AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  => Karakteristikat të shenjave kineze
  => Kombinimi i shenjave dhe elementet
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Karakteristikat të shenjave kineze


Karakteristikat të shenjave kineze




1. MIU

Jeni persona joshës, komunikues dhe gaztorë. Jeni të vlerësuar dhe të kërkuar në shoqëri.
Gjatë njohjes, megjithëse jeni tërheqës, shpesh lini përshtypjen se jeni arrogantë, sado që nën atë maske, në të vërtetë, ndodhet një person i ndjeshëm.
Kur jeni të trishtuar kërkoni një dëgjues të mirë! Në konflikte jeni të ngutshëm, impulsivë, ndaj në situata të tilla do të duhej të kishit kujdes për temperamentin tuaj.

Dashuria: Në dashuri jeni romantikë, të ndjeshëm dhe të gatshëm që të dashurit tuaj t'i mbroni në çdo situatë.
Keni në vete një dozë të caktuar të xhelozisë dhe të posesivitetit, gjë që partnerin tuaj mund ta sjellë në kufirin e çmendurisë.
Me vështirësi i shprehni emocionet, por jeni shumë të përkushtuar, sensualë, plot afsh dashurie dhe besnikë kur e gjeni shpirtin tuaj binjak. Për ju është shumë i rëndësishëm aspekti seksual i dashurisë.

Puna: Në punë keni shumë suksese, jeni partnerë të mirë në biznes dhe shpesh i shpëtoni punët tuaja që kanë marrë tatëpjetën.
Jeni të paracaktuar për arritjen e sukseseve të mëdha në financa dhe në veprimtaritë juridike. Gjithnjë dëshironi të jeni në rrjedhë të ngjarjeve, kështu që edhe gazetaria ju shkon për dore. Vija ndërmarrëse e personalitetit mund t'ju çojë deri te një pasuri e madhe.

Ngjyra: e verdha
Kafsha: derri i egër
Ushqimi: orizi
Lulja: zambaku
Pija: birra
Numri: 11

 

2. BUALLI

Në jetën shoqërore një vëmendje të madhe ua kushtoni miqësive të vjetra dhe kënaqeni në shoqërinë e njerëzve nga fqinjësia.
Rrethin e të njohurve dhe miqve e zgjeroni me piknikët e shumtë, udhëtimet, vizitat që ua bëni ekspozitave dhe koncerteve.
Dallimet në qëndrime ndërmjet jush dhe miqve tuaj do të mund të shkaktonin konflikte serioze. Megjithëse keni karakter të fortë, i cili nuk lëshon pe pa luftë, mos e përdorni atë për t’i bërë luftërat e të tjerëve.

Dashuria: Shndritni me sharmin dhe sensualitetin. Mirëpo, në kërkim për një partner serioz jini të kujdesshëm meqenëse ju lehtë mund të lëndoheni.
Në mënyrë që ta pranoni ftesën për një darkë, ose që ta filloni një aventurë, duhet t’ju bindin shumë. Mirëpo, me një partner të vërtetë, i cili di si të arrijë te ju, bëheni të butë, të sinqertë dhe të relaksuar.
Kërkojeni partnerin, i cili mund të bashkohet me ju si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë trupor, që është i sinqertë dhe besnik. Vështirë falni nëse partneri ju zhgënjen.

Puna: Në jetën e biznesit projektet e ideuara i realizoni me një lehtësi të pabesueshme.
Nganjëherë keni nevojë për më shumë kohë për ta mbaruar një punë, por në fund gjithnjë vjen shpërblimi i merituar.
Veçanërisht jeni të shkathtë në mbledhjen e informatave dhe kështu nuk i lini t’ju ikin ngjarjet e rëndësishme në biznes. Jeni të kujdesshëm me paratë, ndaj investimet që bartin rreziqe për ju janë të papranueshme.

Ngjyra: e gjelbër e çelë, vjollce
Kafsha: bualli, ariu
Ushqimi:brumërat
Lulja: bozhuri
Pija: çaji i fortë
Numri: 24

 

3. TIGRI

Je inovator të cilin e tërheqin aventurat. Je partner i këndshëm për të shkuar në argëtime nga më të ndryshmet. Në marrëdhënie miqësore je i ndershëm, madje nganjëherë edhe së tepërmi i besueshëm.
Njerëzit të cilët i takoni përditë nga xhelozia ose nga lakmia mund t’ju bëjnë keq.
Gjithnjë kini kujdes! E urreni dyfytyrësinë dhe arrogancën, ndërsa dominimin e dikujt ndaj jush e konsideroni të pafalshëm.

Dashuria: Konfliktet e pandërprera, ndarjet zulmëmëdha, emocionalisht të forta dhe pajtimet romanike e bëjnë jetën tuaj dashurore tejet tronditëse. Jeni në kërkim të partnerit individualist, i cili është paksa ekscentrik.
Meqenëse jetoni në botën e llojllojshmërisë, shpesh përfundoni në lidhje të lira dhe kur përfundoni në lidhje afatgjate gjithnjë jeni të detyruar që ta mbani atë me aventura dhe përjetime të reja.

Puna: Në ambientin tuaj të punës gëzoni një respekt dhe dini që ta dalloni rastin e mirë.
Mënyra inventive e të menduarit ju siguron sukses në biznes dhe ju ofron pozita të larta në punë. Probleme në punë do të mund t’ju krijonte mosgatishmëria për bashkëpunim dhe për të mos i përfillur mendimet e të tjerëve.
Jeni individualistë që punoni me rezultate të larta, dinamikë dhe efikasitet. Puna ekipore sado që ju duket jorezultative, mund t’ju sjellë juve dhe kolegëve tuaj më shumë suksese dhe fitime.

Ngjyra: e kuqja
Kafsha: jaguari, mustangu
Ushqimi: mishi
Lulja: trëndafili i egër
Pija: sheri
Numri: 33

 

4. LEPURI

Jeta juaj shoqërore është plot gjallëri dhe intensive. Gjithsesi ju dini se si të argëtoheni mirë.
Shpesh jeni të ftuar nëpër dasma, argëtime e festa në të cilat kënaqeni deri në orët e vona. Sharmi i juaj është i papërballueshëm dhe është koha që ju të vetëdijesoheni për këtë fakt.
Vikendet dëshironi që t’i kaloni jashtë vendbanimit në shoqëri të miqve të vjetër. Jeni së tepërmi komunikues, por kini kujdes në prirjen tuaj tepër të theksuar që t’i përgojoni të tjerët, sepse ajo do të mund t’ju sillte probleme të shumta në jetën tuaj.
Dashuria: Ju kënaqeni në kuptimin e plotë të fjalës me jetën dashurore. Ju tërheqin partnerët sensualë dhe romantikë.
Prej tyre prisni besnikëri, përkushtim, ndjeshmëri dhe aftësi të imagjinatës. Në lidhjet serioze ndaj partnerit jeni të përkushtuar me shpirt dhe me trup. Shmangni konfliktet dhe qetësisht, qartë dhe në mënyrë të sinqertë, thoni çfarë ju mundon.
Shikimi i shtrembër ose gjesti i shkujdesjes mund t’ju krijojnë një humor melankolik dhe madje-madje edhe t’ju bëjnë të qani.

Puna: Puna për ju është e keqja e domosdoshme! Ndiheni keq në obligimet e vrazhda të përditshmërisë, sikundër janë për ju pjesa më e madhe e obligimeve.
Puna, e cila nuk e krijon hapësirën e duhur për kreativitetin tuaj, thjesht, nuk është një punë për ju. Kolegët shpeshherë ju shfrytëzojnë për qëllimet e tyre.

Për shkak të mosgatishmërisë për të rrezikuar, ju shpesh i lëshoni nga dora rastet e mira të biznesit. Nëse merrni guxim dhe hidheni në ujërat e biznesit, do të mund t’ju prisnin befasi të këndshme.

Ngjyra: e përhimëta
Kafsha: ketri
Ushqimi: peshku
Lulja: bathra
Pija: vera franceze
Numri: 20

 

5. DRAGOI

Jeni luftarakë, të lumtur dhe të fuqishëm, sundimtarë të lindur. Në shoqëri gjithnjë gjeni shumë mbështetës.
Meqenëse lehtë e humbni kontrollin mbi veten, kini kujdes nga shigjetat e helmuara që i hidhni, sepse ndonjëra do të mund t’ju kthehej.
Në konflikte shpesh jeni irritues, kokëfortë dhe tiran i paparë. Nga grindjet dilni si fitues. Megjithatë, jeni mik i mirë dhe këshillat e tua ia vlen të dëgjohen.
Jeni i preokupuar me pozitën shoqërore, famën, pasurinë, glamurin dhe nga pak jeni edhe snob!

Dashuria: Në dashuri keni shumë fat; jeni shumë sharmant dhe karizmatik, ndaj nuk e keni problem që të pushtoni shumë zemra.
Mirëpo, për shkak të mungesës së fleksibilitetit, bashkëndjenjës dhe tolerancës vështirë ia dilni që të realizoni lidhje afatgjate, cilësore dhe stabile.
Nëse i kushtoni më shumë vëmendje partnerit tuaj dhe nevojave të tij, jeta e përbashkët mund t’ju bëhet e këndshme.

Puna: Në planin e punës nuk keni pengesa që nuk mund t’i kapërceni. Jeni të aftë që të realizoni të mira të shumta materiale, sado që paraja nuk është motivimi kryesor.
Keni dëshirë që të fitoni dhe që gjithnjë të jeni i pari. Jini në gjendje që t’i realizoni me sukses edhe idetë më të pamundura që lidhen me punën.
Megjithatë, kini kujdes nga dehja me suksesin dhe me fuqinë, sepse në duelin e dy dragonjve njëri duhet të humbasë.

Ngjyra: e arta, portokallia
Kafsha: demi
Ushqimi: shpendët
Lulja: trëndafili
Pija: lëngjet e pemëve
Numri: 9

 

6. GJARPËRI

Keni dëshirë që t’i kënaqni të tjerët, ndaj jeni shumë të popullarizuar në shoqëri. Në
diskutime merrni pjesë me kënaqësi, por kurrë nuk e humbni ndjenjën për mirësjellje dhe masë.
Kur bashkëbiseduesi juaj fillon të përsërisë gjërat e humbni interesimin për diskutim. Mos kultivoni simpati ndaj njerëzve të dyshimtë dhe ndaj atyre që shpesh e humbin kontrollin mbi sjelljet e tyre. Në të vërtetë konsiderojini të dobët.

Dashuria: Jeni persona joshës dhe, kur të përcaktoheni për personin të cilin doni ta bëni për vete, nuk tërhiqeni lehtë.
Megjithëse kënaqeni në flirt, e keni shumë të qartë kufirin të cilin nuk mund ta kaloni në rast se nuk dëshironi që ta humbni atë që tashmë e keni.
Për ju dhe për partnerin tuaj shpesh vlejnë rregullat e kundërta; ju duhet hapësirë dhe mundësi e lëvizjes pa i dhënë kujt llogari, përderisa në të njëjtën kohë dëshironi të dini se çka po ngjet me partnerin tuaj.
Mirëpo, kur dashuroni, jepni çdo gjë nga vetja!

Puna: Keni aftësinë e marrjes së vendimeve të shpejta, gjë që ju sjell shumë raste të mira për fitime. Situatat e punës i vlerësoni me lehtësi, reagoni në mënyrë të duhur dhe me kokë të ftohtë. Bashkëpunëtorët, të cilët duan t’jua bëjnë varrin, i hetoni dhe nënshtroni me kohë.
Puna shpesh ju rrëmben, ashtu që nganjëherë nuk keni kohë për familjen dhe për shoqëri të personave të dashur.

Ngjyra: e kaltra indigo
Kafsha: pëllumbesha
Ushqimi: të brendshmet
Lulja: kameliet
Pija: lëngjet
Numri: 16

 

7. KALI

Jeni të pavarur dhe me vetëbesim, ashtu që gjithnjë keni fjalë të mira për miq dhe të njohur. Kënaqeni duke e kaluar kohën në shoqëri.
Jeni bashkëbisedues të mirë, por vështirë i ruani fshehtësitë. Në dhënien e këshillave dhe të propozimeve nuk e keni të vështirë që të jeni bindës, por brenga e tepruar i fsheh dyshimet tuaja të brendshme.

Dashuria: Në jetën tuaj dashurore kurrë nuk mungojnë tronditjet. Jeni mashtrues të lindur dhe loja me dy partnerë për ju nuk është situatë e parëndomtë.
Fatkeqësitë në dashuri për ju nuk janë të panjohura. Edhe pse balanconi mirë, ekzistojnë situata të cilat jua humbin drejtpeshimin dhe atëherë e humbni kontrollin mbi ngjarjet. Vështirë qetësoheni dhe përqendroheni në një partner, por kur ia dilni që ta mposhtni hamendjen, filloni t’i merrni seriozisht obligimet. Në brendi ju jeni romantikë të vërtetë.

Puna: Ide për plane ose projekte biznesi keni sa të doni. Rëndom, pa menduar shumë filloni t’i realizoni idetë, mirëpo ekziston rreziku që entuziazmi juaj të ju rrëmbejë aq shumë sa nuk do të vëreni asgjë rreth jush.
Nëse përfundoni në diçka që nuk e keni pritur, i lini gjërat anash dhe e filloni projektin e ri. Të menduarit e mossuksesit ju përmbush me nervozë. Suksesi juaj fushën e biznesit varet nga forca e përqendrimit në një problem.

Ngjyra: e kaltër e çelë
Kafsha: puma, gjeli
Ushqimi: ushqim deti
Lulja: hibiskusi
Pija: shampanja
Numri: 45

 

8. DHIA (Delja)

Kalimi i pasditeve duke imagjinuar është përshkrimi i parajsës për ju! Jeni të pasigurt në marrëdhëniet shoqërore, ndaj jeni në kërkim të vazhdueshëm për personin që do t’ju udhëheqë.
Mirëpo, natyra juaj artistike mund të jetë autodestruktive. Në periudhat e errëta, melankolike dhe joaktive vetvetes i shkaktoni dhimbje dhe vuajtje.
Shpesh në fund të kësaj periudhe vjen frymëzimi. Atëherë i përkushtoheni krijimtarisë dhe ndërmerrni punë që ju sjellin suksese të mëdha dhe famë.

Dashuria: Mbi të gjitha e vini nevojën për dashuri dhe kujdes.
Megjithatë, kurrë nuk do ta bëni hapin e parë, por në qoftë se inkurajoheni, me sharmin tuaj i rrëmbeni shikimet dhe zemrat. Kur thyhet akulli, shprehni sensualitet dhe përkushtim.
Megjithëse aventurat për ju nuk janë të panjohura, ju përcaktoheni për lidhje serioze dhe stabile. Kur ju mungon dashuria, bëheni nervozë dhe tërhiqeni në imagjinatë.

Puna: Duke marrë parasysh qëndrimin e lirë ndaj jetës, të urdhëruarit nuk përbën anën tuaj më të fortë. Puna për të cilën ju gjakoni është ajo që ju mundëson shprehjen e kreativitetit dhe talentit.
Jeta e organizuar në mënyrë rigoroze jua krijon ndjenjën e robërimit, ndaj për këtë edhe vështirë gjendeni me oraret. Gara në punë ju shkakton brengë dhe stres.

Ngjyra: e gjelbra e çelë
Kafsha: mjellma, bilbili
Ushqimi: perimet e freskëta
Lulja: narcisi
Pija: pijet minerale
Numri: 36

 

9.MAJMUNI

Gjithnjë është mirë ta kesh një mik sikundër jeni ju. Do t’i ndihmoni mikut atëherë kur ndihet keq ose kur ka probleme, ndërsa në çdo situatë tjetër do ta bëni të qesh.

Jeni të pavarur dhe megjithëse adhuroni shoqërimin me njerëzit, ju me kujdes i zgjidhni shoqërinë dhe vendin e shoqërimit; shpesh në një klub nate, rrallë në ndonjë pab. Stili juaj i jetës frymon me argëtimin, gazin dhe shoqërimet e këndshme.
Pëlqeni të udhëtoni dhe të gjurmoni vende të reja, sikundër edhe t’i rrëfeni aventurat të cilat ju kanë ndodhur. Për shkak të dëshirës së pashuar për të dalë, madje edhe në ditët e punës, shpesh edhe në vende luksoze, do të mund ta harxhoni energjinë dhe ta zbrazni kuletën.

Dashuria: Lidhja monogamike për ju është test i vetëbesimit, sepse nuk keni mundësi, nuk keni forcë që t’i kundërviheni flirtimit dhe lajkatimit. Aspekti seksual i lidhjes për ju është posaçërisht i rëndësishëm.
Shprehja e dashurisë nëpërmjet shpenzimeve të tepruara ju shqetëson, ndërsa me partnerin më me kënaqësi shkonit në ahengje elegante.
Dëshira për dominim mbi të tjerët mund t’ju bëhet pengesë në rrugën e krijimit të marrëdhënies cilësore dhe të shëndoshë me partnerin.

Puna: Qetësia dhe ndjenja për diplomaci ju ndihmojnë në rrugën e realizimit të suksesit të madh në biznes. Kur i përvisheni punës, sikundër një i hipnotizuar, e kryeni deri në detajet më të imëta.
Asgjë nuk mund t’ju ikën. Kur e përcaktoni qëllimin, bëheni shumë të vendosur në realizimin e tij. Shtrëngatat të cilat bien në rrethinën tuaj biznesore në njëfarë mënyrë ju anashkalojnë.

Ngjyra: e bardhë
Kafsha: pulëbardha
Ushqimi: djathërat
Lulja: zambaku
Pija: frapeja
Numri: 13

10. GJELI


Detyra juaj themelore është përparimi personal, ndaj kohën tuaj të lirë ua përkushtoni leximit, mësimit ose kurseve. Interesoheni shumë për dukjen tuaj, ashtu që vizitat në sallat e fitnesit, sallonet e kozmetikës dhe qendrat sportive për ju janë diçka e rëndomtë.
Marrëdhëniet me të afërmit janë harmonike dhe pa shpërthime të emocioneve. Jeni shumë të përkushtuar ndaj familjes, jeni prindër të shkëlqyeshëm.
Me ju është vështirë të biesh në konflikt. Mirëpo, kur ju hidhërojnë, rreth jush fluturojnë shigjetat e helmuara.

Dashuria: Në kërkim të shpirtit binjak i përdorni të gjitha marifetet e joshjes. Në dashuri jeni të përkushtuar dhe besnikë, gjë që e kërkoni edhe nga partneri. Sinqeriteti dhe besnikëria janë shumë të rëndësishme.
Rreziku potencial fshihet në posesivitetin tuaj dhe mosgatishmërinë për kompromise, e cila partnerin tuaj mund ta largojë nga ju.

Puna: Shkathtësia e diskutimit dhe bindjes së të tjerëve mund t’ju sjellin edhe avancime, madje edhe deri te posti i drejtorit.
Ia dilni mbanë me sukses në punën ekipore, veçanërisht kur ia dilni që t’i përmbani krenarinë e dëshirën që haptas t’ua thoni të gjithëve atë që mendoni.
Para se t’i bëni vërejtje bashkëpunëtorit, mendoni për qasje diplomatike. Keni aftësi të madhe të mbajtjes mend dhe të të mësuarit, ndaj situatën shpejt ia përshtatni vetes.

Ngjyra: e kuqe e mbyllët
Kafsha: dreri, impala
Ushqimi: skara
Lulja: krizantema
Pija: lëngu i mollës
Numri: 46

 

11. QENI

Kryesisht jeni të tërhequr dhe me kënaqësi zgjidhni shoqëri të vogël në të cilën i përkushtoheni bashkëbiseduesit me një kujdes të veçantë.
Jeni të këndshëm për shoqëri derisa keni vullnet të mirë, mirëpo kur ndokush ju hidhëron bëheni cinikë.
Brengoseni për gjithçka, kurse në rastet kur harroni të bëni ndonjë gjë bëheni nervozë dhe zemërakë. Jeni besnikë në miqësi, të gatshëm që gjithnjë të viheni në shërbim.

Dashuria: Në dashuri jeni të lidhur, mirëpo, megjithatë, vështirë e gjeni partnerin ideal. Nuk shprehni besim lehtë dhe nevojitet më shumë kohë për t’ju njohur.
Mirëpo, kur e mposhtni frikën fillestare, bëheni të sinqertë, të ngrohtë dhe të këndshëm.
Në marrëdhëniet me partnerit jeni tepër të kujdesshëm, ndërsa partnerin tuaj ndonjëherë e lodhni së tepërmi me këtë.
Do të duhej të tregonit më pak kujdes, por edhe heqja dorë nga standardet tuaja të larta, për shkak të së cilës ndonjëherë e humbni personin e dashur, nuk duhet të merret parasysh.

Puna: Për shkak të themelësisë së lindur mund të bëheni të suksesshëm pothuajse në çdo punë që filloni. Jeni këmbëngulës dhe të shtruar në punë, ashtu që nuk e njihni fjalën "e pamundur”.
Kolegët ju vlerësojnë dhe ju respektojnë për shkak të punës suaj dhe përkushtimit që keni për të. Mosgatishmëria për ta marrë barrën e rrezikut, në kombinim me panikun, ju frenon.

Ngjyra: vjollce
Kafsha: delja
Ushqimi: ëmbëlsirat
Lulja: tulipani
Pija: kafeja e fortë
Numri: 27

 

12. DERRI I EGËR

Meqenëse për ju familja do të thotë shumë, energji të shumta angazhoni për edukimin e fëmijëve dhe për kultivimin e lidhjeve familjare.
Megjithëse e keni një rreth të gjerë të miqve dhe të të njohurve, vetëm disa prej tyre kanë qasje në jetën tuaj emocionale.
Keni dëshirë t’u lini hapësirë të mjaftueshme privatësisë suaj dhe përjetimeve të vogla, që janë të rezervuar për persona shumë të dashur.
Jeni shumë të ndjeshëm dhe paksa me prirje ëndërrimtare, por, megjithatë, në çdo situatë, e vëreni botën përreth jush dhe ngjarjet e saj.

Dashuria: Nga partneri kërkoni standarde të larta morale, pikërisht të tilla sikundër i keni edhe ju. Jeni të hapur dhe të kthjellët, ashtu që nuk ngurroni ta kërkoni atë që dëshironi. Ju përgjigjet partneri me vetëbesim dhe intelekt të lartë. Kënaqeni në bisedat dhe diskutimet provokuese.
Të dashurit tuaj do të mund t’jua shihnin për të madhe kryeneçësinë dhe mosgatishmërinë për kompromise. Nëse dëshironi të kënaqeni në dashuri, duhet të jeni të gatshëm për kompromise të vogla dhe zgjidhje të përbashkëta.

Puna: Jeni persona ambiciozë, por e keni shumë të vështirë që ta ndani jetën private nga ajo e punës. Megjithëse frenat e jetës familjare dhe të biznesit i mbani mirë në duar, gjërat nganjëherë ju dalin nga kontrolli.
Jo rrallëherë ju ngjet që të ndodheni në situatën kur njëkohësisht i bëni edhe disa punë! Mundësi të mëdha për fitime gjeni në gjuhët e huaja, drejtësi dhe në muzikë.

Ngjyra: e purpurta
Kafsha: balena, luani i detit
Ushqimi: ëmbëlsirat
Lulja: luledielli
Pija: pije nga xhumbiri
Numri: 14

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free