AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  => Periudhat e jetës
  => Udhëtimet në astrologjinë indiane
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Periudhat e jetës

BHUKTI


Çdo mahadasha (sundues kryesor i periudhes) eshte nenndare ne periudha planetare te quajtura Bhukti, qe ndjekin te njejtin rregull si mahadashat, dhe te njejten gjatesi proporcionale. Per shembull, bhukti i pare i Ketu eshte Ketu/Ketu, i dyti eshte Ketu/Venus, i treti Ketu/Diell dhe keshtu me radhe. Mendohet qe kjo nenndarje jep mundesine e nje shqyrtimi shume me te detajuar te ndikimit te cdo mahadasha, dhe te dhena me te qarta per ngjarjet qe priten te ndodhin dhe kur.

Bhukti i fundit i seciles mahadasha konsiderohet te jete nje kohe pergaditore (paraprake) per ndryshimin e madh qe do te sjelle mahadasha tjeter. Ne kete menyre, bhukti i fundit i Diellit si mahadasha eshte Diell/Venus, i cili na pergatit per Henen e ardhshem mahadasha duke theksuar marredheniet dhe ceshtjet familjare. Ne te njejten menyre, bhukti i fundit i Jupiter eshte Jupiter/Rahu i cili pergatit mendjen per Mahadashen realiste dhe praktike te Saturnit duke rilidhur ate me stresin (tensionin) dhe ceshtjet materiale.

 

Periudhat e jetes

Mahadasha

(sunduesi kryesor i periudhes)

Antardasha

(Sunduesit e nen-periudhave)

Merkuri Me-Me; Me-Ke; Me-Ve; Me-Di;
Me-He; Me-Ma; Me-Ra; Me-Ju; Me-Sa
Ketu Ke-Ke; Ke-Ve; Ke-Di; Ke-He;
Ke-Ma; Ke-Ra; Ke-Ju; Ke-Sa; Ke-Me
Venusi Ve-Ve; Ve-Di; Ve-He; Ve-Ma;
Ve-Ra; Ve-Ju; Ve-Sa; Ve-Me; Ve-Ke
Dielli Di-Di; Di-He; Di-Ma; Di-Ra;
Di-Ju; Di-Sa; Di-Me; Di-Ke; Di-Ve
Hena He-He; He-Ma; He-Ra; He-Ju;
He-Sa; He-Me; he-Ke; He-Ve; He-Di
Marsi Ma-Ma; Ma-Ra; Ma-Ju; Ma-Sa;
Ma-Me; Ma-Ke; Ma-Ve; Ma-Di; Ma-He
Rahu Ra-Ra; Ra-Ju; Ra-Sa; Ra-Me;
Ra-Ke; Ra-Ve; Ra-Di; Ra-He; Ra-Ma
Jupiteri Ju-Ju; Ju-Sa; Ju-Me; Ju-Ke;
Ju-Ve; Ju-Di; Ju-He; Ju-Ma; Ju-Ra
Saturni Sa-Sa; Sa-Me; Sa-Ke; Sa-Ve;
Sa-Di; Sa-Mo; Sa-Ma; Sa-Ra; Sa-Ju

 

Si te llogarisim periudhat (dasa- Antardasa = periudha-neneperiudha)
Te gjitha Mahadasha-t te mbledhura se bashku bejne 120 vjet. Sidoqofte, pak njerez jetojne kaq gjate, prandaj pothuajse asnje nuk i perjeton te dymbedhjete periudhat kryesore.

Pozicioni i Henes ne momentin e lindjes merret ne konsiderate kur llogarismim Mahadasha-n e pare. Cdo yllesi ka nje sundues, nje nga planetet. Periudha (dasha) e pare percaktohet nga yllesia ne te cilen eshte vendosur Hena ne momentin e lindjes. Per shembull, nese Hena eshte ne yllesine e Chitra-s, renditja e Mahadashas jane Marsi, Rahu, Jupiteri, Saturn, Merkrui, Ketu, Venusi, Dielli, dhe Hena. Llogaritja fillon me Marsin, sepse Marsi sundon Chitra-n. Se sa zgjat periudha e pare kryesore percaktohet kjo percaktohet duke pare se sa ka levizur Hena gjate yllesise se vecante qe ze ne momentin e lindjes.

Secila nen-periudhe nis me planetin qe eshte sundues i periudhes kryesore (Mahadasha). Pjesa tjeter e planeteve ne nje nen-periudhe ndjek te njejtin rregull si ne periudhat Mahadasha. Per shembull, ne Mahadashan e Diellit, nen-periudha e pare nis me Diellin. Dielli ndiqet nga Hena, Marsi, Rahu, Jupiteri, Saturni, Merkuri, Ketu, dhe Venusi.

Ne Atharvaveda (Shaunakiya recension, hymn 19.7) jepet nje liste me 28 yje apo asterizma, disa prej tyre perputhen me nakshatra-t e mevonshme:

(1) K?ttik? (the Pleiads), (2) Rohin?, (3) Mrigash?rsha, (4) ?rdr?, (5) Punarvasu, (6) S?nrit?, (7) Pushya, (8) Bhanu (the Sun), (9) Aslesh?, (10) Magh?, (11) Sv?ti (Arcturus), (12) Chitr? (Spica), (13) Phalgunis, (14) Hasta, (15) R?dhas, (16) Vish?kh?, (17) Anur?dh?, (18) Jyeshth?, (19) M?la, (20) Ash?dhas, (21) Abhijit, (22) Sravana, (23) Sravishth?s, (24) Satabhishak, (25) Proshtha-padas, (26) Revati, (27) Asvayujas, (28) Bharani. [2]

 

Dasha (Devanagari: , Sanskrit,da??, 'periudhe planetare'.) modeli i dasha-s tregon se cili planet do te sundoje ne nje periudhe kohe ne Jyotisha.[1]

Dasha-t ofrojne nje sistem per te vleresuar efektet e planeteve gjate jetes se nje personi, duke treguar se si planetet e shperndajne energjine e tyre gjate periudhave te jetes. Secila dasha kontrollohet nga nje planet, dhe cilesia dhe dobishmeria perkatese per cdo planet percaktohet nga gjendja dhe pozicioni i planetit ne harten e lindjes.

Jane nente planete apo grahas qe mund te sundojne dashat: shtate planetet klasike, plus Nyja Veriore, Rahu dhe Nyja Jugore, Ketu, e Henes.

Jane te pakten 43 sisteme te ndryshme dasha. Disa prej tyre jane si me poshte -1 Vimshottari dasha; 2 Ashtotari dasha; 3 Yogini dasha; 4 Kaalchakra dasha; 5 Panchottari dasha; 6 DwisaptatiSama dasha; 7 Shasthiyayni dasha; 8 Dwadashottari dasha; 9 Shodashottari dasha; 10 Shatabdika dasha; 11 Chara dasha; 12 Sthira dasha; 13 Varnada dasha; 14 Shoola dasha; 15 Brahma dasha; 16 Kaal dasha; 17 Chakra Dasha; 18 Karaka Dasha; 19 Manduka Dasha; 20 Kendra dasha; 21 Navamsa Dasha; 22 Drig Dasha..

 

Vimshottari Dasha

Vimshottari Dasha eshte nje cikel i gjate 120 vjecar i pozicioneve planetare i bazuar ne pozicionin e Henes ne nje nga 27 ndarjet, apo shtepite henore, te quajtura nakshatras. Ne kete sistem, cdo planeti i caktohet nje mahadasha e ndryshme apo periudhe madhore, e radhitur nga gjashte deri ne njezet vite. Per shembull, mahadasha e Shukra-s (Venusi), zgjat njezet vjet dhe do te sjelle shembulllin karmik qe Venusi shfaq ne horoskop ne qendren e vemendjes se jetes se te lindurit.

Secili nga shtate planetet dhe dy nyjet henore (duke formuar nente navagraha) ka periudhen e vet ose mahadashan ne cikel. Secili planet (graha) eshte sunduesi i tre nga 27 nakshatra-t (3 x 9), te cilat, se bashku me pozicionin e Henes, percaktojne se si funksionon sistemi. Renditja dhe kohet e mahadasha-ve tregohen ne tabelen e meposhtme:

Graha (planeti)

Mahadasha

(Periudha kryesore)

Lord of Nakshatras

(sunduesi i shtepive henore)

Ketu (nyja jugore) 7 vjet Ashwini Magha Mula
Venusi 20 vjet Bharani Purva Phalguni(pubba) Purva Ashadha
Dielli 6 vjet Krittika Uttara Phalguni(uttara) Uttara Ashadha
Hena 10 vjet Rohini Hasta Shravana
Marsi 7 vjet Mrigashirsha Chitra Dhanishtha
Rahu (nyja veriore) 18 vjet Ardra Swati Shatabhishak
Jupiteri 16 vjet Punarvasu Vishakha Purva Bhadra
Saturni 19 vjet Pushya Anuradha Uttara Bhadra
Merkuri 17 vjet Ashlesha Jyestha Revati

 

Pozicioni i Henes

Per cdo individ renditja e mahadasha-ve varet nga vendosja e Henes ne nakshatra. Nakshatra ne te cilen eshte vendosur Hena ne momentin e lindjes percakton mahadashen e pare te jetes se personit, duke u varur se cila nga graha (planet/nyje) eshte sundues ne te. Per shembull, nese Hena eshte ne Punarvasu gjate lindjes, cikli Vimshottari per kete person do te filloje me mahadasha-n e Jupiterit, sunduesin e Punarvasu-t.

Sidoqofte, pozicioni ekzakt i Henes ne nakshatra percakton gjithashtu pjesen (proporcionin) e mahadasha-s se pare qe eshte ne vazhdim. Me fjale te tjera, nese Hena eshte 1/4 e distances permes nakshatra Punarvasu, atehere 1/4 e kohes merret nga mahadasha e pare, qe jep vetem 12 vjet (3/4) te mbetura per periudhen e Jupiterit ne vazhdim. Keshtu personi do te jete nen ndikimin e mahadasha-s tjeter (Saturni) ne vetem 12 vjet, pararesisht mahadasha-s se Jupiterit qe zgjat zakonisht 16 vjet.

 

Mahadashat (periudhat kryesore)

Secila mahadasha do te kete nje ndikim ne jeten e individit duke theksuar efektet e planetit qe lidhet me kohezgjatjen e tij, ne marredhenie me natyren e tij te pergjithshme, dhe nga natyra ekzakte e vendosjes se planetit ne horoskopin e personit (psh. e lehte apo e veshtire). Keshtu qe efekti ekzakt i cdo mahadashe mund te ndryshojne shume nga personi ne person. Sidoqofte, ne pergjithesi efektet e seciles mahadasha mund te pershkruhen si me poshte:

  • Ketu (7 vjet)

Ne kete periudhe te jeta do t’i jape personit vetem gjera te nevojshme dhe do te largoje ate qe nuk duhet. Gjithashtu, cdo sukses gjate kesaj periudhe zakonisht perfundon ne momentin kur mbaron edhe kjo periudhe (dasha). Kur Ketu eshte i forte tregon shperthime te papritura energjie, liri veprimi, clirim, gjithanshmeri, idealizem, aftesi psiqike, meshire, spiritualitet dhe vete sacrifice. Efektet e Ketus mund te jene te ashpra dhe te egra ndersa i marrin gjerat me vete – pergjithesisht priret te eleminoje materializmin dhe te perforcoje nje perspektive me shpirterore dhe nje jete me te thjeshte. Ne Ketu eshte vendosur ne pozicion te dobet tregon probleme te mundshme shendetesore si plage, demtime, probleme me shpinen dhe sistemin nervor, ulcere, malcime (inflamacion), ethe, semundje te zorret, presion i ulet i gjakut, paqendrueshmeri mendore dhe semundje lekure.

  • Venusi (20 vjet)

Kjo eshte nje periudhe kur personi kerkon lumturine materiale, dhe temat si martesa, dashuria dhe femijet jane te theksuara. Pasuria, mireqenia, qejf (luksi), bukuria dhe kenaqesite sensuale dalin ne dukje dhe aftesia mendore rritet. Suksesi ne te gjitha keto fusha varet nese Venusi eshte pozicionuar mire ne horoskopin personal – nga ana tjeter, i pozicionuar keq Venusi mund te sjelle hidherim ne keto fusha. Gjate kesaj mahadashe dashamiresia dhe marredheniet me te tjeret jane te rendesishme, dhe sharmi, perkujdesja dhe miresjellja ndaj te tjereve dhe ndaj personit te dashur do te jene pika kryesore e periudhes. Nese Venusi eshte pozicionuar dobet atehere problemet shendetesore mund te perfshijne semundjet veneriane, diabeti, anemia, veshkat dhe fshikeza, dobesi e organeve seksuale dhe impotence, paralize, dhe astme.

  • Dielli (6 vjet)

Eshte koha kur deshira per te qene i sinqerte me vetveten eshte shume me e forte se zakonisht tek individi, dhe do te perdorni me shume energji per te kerkuar identitenitn tuaj te vertete. Mund te jete nje krize besimi qe nxit nevojen per te kerkuar te verteten e brendshme, dhe t’ju spastroje nga ndikimet e gabuara. Edukimi, spiritualiteti, politika, mjekesia, biznesi, puna zyrat e larta ne qeveri, dhe te gjitha format e suksesit dhe brohoritjeve publike dalin ne dukje. Astrologjikisht, Dielli eshte planeti i forces dhe fuqise i cili mund te sjelle sukses nese personi shpreh natyren e tij te vertete dhe dhe ndjek rrugen e tij, por kjo periudhe gjithashtu mund te imponoje personin te beje sakrifica dhe te ndahet nga ata qe nuk e mbeshtesin per te arritur qellimet e tij. Nese Dielli eshte vendosur ne pozicion te keq ne horoskop nuk do te jeni ne gjendje te tregoni vetesiguri dhe force terheqese. Vendosja e dobet e Diellit mund te coje ne probleme shendetesore si nje shikim te dobet, dhimbje koke, qarkullim te crregullt te gjakut, presion gjaku, thyerje kockash dhe kancer, ethe, probleme me dhembet dhe sistem imun te dobet.

  • Hena (10 vjet)

Kjo eshte nje periudhe kur personi kerkon te lidhet me te tjeret permes marteses, familjes dhe te qenit prind, te cilat jane tem ate kesaj kohe. Gjithashtu kjo tregon edhe fillimin e nje biznesi, pune, blerjen e nje shtepie, dhe ndryshe te pretendoje me shume ne bote – me fjale te tjera, tema te edukohet, te gjeje siguri dhe te leshoje rrenje. Ketu tregohet edhe rritja e ndjeshmeris, perceptimit, imagjinates, nje kujtese e shkelqyer dhe nje zhvillim i zakoneve te forta. Nese Hena eshte pozicionuar keq ne horoskop mund te nenkuptoje qe lidhjet me familjen dhe femijet mungojne, me djesine e perjashtimit nga nje jete familjare ‘normale’. Eshte gjithashtu koha kur kujtimet e femijerise dhe edukimi sillen perseri ndermend dhe mund te perballeni me ceshtje te se kaluares, mbase duke pare zhvillimin e familjes suaj. Ne rastet me ekstreme kjo periudhe mund te sjelle episode te semundjeve mendore dhe paqendrueshmeri. Problemet e tjera shendetesore perfshijne gjume te crregullt dhe kollitje dhe ftohje te shpeshta.

  • Marsi (7 vjet)

Kjo eshte nje kohe per te ndjekur qellimet tuaja me energji dhe pasion, dhe nje sens energjie dhe ngacmimi eshte i pranishem. Guximi, deshira e forte per veprim dhe forca fizike do te jene ne rritje. Personi ka nje deshire te permiresohet me shume gjate kesaj kohe, dhe sporti dhe garat dalin ne dukje. Edhe mundesia per te blere nje shtepi paraqitet gjate kesaj kohe meqenese Marsi sundon ceshtjet e pronave ne astrologjine Vedikase. Nese Marsi eshte vendosur ne pozicion te dobet ne horoskop, mund te kemi te bejme me mungese guximi, force, paaftesi per te permiresuar rrethanat e jetes, dhe mund t emungoje gjtihashtu edhe ndihma dhe mbeshtetja familjare. Kjo mund te sjelle vetekenaqesi dhe gjendje amullie, ose edhe grindje per pushtet dhe debate me te tjeret. Problemet e ndryshme shendetesore perfshijne malcimet (inflamacionin), plagosjet, djegiet, aksidentet, probleme me melcine, Possible health problems include inflammations, wounds, burns, accidents, liver complaints, lekure me pucrra (akne), dhe kancer (uriq) ne pjeset muskulore te trupit nese ndodhet perkrah Rahut.

  • Rahu (18 vjet)

Kjo periudhe sjell ne qender te vemendjes nje lidhje te forte materiale me gjerat qe personi zoteron dhe qe eshte i detyruar te zhvilloje permes tyre cilesite qe i mungojne me shume ne jete. Kjo ndodh ne nje nivel te pavetedijshem dhe mund ta fuse personin ne rrethana misterioze dhe te paparashikuara. Sidoqofte, kjo periudhe (mahadasha) mund te sjelle suksese te medha meqenese sjell perqendrim dhe vendosmeri gjate procesit, por mund ta beje personin te ndihet jashte kontrollit dhe kaotik, kur gjerat te grumbullohen dhe te perjetohen pa nje sens zhvillimi te mencurise dhe arsyetim. Pozicionet e paraqitura perfshijne pune diplomatike, pune qe kerkojne manipulimin e fakteve, llogaritare, inxhiniere (teknike), pilote, dhe ata qe lidhen me ilacet, helmet dhe drogen. Kur Rahu eshte ne pozicion te dobet tregon probleme shendetesore me semundjet e gelbazes, zorreve, lekures, sistemit nervor, ulceres, presionit te gjakut, crregullimeve nervore dhe kancerit.

  • Jupiteri (16 vjet)

Kjo periudhe i meson gjithmone dicka individit dhe zakonisht sjell nderime, mirenjoheje dhe vleresime. Eshte nje periudhe besimi, shprese dhe optimizmi kur nder to edhe zhvillimi personal dhe nje sens me i madh permbushjeje, perfshire martesen dhe femijet. Eshte nje periudhe e mire per mundesi per zhvillim, ku mesuesit dhe drejtuesit do te luajne nje rol te dobishem. Ekziston nje sens me i madh morali, etike dhe vetedije ne kete mahadasha. Pozicionet me te mira politike, biznesi dhe administrative dalin ne dukje, si bankieret, mbreterit/presidentet, dhe avokatet/juristet. Sidoqofte, nese Jupiteri eshte ne pozicion te dobet personi mund te mbaje qendrime jo realiste, teper optimiste dhe arrogante, si dhe te fitoje nje titull ne menyre jo te drejte. Mund te kemi te bejme me mesues dhe drejtues te keqinj qe i cojne njerezit ne rruge te gabuar. Nese Jupiteri eshte vendosur ne nje gjendje te veshtire atehere pasuria dhe shendeti juaj do te hasin ne veshtiresi, duke ju detyruar te punoni me shume. Problemet shendetesore mund te perfshijne kongjestion limfatik dhe qe perhapet, tromboze, anemi, tumor, verdhez dhe probleme te tjera me melcine, astmen dhe diabetin. Gjate kesaj periudhe personi gjithashtu mund te takoje njerez, apo te perjetoje ngjarje te rastesishme qe do te ndryshojne jeten e tij per mire.

  • Saturni (19 vjet)

Kjo eshte nje periudhe kur personi perballet me kufizimet e tij, dhe behet i vetedijshem per mundesine e vdekshmerise se tij. Shkeputja nga ceshtjet boterore, shpirterore, perqendrimi, perkushtim detyre, ndershmeria, sinqeriteti dhe qendrueshmeria do te jene te theksuara. Shendeti i lig, vdekja e nje njeriu te dashur dhe/apo frika per keto gjera do te ndodhin ne kete kohe. Sa me shume te lidhur te jeni me gjerat materiale dhe kenaqesite aq me e veshtire do te jete mahadasha (periudha) e Saturnit. Por edhe arritjet e medha jane te mundshme meqenese Saturni jep pergjegjesi, ambicje, prakticitet dhe kembengulje. Spitalet, njerezit e moshuar, trashegimia, testamentet dhe ceshtjet financiare behen me te dukshme. Kjo periudhe mund te sjelle presion dhe vuajtje ne menyre qe personi te perballet me realitetin dhe te kete dhembshuri per te tjeret si dhe zhvillim shpirteror. Nese Saturni eshte vendosur ne nje pozicion te keq atehere problemet shendetesore mund te perfshijne semundje kronike dhe te dhimbshme, kancer, semundje me lekuren, paralize, artrit, enjtje, dobesim, dispepsi, semundje mendore, impotence tek meshkujt, astme, mbajtje e urines dhe kapsllek.

  • Merkuri (17 vjet)

Kjo periudhe ( mahadasha) eshte per studime, kuriozitet, eksperimentime dhe per ndjekjen e interesave tuaja. Por nganjehere kjo mund te jete e tepruar. Kjo mahadashe eshte koha kur karriera juaj dhe jeta materiale mund te kene shume sukses, apo te deshtojne krejtesisht. Per me teper personi sajon nje plan te dobishem dhe te mencur qe e ben ate te ngjitet ne maja me te larta, ose te pushtohet nga detyra te shumta dhe detaje te jetes, qe e cojne ne ikje mendore nga realiteti, pavendosmeri, letargji dhe fantazi. Pozicioni i Merkurit ne horoskopin tuaj do te tregoje se si i thoni gjerat - a do te thoni gjerat e duhura, te flisni me njerezit e duhur, te merrni informacionet e duhura – apo jo. Ne me te miren e tij Merkuri i ofron personit te shikoje te gjitha mundesite pernjehere, t’i vleresoje ato me saktesi dhe te beje perzgjedhjen me te mire. Cilesite e komunikimit, inteligjences, arsyetimit, mencurise, dinakerise, gjykimit, shkathtesise dhe fleksibilitetit do te theksohen gjithashtu nese Merkuri eshte vendosur ne nje pozicion te mire. Nese Merkuri eshte vendosur keq atehere problemet shendetesore mund te perfshijne semundje psiqike, pagjumesi, lodhje nervore, semundje lekure, humbje kujtese ose paaftesi ne te folur, shurdhim, astme, mostretje (dispepsi).

 

Kur fillon periudha e pare.

http://www.vaastuinternational.com/astrology7.html

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free