ASTROLOGJIA DHE SPORTI
Kjo faqe nuk shërben për të parashikuar ndeshjet e futbollit, por ju meson se si duhet ta bëni vetë këtë!
Së pari, duhet të keni pak përvojë në artin e astrologjisë horare.
Astrologjia horare mund të përdoret për të parashikuar zhvillimet sportive në dy mënyra:
• me anë të analizimit të hartave horare për kohën kur ndodh zhvillimi i ndeshjes.
• duke analizuar hartën horare për një pyetje të caktuar.
Për një ndeshje formohet gjithmonë harta me datën, orën dhe vendin ku ndodh ajo.
Për pyetjet speciale, ndërtohet harta e momentit kur bëhet pyetja.
Rregullat bazë që përdorën për të interpretuar hartat astrologjike të sporteve:
• Shtepia e parë dhe shtepia e shtatë tregojnë kundërshtarët.
• Shtepia e pestë dhe shtepia e 11-të (e llogaritur si e pesta nga e shtata) përshkruan se si ata e luajnë lojën.
• Shtepia e 10-të dhe e katërt (e numëruar si e dhjeta nga e shtata), tregon shpërblimin (çmimin) e tyre si dhe aftësinë për të fituar lojën.
Ka disa metoda për të bërë një interpretim horar të hartës së një ngjarjeje ku nevojitet të marrim parasysh skuadrën mikpritëse dhe skuadrën vizituese.
• Skuadra mikpritëse përfaqësohet nga Ashendenti (AS) dhe ajo vizituese përfaqësohet nga Deshendenti (DS).
• Skuadra e favorizuar përfaqësohet nga Ashendenti dhe ajo humbëse nga DS.
• Metoda ime më e preferuar është ta përcaktojmë Ashendentin apo Deshendentin sipas ngjyrës së kostumit të skuadrës. Mendoj se është varianti më i sigurtë. Pse? Sepse, AS për njërën skuadër dhe DS për tjetrën janë kanë të gjitha lidhje me pamjen, që është përshtypja e parë që marrim kur skuadra AS apo DS vrapon në fushën e lojës saqë shpesh themi: “e bardha” është skuadra jonë dhe “e kuqja” është ajo “armike” (për shembull).
Shembull:
Kjo është një nga pamjet e ndeshjes midis Mançester United dhe Arsenalit (0:1), 17 shtator 2006, ora 16, në Mançester.
Shikojeni mirë foton dhe pastaj shikoni hartën! Sa e përshtatshme është harta në lidhje me ngjyrën e kostumit të skuadrës në këtë rast!
Nëse llogarisni hartën ju keni AS = 3 gradë 05’ në Bricjap.
Sunduesi i AS është Saturni në Luan. Siç e shikoni në foto Arsenali ka kostum të verdhë (Luani) dhe të zi (Saturni). Pra Arsenali është Ashendenti dhe Sunduesi i tij!
Sunduesi i Deshendentit është Hëna (e bardhë) në Luan (e kuqe e ndezur). Pra, Deshendenti dhe sunduesi i tij është Mançester United.
Momenti i lojës
Pozicioni i planetëve:
- Dielli Virgjëresha 24.35
- Hëna Luani 1.24
- Merkuri Peshorja 7.58
- Venusi Virgjëresha 14.05
- Marsi Peshorja 6.07
- Jupiteri Akrepi 16.03
- Saturni Luani 19.56
- Urani Peshqit 12.16 R
- Neptuni Ujori 17.30 R
- Plutoni Shigjetari 24.09
- Lilith Virgjëresha 26.25
- Nyja V Peshqit 25.19
Pozicioni i shtëpive (sistemi Placidus):
- Ashendenti Bricjapi 3.04
- II Ujori 24.28
- III Dashi 12.20
- Fundqiellori Demi 11.35
- V Binjakët 1.18
- VI Binjakët 17.19
- Deshendenti Gaforrja 3.04
- VIII Luani 24.28
- IX Peshorja 12.20
- Mesqiellori Akrepi 11.35
- XI Shigjetari 1.18
- XII Shigjetari 17.19
Nëse llogarisim një ngjarje horare apo llogarisim një hartë të një ngjarjeje, dhe aty gjendet një favorit i forte, skema e zakonshme për Hënën Boshe VOC (Void of course) përshtatet shumë bukur. Asgjë më shumë nuk ndodh, d.mth favorite fiton. “Asgjë më shumë nuk ndodh” do të thotë që rezultatet e pritura ndodhen.
Nëse kemi të bëjmë me një sport si boksi, ku ka një séance kampionati ku secili do të mbajë kurorën (shpërblimin) e tij ose ta humbë atë, kur kundërshtohet nga një peroudhë mundimesh të gjata për të mbajtur pozicionin më të lartë ose një ndeshje si Wimbledoni, atëherë mund të përdorim shtëpinë e dhjetë për kampionin dhe shtepinë e katërt për kundërshtarin. Përsëri Hëna Boshe do të tregonte që kampioni ruan kurorën e tij.
Nëse nuk jeni të sigurtë se cilën skuadër të zgjidhni për ashendent, thjesht shikoni ngjyrat të cilat përshtaten me shenjën ashendent dhe sunduesin e saj:
Shenjat zodiakale dhe ngjyrat e tyre:
Dashi: Kuqe, e zezë, vjollcë (e purpurtë)
Demi: Jeshile, blu, e bardhë, rozë, e kuqe-portokalli, e verdhë, e kuqerremtë
Binjakët: Portokalli, e verdhë, vjollcë, blu i kristaltë, e përzier, jeshile, bardh-kuq.
Gaforrja: E argjendtë, e bardhë, jeshile, blu, gri, e kuqerremtë.
Luani: E artë (e florinjtë), portokalli, e verdhë, e kuqe, ngjyrat e shndritshme, rozë.
Virgjëresha: Gri, kafe, blu e thellë, e larmë, vjollcë e verdhë, bezhë.
Peshorja: Blu, jeshile, bardhë, rozë, verdhë, bardh e zi, e errët e shndritshme, gri.
Akrepi: E zezë, e kuqe e errët, kafe, vjollcë (e purpurtë).
Shigjetari: Blu e thellë, vjollcë (e purpurtë), e kuqe, gri.
Bricjapi: E zezë, indigo (ngjyrë llullaqi), nuancat e errëta, kafe, blu/vjollcë, e kuqe.
Ujori: Vjollcë, indigo, e kaltër, jeshile, gri, shumë-ngjyrëshe, e pazakonshme, neone.
Peshqit: Jeshile e detit, e bardhë, vjollcë-kuq, blu, jeshile.
Planetët sundues dhe ngjyrat përkatëse:
Dielli: E artë, e verdhë, portokalli, e kuqe, e purpurtë (vjollcë).
Hëna: E bardhë, jeshile e detit, e argjendtë, blu e ndezur, vjollcë, e kuqe-portokalli, jeshile e zbehtë.
Merkuri: E vedhë (Binj), e bardhë (Virgj), kombinim i ngjyrave të ndezura, e larmë, gri, e përzier.
Venusi: E bardhë, jeshile e ndezur, blu, rozë, e verdhë limoni.
Marsi: E kuqe, e zezë, jeshile e errët, kafe.
Jupiteri: Blu, e purputë (vjollcë) , e kuqe, e verdhë, portokalli, jeshile.
Saturni: E zezë, jeshile e errët, kafe, gri, ngjyrat e errëta, blu e errët.
Urani: Blu e errët, vjollcë, ngjyrat e përziera dhe me vija.
Neptuni: Lavendra (Ngjyrë e purpurtë e zbehtë), jeshile e detit, blu tymi, dhe mundësisht nuance të veçanta të grisë.
Plutoni: Ngjyra të forta të shndritshme, me nuanca të pazakonshme që përmbajnë një përqindje të lartë të kuqe të errët,, vjollcë e errët.
Ngjyrat – baza e parashikimit të saktë!
Si fillim, të përcaktosh ngjyrat nuk është dhe aq e vështirë sa mendoni! Mos kini frikë! Secili planet shkon kundër një tjetri gjatë gjithë kohës (përveç Saturnit i cili shkon kundër Diellit dhe Hënës). Kjo e bën më të lehtë. Planetët të gjithë marrin pak kohë për të shkuar në shenjën e tyre të zakonshme gjithashtu (nuk e përdor Hënën si domethënës), kështu që ka shumë mundësi ta bëni saktë. Një gjë tjetër është që edhe pse në një botë perfekte, të dy planetët i përshtaten të dyja skuadrave, na nevojitet që njëra të përshtatet më shumë. Tjetra përcaktohet nga mungesa e kushteve.
Në përgjithësi:
Dielli, Merkuri, Venusi përfaqësojnë ngjyrat e hapura, ndërsa Jupiteri, Marsi dhe Saturni ngjyrat e errëta.
Dielli kundër Saturnit: përkatësitsht po shikojmë për dritën kundër errësirës. Dielli përfaqëson të kuqen, të verdhën, të artën, të purpurtën dhe Saturni të zezën, kafen, jeshilen e errët, por nëse kemi blu të ndezur dhe te kuqe gjaku, mund të jemi pothuajse të sigurtë që Dielli përfaqëson ngjyrat e ndezura dhe Saturni të errëtat.
Merkuri kundër Jupiterit: Merkuri është më i ndryshueshëm, kështu që ai merr më shumë ngjyrat e shenjave të tij. Të bardhën dhe të verdhën. Jupiteri është ekspansiv dhe kumbues dhe kështu janë dhe kostumet e tij. Të kuqe të shndritshme, blu të thella, të purpurta. Megjithatë përsëri, karakteristikat e secilit planet mund të gjenden në kostumet (veshjet) e përshtatshme. E zeza mund të mos i përshtatet një planeti saktësisht. Mundet që Merkuri të jetë e zeza meqë kjo ngjyrë s’ka nuanca ekspansioni dhe vibrimi.Ju shpesh shikoni të Kuqen kundër Blu-së në ndeshjet e futbollit. Në këtë rast të dyja janë ngjyrat e Jupiterit, por duke pare natyrën e tyre, e kuqja është më kumbuese dhe më e ngjashme me Jupiterin sesa Merkurin.
Venusi kundër Marsit: qetësia kundër forcës. Këto përzgjedhje janë mjaft të thjeshta. Ngjyrat e Venusit janë të buta dhe të lehta, ndërsa të Marsit janë të thella, të errëta dhe të forta.
Ndërkohë e pranoj që bëj edhe gabime. Kjo është një metodë e thjeshtë kur ta praktikoni dhe të mendoni “jashtë kutisë”. Ngjyrat nuk janë 100% të përshtatshme me atë që keni në letër, por çdo planet ka një atmosphere, ndjesi, si çdo kostum. Është thjesht një shembull përshtatjeje siç thashë, bën rreth një muaj që planetët e shpejtë të lëvizin nga shenja kështu që keni plot kohë të shikoni se si ajo shenjë ndikon tek përzgjedhja. Nuk i përzgjodha në fund.
Këtu kemi disa ndeshje që janë zhvilluar në stadiume neutral dhe në këto raste nuk është e lehtë të vendosësh se cila skuadër është Ashendenti dhe Deshendenti. Në situata të tilla duhet të merrni në konsiderate shenjën zodiakale që përfaqëson vendin apo qytetin në fjalë. (shikoni shtetet dhe qytetet e lidhua me shenjat).
Kur të përcaktoni Ashendentin dhe Deshendentin, fillimisht kontrolloni mundësinë e barazimit. Ndeshja del barazim zakonsisht nëse:
• Hëna ndodhet në rënie ose mërgim
• Hëna përkrah me një planet keqbërës
• Hëna është kombust ( deri ne 8 1/2grade larg Diellit)
• Dispozitori i Hënës është kombust
• Hëna përkrah me Nyjen Veriore.
• Dispozitori i Hënës përkrah me Nyjen veriore
• Dispozitori i Hënës është retrogradë.
(Dizpozitori = Nëse Hëna ndodhet në shenjën e Jupiterit <tek Shigjetari>, atëherë Jupiteri është dispozitori i Hënës)
Mbani mend këto rregulla:
• Hëna përkrah Ashendentit ose Mesqiellorit (orb 20), Ashendenti do të fitojë.
• Hëna përkrah Deshendentit ose Fundqiellorit (orb 20) Deshendenti do të fitojë.
• Sunduesi i shtepisë së parë në majën e Deshendentit (orb 20) skuadra e Ashendentit do të fitojë.
• Sunduesi I shtepisë 7-të në cep të Ashendentit (orb 20) skuadra e Deshendendti do të fitojë.
• Nyja veriore përforcon shtepinë në të cilën ndodhet. Pra, nëse është në shtepinë e shtatë do të fitojë Deshendenti dhe anasjelltas.
• Një sundues në shtëpinë këndore ka avantazh të madh për njërën në shtepine kadente apo suksedente.
• Nëse sunduesi është afër me majën e një shtepie, aq më i madh është efekti në atë shtepi.
• Nëse sunduesi është në shenjë të ndryshme nga cepi i shtepisë, efekti i tij do të zvogëlohet.
• Shikoni aspektet e Hënës me Sunduesin e shtepisë së pare apo të shtatë brenda 50. Por nese Hëna ndodhet afër fundit të shenjës, shikoni vetëm për aspektet e Hënës deri ne fund të asaj shenje. Me cilin sundimtar ndodh aspekti i fundit i Hënës, ajo skuadër do të fitojë! S’ka rëndësi nëse është aspekt pozitiv apo negativ. Por nëse Hëna ndodhet në aspekt përkrah me një nga sunduesit, ky është “fundi i historisë”! Fituesi është ekipi i cili përfaqësohet nga ky sundues!
• Shikoni nëse ka aspekte të Hënës me Pjesën e Fatit me antisionin e Pjesës së Fatit
a). Nëse Hëna është përkrah/gjashtëkëndesh /trekëndësh/ me Pjesën e Fatit ose antisionin e saj, skuadra e Ashendentit do të fitojë!
• Nëse Hëna ndodhet kuadrat ose opositë me Pjesën e Fatit ose antisionin e saj, Deshendenti do të fitojë ndeshjen!
• Mbani mend: aspekti i Hënës me Pjesën e Fatit apo antinsionin e saj është përfundimtar!
• Pjesa e Fatit në Nyjen Veriore – Ashendenti do të fitojë.
• Pjesa e Fatit në Nyjen Jugore – Deshendenti do të fitojë.
• Kur Hëna ndodhet në Via kombust ( që është midis 15 gradë Peshore dhe 15 gradë Akrep), mos e parashikoni fituesin, sepse me këtë pozicion të Hënës rezultati është i paparashikueshëm!
(Antisioni: gjendet duke zbritur 30 gradë minus gradët e pjeses se fatit (ose te ndonje planeti). Si dhe duke shikuar se cila shenjë ka si antision tjetrën:
Binjakë – Gaforre
Luan – Dem
Virgjëreshë – Dash
Peshore – Peshq
Akrep – Ujor
Shigjetar – Bricjap
Pra nëse pjesa e fatit ndodhet 28 gradë te Peshqit, antisioni i saj duhet të bie patjetër tek Peshorja sepse Peshorja eshte antisioni i Peshqve. Por tani duhet të gjejmë gradën e saktë që i bie në Peshore, pra 300 – 280 = 20, pra Antisioni i pikes 28 gradë te Peshqit është 2 gradë në Peshore.)
Parashikimi i golave
Falë Peterit nga Kanadaja, një anëtar i forumit të astrologjisë sportive, di se si të bëj parashikimin e golave! Këtu janë disa sugjerime:
Nëse doni të parashikoni kohën se kur do të shënohen golat duhet të shtoni minut pasa minuti kohës kur topi vihet në lojë dhe të shikoni nëse ka ndryshime në lidhje me shenjën ku është pika e shtepisë, apo në lidhje me ndonjë planet që hyn në një shtëpi të re. Por problemi është se jo çdo ndryshim parashikon gol, por çdo ndryshim është i mundur për gol.
Pëe golat në pjesën e dytë, është e rëndësishme të dihet shtimi i kohës dhe koha e e saktë e pushimit. Për shmebull golat e shënuar në minutën e 61-të, mund të nënkuptojnë 45 minuta pjesa e parë + për shembull 2 minuta koha shtesë + 15 minuta pushim + 16 minuta nga pjesa e dytë. Sepse duhet të kalojnë 4 minuta për të ndryshuar një gradë, në disa raste mund të bëhet gol pak minuta përpara ndryshimit.
Shembull:
Këtu është harta e ndeshjes Barcelona kundër Verder Bremen 2:0 (12 minuta, 17 minuta); 5 dhjetor 2006, ora 20:45 GMT+1, Comp Now, 2E11, 41N23.
........................Siç e shikoni, vetëm pas 2 minutash nga fillimi i lojës, aksi Ashendent/Deshendent ndryshon shenjë në Luan/Ujor, por ndërkohë s’ka shënim golash. Ndryshimi tjetër ndodhi në 20:55 (10 min), kur Merkuri nga shtepia e pestë kalon në të katërtën. 2 Minuta më vonë Ronaldinio shënon për Barcelonën. Në 21:02 (minuta e 17-të) Saturni hyn në shtëpinë e parë dhe në atë kohë u shënua goli i dytë për Barcelonën.
Nga eksperienca ime golat shënohet zakonisht kur:
• Pjesa e fatit (POF) formon aspekt ekzakt me sunduesin e shtëpisë së parë, 7, 4 dhe 10, apo Kironin, aksin AS/DS, apo aksin MC/FC, apo Nyjet.
• Antisioni i POF formon aspekt ekzakt me sunduesin e shtëpisë së parë, 7, 4 dhe 10.
• Sunduesi apo Antisioni I sunduesit të shtëpisë së 1, 7, 4, 10 në aspekt ekzakt me aksin AS/DS ose MC/FC.
• Hëna apo antisioni i Hënës është në aspekt ekzakt me aksin AS/DS ose MC/FC.
• Nyjet janë në aspekt ekzakt me aksin AS/DS ose MC/FC.
• Akset AS/DS dhe MC/FC ndodhen në të njëjtat gradë.
• Aksi AS/DS ose MC/FC ndryshon shenjë.
• Kironi ndodhet në aspekt ekzakt me aksin AS/DS ose MC/FC.
Në shembullin e sipër, në kohën e shënimit të golave, 20:55, kishim antisionin e Diellit (sundues i shtepisë së parë) 16 gradë e 28 minuta te Bricjapi në kuadrat ekzakt me aksin MC/FC! Në kohën që u shënua goli i dytë, në 21:02 kishim Pjesën e fatit në gjashtëkëndësh ekzakt me Diellin, sunduesin e shtëpisë së parë.
Për më shumë, vizitoni:
astrosport07.webs.com/