AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  => Tranzitet e profesionit
  => Statistika profesioni
  => Pasuria
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Tranzitet e profesionit

Si i prekin shtëpitë e profesionit tranzitet e planetëve të jashtëm?

Parashikimet astrologjike bazuar në tranzitet planetare mund t’ju ndihmojnë të kuptoni horoskopin tuaj të karrierës. Ka kohë kur ju mund ta gjeni një punë më lehtë dhe kohë tjetër kur mund t’ju duket e vështirë të arrini pozicionin tuaj në punë. Mësoni faktorët astrologjik të stabilitetit në punë dhe karrierë.

Po kërkoni një punë të re? Pyesni veten nëse keni shanse të filloni një punë të re apo do të zhgënjeheni dhe refuzoheni? Astrologjia mund t’ju japë disa të dhëna se kur dritat do të ndriçojnë në favorin tuaj.

Për të parashikuar periudhat e karrierës duhet të analizoni se ku ndodhen Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni aktualisht në hartën tuaj, dhe ku do të jenë në vazhdim. Duhet të shqyrtoni aspektet e këtyre planetëve me sunduesit e shtëpisë së dytë, të gjashtë dhe të dhjetë (që sundojnë paratë, punë, karrierën).

  • Nëse doni të shikoni se kur do të jetë periudha më e mirë për të bërë para apo investime të mençura, përqendrohuni në shtëpinë e dytë. Planetët në këtë shtëpi,
    në aspekt me pikën ku nis ajo apo me sunduesin e saj, dhe me Venusin (sunduesin natyror të parasë).
  • Nëse doni të dini se kur është periudha e mirë për të kërkuar punë, përqendrohuni në shtëpinë e gjashtë. Planetët në këtë shtëpi, në aspekt me pikën ku nis ajo apo me sunduesin e saj, dhe me Merkurin (sunduesin natyror të punës).
  • Nëse doni të dini se kur është periudha e mirë për përparime në karrierë, përqendrohuni në shtëpinë e dhjetë. Planetët në këtë shtëpi, në aspekt me Mesqiellorin apo me sunduesin e tij, dhe me Saturnin (sunduesin natyror të karrierës).
  • Të supozojmë që një apo më shumë planetë ndodhet aktualisht tranzit në shtëpinë e dytë, të gjashtë apo të dhjetë të lindjes. Situata juaj në punë dhe rruga juaj e karrierës mund të ndryshojnë gjatë një tranziti të një planeti në njërën nga këto shtëpi apo me Mesqiellorin. Ja disa mënyra se si mund të preket puna juaj nga energjitë planetare në njërën nga këto tre shtëpi:
  • Gjatë tranzitit të Jupiterit, mezi prisni të zhvilloheni dhe të zgjeroheni, do të ndiheni optimist në lidhje me mundësitë që ju jepen, të ndiheni me fat, por dhe të shpenzoni më shumë sesa fitoni.
  • Gjatë tranzitit të Saturnit, do të mund të merrni më shumë përgjegjësi në punë, duke bashkuar aktet tuaja, duke bërë maksimumin, duke pritur momentin e duhur, dhe duke korrur atë që keni mbjellur.
  • Gjatë tranzitit të Uranit, mund të ndiheni të paqetë, duke vënë në diskutim status-kuonë, duke zbuluar njerëz me mendime të ngjashme, duke eksperimentuar me mundësitë, duke u çliruar nga kufizimet, duke rizbuluar vetveten, duke mësuar teknologji të reja, duke ritrajtuar udhën tuaj të karrierës. Urani në shtëpinë e profesionit nxit prirjen për të kundërshtuar eprorët.
  • Gjatë tranzitit të Neptunit, mund ta ndjeni veten të pakënaqur nga puna, apo sikur keni humbur qëllimin e jetës, duke menduar sikur keni ngecur, duke kërkuar një arratisje magjike apo duke ëndërruar dhe duke u zhytur në iluzone për të gjetur paqe.
  • Gjatë tranzitit të Plutonit, mund të keni të bëni me njerëz të pushtetshëm e të pasur, të shëroni plagët, të përmirësoni fuqinë tuaj të brendshme, të bluani në mendje mendime të këqija, të reagoni ndaj asaj që zbuloni.

Sipas një versioni tjetër:

Jupiteri është planeti që përfaqëson mundësitë dhe fatin e mirë. Një tranzit i Jupiterit do të hapë dyert ose të paktën t’ju japë mundësinë të ktheni çelësin e të hapni derën. Duhet të dini gradën e Diellit tuaj. Kur Jupiteri është në të njëjtën gradë (numër) me Diellin tuaj ose në të njëjtën shenjë, në një shenjë të të njëjtit element, apo shenjë opozitë do të jetë një kohë me mundësi të mira përreth jush. Gjatë kësaj kohe përpiquni të kërkoni punë apo të gjeni një punë më të mirë. Përveç kësaj, Jupiteri ju ndihmon dhe të merrni shpërblimin e punës që keni bërë më parë.

Tranzitet e Saturnit zakonisht njihen si të vështira dhe të ashpra. Saturni përfaqëson punët e rënda, të merzitshme, monotone, marrjen e përgjegjësive. Kur të keni ndonjë aspekt të Saturnit me Diellin tuaj mund të merrni një punë të re, të punoni më fort në punën që keni apo të pezulloheni nga vendi i punës, të pushoheni nga puna.

Tranzitet e Uranit me Diellin tuaj sjellin një periudhë shumë interesante. Papritur mund të gjeni veten duke lënë një punë dhe të gjeni papritur një punë që kishit ëndërruar. Ky tranzit është një mundësi e rrallë për të bërë diçka ndryshe. Shumë njerëz ndryshojnë karrierë nën këtë energji. Nganjëherë nuk bëhet me zgjedhje, por nga nevoja. Me tranzitet e Uranit mbi Diellin tuaj përgatituni të hidheni në diçka më të madhe dhe më të shkëlqyer.

Tranzitet e Neptunit mbi Diellin tuaj nuk janë të favorshme nëse doni një punë të re. Neptuni ju nxit të kërkoni një punë që lidhet me jetën ideale, por me këto tranzite mund ta mashtroni veten më lehtë dhe t’ju bëjë të gaboni duke lënë punën për të kërkuar atë që përmbush fantazitë tuaja. Është një kohë për të ëndërruar, por kur të zgjoheni nga ëndrra realiteti do t’ju dalë ndryshe nga ajo që prisnit.

Të kërkoni punë nën tranzitet e Plutonit është një kohë e përkryer t’i tregoni botës se çfarë jeni në gjendje të bëni. Duhet të bëni kujdes të mos bini në luftë për pushtet gjatë kësaj kohe. Tranzet e Plutonit kërkojnë transformim. Do t’ju kërkohet të eleminoni një pjesë të karakterit tuaj që ju pengon të përmbushni një platformë më të mirë. Kjo është një periudhë e mirë për të kërkuar këshilla të mençura, profesionale apo psikologjike. Me ndryshimet që do të bëni gjatë këtij tranzit do të dilni më të fortë dhe më mjeshtër.

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free