Horoskopi i Pemëve
Shumë kohë para lindjes së Krishtërimit, qytetërimi kelt lulëzonte dhe, bashkë me të, Astrologjia kelte. E themeluar rreth 1000 vjet pr.e.s, astrologjia kelte praktikohej nga Druidët (dijetarët apo priftërinjtë keltë). Sistemi i tyre i astrologjisë nuk derivonte nga yjet por nga njohuritë e thella të tyre për ciklet e tokës dhe përuljes së tyre ndaj pemëva. Keltët ishin thellësisht të lidhur me pemët. Çdo pemë kelte e shenjave tregon fuqitë e një personi, disa cilësi të tij dhe kuptime të ndryshme. Për druidët pemët ishin të shenjta. Ato mendohej të kishin shpirtra që quheshin driada, si dhe dije dhe njohuri të pafund.
Keltët ishin popuj që përfshinin Britaninë, Irlandën dhe Galinë (Francë, Luksenburg, Belgjikë, pjesën më të madhe të Zvicrës, dhe disa pjesë të Italisë veriore). Keltët kishin dy horoskope, hënor (13 shenja) dhe diellor (21 shenja).
1) Horoskopi Hënor
Mështekna - Realizuesi
(24 dhjetor - 21 janar)
Jeni gjakftohtë dhe sundimtarë të lindur, shpesh merrni komandën e lidershipit kur kërkon situata. Kur jeni në anën e butë tuajën, përhapni bukuri në hapësira të shterpëta.
Shenja e Mështeknës përshtatet me shenjën e Hardhisë dhe atë të Shelgut..
Vadhi – Mendimtari
21 janar - 17 shkurt
Jeni aq kreativ dhe origjinal, saqë të tjerët mund ta keqkuptojnë faktin se nga vini. Keni një aftësi natyrale për t'i transformuar situatat dhe njerëzit rreth jush me anë të prezencës suaj. Jeni jashtëzakonisht ndikues në heshtje dhe të tjerët shohin shpesh tek perspektivat tuaja unike.
Vadhi shkon me shenjën e Dredhkës dhe Murrizit.
.
Frashëri - Magjepsësi
18 shkurt - 17 Mars
Imagjinarë, intuitiv dhe artist natyral, e shihni botën me ngjyrat e ujit të pastër. Të tjerët mund të mendojnë se jeni të të mbyllur dhe të vetmuar, por në fakt ju jeni thjeshtë të zhytur në botën tuaj të vizioneve fantastike. Jeni vazhdimisht duke ripërtërirë veten dhe shumë rrallë i kushtoni rëndësi faktit se çfarë mendojnë të tjerët për ju.
Frashëri shkon me Xunkthin dhe Shelgun.
.
Verri - Pionieri
18 mars - 14 prill
Jeni të lindur për të gjetur rrugëzgjidhje. Jeni udhëtarë dhe të dhënë për të hapur shtigje me pasion, duke fituar ndjekës të ndershëm për kauzën tuaj. Verri i kushton vlerë të madhe kohës në dispozicion, dhe ndjen që shpërdorimi i kohës është i pafalshëm. Motivohen nga rezultatet e veprimeve.
Verri shkon me Murrizin dhe Lisin.
.
Shelgu - Vëzhguesi
15 prill - 15 maj
Jeni shumë kreativ, intuitiv dhe inteligjent. Keni një kuptim të mprehtë të cikleve, e keni të trashëguar kuptimin e faktit se çdo situatë ka një sezon. Është fuqia juaj e perceptimit që e mundëson natyrën tuaj të vërtetë të shkëlqejë dhe që ju udhëheq drejt suksesit në jetë.
Shelgu shkon me Mështenkën dhe Dredhkën.
.
Murrizi - Iluzionisti
13 Maj - 9 qershor
Murrizi, në astrologjinë kelte nuk është siç duket. Së jashtmi duken të thjeshtë, ndërsa së brendshmi janë krejtësisht ndryshe. Jeni kurioz nga natyra dhe keni interes për një sërë temash. Jeni dëgjues të shkëlqyer, dhe njerëzit kërkojnë të qëndrojnë me ju për të çliruar mërzitë e tyre. Keni një sens të shëndetshëm humori, dhe e kuptoni shumë mirë ironinë.
Murrizi shkon me Frashërin dhe Vadhin.
.
Lisi – Stabilizuesi
10 qershor - 7 korrik
Janë njerëz mbrojtës dhe shpesh bëhen zëri i atyre që nuk e kanë. Me fjalë të tjera, Lisi është kryqtari dhe zëdhënësi i të humburve. Përkujdesës, bujar dhe të gjindshëm, jeni fisnikët e pemës së keltve. Lisi i shëndetshëm jeton gjatë, shijojnë jetë të plotë e të lumtur me familje të madhe, dhe janë të prirur të përfshihen në komunitetet më të gjëra sociale.
Lisi shkon mirë me Frashërin.
.
Ashja – Sundimtari
8 korrik - 4 gusht
Shenja e Ashes angazhohet lehtësisht në sfida, i tejkalon vështirësitë me një aftësi dhe takt të rrallë. Kur hasni pengesa, thjeshtë i dyfishoni përpjekjet dhe mbani vigjilencë maksimale për të arritur qëllimin. Shumë rrallë mposhteni. Jeni zemërgjerë dhe të dashur (sapo njerëzit t'ju njohin). Inteligjenca juaj e lartë bën që të angazhoheni lehtësisht në diskutime me akademikë.
Ashja shkon mirë me Shtogun për ekuilibër dhe marrëdhënie.
.
Lajthia - I dituri
5 gusht - 1 shtator
Ashtu si Ashja, edhe ju jeni nayralisht të prirur për akademi, shkëlqeni në klasë. Keni aftësi që të rezervoni informacione dhe t'i kujtoni, të recitoni e të diskutoni me përpikmëri mbi tema për të cilat e keni rezervuar më parë informacionin. Jeni të aftë me numrat, shkencën dhe aftësitë që lidhen me aftësitë analitike. Ju pëlqejnë rregullat që i bëni vetë, pavarësisht se nuk jeni të prirur për t’i zbatuar shpesh.
Lajthia shkon me Murrizin dhe Vadhin.
.
Hardhia – Barazuesi
2 shtator - 29 shtator
Të ndryshueshëm dhe të paparashikueshëm. Mund të shihni të dyja anët e monedhës, dhe të merrni çdo cilësi. Është shumë e vështirë për ju që të mbani anë, sepse shihni tek çdo anë pikat e mira. Jeni elegantë, të hijshëm dhe mbani një lloj klasi që bën për vete shumë njerëz. Shpesh e gjeni veten në vendet publike, ku të tjerët mund ta admirojnë klasin dhe stilin që shfaqni.
Hardhia shkon me Lajthinë dhe Shelgun.
.
Dredhka – Mbijetuesi
30 shtator - 27 tetor
Keni një inteligjencë të mprehtë, por më tepër është dhembshuria dhe ndershmëria juaj. Keni një natyrë dashamirëse, jeni gjithmonë atje për të ndihmuar. Dredhka është e prirur të jetë thellësisht shpirtërore dhe fetare, që e shpreh tipikisht botën përmes diversitetit. Flisni butë, keni një mençuri të rrallë. Jeni sharmant dhe karizmatik, dhe kjo bën të qëndroni gjatë në postet komunitare.
Dredhka shkon me Lisin.
.
Xunkthi - Hetuesi
28 tetor - 24 nëndor
Jeni mbajtës të sekretit. Gërmoni thellë në kuptimin e gjërave dhe kuptoni të vërtetën që gjendet pas shtresave. I doni njerëzit sepse përfaqësojnë kuptime të ndryshme që ju të interpretoni. Jeni adapt për t'i bërë njerëzit të bisedojnë me ju, dhe ndonjëherë mund të jeni pak manipulativ. Sidoqoftë, keni një sens të fortë për të vërtetën dhe e nderoni aq shumë, sa që intrigat tuaja bëhen të padëmshme.
Xunkthi shkon me Frashërin.
.
Shtogu - Kërkuesi
25 nëntor - 23 dhjetor
E doni lirinë dhe shpesh shfaqeni të egër ndaj shenjave të tjera. Në rini mund të keni jetuar me një ritëm të shpejtë, shpesh identifikoheshit si aventurier. Ndoshta aktualitet jeni shumë filozofik. Jeni gjithashtu të prirur të keni konsideratë për të tjerët dhe përpiqeni me mirësi t'i ndihmoni.
Shtogu shkon me Verrin dhe Ashen.
2 -HOROSKOPI DIELLOR KELT
Shenjat e horoskopit kelt bazohen në 21 pemë të caktuara dhe secila prej tyre ndahet në dy periudha stinore, ku secila bie perballe njëra-tjetrës. Perveç në rastin e ekuinokseve dhe solsticeve që janë ditë të veçanta.