NDËRTIMI I HOROSKOPIT
Tema dhe harta e lindjes
(shembull i ndërtimit të temës dhe hartës së lindjes)
Pozicionet planetare për datëlindjen 30 prill 1983 ora 12: 30, Tiranë.
Planeti |
Shenja |
Gradët |
Shtepia ku ndodhet |
lëvizja |
Dielli te |
Demi |
9°32 |
në shtëpinë e 10-të |
direkt |
Hëna “ |
Shigjetari |
17°25 |
në shtëpinë e 5-të |
direkt |
Mërkuri “ |
Demi |
25°29 |
në shtëpinë e 10-të |
direkt |
Venusi “ |
Binjakët |
19°45 |
në shtëpinë e 11-të |
direkt |
Marsi “ |
Demi |
18°14 |
në shtëpinë e 10-të |
direkt |
Jupiteri “ |
Shigjetari |
9°15 R |
në shtëpinë e 4-të |
retrogradë |
Saturni “ |
Akrepi |
0o28 R |
në shtëpinë e 3-të |
retrogradë |
Urani “ |
Shigjetari |
8°14 R |
në shtëpinë e 4-të |
retrogradë |
Neptuni “ |
Shigjetari |
29°00 R |
në shtëpinë e 5-të |
retrogradë |
Plutoni “ |
Peshorja |
27°49 R |
në shtëpinë e 3-të |
retrogradë |
Pozicionet e shtepive:
Shtëpia |
Shenja në të cilën ndodhet |
Grada në të cilën fillon |
Ashendenti (I) tek |
Luani |
17°01 |
Shtëpia e 2-të |
Virgjëresha |
8°28 |
Shtëpia e 3-të |
Peshorja |
4°57 |
Shtëpia e 4-të (FC) |
Akrepi |
7°29 |
Shtëpia e 5-të |
Shigjetari |
13°37 |
Shtëpia e 6-të |
Bricjapi |
17°43 |
Shtëpia e 7-të (DS) |
Ujori |
17°01 |
Shtëpia e 8-të |
Peshqit |
8°28 |
Shtëpia e 9-të |
Dashi |
4°57 |
Shtëpia e 10-të (MC) |
Demi |
7°29 |
Shtëpia e 11-të |
Binjakët |
13°37 |
Shtëpia e 12-të |
Gaforrja |
17°43 |
Ju mund të vini re se gjashtë shtëpitë e para kanë të njëjtat gradë me gjashtë të dytat. Pra, çdo shtëpi ka të njëjtat gradë me atë që ka përballë. Ashendenti dhe Mesqiellori janë gjithmonë më të rëndësishmet ndër shtëpitë.
Aspektet planetare:
Planeti |
Aspekti |
Planeti |
|
Dielli |
PERKRAH |
Marsit |
8°42 |
Dielli |
KATËRKËNDËSH |
Ashendentit |
7°31 |
Hëna |
OPOZITË (kundër) |
Venusit |
2°20 |
Hëna |
TREKËNDËSH |
Ashendentit |
0°23 |
Venusi |
GJASHTËKËNDËSH |
Ashendentit |
2°43 |
Marsi |
KATËRKËNDËSH |
Ashendentit |
1°11 |
Jupiteri |
PËRKRAH |
Uranit |
1°02 |
Saturni |
GJASHTËKËNDËSH |
Neptunit |
1°28 |
Saturni |
PËRKRAH |
Plutonit |
2°39 |
Neptuni |
GJASHTËKËNDËSH |
Plutonit |
1°11 |
(Orb tregon numrin e gradëve që devijojnë nga këndi i saktë (ekzakt).
Pika të tjera dytësore ku disa nuk janë shënuar në hartë
Kironi |
Demi |
26°39' |
Shtepia X |
Çera |
Ujori |
21°14' |
Shtepia VII |
Pallas |
Bricjapi |
24°57' |
Shtepia VI |
Juno |
Peshqit |
23°57' |
Shtepia VIII |
Vesta |
Demi |
3°05' |
Shtepia IX |
Nyja Veriore |
Binjakët |
25°51'R |
Shtepia XI |
Hëna e zezë (Lilith) |
Ujori |
14°47' |
Shtepia VII |
Pjesa e fatit |
Peshqit |
24°56' |
Shtepia VIII |
Mespika Diell-Hënë |
Ujor//Luan |
28°28 |
Shtepia I/VII |
Verteks |
Bricjapi |
5°17' |
Shtepia V |
Shenjat dominuese
Demi = 35% (Dielli + Mërkuri + Marsi + MC)
Shigjetari = 30% (Hëna + Jupiteri + Urani + Neptuni)
Luani = 16% (Ashendenti /AS)
Binjakët = 9% (Venusi)
Akrepi = 7% (Saturni)
Peshorja = 3% (Plutoni)
Meqënëse Demi ka përqindjen më të lartë, atëherë Venusi (planeti i Demit) është sunduesi kryesor dhe ka ndikimin më të fuqishmëm te personi në fjalë. Venusi është planeti i bukurisë dhe dashurisë, prandaj personi duhet të jetë patjetër i bukur dhe i dashur si dhe ushtron një profesion që lidhet me tiparet venusiane.
Shtëpitë dominuese
- Shtëpia e 10-të (në të cilën është vendosur Dielli, i cili është edhe njëkohësisht planeti personal)
- Shtëpia e 5-të (në të cilën është vendosur Hëna).
- Si dhe shtëpitë 4, 11, 3 sepse kanë planetë në to.
Sunduesit e tjerë:
-Zjarri = 46% (Hëna + Jupiteri + Urani + Neptuni + AS) = (entuziast)
-Toka = 35% (Dielli + Mërkuri + Marsi + MC) = (praktik)
-Ajri = 12% (Venusi + Plutoni) = (intelektual)
-Uji = 7% (Saturni) = (i ndjeshëm)
Më poshtë do paraqesim vetëm interpretimin e pozicioneve kryesore planetare të hartës së shembullit në fjalë për të lindurin me 30 prill 1983, 0ra 12:30.
Për Diellin te Demi lexoni shenjat zodiakale, në një faqe tjetër.
DIELLI NË SHTËPINË E DHJETË
Sukseset tuaja profesionale janë të sigurta, por nganjëherë mund t’ju vijnë shumë vonë.
Ju jeni shumë të lidhur me progresin material, statusin shoqëror, traditën dhe ndjenjën e detyrës. Keni nevojë të lini gjurmë në botë dhe është tepër e rëndësishme për ju të merrni kënaqësi nga puna që bëni. Jeni ambicioz për të arritur sukses dhe për t’u ngritur në shoqëri. Keni një shpirt prej udhëheqësi dhe keni aftësi drejtuese. Nëse Dielli është vendosur keq ambicja do të jetë e tepruar. Dëshironi të realizoni gjëra të mëdha në jetë dhe e kontrolloni fatin tuaj. E keni të vështirë t’u bindeni urdhrave të të tjerëve. Nëse i futeni seriozisht punës do të arrini shumë. Keni një lidhje të fortë me babain tuaj. Ai do të ndikojë shumë tek ju, por nuk do të jeni gjithmonë dakort me të dhe do të kundërshtoni. Dëshironi të njihni botën dhe atë që konsiderohet e rëndësishme. Do të keni shumë ndikim tek njerëzit dhe mund të bëheni shef (kryetar grupi). Në punë kërkoni pavarësi dhe realizim profesional. Ky pozicion sjell sukses për ata që merren me politikë. Ju punoni me profesionalizëm. Gjatë jetës mund të takoni një person të jashtëzakonshëm me pozitë të mirë sociale me të cilin mund të ndani dhe jetën.
HËNA TEK SHIGJETARI
Me këtë vendosje të Hënës jeni optimistë dhe entuziastë. Pëlqeni sfidat dhe jeni të gatshëm për t’u përballur me to, por keni prirje të neglizhoni hollësirat të cilat mund të jenë të rëndësishme. Jeni të paduruar, shpesh të paqetë dhe e gjeni shumë shpejt zgjidhjen kur keni ndonjë hall. Keni një personalitet dinamik, jeni guximtarë, pëlqeni udhëtimet e mëdha, por mund të kënaqeni edhe me gjëra të thjeshta me një jetë të qetë në kontakt me natyrën. Jeni person idealist që dëshiron që bota të jetë e madhe dhe e bukur. Dëshironi që njerëzit të jenë të mirë dhe fisnikë dhe zhgënjeheni kur nuk janë të tillë. Jeni të shqetësuar më shumë për gjërat e rëndësishme të jetës saqë lini pas dore të voglat. Jeni të pavarur, rebelë dhe zemëroheni me të gjithë ata që tentojnë t’ju pengojnë të bëni atë që keni dëshirë. Jeni lozonjarë dhe nuk qëndroni gjatë në një gjendje të trishtuar. Shpesh jeta ju duket e bukur dhe doni të bindni të tjerët për këtë, prandaj njerëzit ju duan. Ju pëlqejnë aventurat dhe e panjohura dhe s’e keni vështirë t’ia filloni nga e para në raste deshtimi. Jeni të shkathët dhe të gatshëm për të rrezikuar që të arrini qëllimet tuaja. Në moshë më të pjekur ju dëshironi të njihni vendet e huaja dhe Universin, vendin që zini në të. Zakonisht jeni persona me pamje tërheqëse, me hijeshi të rrallë dhe me fytyrë disi të zeshkët.
Nga ana negative: mund t’i fyeni fare lehtë të tjerët duke i lënduar me ofendime e fjalë acaruese.
HËNA NË SHTËPINË E PESTË
Ju pëlqeni të gjitha llojet e kënaqësive dhe zbavitjeve (dëfrimeve). Keni një jetë sentimentale të pasur dhe pëlqeni të shpreheni me atë të ndjenjave. Vërtet pëlqeni të dëfreheni dhe vlerësoni shumë historitë dramatike që prekin emocionet tuaja. Ndjenjat tuaja janë të fuqishme dhe hobet tuaja krijuese janë të ndryshme, jeni një artist i lindur. Mund të kapeni pas emocioneve, prandaj do të bëheni njeri i vështirë për të tjerët. Jeni person i shoqërueshëm, i dashur dhe familjar. Ndjeni kënaqësi kur qëndroni mes të rinjve. Jeni të gatshëm për të nisur një familje, i doni fëmijët dhe dini si të ndërtoni një marrëdhënie vërtet të mirë me ta. Kjo është gjithashtu shtëpia e dashurisë seksuale, dhe ju jeni partner i mrekullueshëm i cili në seks dëshironi të kënaqni më shumë partnerin sesa veten. Me këtë pozicion ju prireni të bini në dashuri fare lehtë dhe të keni shumë lidhje apo flirte (sidomos femrat). Keni talent për recitim, dhe ju interesojnë spektaklet. Jeni person autodidakt dhe mund t’i hyni rreziqeve thjesht për qejfin tuaj duke u bërë edhe të papërgjegjshëm. Imagjinata e madhe ju bën nganjëherë fëmijënor. Nëse Hëna formon aspekt negativ, mund të keni probleme me lojrat e fatit, apo do të mund të bëni blerje të nxituara, ose probleme me çështje dashurie të cilat nuk ju kënaqin kurrë plotësisht.
VENUSI TEK BINJAKËT
I doni njerëzit dhe deshironi të keni sa më shumë miq. Sa më shumë njerëz të ketë rreth jush, aq më pak ndiheni të mërzitur dhe aq më tepër tregoheni të dashur dhe të hapur. Të tjerët e vlerësojnë humorin dhe mendjen tuaj interesante. Në moshë të pjekur ju tërhiqeni nga artet dhe poezia. Edhe pse pëlqeni të njihni shumë njerëz nuk doni të vareni prej tyre, apo të hyni në jetën e tyre. E keni të vështirë të mbani një lidhje të gjatë me dikë. Dini të flisni dhe të shpreheni bukur. Keni shije dhe jeni të rafinuar. Në dashuri jeni të pavendosur, pëlqeni të flirtoni, prandaj adhuruesit e shumtë ju japin kënaqësi. Pëlqeni ndryshueshmërinë në eksperiencat e dashurisë. Madje mund të mbani lidhje intime edhe me dy partnerë në të njejtën kohë. Jeni një partner zbavitës i gjallë dhe entuziast. Ju pëlqen të bridhni lule më lule dhe seksualiteti juaj është permanent. Ju pëlqejnë lojrat e dashurisë. Keni prirje për të qënë të paqëndrueshëm dhe shkoni shumë larg në dashuri. Shpesh herë kur inatoseni ju i lëndoni të tjerët me fjalë të hidhura. Jeni joshës dhe doni të bëni për vete dikë me sharmin dhe fjalët tuaja. Ndjenja juaj është kurioze dhe në një farë kuptimi e intelektualizuar, jeni simpatikë, të sjellshëm, te hijshëm dhe tërheqës. Në dashuri ju kërkoni partner edhe me aftësi intelektuale. Ju vlerësoni delikatesën dhe finesën në dashuri dhe doni prekjen e një partneri me eksperiencë dhe të vëmendshëm. Sa më i ëmbël të jetë kontakti fizik aq më mirë reagoni. Tërhiqeni nga një person i shoqërueshëm, simpatik, sportiv dhe inteligjent që di si të sillet me njerëzit. Bukuria dhe hijeshia juaj zgjat deri vonë.
VENUSI NË SHTEPINË E NJËMBËDHJETË
Jeni vërtet person i shoqërueshëm dhe vërtet e doni shoqërinë e mirë dhe momentet e bukura. Punoni për të mirën e grupit dhe ju pëlqen të punoni në ekip në çdo lloj aktiviteti. Doni të jeni me miq të ngrohtë dhe të shoqërueshëm. Sidoqë të jenë miqtë tuaj do ta vlerësoni shoqërinë e tyre. Gjatë gjithë jetës suaj, miqësitë tuaja do të jenë burim kënaqësie dhe gëzimi. Sukseset tuaja profesionale vijnë përmes marrëdhënieve të mira; miqve, mbrojtësve apo përkrahësve. Dashurinë do ta gjeni në mjedisin miqësor. Preferoni një partner që është koordinuar mirë fizikisht, emocionalisht dhe nga ana sociale. Një person që do të ishit krenar t’ua prezantoni miqve tuaj. Mos e lodhni (mërzisni) partnerin tuaj me hollësira që prekin veshjen, imazhin apo pozicionin social. Këtu është një element i rëndësishëm sepse dëshironi që partneri juaj të jetë një mik i vlerësuar prej të cilit dashuria do të zgjasë përtej nevojës së momentit. Nëse tregoheni të duruar lidhja do të zgjasë dhe do t’ju ngrejë të dyve. Jeni altruistë dhe njerëzit ju adhurojnë dhe respektojnë për fisnikërinë që keni, dhe kjo do t’ju ndihmojë në motivimin tuaj për të punuar më shumë dhe më shpesh në çështjet sociale dhe humanitare.
JUPITERI NË SHTËPINË E KATËRT
Ambjenti që ju rrethonte apo shtëpia e fëmijërisë suaj duhej të ishin shumë pozitive, sepse ky pozicion tregon se do të merrni shumë përkrahje emocionale nga prindërit tuaj dhe familja. Në përgjithësi fillimi i jetës suaj duhet t’i jepte një bazë të fortë ekzistencës suaj në moshë të pjekur, duke ju dhënë një dorë të mirë besimi në vetvete dhe siguri. Pa dyshim, edhe nëse familja juaj nuk është e këndshme, shtëpia juaj do të jetë e rehatshme dhe e këndshme, gjë që do t’ju japë gjithë jetën shijen e ambienteve të rehatshme e të hijshme (elegante). Ndoshta do të zgjidhni të jetoni gjithmonë në një banesë shumë të madhe, i doni mikpritjet, prindërit tuaj ju ndihmojnë shumë. Një nga problemet e këtij pozicioni është se ju doni të koleksiononi sa më shumë objekte, dhe si pasojë për të jetuar do të jetë e vështirë t’i organizoni ato. E doni drejtësinë dhe besoni tek ajo. Jeni optimist, bujar. Sukseset tuaja profesionale janë të shpejta dhe të lehtësuara nga familja. Jeta familjare është shumë e rëndësishme për ju. E doni rehatinë, mirëqënien e shtëpisë. Dini të merrni shije dhe kënaqësi sidomos; Shtëpia juaj është gjithmonë e hapur për miqtë. Ka mundësi që fëmijëria juaj të jetë e lumtur.. Jeni të aftë në çështjet shtëpiake. Keni një qëndrim pozitiv me fëmijët dhe i inkurajoni ata me entuziazëm duke e mbushur shtëpinë me libra, CD, DVD, programe kompjuteri apo gjëra të tjera që ndihmojnë për të mësuar. Pjesa e dytë e jetës do të jetë më e mirë. Gëzime familjare.
LUANI ASHENDENT (planeti personal Dielli)
Njerëzit me Ashendent Luanin kanë një aftësi të pabesueshme organizative, por kanë edhe një sjellje krenare dhe janë snob. Kanë një dëshirë të fortë për sukses dhe mund të sakrifikojnë çdo gjë në favor të karrierës. Kush ka Luanin Ashendent shqetësohet shumë për pamjen e jashtme dhe kërkon të bëjë gjithçka për të përmirësuar veten dhe atë që i qëndron pranë.
Janë persona shumë të sigurt, të zhdërvjellët dhe dinamikë, por edhe bujarë, të dashur, lozonjarë dhe me shpirt të mirë. Bëjnë të pamundurën për të shkuar mirë me njerëzit dhe me situatat. Nuk ndjejnë një nevojë të theksuar për të dominuar të tjerët. Kanë prirje për të dalë ndër më të mirët, si në sport, art apo fushë tjetër. Jeta sentimentale e tyre do të jetë mjaft e pasur (e përmbushur). Përgjithësisht kanë shëndet të mirë dhe gjallëri. Janë romantikë, sentimentalë dhe kanë shije mbretërore.
Ju doni të jeni në qendër të vemendjes, të dukeni të fortë, të sigurt dhe dominues edhe nëse diçka ju shqetëson. Doni të komandoni dhe jeni një drejtues i mirë, por ta dini se komanda është një përgjegjësi ashtu si pushteti dhe privilegji. Mund të bëheni kokëfortë, sidomos kur krenaria juaj është në lojë. Jeni idealistë dhe së pari kërkoni ndershmëri nga njerëzit. Ju vlerësoni gjërat e bukura të pasura dhe elegante dhe doni t’ua tregoni ato të tjerëve. Të tjerët mund t’ju konsiderojnë ose jo joshës, por kur të rriteni do të keni një pamje madhështore që do të frymëzojë besim tek të tjerët. Shumë persona ju duan, por edhe më shumë, ata ju respektojnë. I vlerësoni të mirat që bëjnë njerëzit për ju, dhe jeni një mik që ua ktheni të mirën të tjerëve. Vazhdimisht ju besoni se dini më shumë dhe ia bëni të qartë kujtdo. E keni të vështirë të nënshtroheni, por nëse nuk e bëni këtë nuk do ta shkoni mirë gjithmonë më të tjerët. Keni nevojë të vini në përdorim aftësitë tuaja krijuese. Temperamenti juaj diellor mund të fshehë natyrën e vërtetë të ndjenjave tuaja. Keni një forcë të madhe brenda jush dhe vetëbesim të lartë dhe kjo ju bën t’i përballoni me lehtësi kritikat lënduese që vijnë nga njerëzit, sidomos kur jeni pompoz (i fryrë) dhe tiranik. Një partner besnik do t’ju bëjë që të shkëlqeni. Jeni udhëheqës gazmor dhe keni nevojë për një partner me mendje të fortë dhe të pavarur që nuk do të ju lëndonte por t’ju plotësonte çdo dëshirë. Pika juaj, tjetër, e dobët është sistemi kardiovaskular, mund të prireni të keni hipertension arterioz ose brishtësi në enët e gjakut. Dhimbje shpine (kurrizi) ose qafe.
- Shtëpia V në Shigjetar:
Pëlqeni aventurat, udhëtimet, lojën, ndërmerrni rreziqe për kënaqësinë, në sensin e lojës. Shumë lidhje sentimentale.
DIELLI PËRKRAH MARSIT
Aspekt pozitiv: Jeni shumë energjik dhe këto rezerva të fuqishme energjie mund të përdoren pozitivisht përmes ushtrimeve fizike, sporteve ose punëve të rënda fizike. Dielli dhuron gjallëri, Marsi nxit energji fizike. Edhe energjitë emocionale mund të jenë të larta, sidomos nëse këta të dy planetë ndodhen në një shenjë uji ( te Gaforrja, Akrepi apo Peshqit). Ju keni një jetë të gjallë seksuale, jeni guximtarë dhe tepër të aftë, por duhet të ruheni nga egoizmi, puna jashtë orarit dhe sjellja e rrezikshme. Jeni gjithashtu të vendosur dhe me shumë besim tek vetja. Pëlqeni të vlerësoheni, të komandoni dhe të drejtoni. Ju i kapërceni të gjitha vështirësitë që hasni nga forca juaj e vullnetit. Jeni të sinqertë, të zjarrtë, pasionantë dhe tepër aktivë.
MARSI KUADRAT ASHENDENTIT
Ky pozicion planetar mund të tregojë vështirësi serioze për t’u kuptuar me të tjerët. Ju mund të jeni shkaku i dukshëm i këtyre problemeve ose viktima e dukshme e grindjeve tuaja me të tjerët. Në rastin e parë, problemi qëndron me agresivitetin tuaj dhe në dëshirën për sfidë. Ju duket sikur të tjerët ju provokojnë për të parë se sa vlerë keni dhe ju kërkoni të mbroheni në këtë rast. Dyshoni për më të voglën vërejtje. Nga ana tjetër nuk mund të jeni të vetëdijshëm se po kërkoni telashe, por duket sikur tërhiqeni nga njerëz me një vullnet të fortë, shpesh në kurrizin tuaj. Në fakt këta janë njerëzit e vetëm që ju respektoni, edhe pse ata jua bëjnë jetën e vështirë. Megjithatë është e vërtetë se njerëzit e pavarur dhe dominues të cilët ju tërheqin janë autonomë dhe të lirë, por mundet që ata të mos ju japin lirinë e duhur. Si pasojë ju do të mund të keni grindje serioze me persona të tillë. Jeni grindavecë, kritkë e të dhunshëm. I arrini sukseset në mënyra të kritikueshme. Keni prirje të punoni më tepër se ç’duhet, sidomos nëse Marsi ndodhet në shtëpinë e gjashtë. Nëse Marsi është në shtëpinë e shtatë, një marrëdhënie seksuale e gjallë dhe shpërblyese është shumë e nevojshme për ju. Shëndeti: Prirje për stërmundim, për aksidente muskulare, hipertension, prirje për të marrë plagë, djegie, operacione.