepi bien ne shenjat e levizshme (Dashi, Gaforrja, Peshorja, Bricjapi) apo ne shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi, Peshqit), atehere ekziston mundesia per udhetime jashte shtetit. Eshte e qarte qe me lart qe Gaforrja eshte nje shenje e forte ne kete drejtim meqenese eshte njekohesisht edhe e levizshme (themelore) dhe shenje uji. Keshtu qe nese shtepia e 9te dhe e 12te e horoskopit bien ne keto shenja, ose sunduesit e ketyre shtepive bien ne keto shenja, ju mund te zbuloni se udhetimet e largeta jane te treguara per keta persona.
Arsyeja e udhetimit te larget mund te zbulohet nga ndikimet planetare. Per shembull, nese sunduesi i shtepise se 4t te horoskopit eshte vendosur ne shtepine e 9te qe ndodh te jete nje shenje themelore (e levizshme), ose shenje e ujit, dhe eshte perkrah sunduesit te shtepise se 12te, mund te zbuloni qe i linduri do te udhetoje jashte shtetit per studime te larta (shtepia e katert mbeshtet edukimin baze; shtepia e nente mbeshtet kurset dhe specializimet e avancuara).
Nese sunduesi i shtepise se 4t eshte ne shtepine e 12te (shtepia e 12te duke qene tregues i udheteimeve te largeta te diskutuara me siper), atehere i linduri e ka te lehte te jetoje jashte shtetit. Personalisht kam gjetur se kush ndihet me shume “si ne shtepine e tij” jashte shtetit, dhe atyre u duket me e lehte te jetojne me traditat e shpirterore indiane kur jetojne jashte shtetit sesa kur jetojne ne Indi. Enigmatike jane rruget e fatit dhe teper interesante jane kombinimet astrologjike qe parashikojne fatin!
Lidhja e sunduesve te shtepise se 5te, 9te, dhe 12te ne dasamsha tregon udhetime jashte shtetit per arsye profesionale. Keta persona punesohen zakonisht si mjeshter te punes (shkencetare, profesore, etj) jashte shtetit. Nese aty kemi Dharma-karmaathipathi yoga te lidhur me shtepine e 12te, i linduri mund te vazhdoje te fitoje vende prestigjoze ne vendet e huaja, dhe ne disa raste madje edhe te zgjidhet ne poste te larta organike si Senator/ drejtor/ kryetar i Bordit te Studimeve , etj. Kombinime te ngjashme interesante do te gjenden ne horoskopet e te Derguarve Indiane te punesuar jashte shtetit. Rezultate te ngjashme gjejme edhe kur sunduesit e shtepise se 10te dhe 12te te dasamsha kane aspekte apo lidhje te ndersjellte.
Duhet shenuar qe ndersa shenjat themelore tregojne udhetime larg nga vendbanimi dhe pra mund te tregojne qendrim te gjate jashte shtetit, shenjat e zakonshme qe tregojne udhetime te largeta nenkuptojne qe personi mund te udhetoje shume ne vende te huaja, por jo te qendroje gjate, d.m.th ata do te vizitojne vende te huaja per vizita profesionale te shkurta – mund te jete maksimumi nje periudhe 5 vjecare dhe pastaj te kthehet ne shtepi.
Periudhat qe tregojne udhetime te largeta:
Kur ka shpresa te mjaftueshme ne harten e lindjes per te shkuar jashte shtetit, i linduri mund te ndermarre udhetime te largeta gjate periudhave te meposhtme,
1) Dasa/ bhukti e sunduesit te shtepise se 9te ose e sunduesit te shtepise se 12te, ose planete qe kane lidhje me sunduesin e shtepise se 12te (nga pozicioni apo aspektet).
2) Dasa/ bhukti e planeteve qe lidhen me Henen.
3) Dasa/ bhuktis e Rahut, Venusit ose Henes nese keto planete jane ne shtepine e 12te.
4) Dasa/ bhuktis e planeteve ne ngritje/ renie ne horoskop.
5) Nen-periudhat e Ketus dhe Rahus ne periudhen kryesore te Rahus.
6) Bhukti i Jupiterit ne dasa-n e Saturnit (nese Jupiteri ndodhet ne shtepine e 12te).
7) Dasa/ bhukti e planeteve qe lidhen me sunduesin e shtepise se 9te.
8) Kur Saturni ne tranzitin e tij kalon (kryqezon)ne pozicionin e Diellit te lindjes.
9) Kur Jupiteri ne tranzitin e tij formon eshte ne aspekt shtepine e 9te ose 12te, ose ne aspekt me sunduesit e shtepise se 9te apo 12te.
10) Udhetimet e jashtme perjetohen edhe gjate sade-sathi.
11) Nese Munda – nje pike delikate e bazuar ne horoskopin e progresuar vjetor bie ne shtepine e 9te bashke me tranzitet e tjera te favorshme.