Si të gjejmë sendet e humbura me ndihmën e numerologjisë?
Çdo veprim që kryen një njeri dhe çdo gjë që shikon, me ndërgjegje të plotë apo pa vetëdije, ruhet diku në subkoshiencë. Kur një makinë kalon para teje ndërsa je duke folur me dikë, ajo nuk është veçse një gjë që kalon shpejt dhe në mënyrë të mjegullt para teje, por është rregjistruar dhe ruajtur në kujtesë. Informacioni i kapur nga syri ka shkuar në tru dhe ka lënë gjurmë aty. Nuk ka rëndësi nëse ti mbahesh si një njeri me kujtesë të mirë apo jo.
Sepse kujtesa është vetëm aftësia që ti të gjesh dhe të “thërrasësh” këto ngjarje nga vendi ku janë ruajtur. Në teori është e mundur që të kujtosh një datë, një numër liçence, apo makinën që përmendëm më lart. Përvojat me hipnozën e kanë treguar këtë. Numerologjia të ndihmon të nxjerrësh nga magazina e madhe e kujtesës informacionet e ruajtura në subkoshiencë nëpërmjet një sistemi shumë të veçantë. Sa për shembull, po të themi që të ka humbur një unazë. E vetmja gjë që di është vendi ku e ke parë për herë të fundit unazën që kishe në dorë. Ndoshta të ka rënë brenda nga xhepi, ndoshta nën kolltuk, ndoshta e ke hequr për një arsye dhe nuk e di se ku e ke lënë. Por subkoshienca jote e di këtë.
Tani të shohim se me çfarë metode numerologjia të ndihmon të gjesh objektin e humbur.
Fillimisht përqëndrohu te objekti që të ka humbur, pastaj shkruaj një numër me 9 shifra në një copë letër, ashtu si të vijë në mendje. Mblidhi të gjitha shifrat dhe shkruaj shumën që del, por pa e reduktuar atë në numra të vegjël apo njëshifrorë. Supozojmë se shkrove 934710138, shuma e shifrave është 36. Tani shko te lista e mëposhtme ku janë dhënë të gjitha variantet e përfundimeve dhe lexo numrin 36. Lista përmbsn variantet nga 6 deri në 81. Rezultati 1 deri në 5 nuk zbatohet për këtë rast.
- Numri i objektit të humbur 6
Ndodhet pranë materialeve dhe sendeve të pastrimit ose raftit të këpucëve. Kujdes se mos bën fajtor apo ngarkon me përgjegjësi dikë tjetër.
- Numri i objektit të humbur 7
Ndodhet pranë veshjeve dhe rrobave.
- Numri i objektit të humbur 8
Dikush që ti nuk e ke qejf do ta kthejë ose sjellë sendin e humbur.
- Numri i objektit të humbur 9
Një njeri i ri e ka objektin tend, por nuk e di i kujt është. Ndoshta ai do ta japë atë ty si një dhuratë të pafajshme.
- Numri i objektit të humbur 10
Kërkoje në dhomën (vendin) ku shpenzon më shumë kohë, nuk është e thënë që të jetë në shtëpi.
- Numri i objektit të humbur 11
Sendi ndodhet pranë një vendi të gjerë me ujë, si liqen, pishinë apo det.
- Numri i objektit të humbur 12
Sendi ndodhet në një vend të sigurt dhe do ta gjesh kur të jesh duke kërkuar diçka tjetër. Më mire mos kërko tani për të.
- Numri i objektit të humbur 13
Ndodhet në dollapin e rrobave, ndoshta në një kuti këpucësh.
- Numri i objektit të humbur 14
Sendi ndodhet nën ujë. Nëse ai është prej rrobe, atëherë shiko në vendet ku mban çadrën, kapelën apo shamitë.
- Numri i objektit të humbur 15
Sendi ndodhet pranë kafshëve ose figurave që paraqesin kafshë. Një fëmijë duhet përdorur për të kërkuar objektin.
- Numri i objektit të humbur 16
Pa qënë i ndërgjegjshëm për këtë, ti ke dashur ta humbësh apo të mos e kesh më këtë send.
- Numri i objektit të humbur 17
Ndodhet pranë gjërave të shtrenjta, i futur në një vend të vogël.
- Numri i objektit të humbur 18
Sendi ndodhet pranë gjërave të buta, dyshekëve, veshjeve, çarçafëve etj. Do ta gjesh dhe do ta humbasësh përsëri atë. Nuk do ta gjesh më, për herë të dytë.
- Numri i objektit të humbur 19
Ndodhet pranë shtëpisë tënde, por jo në vende me ujë. Shiko në vende të thata.
- Numri i objektit të humbur 20
Ndodhet pranë ujit, por brenda shtëpisë. Kërko në banjë ose kudo që ka rubineta.
- Numri i objektit të humbur 21
Do ta gjesh në ndonjë vend që të shërben si depo, apo në ndonjë sirtar ose valixhe.
- Numri i objektit të humbur 22
Do ta gjesh së shpejti, ndoshta nëpërmjet një ëndrre.
- Numri i objektit të humbur 23
Nuk është larg vendit nga ku je tani. Shiko dhe në vendet ku mban ushqimet.
- Numri i objektit të humbur 24
Shiko në vendet që përdorje në të shkuarën për të ruajtur gjërat. Thuaju njerëzve të tjerë të shtëpisë që të kërkojnë për ta gjetur sepse kanë më shumë shanse për ta gjetur.
- Numri i objektit të humbur 25
Ndodhet pranë një gjëje të bardhë ose në ndonjë vend ku bie drita. Nuk është larg teje.
- Numri i objektit të humbur 26
Një i moshuar, ndoshta i afërmi yt, e di se ku mund ta gjesh, por nuk e di që të ka humbur dhe po e kërkon.
- Numri i objektit të humbur 27
Ndodhet në garazh, ndoshta brenda në makinë. Është dëmtuar.
- Numri i objektit të humbur 28
Dikush tjetër e ka gjetur dhe nuk do që t’ia kthejë atij që i takon.
- Numri i objektit të humbur 29
Dikush pranë teje do të ta kthejë. Ky person ose është më i madh se ti në moshë, ose është fëmijë i vogël.
- Numri i objektit të humbur 30
E ke humbur sendin kur ishe duke u zbavitur me shoqërinë ose fëmijët. Kërko mes lodrave ose materialeve artistike.
- Numri i objektit të humbur 31
Ndodhet pranë ujit të lëvizshëm apo të rrjedhshëm, jo larg shtëpisë. Do ta gjesh.
- Numri i objektit të humbur 32
Ndodhet në një vend të lartë, ndoshta jashtë shtëpisë apo në parvazin e një dritareje.
- Numri i objektit të humbur 33
Ndodhet pranë ndonjë objekti fetar, ose e ke futur ti diku për ta ruajtur. Kërko në vendet ku mban zbukurimet e festave.
- Numri i objektit të humbur 34
Ndodhet pranë një drite ose burimi nxehtësie brenda shtëpisë ose në vendin të punës (shkollës).
- Numri i objektit të humbur 35
Ndodhet pranë një uji që rrjedh brenda shtëpisë. Nuk e shikon dot po nuk lëvize disa gjëra.
- Numri i objektit të humbur 36
E ka dikush pranë jush. Shiko gjithashtu në vendet ku mbajnë gjërat pjesëtarë të tjerë të shtëpisë.
- Numri i objektit të humbur 37
Shiko pranë ndonjë objekti fetar brenda shtëpisë ose në shtëpinë/ndërtesën në lindje të shtëpisë tënde.
- Numri i objektit të humbur 38
E ke humbur gjatë rrugës për në një vend që e viziton rregullisht, si për shembull dyqan, shtëpi e ndonjë miku, fqinji, ose në vendin e punës/ shkollës. Është i dukshëm dhe në vend të hapur.
- Numri i objektit të humbur 39
Ndodhet në një vend të lartë. Sendet e tjera që e rrethojnë janë lodra ose sende çlodhëse.
- Numri i objektit të humbur 40
Ndodhet i rrethuar nga materiale të buta, ndoshta nga ndonjë mbulesë apo ambalazh për t’u ruajtur.
- Numri i objektit të humbur 41
Ndodhet në një vend të mbyllur apo pranë rafteve të ushqimeve.
- Numri i objektit të humbur 42
Ndodhet në një vend ku gatuhet, por nuk është e thënë brenda shtëpisë tënde. Pyet në restorantet dhe vendet e tjera që viziton.
- Numri i objektit të humbur 43
Ndodhet pranë një vendi pushimi, ndonjë shtrati apo divani. Ndoshta është edhe në mes të çarçafëve apo mbulesave.
- Numri i objektit të humbur 44
Objekti ndodhet në një vend të papastër ose në ndonjë vend të shtëpisë që është rimodeluar. Ndoshta do të gjendet nga ndonjë punëtor.
- Numri i objektit të humbur 45
I kalon çdo ditë afër. Hapi sytë mirë.
- Numri i objektit të humbur 46
Pyet ndonjë koleg/ shok atë me të cilin ke më shumë afrimitet. Prit disa ditë përpara se të pyesësh përsësi.
- Numri i objektit të humbur 47
Më shumë se një njeri është në dijeni të vendndodhjes së objektit. Pyet njerëzit me të cilët punon ose rri.
- Numri i objektit të humbur 48
Ndodhet pranë ujit ose mjeteve të gatimit. Shiko dhe në ndonjë vend që mban pijet.
- Numri i objektit të humbur 49
Mos kërko më për të. Mundësia për ta gjetur është e vogël dhe tashmë sendi është dëmtuar shumë.
- Numri i objektit të humbur 50
Sendi ka lëvizur nga vendi që kur ti e ke humbur. Shiko brenda kutive të ambalazhit ose në makinat në të cilat ke lëvizur.
- Numri i objektit të humbur 51
Ndodhet në ndonjë ndërtesë kulti apo fetare. Ndoshta edhe në ndonjë ndërtesë tjetër publike.
- Numri i objektit të humbur 52
Të paktën një njeri e ka kaluar nëpër duar sendin kur ti e ke humbur, ndoshta njëri që ti nuk e njeh por që e njeh dikush që është afër teje.
- Numri i objektit të humbur 53
Kur të shkosh në ndonjë udhëtim ndoshta do ta gjesh pas kthimit. Dikush do ta gjejë kur të mos jesh ti dhe do ta jape kur të kthehesh.
- Numri i objektit të humbur 54
Sendi është zhvendosur disa herë nga vendi ku e ke humbur. Me siguri që do ta gjesh por duhet pak kohë.
- Numri i objektit të humbur 55
Sendi është zhvendosur nga ndonjë rrjedhë uji. Do ta gjesh kur nuk e pret më.
- Numri i objektit të humbur 56
Edhe pse e ke humbur para disa kohësh, i ke kaluar fare pranë tani.
- Numri i objektit të humbur 57
Do ta gjesh gjatë një aktiviteti sportiv ose mes sendeve sportive.
- Numri i objektit të humbur 58
Je viktimë e inatit të dikujt. Mundësia për ta rigjetur sendin është tepër e vogël.
- Numri i objektit të humbur 59
Ndodhet në një vend të errët e të thatë. Shiko nëpër sirtarë apo rafte, dhe në ato të ushqimeve.
- Numri i objektit të humbur 60
Nuk ke asnjë shans për ta gjetur.
- Numri i objektit të humbur 61
Shiko në qilar ose në ndonjë vend poshtë shtëpisë. Sendi kapet nga Dielli ose nga lagështira.
- Numri i objektit të humbur 62
E ke humbur në një largësi të konsiderueshme nga shtëpia dhe nuk do ta gjesh kurrë më.
- Numri i objektit të humbur 63
Objekti ndodhet në një vend të harruar ruajtjeje apo depozitimi, i rrethuar nga sende të cilat nuk i keni parë prej shumë kohësh.
- Numri i objektit të humbur 64
Nuk është nevoja të kërkosh për të. Do ta gjesh kur të pastrosh dhe rregullosh shtëpinë.
- Numri i objektit të humbur 65
Do të kalosh pranë tij pas pak orësh. Megjithatë shanset për ta gjetur nuk janë të mira.
- Numri i objektit të humbur 66
Vjedhja është shkaku që të ka humbur sendi. Personi që ta ka marrë ka një problem fizik, ndoshta dorën apo këmbën të dëmtuar.
- Numri i objektit të humbur 67
Një anëtar më i ri i shtëpisë, ka shumë mundësi femër, ta gjejë dhe të ta kthejë.
- Numri i objektit të humbur 68
Sendi ka humbur dy herë. Dikush tjetër e ka gjetur dhe e ka humbur para se të ta kthente ty. Por ai nuk e tregon këtë. Ndoshta një person i tretë do ta gjejë dhe do të ta kthejë.
- Numri i objektit të humbur 69
Sendi ndodhet në një distancë të konsiderueshme larg shtëpisë tënde. Pyet miqtë apo shokët të cilëve u ke bërë vizitë kohët e fundit.
- Numri i objektit të humbur 70
Nuk e ke humbur, por e ke vendosur diku dhe nuk e mban mend. Shiko mes materialeve të studimit apo të punës. Mendo pak
- Numri i objektit të humbur 71
Objekti është pranë teje. Do ta gjesh kur të jesh duke pushuar. Ndoshta ndodhet pranë librave.
- Numri i objektit të humbur 72
Shiko pranë vazove, poçave, ose enëve të tjera pa kapak.
- Numri i objektit të humbur 73
Ndoshta duhet të pyesësh policinë nëse është send me vlera. Ka mundësi të ta kenë vjedhur.
- Numri i objektit të humbur 74
Një person të cilin nuk e respekton ose je sjellë padrejtësisht me të do të ta kthejë objektin.
- Numri i objektit të humbur 75
Do të ta kthejnë por sendi do të jetë disi i dëmtuar.
- Numri i objektit të humbur 76
Sendi ndodhet në kuzhinë ose në dhomën e gatimit. Shiko pranë produkteve të miellit.
- Numri i objektit të humbur 77
Mos shpenzo shumë kohë duke e kërkuar. Do të të kthehet pasi t’i kesh bërë ndonjë nder atij që ti mendon se mund ta gjejë.
- Numri i objektit të humbur 78
Sendi ndodhet pranë kafshëve ose vendit të tyre. Është dëmtuar dhe mundësia për ta rigjetur është e vogël.
- Numri i objektit të humbur 79
Ndodhet në një kuti të vogël ose metalike.
- Numri i objektit të humbur 80
Është përzier me sende të tjera dhe tani ndodhet në ndonjë kuti. Do ta gjesh kur të mos jesh duke kërkuar.
- Numri i objektit të humbur 81
Është hedhur bashkë me mbeturinat dhe nuk do ta gjesh dot. Sendi është mbuluar nga pisllëku dhe do të prishet.