TEMA ASTROLOGJIKE E SHQIPËRISË
Harta qiellore e Shqipërisë në momentin e shpalljes së pavarësisë me 28 nëntor 1912, ora 13:00, Vlorë.
Dielli 5 gradë në Shigjetar
Hëna 26 gradë te Gaforrja
Merkuri 24 gradë te Shigjetari
Venusi 12 gradë te Bricjapi
Marsi 28 gradë te Bricjapi
Jupiteri 22 gradë te Shigjetari
Saturni 0 gradë te Binjakët
Urani 0 gradë te Ujori
Neptuni 25 gradë te Gaforrja
Plutoni 29 gradë te Binjakët
Ashendenti 16 gradë Peshqit
Mesqiellori 22 gradë Shigjetari.
Shqipëria ka dy harta astrologjike si shtet: e para bazuar me 28 nëntor 1912, ora 13:00 (Vlorë), e shpallur si shtet i pavarur; e dyta me 12 janar 1946 (12:00) e shpallur si Republikë Popullore Komuniste (Shqiperia e Re).
Shqipëria u pushtua nga forcat italiane në gusht 1914 në fillimin e asaj që u quajt Lufta e Parë Botërore (Mesqiellori i progresuar pëkrah Merkurit, sundues i Deshendentit). Në 1925, u shpall një Republikë me Ahmet Zogun si president (Urani i tranzitit përkrah Ashendendit). Duke nisur nga shtatori 1928, Zogu e shpalli veten mbret (Dielli i progresuar përkrah Jupiterit, sundues i Mesqiellorit). Në prill 1939, Shqipëria iu aneksua me forcë Italisë dhe mbreti Zog braktisi vendin (Neptuni i tranzitit kuadrat Mesqiellorit; Plutoni i tranzitit opozitë Uranit). Trupat e Musolinit zaptuan vendin në qershor 1940 (MC i progresuar gjysëm-kuadrat Diellin; AS i progresuar kuadrat me Jupiterin). Me rënien e Italisë në gusht 1943, Shqipëria u pushtua nga gjermanët (MC i progresuar opozitë Neptunit; AS i progresuar gjysëm-kuadrat Plutonit në shtëpinë e katërt).
Me 12 janar 1946 (prej kesaj date Shqiperia njihet si Bricjap) Shqipëria u shpall Republikë Popullore Komuniste, duke shkrirë kështu monarkinë. Shqipëria ishte përkrahësi më besnik i Bashkimit Sovjetik deri në mars 1961 kur një përçarje ideologjike bëri që Shqipëria të ndryshojë miqësinë dhe të bëhet aleate me Kinën Komuniste (Dielli i progresuar trekëndësh me Neptunin; MC i progresuar opozitë Plutonit, sundues i shtëpisë së shtatë të aleancave). Duke nisur që nga janari 1967 u mbyllen të gjitha institucionet e kultit (kishat, xhamitë, etj) dhe shërbimet e tyre u ndaluan me ligj (Dielli i progresuar trekëndësh me Uranin). Shqipëria braktisi traktatin e Varshavës në janar 1968 (MC i progresuar gjysëm-kuadrat me Merkurin; AS i progresuar përkrah Uranit).
Në korrik 1978, Kina komuniste ndërpreu të gjitha ndihmat ekonomike dhe ushtarake, duke e lënë Shqipërinë të mbështetej vetëm në forcat e veta (Dielli i progresuar trekëndësh me Jupiterin, tranziti i Jupiterit përkrah Saturnit; tranziti i Uranit opozitë Hënës kuadrat Plutonit). Duke mbetur e vetme dhe pa përkrahje Shqipëria u bë vendi më i varfër i Europës, sidomos kur udhehiqte Ramiz Alia, kur Enver Hoxha, lideri i Shqipërisë për mbi 40 vjet, vdiq në prill 1985 (tranziti i Jupiterit trekëndësh me Uranin). Për të lehtësuar vuajtjen e tyre ekonomike, mijëra refugjatë braktisën vendin me një anije drejt Italisë në 1991 (Dielli i progresuar pesëzodësh me Neptunin; MC i progresuar mbikatror me Jupiterin pesëzodësh Plutonin; AS i progresuar opozitë Merkurit). Në tetor 1991 komunizmi ra dhe izolimi ndërkombëtar i Shqipërisë nisi të përfundojë (tranziti i Neptunit pesëzodësh Uranit).
Në janar 1997, një skemë piramidale financiare që kishte lidhje me mafian italiane dështoi, shkaktoi trazira, dhe shumë shqipëtarë humben kursimet e tyre (Dielli i progresuar kuadrat me Uranin në shtëpinë e dytë; AS i progresuar kuadrat Neptunit, planetit të mashtrimeve). Neptuni i tranzitit ndodhej mbi Mesqiellor (MC) për më shumë se një vit dhe Jupiteri kryqëzonte Mesqiellorin kur poshtërsia e humbjes financiare u zbulua. Në mars 1999, qindra mijëra shqipëtarë etnikë nga Kosova u zbrazen në Shqipëri kur NATO bën plane për të bombarduar Serbinë meqë trupat e tyre ishin duke “pastruar etnikisht” vendin e tyre (Dielli i progresuar gjashtëkëndësh Venusit; Urani i tranzitit trekëndësh Uranit të lindjes; Plutoni i tranzitit trekëndësh Plutonit të lindjes).