AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  => Somnambulizmi
  => Shpjegimi i ëndrrave ([Pjesa 1, a-i)
  => Shpjegimi i ëndrrave (pjesa 2, j-o)
  => Shpjegimi i ëndrrave (pjesa 3, p-zh)
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Shpjegimi i ëndrrave (pjesa 2, j-o)

J

JASEMIN

Jasemini zakonisht tregon zënie në një dashuri kalimtare. Por në disa raste kjo lule e bukur si dhe aroma e saj, lajmërojnë një jetë erotike të lumtur. Në qoftë se shihni që ju ofrojnë ose afroni jasemin, së shpejti ju pret një lidhje e bukur që do të ketë zgjatje. Parashikohet një martesë e lumtur dhe jetë familjare e qetë. Do të përparoni në mënyrë të sigurt në punë dhe në gjendjen ekonomike.

 

JASTËK

Në qoftë se shihni që flini me një jastëk të bardhë dhe të pastër, keni mendime të mira, në qoftë se është i pisët, keni mendime të këqija. Në qoftë se jastëku është me ngjyra do të mërziteni nga njeriu që dashuroni.

 

JASHTË SHTETIT

Udhëtimi jashtë shtetit në ëndërr, parashikon ndryshime të këndshme, njohje të reja, ndjenja të reja dhe fat të mirë. Perspektiva të reja dalin në pah në fushën profesionale. Kini kujdes zgjedhjet që bëni, në mënyrë që të keni sukses.

 

JESHILLËK

 

Në qoftë se shihni jeshillëk, parashikohet lumturi, pasuri e përparim në punë. Në qoftë se është i thatë dhe i prishur, do të thotë se situata të vështira do të vijnë, probleme ekonomike si dhe ndarje me njeriun që dashuroni.

 

JEVG

 

Në qoftë se shihni që flisni me një jevg, ju pret suksesi në fushën sentimentale. Kujdes nga ana ekonomike pasi rrezikon. Në qoftë se shihni se ndodheni në një vend me jevgj, do të keni oferta të reja në punë, dhe do të merrni informacione të rëndësishme për arritjen e planeve tuaja. Kujdes shëndetin.

 

JETIM

 

Në qoftë se shihni në ëndërr që jeni jetim, ju pret zhgënjim në fushën e dashurisë.

 

JEZUSI

 

Në qoftë se shikon jezusin dhe i flet, do të keni qetësi shpirtërore, uratë dhe gëzim.

 

JOD

 

Në qoftë se shihni jod në ëndërr, shpejt do të lehtësoheni nga problemet familjare dhe personale. Në qoftë se jeni të sëmurë dhe shihni jod në ëndërr, së shpejti do të shëroheni.

 

JONXHË

 

Në qoftë se shihni që mblidhni jonxhë dhe jeni bujk, do të keni të korra të mira, në qoftë se nuk jeni do të keni probleme në punë. Në qoftë se shihni që ka katër petale, do të keni fitim të papritur.

 

JORGAN

 

Në qoftë se shihni që jeni mbuluar me jorgan të ri dhe të pastër, do të thotë varfëri, në qoftë se është i vjetër do të përmirësohet gjendja juaj ekonomike.

 

JUG

 

Në qoftë se shikoni sikur po fryn erë jugu, sjellja juaj është shumë e butë dhe për këtë do të pësoni dëme të mëdha materiale dhe ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur po fryn erë jugu dhe bie shi, do të bëni një udhëtim shumë të gjatë dhe vështirë të ktheheni më.

 

 

 

K

 

KADAIF

 

Në qoftë se shihni që hani kadaif, të prisni mërzi nga njeriu që doni. S'do të keni fat në çështjet sentimentale. Në qoftë se kadaifi që hani nuk është i ëmbël, do të mërziteni më pak. Në qoftë se shihni që thjesht ju ofrojnë kadaif dhe nuk e prekni, do të thotë që nuk ju prekin problemet, dhe keni pranë njerëz që ju vlerësojnë. Në qoftë se shihni që hani kadaif dhe ju pëlqejnë. Në qoftë se shihni që prodhoni kadaif, do të keni probleme në punë.

 

KADIFE

 

Në qoftë se shikoni veshje tuaja që janë kadife, ke mendime të mëdha të cilat do të të shkatërrojnë. Në qoftë se shikon mbulesën e divanit që është kadife në një pikë, humbet kot kohën dhe për të cilën do të pendohesh, por do të jetë tepër vonë.

 

KAFE

 

Në qoftë se shihni në ëndërr kafe të pabërë, punët ju shkojnë shumë mirë, në qoftë se e kaurdisni do të merrni lajme të mira, në qoftë se e piqni dhe pini kafe do të merrni lajme të këqija. Në qoftë se derdhni kafe përtokë ose mbi rrobat tuaja, ju presin dëme ekonomike. Në qoftë se shihni që ju shohin filxhanin e kafesë, do të merrni një lajm të rremë.

 

KAFKË

 

Në qoftë se ëndërron kafkën e një të vdekuri, do të pësosh dhimbje koke dhe kujdes. Në qoftë se shikon kafkën e kokës tënde si i vdekur, të thyer, do të të vijnë ide të hidhura.

 

KAFSHË

 

Në qoftë se shikon se ke shumë kafshë dhe janë të tuat, do të pasurohesh dhe do të lumturohesh. Në qoftë se i shikon të kullosin në fushë, jeta jote do të jetë e qetë pa tronditje dhe hidhërime.

 

KAJSI

 

Në qoftë se sheh në ëndërr se po ha kajsi ose që thjesht i sheh, do të keni gëzim Në qoftë se janë edhe të pjekura. Në qoftë se janë të pabëra mirë, nuk do të kenë fund të mirë çështjet tuaja. Në qoftë se janë të kalbura, do të keni mërzi të madhe.

 

KAKAO

 

Në qoftë se shihni që pini kakao, do të keni një njohje të re shoqërore, në qoftë se shihni dikë tjetër të pijë kakao, do të sëmureni.

 

KALBËSIRË

 

Në qoftë se shikoni fruta të kalbura, do të zhgënjeheni për shpresat që keni. Në qoftë se shikoni sikur hani kalbësira, do të pësoni sëmundje të rëndë. Në qoftë se jeni i sëmurë, do të shëroheni më shpejt seç e prisnit.

 

KALI

 

Në qoftë se shihni që i keni hipur kalit, kundërshtarët tuaj duan t'u bëjnë keq pa pasur arsye. Në qoftë se kali është i bardhë dhe jeni të pamartuar, ju pret martesë e shpejtë, në qoftë se kali është i zi do të pasuroheni, por do t'i harxhoni paratë së koti, në qoftë se është i kuq do të ngriheni në pozitë, në qoftë se është i hirtë do të keni suksese që do t'i arrini me shumë mundim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër t'i ketë hipur kalit, do të mësoni lajme të mira, në qoftë se shihni kalë të egër, një çështje që ju intereson do të plotësohet me vështirësi. Në qoftë se shihni grua të hipur mbi kalë, do të keni një aventurë të re erotike. Në qoftë se shihni kalë të ngordhur, do të rrezikojë shëndeti juaj, në qoftë se shihni që hani mish kali, do të keni sukses të shpejtë në punën tuaj.

 

KALENDAR

 

Në qoftë se shikon kalendar do të keni shumë mendime dhe ndoshta dhe vdekjen e një të afërmi ose shoku.

 

KALIM

 

Në qoftë se shikoni sikur kaloni lehtë në një kalim, çështjet tuaja do të ecin përpara. Në qoftë se shikoni sikur vështirësoheni të kaloni diku ose sikur rrëzohesh duke kaluar, do të keni vështirësi në çështjet tuaja dhe jeta juaj do të rrezikohet.

 

KALOJ

 

Në qoftë se shikoni sikur po kaloni një lumë ose det, do të keqësohet gjendja juaj. Në qoftë se shikoni sikur kaloni pe diku, ëndrra është jashtëzakonisht e keqe.

 

KALLAM

 

Në qoftë se shihni në ëndërr kallama ose kallamishte që tundet nga era, do të sëmureni ose do të mërziteni nga ana ekonomike, në qoftë se prisni kallama do të dështoni në dashuri. Në qoftë se shihni që mbani kallama, nuk do t'i arrini ambicjet tuaja dhe lodheni pa arsye.

 

KALLAMARË

 

Në qoftë se shikon sikur po ha kallamarë, prisni mërzi dhe hidhërim nga shokë të ngushtë.

 

KALLDRËM

 

Në qoftë se shikon rrugë ose trotuar të shtruar, do të bësh një udhëtim të gjatë. Në qoftë se je grua do të kthehet nga një udhëtim i gjatë, një person i dashur i cili ka munguar për shumë kohë. Në qoftë se shikon kalldrëm në shtëpi, do të emigrosh me të gjithë familjen. Në qoftë se bën kalldrëm jashtë shtëpisë, do të pësosh një aksident shumë të keq.

 

KALLI MISRI

 

Në qoftë se shikoni sikur po korrni kallinj misri, do të keni fitime të mëdha parash.

 

KAMATË

 

Në qoftë se shikoni sikur keni borxhe dhe paguani kamatë, do të merrni një lajm i cili do t'u qetësojë në mërzin që keni.

 

KANAL

 

Në qoftë se shikon ose kalon kanal, do të keni një udhëtim me sukses të madh.

 

KANARINË

 

Në qoftë se e shikon në kafaz dhe duke kënduar, do të marrësh lajm të mirë nga i dashuri ose e dashura. Në qoftë se e shikon që nuk këndon, pengesa të mëdha do t'u dalin në dashuri. Në qoftë se të ikën nga duart, do të humbasësh një rast shumë të rëndësishëm.

 

KANAVAÇE

 

Në qoftë se shikoni kanavaçe do të thotë se do të merrni një lajm të hidhur dhe të dëshpëruar i cili do t'u mërzisë.

 

KANDIL

 

Në qoftë se shikon kandil të ndezur do të keni gëzim, ti dhe familja jote. Në qoftë se je i ri ose e re, do të kesh dashuri me sukses dhe martesë të mirë. Në qoftë se je i sëmurë do të shërohesh se shpejti. Në qoftë se je i vjetër, do të jetosh shumë gjatë. Por në qoftë se ëndërron kandil të fikur, prit të kundërta.

 

KANCER

 

Në qoftë se vuan nga kanceri në zemër ose në gjoks, do të kalosh një jetë të keqe familjare. Në qoftë se e ke në duar, në këmbë ose në kokë punët ju venë mbarë.

 

KANELLË

 

Në qoftë se e ha do të mërzitesh. Në qoftë se i merr erë, do të marrësh një lajm të mirë. Në qoftë se e sheh do të të tradhëtojnë.

 

KANISTËR

 

Në qoftë se thjesht e sheh do të zmadhohet familja dhe pasuria jote. Në qoftë se e mban, shpresa të kota ke. Në qoftë se e mban, të mbushur me lule do të fitosh shumë para në punë. Në qoftë se ke në të peshq ose zogj, do të mësosh një lajm të këndshëm. Në qoftë se shikon të digjet, do të humbësh dashurinë e një personi të dashur dhe do të humbasësh një kafshë që e do jashtë mase.

 

KANTAR

 

Në qoftë se shihni kantar në ëndërr, do të keni ngatërresa me avokatë dhe gjyqe, në qoftë se shihni që bleni kantar, kundërshtarët tuaj do t'u hapin probleme, në qoftë se shihni se peshoni diçka do të trashëgoni shumë para.

 

KANUN

 

Në qoftë se ëndërron sikur të kanë vënë kanune, ke bërë shumë mëkate dhe mundohu të përmirësohesh.

 

KAPELË

 

Në qoftë se shihni që keni vënë kapelë të re, do të keni fitime dhe gëzime, në qoftë se kapela është e vjetër dhe e ndotur, ju presin dëme të mëdha. Në qoftë se është kapelë grash, do të keni sukses në dashuri, në qoftë se një grua sheh se ka vënë kapelë burrash, do të marrë lajme të mira.

 

KAPËRCIM

 

Në qoftë se ëndërroni sikur kapërceni litar ose lumë dhe kalon në anën tjetër, suksesi në biznesin tuaj është i sigurtë. Në qoftë se duke kaluar bini brenda mos i kini besim vetes, por kërkoni ndihmë nga të tjerët për t'ia arritur qëllimit.

 

KAPITEN

 

Në qoftë se shihni se jeni kapiten i një anijeje të madhe, kujdes pasi jeni mendjemadh dhe shpejt do të pësoni dëme, në qoftë se shihni që jeni kapiten në një anije të vogël, së shpejti do të bëni një udhëtim të këndshëm.

 

KAPOTË

 

Në qoftë se shikon sikur ke veshur kapotë të vjetër do të sëmuresh. Në qoftë se shikon sikur e heq do të çlirohesh nga hallet. Në qoftë se shikon sikur ke veshur kapotë të re dhe me vlerë të madhe dhe të qepur me pe floriri, do të të mbrojë dhe do të të mbështesë një person shumë i fuqishëm. Në qoftë se shikon sikur e heq do të humbasësh mbrojtjen e një personi të fuqishëm.

 

KAPUÇ

 

Në qoftë se shikoni sikur keni veshur kapuç, do të hidhëroheni nga falimentimi i çështjes tuaj të cilën e kishit të sigurtë.

 

KARAVIDHE

 

Në qoftë se shikon sikur po ha karavidhe, ju presin mërzi dhe hidhërim nga shokë të ngushtë.

 

KARABINË

 

Në qoftë se shihni se jeni duke mbushur një karabinë, rrezikoni të humbni para, në qoftë se blini karabinë do të thotë që shokët tuaj nuk ju duan të mirën. Në qoftë se vrisni dikë me karabinë, do të bëni diçka të keqe dhe mund të hyni dhe në burg, në qoftë se shihni që ju vrasin me karabinë do të fitoni para.

 

KARAJFIL

 

Në qoftë se të japin ose jep karajfil prit suksese në dashuri dhe sidomos po qe i kuq. Në qoftë se është i verdhë ose i bardhë, do të mërzitesh.

 

KARKALEC

 

Në përgjithësi nuk është diçka e mirë. Pengesa dhe vështirësi.

 

KARROCË

 

Në qoftë se hypën në të do të ngrihesh në detyrë. Nëse lundron me karrocë në det ose lumë, do të humbisni një të afërmin tuaj.

 

KARABOBË

 

Në qoftë se je ushtarak ose zdrukthtar ose bojaxhi dhe ëndërron sikur pret dru nga karabobë për të lyer ose në qoftë se thjesht shikon, do të keni sukses në çështjet tuaja. Në qoftë se ke tjetër profesion ose je grua, do të pësosh varfëri.

 

KARNAVALE

 

Pritni gëzim dhe lumturi. Në qoftë se është karnavali dhe nuk ke shumë ushqime, do të keni pak hidhërim dhe mungesa.

 

KARTON

 

Në qoftë se shikoni në ëndërr karton të bardhë, do të fitoni para pa u lodhur, në qoftë se është i kuq, ju presin dëme të mëdha.

 

KARROTË

 

Në qoftë se se shihni që hani karrotë të pagatuar, do të keni fitime nga puna që bëni, në qoftë se hani karotë të gatuar kundërshtarët që keni do të përpiqen t'u shkatërrojnë.

 

KARVAN

 

Në qoftë se shihni në ëndërr të kalojë një karvan i gjatë sidomos me ciganë, ju presin fitime nga punët tuaja, në qoftë se shihni që jeni dhe ju në karvan, do të humbni para nga mendjelehtësia juaj.

 

KARRIGE

 

Në qoftë se shihni se jeni të ulur në karrige, ndonjë aksident mund t'u ndodhë, në qoftë se thjesht shihni karrige, çështjet tuaja do të kenë rezultate të mira.

 

KASAP

 

Në qoftë se ëndërron sikur je kasap, do të lumturohesh dhe do të gëzohesh nga zemërgjërsia jote. Gjithashtu prit fat dhe sukses.

 

KASKETË

 

Në qoftë se ëndërron sikur ke vënë kasketë ushtarake, do të keni vlerësime dhe lavdi.

 

KASOLLE

 

Në qoftë se ëndërron kasolle, do të keni varfëri. Në qoftë se je i pasur dhe shikon se jeton në një kasolle, do të humbasësh një shumë të madhe parash. Në qoftë se je i varfër ka shpresë se një ditë mund të përmirësohet gjendja juaj.

 

KASTRAVEC

 

Në rast se shikon se ha, do të marrësh mërzi nga të tjerë.

 

KASHTË

 

Në qoftë se shihni kashtë në një depo ose në fushë, do të keni fitime të mëdha nga puna juaj, në qoftë se shihni kashtë të lidhur fitimet tuaja janë të siguruara. Në qoftë se shihni që hani kashtë planet tuaja do të dështojnë. Në qoftë se shihni që flini mbi kashtë, gjendja juaj ekonomike do të keqësohet.

 

KATAKLIZËM

 

Në qoftë se shikon të bëhet kataklizëm, do të pësosh humbje të madhe ekonomike. Në qoftë se përmbyt familjen, ke rrezik të burgosesh dhe do të keni lajme të hidhura.

 

KATALOG

 

Në qoftë se shihni në ëndërr që mbani katalog ushqimi, do të keni dëme ekonomike dhe mund të humbisni pasurinë. Në qoftë se mban një libër katalog do të kesh marrëveshje të mira.

 

KATIL

 

Në qoftë se shikon sikur je katil ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por në qoftë se të bën keq ty kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një katil, do të marrësh lajm të keq.

 

KATRAN

 

Në qoftë se ëndërron katran mbrohu nga një sëmundje që do të të gjejë ty ose një person që do shumë, do të të mbush me hidhërim. Në qoftë se djeg ke të bësh me persona shumë negativë.

 

KAZAN

 

Në qoftë se ëndërron një kazan bosh do të thotë varfëri dhe mërzi. Në qoftë se e shikon të mbushur, do të kesh gëzim dhe pasuri dhe sukses në punët tuaja.

 

KEC

 

Në qoftë se ëndërroni kec, do të njihni dashurinë dhe lumturinë në jetë. Do të lidheni me njeri të sjellshëm dhe sentimental. Do të martoheni shpejt dhe do të kaloni mirë. Në qoftë se shihni që pini qumësht keci, mos t'u frikësojë asgjë. Keci do të thotë shëndet i mirë. Kecat në ëndërr do të thonë sukses profesional. Në qoftë se mjelni kec do të keni shumë fitime.

 

KEQARDHJE

 

Në qoftë se shikon sikur ke keqardhje, dikujt i ke bërë keq dhe të torturojnë mendimet. Në qoftë se shikon dikë tjetër t'i vijë keq, do të inkurajohesh nga shokët për aksidentet tuaja. Në qoftë se je grua dhe të vjen keq për diçka dhe qan, do të të adhurojë dhe do të të respektojë bota. Në qoftë se je vajzë i dashuri të do jashtë mase dhe do të të bëjë të lumtur. Në qoftë se të vjen keq për vdekjen e dikujt, do të gëzohesh dhe do të kesh argëtim familjar.

 

KEQBËRËS

 

Në qoftë se shikon sikur je keqbërës ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të përdor keq dikë, ti do të kesh siguri. Por Në qoftë se të bën keq ty kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një keqbërës, do të marrësh lajm të keq.

 

KËLYSH

 

Në qoftë se thjesht ëndërron këlysh mundohesh për të arritur diçka. Në qoftë se e ledhaton, kujdesu për një të sëmurë që të kërkon ndihmë. Në qoftë se shikon se lind këlysh, kujdes se do të ndodhë diçka e padëshirueshme.

 

KËLLËF

 

Në qoftë se ëndërron sikur po mban këllëf shpate, do të të rrezikojë pasuria. Në qoftë se mban këllëf ore do të gjesh gjëra që të kanë vjedhur.

 

KËMBË

 

Në qoftë se shihni që këmbët tuaja janë të pastra, do të keni fitime nga puna që bëni, në qoftë se janë të ndotura do të bëni shoqëri të gabuara, në qoftë se shihni që lani këmbët, do të çliroheni nga hallet që keni. Në qoftë se shihni këmbët tuaja të mbathura, mërzi ju presin.

 

KËMBËSOR

 

Do të keni shpërblime për punët tuaja.

 

KËMBANË

 

Në qoftë se shikon ose dëgjon këmbanë do të zemërohesh dhe do të mërzitesh dhe do të tronditesh. Në qoftë se i bie ti, do të ndihesh vuajtje familjare.

 

KËMBIM

 

Në qoftë se ndërron me dikë tjetër diçka tënden do të fitosh shumë dhe sukses në qëllimin që ke.

 

KËMISHË

 

Në qoftë se shikoni sikur keni veshur këmishë të pastër, të bardhë dhe të hekurosur, do të dëgjoni lajme të këndshme dhe fjalë të mira për ju. Në qoftë se shikoni sikur këmisha që keni veshur është blu e hapur ose jeshile, do të keni dashuri të pafat dhe do të keni shumë pengesa. Në qoftë se jeni vajzë dhe shikoni sikur keni veshur këmishë të kuqe, do t'u propozojë për martesë një djalë nga një familje shumë e mirë.

 

KËNGË

 

Në qoftë se dëgjoni ose këndoni këngë të gëzueshme dhe të këndshme, do të merrni lajme të gëzuara, në qoftë se janë këngë zije, do t'u gjejnë halle dhe mërzi.

 

KËPUCTAR

 

Në qoftë se jeni këpuctar në të vërtetë dhe shikoni sikur jeni këpuctar, mos kërkoni me tepër seç keni në jetë se në fund mund të ngeleni pa asgjë. Në qoftë se nuk jeni dhe shihni sikur jeni këpuctar, do të keni fatkeqësi dhe melankoli.

 

KËPUCË

 

Në qoftë se shikoni sikur keni veshur këpucë të vjetra, do t'u urrejë bota për varfërinë tuaj. Në qoftë se janë të grisura, do të zbulohet ndonjë nga pisllëqet tuaja. Në qoftë se janë me baltë, do të urrejnë ata që ke ndihmuar. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur këpucë të reja dhe të bukura, do të keni nderime dhe shumë fitime dhe fat të mirë në biznesin tuaj.

 

KËRCEJ

 

Në qoftë se shikoni sikur po kërceni, do të arrini më shumë seç prisni. Në qoftë se shikoni sikur kërceni brenda në shtëpinë tuaj, do të keni fatkeqësi. Në qoftë se jeni i sëmurë, do të keqësoheni akoma dhe më shumë. Në qoftë se shikoni sikur po kërceni në një ambjent të hapur me orkestër, ju pret vdekja e një personi të afërt.

 

KËRCËNIM

 

Në qoftë se ti kërcënon dikë, do të dëgjosh diçka të mërzitshme dhe të hidhur. Nëse dikush tjetër të kërcënon, kujdes se dikush që hiqet si shok, është armik i yti.

 

KËRCI/KALLAMISHTE

 

Në qoftë se shihni në ëndërr kërci ose kallamishte që tundet nga era, do të sëmureni ose do të mërziteni nga ana ekonomike, në qoftë se prisni kërcinj do të dështoni në dashuri. Në qoftë se shihni që mbani kërcinj, nuk do t'i arrini ambicjet tuaja, dhe lodheni pa arsye.

 

KËRDI

 

Në qoftë se e shikon nga jashtë do të kthehesh mirë nga vendi i huaj dhe do të keni një fund të mirë çështjet tuaja. Në qoftë se je dhe ti në atë mes dhe shikon kafshë të therur, do të marrësh shumë fitime nga puna.

 

KËRKOJ

 

Në qoftë se shikon sikur po kërkon diçka dhe ta japin, do të përfitoni shumë gjëra nga dikush. Në qoftë se kërkon diçka dhe nuk ta japin, prit dëme dhe mërzi. Në qoftë se dikush të kërkon diçka, do të bësh të mira për atë person.

 

KËRMILL

 

Në qoftë se shikon kërrmill duke lëvizur, do të çlirohesh nga problemet dhe mërzitë. Në qoftë se nuk lëviz ose ka ngordhur, do të keni vonesa në punë.

 

KËRP

 

Në qoftë se shikon sikur blen do të pendohesh për të gjithë të këqiat që ke bërë. Në qoftë se e ha, do të të bëjnë keq të tjerët.

 

KËRPURDHË

 

Në qoftë se thjesht e shikon ose e ha, do të marrësh hidhërim nga persona që i do.

 

KËRTHIZË

 

Në qoftë se shikoni në ëndërr kërthizën e dikujt, do të ziheni me atë person ose me një shok të ngushtë. Në qoftë se shikoni kërthizën tuaj të bukur dhe të shëndetshme, do të merni lajme të mira nga prindërit tuaj.

 

KËSHILLË

 

Në qoftë se shikoni sikur i jepni këshilla një mashkulli, do të ndërprisni çdo lloj lidhje me atë person. Në qoftë se shikoni sikur këshilloheni nga një grua, do të dashuroheni pas saj marrëzisht deri në shkatërrimin tuaj.

 

KËSHTJELLË

 

Në qoftë se shihni në ëndërr kështjellë, do të keni shumë fitime ekonomike dhe sukses në dashuri.

 

KISHË

 

Në qoftë se ndërton kishë, zoti do të të bekojë. Në qoftë se hyn në kishë dhe lutesh, do të keni shumë lumturi. Në qoftë se je brenda në kishë dhe nuk lutesh do të mërzitesh. Në qoftë se shikon sikur po fle në kishë, do të bësh një krim të rëndë për të cilin do të dënohesh rëndë. Në qoftë se je grua e martuar dhe shikon sikur hyn në kishë e bërë nuse, do të mbetesh e vejë. Në qoftë se je vajzë do të martohesh shpejt.

 

KITARË

 

Në qoftë se shikon që luan me kitarë duke mos ditur në të vërtetë të luash, do të të plotësohet dëshira. Në qoftë se di të luash në të vërtetë kujdes pak punën dhe interesat tuaja.

 

KLIMË

 

Në qoftë se ëndërron sikur jeton në një vend me klimë të mirë dhe të shëndetshëm shëndeti yt është i sigurt dhe i mirë. Në qoftë se klima nuk është e mirë rrezikohesh nga sëmundje.

 

KODËR

 

Në qoftë se shihni që ngjiteni në një kodër dhe arrini në krye, do të keni sukses të madh në çështjet tuaja, në qoftë se shihni që zbrisni nga kodra mërzi ju presin.

 

KOFSHË

 

Në qoftë se shikon sikur ke kofshë të bukur dhe të shëndetshëm, do të bësh shumë fëmijë dhe pasuri dhe gjithashtu do të bësh edhe një udhëtim të këndshëm me kujtime të mira. Në qoftë se shikon se janë më të mëdhenj seç i ke në të vërtetë, do të kesh sukses në atë aktivitet që ke nisur. Në qoftë se je i martuar të duan shumë fëmijët. Në qoftë se je beqar do të martohesh me një njeri të mirë. Në qoftë se shikon kofshët e një femre që janë të bardhë e të bukur, do të kesh kënaqësi.

 

KOHA

 

Në qoftë se shikon sikur koha është e mirë pa re në qiell, çështjet tuaja shkojnë shumë mirë. Por në qoftë se është kohë është e mirë, por ka re në qiell, kujdes nga pengesat që ju dalin përpara. Në qoftë se koha është e keqe me furtunë në qoftë se je i pasur kujdes pasurinë, në qoftë se je i varfër do të përmirësohet gjendja juaj. Në qoftë se është ftohtë, do të keni mërzi ekonomike.

 

KOLERË

 

Në qoftë se shikoni sikur ka rënë kolera, do të thotë fatkeqësi e madhe kudo që ta shihni.

 

KOLLË

 

Në qoftë se ke kollë do të humbasësh shumë shokë.

 

KOLONË

 

Në qoftë se shikon sikur je mbështetur në kolonë, të përfill shumë bota. Në qoftë se bie dhe të godet do të pësosh dëm, do të sëmuresh rëndë ti ose një person i dashur. Në qoftë se të shembet kolona e shtëpisë do të të vdesë një fëmijë ose një i afërt.

 

KOMETË

 

Në qoftë se shikon kometë dhe je njeri i keq, do të pësosh varfëri dhe mërzi dhe degjenerim në dashuri.

 

KOMPLIMENT

 

Në qoftë se shikoni sikur po i bëni kompliment dikujt, do të keni shëndet dhe kënaqësi në jetë dhe gjithashtu edhe një dashuri të zjarrtë.

 

KOMPROMIS

 

Në qoftë se shikoni sikur po bëhet kompromis mes dy personave, do të ndahen përgjithmonë ata persona që shikoni. Në qoftë se shikoni sikur bëni kompromis me personat që ju kanë borxh, do të humbisni një shumë të madhe parash.

 

KOMSHI

 

Në qoftë se sheh se po flet me komshinë tend, fjalë të këqija dalin për ju. Në qoftë se sheh komshi duke kaluar të marrin nëpër gojë. Në qoftë se je vajzë e pamartuar, do të të kërkojë një i huaj për martesë.

 

KONFISKIM

 

Në qoftë se shikon se konfiskohet pasuria jote, do të lehtësohesh nga telashet.

 

KONFUZION

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni në konfuzion me dikë, do ta bëni shok atë person që shikoni. Ose në qoftë se është i seksit tjetër, do të bini në dashuri me atë.

 

KONKURENCË

 

Në qoftë se sheh se je në konkurencë me dikë në punë, do të keni zhvillim dhe fitime. Për të fejuarit do të thotë ndarje me skena të hidhërueshme.

 

KONSTITUCION

 

Në qoftë se ëndërroni konstitucion ushtarak duke ecur me muzikë, do të dëgjoni një lajm shumë të mirë dhe do të gjeni një person i cili do të bëhet mbrojtësi juaj dhe do t'u ndihmojë të kaloni telashet që keni dhe streset.

 

KOPËSHT

 

Në qoftë se shihni që jeni brenda në një kopësht me gjelbërim, do të keni nder dhe pasuri. Në qoftë se kopështi është i huaj, do të pësoni dëme në punët tuaja. Në qoftë se kopështi është i punuar qoftë i juaji ose i huaj, së shpejti do të trashëgoni pasuri nga një i afërmi juaj.

 

KOPIL

 

Në qoftë se ëndërroni sikur jeni kopil, do të keni skandale ekonomike. Në qoftë se merrni përsipër një kopil për tu kujdesur për të, do të fitoni shumë para nga aty ku ju i kishit humbur shpresat. Në qoftë se shikoni dikë tjetër sikur është kopil, do të mësoni për mërzin e një shoku tuaj.

 

KOPRAC

 

Në qoftë se ëndërroni sikur dikush është koprrac, do t'u vijë një trashëgimi e papritur. Në qoftë se shikoni sikur ju jeni koprrac, do të keni shumë fitime pa shumë mundime të mëdha.

 

KORAL

 

Në qoftë se shikon sikur gjen koral në rrugë, do të njihesh me një person. Në qoftë se ke veshur bizhuteri me koral, do të keni ngatërresa në çështjet tuaja. Në qoftë se je i/e pamartuar do të martohesh së shpejti. Në qoftë se shikon sikur tërheq koral nga deti, do të fitosh shumë nga një udhëtim që do të bësh.

 

KORB

 

Në qoftë se shikoni korb të ulërijë, një armik i fshehtë mundohet t'u bëjë keq. Në qoftë se ju vërsulet dhe ju prek armik, do të godas interesat tuaja. Në qoftë se vrisni korb, do të merrni vesh për vdekjen e një armikut tuaj do t'i mposhtësh një herë e mirë armiqtë. Në qoftë se dëgjoni korb në ëndërr, do të merrni lajme të këqija, në qoftë se e shihni të fluturojë mbi shtëpinë tuaj do të thotë vdekje. Në qoftë se hani mish korbi, do të keni vështirësi në punë.

 

KORENT

 

Në qoftë se shikoni sikur bën korent të madh nga era dhe ngre në ajër gjëra ose kafshë, do të vijë e keqe e madhe në vendin tënd. Në qoftë se era merr me vete gjëra tuaja, do të keni mërzi të vogla në familje.

 

KORNIZË

 

Në qoftë se shikon korniza të bukura, do të ndjesh një lumturi të pafund nga një person shumë i dashur. Në qoftë se është e shëmtuar do të grindesh keq.

 

KORR

 

Në qoftë se shikon sikur po korr grurin tënd, do fitosh dhe do të kesh sukses profesional. Në qoftë se je beqar, do të martohesh së shpejti. Në përgjithësi po të shikosh korrje është mirë. Do të keni fat dhe lumturi.

 

KOS

 

Në qoftë se thjesht e shikoni ose shikoni dikë duke ngrënë, do të keni pengesa në punë dhe për këtë do të mërziteni shumë.

 

KOSH

 

Në qoftë se thjesht e sheh do të zmadhohet familja dhe pasuria jote. Në qoftë se e mban, shpresa të kota ke. Në qoftë se e mban të mbush me lule, do të fitosh shumë para në punë. Në qoftë se ke në të peshq ose zogj do të mësosh një lajm të këndshëm. Në qoftë se shikon të digjet do të humbësh dashurinë e një personi të dashur dhe do të humbasësh një kafshë që e do jashtë mase.

 

KRAVATË

 

Kravata në ëndërr, do të thotë mërzi dhe gjëndje e keqe sentimentale. Në qoftë se shihni që bleni Kravatë, do të mërziteni shumë nga njeriu që doni. Kravata e zezë, do të thotë lajme të këqija dhe vdekje e ndonjë shoku ose personi tuaj. Në qoftë se shihni që lidhni kravatë, do të keni probleme profesionale, sidomos kur është e palarë ose e lidhur keq. Në qoftë se shikoni sikur keni vendosur kravatë dhe e keni shtrënguar fort, do të hyni në telashe. Në qoftë se shikoni dikë tjetër me kravatë, ai person do të mërzitet dhe ju do të hidhëroheni.

 

 

KREHËR

 

Në qoftë se shikon se krihesh me krehër, do të qetësohesh. Në qoftë se duke u krehur të ngatërrohen flokët, do të mërzitesh. Në qoftë se blen do të bësh lidhje dashurie. Në qoftë se shet hyn kot në punët e të tjerëve.

 

KRENOHEM

 

Në qoftë se ëndërron sikur krenohesh, do të ulesh dhe do të nënçmohesh nga të tjerët. Në qoftë se shikon dikë tjetër të krenohet, do të thotë se je budalla që beson të tjerët.

 

KRESHMË

 

Në qoftë se shikoni sikur mbani kreshmë për arsye fetare, do të lumturoheni dhe do të keni bekim nga zoti. Në qoftë se shikoni sikur mbani kreshmë për arsye ekonomike, do të keni vështirësi të mëdha ekonomike, por që të cilat do t'i luftoni me shumë guxim. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të mbajë kreshmë, kujdesuni nga ai person.

 

KREVAT

 

Në qoftë se ëndërron sikur je i sëmurë dhe qëndron në krevat, do të sëmuresh rëndë me rrezik për jetën tënde. Në qoftë se je grua dhe shikon të njëjtën gjë do të ngelesh së shpejti me barrë dhe në qoftë se je vajzë do të martohesh shpejt. Në qoftë se të vjedhin krevatin, do të mërzitesh për çështje ekonomike.

 

KRISMË

 

Në qoftë se shikon në ëndërr sikur dëgjon krismë arme, do të marrësh një lajm të hidhërueshëm, dhe ndoshta do të mësosh për vdekjen e një afërmit tuaj.

 

KRISHTLINDJE

 

Në qoftë se shikoni sikur është krishtlindje, do të keni gëzime dhe do të kaloni një jetë shumë të qetë dhe harmonike. Në qoftë se jeni beqarë, bëhuni gati se ju afrohet martesa.

 

KRISHTI

 

Në qoftë se shikon krishtin dhe i flet, do të keni qetësi shpirtërore, uratë dhe gëzim.

 

KRIMINEL

 

Në qoftë se shikon sikur je kriminel ose që bën krime, do të pësosh varfëri dhe fatkeqësi. Në qoftë se shikon dikë tjetër të vrasë ose të keq përdorë dikë, ti do të kesh siguri. Por në qoftë se të bën keq ty, kujdes nga armiqtë e tu. Në qoftë se thjesht shikon një kriminel, do të marrësh lajm të keq.

 

KRIPË

 

Në qoftë se e hani do të keni hidhërim dhe lajme të këqija.

 

KRIPORE

 

Në qoftë se je brenda dhe punon do t'u venë punët mbarë.

 

KRIZA

 

Në qoftë se shikoni dikë sikur ka kriza, një person do t'u sjellë në pozicion shumë të vështirë. Në qoftë se shikoni sikur keni kriza, do të keni tradhëti bashkëshortore dhe do t'u lerë në baltë një shok i vjetër.

 

KROKODIL

 

Në qoftë se thjesh shikon krokodil do të kesh hidhërime dhe mërzi, armiq të fshehtë dhe grua tradhëtare. Në qoftë se shikon që vret krokodil, do të mundësh armikun më të madh tëndin që do të të bënte keq.

 

KRUAJTJE

 

Në qoftë se shikoni sikur keni kruajtje në trup, do të pësoni një plagë, por që do të kalojë shumë shpejt, por do të keni edhe fitime gjithashtu.

 

KRYELARTË

 

Në qoftë se sheh që je kryelartë shpejt do të të përgjunjëzojnë armiqtë e tu.

 

KRYEARTËZ

 

Në qoftë se e shikon në kafaz dhe duke kënduar do të marrësh lajm të mirë nga i dashuri ose e dashura. Në qoftë se e shikon që nuk këndon pengesa të mëdha do t'u dalin në dashuri. Në qoftë se të ikën nga duart do të humbasësh një rast shumë të rëndësishëm.

 

KRYQ

 

Në qoftë se shikoni kryq në ëndërr do të qetësoheni nga çdo lloj shqetësimi që keni. Në qoftë se shikoni sikur e mbani në duar dhe në qoftë se jeni beqare, do të martoheni me njeriun e zemrës tuaj. Në përgjithësi të shihni ose të bëni kryqin në ëndërr, do të thotë gëzim fat dhe lumturi dhe gjithashtu bekim nga zoti.

 

KTHJELLËT

 

Në qoftë se shikoni sikur qielli është I kthjellët dhe I bukur sidomos pas shiut, problemet dhe hallet tuaja kanë marrë fund dhe do të keni qetësi për një kohë shumë të gjatë. Në qoftë se udhëtoni do të keni, udhëtim të mbarë. Në qoftë se jeni I sëmurë, do të shëroheni shumë shpejt. Në qoftë se jeni të vjetër, do të keni pleqëri të qetë. Në qoftë se jeni në prag të martesës, do të martoheni me shpejt seç e kishit planifikuar.

 

KUÇEDËR

 

Në qoftë se shikoni kuçedër, do të keni mërzi dhe shqetësim.

 

KUFOMË

 

Në qoftë se shikoni një kufomë kafshe të kalbur dhe të qelbur, do të gjendeni në një skenë të shpifur të cilën do ta kujtoni vazhdimisht. Në qoftë se shikoni sikur jeni bërë kufomë dhe jeni gati për t'u varrosur, do të merni një lajm shumë të gëzueshëm familjar. Në qoftë se shikoni kufomën e një të dashuri, do t'u ikin pengesat që keni.

 

KUJDESTAR

 

Në qoftë se shikon sikur je kujdestarose kujdestare çështjet tuaja si dhe ato familjare janë në rrugë të mbarë. Në qoftë se shikon sikur ke kujdestar mbi kokë, do të thotë se do të zbulohen veprimet tuaja.

 

KUKUVAJKË

 

Në qoftë se shikon kukumjaçkë dhe në qoftë se e dëgjon të ulërasë në shtëpinë tënde është paralajmërim vdekje.

 

KULTIVIM

 

Në qoftë se kultivon tokën angazhimet dhe punët tuaja do t'u sjellin gëzim. Në qoftë se je beqar/beqare do të martohesh me njeri të mirë. Në qoftë se je i martuar, do të fitoni gëzim në shtëpi. Në qoftë se je i vjetër në moshë do të kesh pleqëri të mbarë. Në përgjithësi kultivimi i tokës është mbarësi dhe fat.

 

KUMBARË

 

Nëse sheh se bëhesh kumbarë, do të të ndodhë diçka shumë e mirë dhe e gëzueshme.

 

KUMBULLA

 

Në qoftë se shihni që hani kumbulla në ëndërr, do të bëni fjalë me shokë dhe me të afërm.

 

KUNGUJ

 

Në qoftë se shihni kunguj në ëndërr do të merrni lajme të mira, në qoftë se hani kunguj do të mërziteni nga kundërshtarët tuaj. Në qoftë se gatuani kunguj dhe je burrë, do të keni vështirësi, në qoftë se je grua do të zbulohet një sekret i yti.

 

KUQE

 

Në qoftë se shikon sikur ke veshur rroba të kuqe, do të marrësh lajme të mira, fitime dhe gëzim. Në qoftë se lyen shtëpinë me bojë të kuqe do të keni lumturi familjare.

 

KURAJË

 

Në qoftë se shikon sikur ke kurajë, do të marrësh vlerësime të mëdha dhe pak fitime.

 

KURBET

 

Në qoftë se jeni në vendin tuaj dhe ëndërroni sikur jeni në një vend të huaj, do të keni suksese në planet që keni bërë në të cilat keni shpresa të mëdha. Në qoftë se jeni në një vend të huaj dhe shikoni sikur keni emigruar, do të dilni shpejt nga falimentimi që keni pësuar.

 

KURORË

 

Në qoftë se shikoni sikur thjeshtë po kurorëzoni dikë, dikush do të kërkojë mbrojtje nga ju dhe duhet ta ndihmoni. Në qoftë se shikoni sikur jeni kumbarë, sikur po kurorëzoni një çift për martesë, do të zhgënjeheni nga një person që e kishit shumë respekt dhe që e keni ndihmuar shumë. Në qoftë se shikoni sikur ju kurorëzojnë, do të keni mbrojtjen e një personi me pozitë dhe të fuqishëm. Në qoftë se jeni grua, do të merni lajme të gëzueshme.

 

KURTH

 

Në qoftë se shikoni sikur keni ngrehur kurth për të kapur kafshë ose shpendë ose peshq, keni marrë masa të mira për pasurinë tuaj dhe jeni shumë të dashur tek të tjerët. Në qoftë se shikoni sikur keni kapur kafshë në kurth, do të bini në duart e njerëzve shumë negativ nga mendjelehtesia juaj. Në qoftë se shikoni sikur keni kapur një kafshë gjigande, një armik i rrezikshëm do të pësojë fatkeqësi dhe nuk do të jeni më në rrezik nga ai.

 

KUSHËRI

 

Në qoftë se sheh kushëririn tënd në ëndërr, do të marrësh lajm për martesën e dy personave të dashur. Në qoftë se sheh kushërirën, do të martohet ish partnerja jote.

 

KURRIZ

 

Në qoftë se shikoni në ëndërr kurrizin tuaj, do të thotë se jeni duke shkatërruar pasurinë tuaj dhe në fund do të ngeleni pa asgjë. Në qoftë se shikoni sikur keni dhimbje në kurriz, me mendjelehtësinë tuaj ju u keni lënë rrugë të lirë armiqve dhe do t'u shkatërrojnë.

 

KURRIZDALË

 

Në qoftë se je kurrizdalë do të të ndodhë diçka e keqe, ndoshta mund të keni edhe vështirësi ekonomike. Në qoftë se shikon një kurrizdalë dhe flet me të, do të mërzitesh shumë për vdekjen e papritur të dikujt.

 

KUVEND

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni në një kuvend, dikush do të mundohet që t'u vjedhë. Dhe gjithashtu do të keni famë të madhe dhe karrierë.

 

KYÇ/DRY

 

Në qoftë se shihni që mbani kyç në dorë, do të thotë që së shpejti do të gjeni partner dhe lidhja juaj do të përfundojë në martesë. Në qoftë se shihni që hapni një derë me çelës, do të keni të reja në fushën sentimentale, në qoftë se mbyllni një derë me kyç, ju pret një martesë e mirë. Në qoftë se shihni që humbni çelësat e kyçit, ju pret ndarje, zënkë dhe mërzi.

 

 

 

 

 

L

 

LABIRINTH

 

Në qoftë se thjesht shikoni një labirint, do të ngatërrohen çështjet tuaja. Në qoftë se shikon sikur jeni brenda, do të ngatërrohesh në një dashuri të rrezikshme. Në qoftë se arrin të dalësh nga një labirint, do të përmirësohet gjendja jote dhe për këtë do të të ndihmojë një grua. Në qoftë se shihni se keni humbur brenda në një labirint dhe përpiqeni të dilni, do të keni lehtësim nga mërzitë. Në qoftë se shihni se humbni në një labirint i cili është i errët, do të keni episode të padëshirueshme në fushën e dashurisë.

 

LAJ

 

Në qoftë se ëndërroni sikur po lani duart tuaja, keni bërë diçka shumë të keqe dhe mirë është të mos e bëni më që të mos shkatërroheni. Në qoftë se shikoni sikur po lani fytyrën ose kokën, do t'u bëhet një propozim shumë i rëndësishëm. Në qoftë se shikoni sikur po lani trupin, mirë është të lini mendjemadhësinë tuaj mënjanë që të mos pësoni dëme. Në qoftë se shikoni sikur po lani dyshemenë e shtëpisë suaj, do të pësoni nënçmim nga njerëzit që ju rrethojnë.

 

LAJKA

 

Në qoftë se shikon sikur shokët të bëjnë lajka, njerëzit të akuzojnë për sjelljen tënde ndaj dhe duhet të korrigjohesh që të mos pësosh më keq.

 

LAJME

 

Në qoftë se merr lajme të mira, do të rrezikosh. Por Në qoftë se lajmet janë të këqia dhe sidomos nëse qave, njëkohësisht do të keni mirësi dhe gëzim.

 

LAJMËTAR

 

Në rast se shikon dikë, lajme të mira. Dhe në rast se je ti humb kot kohën me një çështje.

 

LAKËR

 

Në qoftë se shihni që hani lakër të pazier, ju presin hidhërime dhe mundime, në qoftë se është e gatuar, do të ndeshni vështirësi të mëdha në çështjet tuaja.

 

LAKURIQ

 

Në qoftë se shihni se jeni lakuriq, ju pret varfëri ose sëmundje e rëndë. Në qoftë se shihni që bridhni lakuriq nëpër rrugë, do të lehtësoheni nga mërzitë, në qoftë se laheni në det lakuriq ju presin hidhërime. Në qoftë se shihni një grua të bukur lakuriq, ju pret nder dhe lavdi, në qoftë se është plakë dhe e shëmtuar, do të dështoni nga të gjitha anët. Këdo që të shohësh lakuriq, nuk është për mirë.

 

LAKURIQ NATE

 

Në qoftë se je në një udhëtim detar dhe ëndërron një lakuriq nate, do të kaloni tronditje të madhe. Në qoftë se dëgjoni lakuriq nate të bërtasë, një familje e njohur e juaja, do të humbasë një pjesëtar. Në qoftë se e shikoni duke fluturuar në dhomën tuaj, atë gjë të paligjshme që keni ndër mend ta bëni nuk do të ketë sukses, dhe në qoftë se do ta provoni që ta bëni do ta bëni do të pësoni dëme të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur vrisni një lakuriq nate, do t'i shmangesh një rreziku shumë të madh nga i cili rrezikohej jeta juaj.

 

LARASKË

 

Në qoftë se shikon laraskë të rrijë, një armik i fshehtë mundohet të të bëjë keq. Në qoftë se të vërsulet dhe të prek armik, do të godasësh interesat tuaja. Në qoftë se e vret, do t'i sundosh një herë e mirë armiqtë.

 

LARO

 

Në qoftë se ëndërroni laro, një person shumë negativ do që t'u bëjë keq dhe ndoshta do të pësoni një sëmundje nga sytë ose diçka tjetër.

 

LAVDI

 

Në qoftë se shikon nderime dhe lavdi, prit mërzi. Në qoftë se shikon se lavdërojnë dikë tjetër, ai do të pësojë aksident.

 

LAVDËROHEM

 

Në qoftë se ëndërron sikur lavdërohesh, do të ulesh dhe do të nënshtrohesh ndaj të tjerëve. Në qoftë se shikon dikë tjetër të lavdërohet, do të thotë se je budalla që beson të tjerët.

 

LECKË

 

Në qoftë se ëndërroni lecka duke u djegur, do të keni humbje ekonomike dhe rënie psikologjike. Në qoftë se shikoni copa të ndera, do të anulohen punët tuaja. Në qoftë se shikoni sikur ngjyrosni lecka, do të zhgënjeheni nga njerëzit më të afërt.

 

LEDHATOJ

 

Në qoftë se shikon të ledhatosh prindërit e tu ose shokët ose në qoftë se ata të ledhatojnë, lidhjet me ata do të jenë gjithmonë të mira.

 

LEGEN

 

Në qoftë se shikon një legen bosh dhe të pastër, do të të vijë një e mirë e papritur. Në qoftë se e shikon me ujë do të të vijnë të mira, por me pak pengesa. Në qoftë se je i ri ose e re do të keni vështirësi në çështjet e dashurisë dhe do të keni hidhërime dhe dëshprime. Në qoftë se është me shkumë, keni shpresa akoma. Në qoftë se është legen i ri i papërdorur, do të merrni lajme të këndshme. Në qoftë se e blen ose e shet, do të të ndodh një ngjarje e këndshme.

 

LEGJENDË

 

Në qoftë se shikoni sikur po ju tregojnë një legjendë, do të dalë në dukje ana e keqe e karakterit tuaj. Në qoftë se ju i tregoni një legjendë dikujt, do të zbuloheni vetë ai që jeni në të vërtetë.

 

LEH

 

Në qoftë se sheh ose dëgjon një qen të leh dhe të vërsulet, një armik mundohet të të bëj keq.

 

LEJE

 

Në rast se merr leje do të lehtësohesh pak nga mërzitja që ke.Dhe në qoftë se je ushtarak do të ngjitesh më lart.

 

LEJLEK

 

Në qoftë se shihni lejlek mbi çatinë e shtëpisë, do të thotë se do t'u dalë ndonjë pengesë në punët tuaja. Në qoftë se shihni që vrisni lejlek dhe e hani, do të humbni shumë para, në qoftë se një bujk sheh një ëndërr të tillë, do të ketë dëme në të korra.

 

LEKË

 

Në qoftë se një i varfër sheh në ëndërr që ka shumë lekë, gjendja e tij ekonomike do të përmirësohet, në qoftë se është i pasur do të pësojë dëme ekonomike, në qoftë se shihni se humbni lekë, do të trashëgoni pasuri.

 

LEOPARD

 

Kjo ëndërr do të thotë që je i rrethuar me njerëz, që të mbushin vetëm me hidhërime. Në qoftë se ndjek leopard do të thotë se do t'i mundësh këta njerëz. Në qoftë se shikon sikur po të ndjek, do të të mundin dhe do ta paguash shtrenjtë reagimin e tyre. Në qoftë se shikon shumë leopard do të sëmuresh, por jo rëndë.

 

LEPUR

 

Në qoftë se shihni që kapni ose përkëdhelni lepur të bardhë, keni shokë të mirë, në qoftë se lepuri është i zi, do të mërziteni nga ana ekonomike. Në qoftë se hani lepur, do të thotë shëndet dhe gëzim. Në qoftë se thjesht shikoni lepur, keni karakter të dobët, ju mungon kurajo dhe guximi.

 

LETËR

 

Në qoftë se shihni letër për të shkruajtur, do të merrni një lajm të gëzuar, në qoftë se letra është për arsye të tjera, çështjet tuaja diku do të ngatërrohen, në qoftë se shihni letra të grisura, do të ziheni me një të njohurin tuaj.

 

LEVREK

 

Në qoftë se se e shikon dhe është dhe i gjallë, do të marrësh një lajm të gëzueshëm nga jashtë. Në qoftë se shikoni sikur hani, një lajm i papritur për diçka që e dije të humbur.

 

LEXIM

 

Nëse lexon prit lumturi dhe gëzim.

 

LËMË

 

Nëse shihni që gjendeni në lëmë, do të dëgjoni diçka të mirë. Nëse do të bëni ndonjë udhëtim, do të keni sukses.

 

LËMOSHË

 

Në qoftë se kërkon lëmoshë do të keni mërzi dhe varfëri ekonomike. Në qoftë se kërkon dhe nuk të japin prit degjenerim. Në qoftë se t'i jep lëmoshë do të thotë se ke zemërgjerësi.

 

LËNDINË

 

Në qoftë se shihni në ëndërr lëndinë të gjelbër dhe plot me lule, do të keni gëzim dhe lumturi. Në qoftë se shikon sikur është e shkretë, do të keni dëme në punët tuaja.

 

LËNG

 

Në qoftë se shihni që pini lëng frutash, do të pendoheni për diçka të keqe që keni bërë, në qoftë se shihni dikë tjetër të pijë lëng frutash, do të keni një aventurë erotike.

 

LËNGIM

 

Zhgënjim në çështjet tuaja, rrezik për shëndetin, rrezik në një udhëtim që keni menduar, zhgënjim dashurie.

 

LËPIJ

 

Çfarë do lloj gjëje që të shikosh se lëpin ose lëpijnë të tjerët, do të thotë ulje dhe poshtërim.

 

LËRIM

 

Në qoftë se lëron tokën angazhimet dhe punët tuaja do t'u sjellim gëzim. Në qoftë se je beqar/beqare do të martohesh me njeri të mirë. Në qoftë se je i martuar do të fitoni gëzim në shtëpi. Në qoftë se je i vjetër në moshë do të kesh pleqëri të mbarë. Në përgjithësi lërimi i tokës është mbarësi dhe fat.

 

LIJA

 

Në qoftë se shikon se ju ka ra lija, do keni shumë fitime. Në përgjithësi këdo që të shikosh që ka linë, do të ketë fat dhe lumturi. Gjithashtu plotësim dëshire. Kush është i sëmurë në të vërtetë dhe shikon që ka linë do të shërohet së shpejti.

 

LIBËR

 

Në qoftë se shihni që lexoni libër, do të thotë se do të keni ditë të mira, në qoftë se grisni libër, do t'u jepet mundësia të fitoni para, në qoftë se shkruani libër, të gjitha përpjekjet tuaja, do të shkojnë kot. Në qoftë se shihni biblotekë plot me libra, do të thotë nder, lavdi dhe respekt nga shokët tuaj, në qoftë se është bosh, kujdes të rregulloni çështjet tuaja, në qoftë se thjesht shikoni bibliotekë, do të sëmureni.

 

LIBRARI

 

Në qoftë se blen një librari do të keni kontest gjyqësor. Në qoftë se po ndërton, do të keni suksese në çështje gjyqësore.

 

LIDH

 

Në qoftë se shikon se lidhin dikë ose të lidhin ty, do të vuash dhe do të mërzitesh.

 

LIGJ

 

Në qoftë se ëndërron në çfarëdo lloj të bëhet fjalë për ligjin, do të keni suksese të mëdha në aktivitetet tuaja. Në qoftë se jeni grua, do të keni ngrohtësi bashkëshortore dhe do të kaloni një jetë shumë të qetë. Në qoftë se jeni vajzë do të martoheni me një person me të ardhura shumë të mira dhe do të jetoni me të me harmoni dhe dashuri. Në qoftë se jeni të sëmurë ose të burgosur, do të çliroheni nga vuajtjet. Në qoftë se jeni pleq, do të keni një vdekje të qetë dhe në parajsë.

 

LIKUJDIM

 

Çdo lloj likujdimi që të shihni është mirë. Do t'u dalë për mirë.

 

LIMË

 

Në qoftë se thjesht shikon në ëndërr lime, do të takosh një shok tëndin të neveritshëm i cili do të të neverisë. Në qoftë se shikon që e përdor do të humbasësh para të cilat i dije për të sigurta. Në qoftë se je grua, do të marrësh dhurata të çmueshme. Në qoftë se shikon sikur shet do të pësosh dëme materiale dhe shpirtërore. Në qoftë se je i sëmurë rrezikon të humbasësh shumë gjak.

 

LIMON-LIMONAT

 

Në qoftë se shikon limona, do të kenë një martesë të bukur pjesëtar të familjes të cilët janë beqar. Në qoftë se je plak ose i sëmurë, do të lodhesh shumë dhe do të shpëtosh në momentin e fundit.

 

LINDJE

 

Në qoftë se jeni grua dhe shihni që lindni, të prisni lumturi sidomos në qoftë se lindni vajzë. Djali do të thotë probleme dhe mërzi. Në qoftë se jeni të pamartuar do të martoheni së shpejti, kurse të martuarit do të bëhen me fëmijë. Në qoftë se shihni që lindni shqiponjë ose luan, fëmija do të jetë djalë me personalitet të fortë. Burri që lind, do të thotë tersllëk. Lindje do të thotë plotësim i planeve. Në qoftë se përcillni një lindje do të keni ngritje në sektorin tuaj të punës.

 

LIQEN

 

Në qoftë se ëndërron liqen me ujëra të pastra, do të të vijë lumturi e papritur dhe gjendje e mirë familjare. Në qoftë se shikon se ka ujë të turbullt, do të biesh viktimë e një zhgënjimi nga e cila do të dalësh me shumë dëme. Në qoftë se ndriçon liqeni nga drita e diellit ose e hënës punët tuaja do të kenë sukses, por lidhjet dashurore do të shtrëngohen më shumë. Në qoftë se je vajzë dhe shikon një liqen të qetë, të do një njeri serioz dhe i drejtë. Në qoftë se shikon liqen pa ujë, por me baltë do të kesh hidhërime dhe mërzi për çështje ekonomike. Në qoftë se shikon sikur bie në liqen do të marrësh lajme të hidhura që do të t'i japë shok. Në qoftë se shikon sikur ke rënë në një liqen të thellë dhe e ke vështirë të dalësh, do të pësosh një sëmundje të rëndë nga e cila rrezikon të shpëtosh. Në qoftë se je në liqen dhe shikon peshq, do të fitosh shumë para.

 

LIRIA

 

Në qoftë se shihni që jeni të burgosur dhe ju lënë të lirë, do të keni gëzim dhe lumturi.

 

LITAR

 

Në qoftë se thjesht shikoni një litar, do të keni pengesa në punën tuaj dhe ndoshta dhe mund të sëmureni lehtë.

 

LIVADH

 

Në qoftë se shihni në ëndërr livadh të gjelbër dhe plot me lule, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se është i shkretë, do të keni dëme në punët tuaja.

 

LIVANDË

 

Në qoftë se ëndërron një shishe me livandë, do të thotë fitime nga puna dhe respekt nga njerëzit. Në qoftë se i merr erë do të të lavdërojnë njerëz të cilët i dije armiq. Në qoftë se je grua ose vajzë, do të bësh fustane të bukura dhe do të tërheqësh vëmendjen e meshkujve dhe do të të kenë zili femrat e tjera. Në qoftë se shikon sikur hedh livand, do të kesh fitime të vogla nga aktivitetet tuaja.

 

LODHJE

 

Në qoftë se ëndërroni se jeni të lodhur nga puna, dikur mundimet tuaja do të shpërblehen. Në qoftë se shikoni dikë tjetër të lodhur dhe ju duke punuar, mos u bëni i ngadaltë dhe dembel.

 

LOJË

 

Në qoftë se shihni që luani lojëra fati dhe fitoni, do të keni mërzi dhe hidhërime, në qoftë se humbni do të merrni një lajm të gëzuar, në qoftë se shihni të tjerë të luajnë, do të keni dëme ekonomike.

 

LOPË

 

Në rast se e shikon se hyn në shtëpinë tënde do të keni të ardhura të mëdha. Në rast se je tregtar apo afarist do të keni shkatërrim. Në rast se e shikon duke ngrënë, fitim të madh ose trashëgimi. Në rast se i therrë do të keni rrezik.

 

LOPATË

 

Sido që ta shihni lopatën, do të thotë përparim dhe punë.

 

LOTË

 

Në çfarëdo lloj mënyre po të shikosh lotë, është gëzim.Lajme të mira.

 

LUAN

 

Në qoftë se shihni që luftoni me luan dhe fitoni, do të keni vetëm gëzim e lumturi, e njëjta ndodh kur shihni se keni pranë një luan që nuk ju bën gjë. Kujdes në qoftë se shihni që luani është i egër dhe ju sulet. Në qoftë se shihni se vrisni luan, përmirësoni sjelljen tuaj. Në qoftë se shihni se mbyllni një luan në kafaz, do të dilni mbi konkurrentët tuaj dhe problemet që keni do të gjejnë zgjidhje.

 

LUANESHË

 

Në qoftë se shikon luaneshë që qëndron e qetë, prit lumturi dhe gëzim familjar ngaqë mund të pajtohesh me armiqtë. Në qoftë se është e egërsuar dhe të vërsulet, një armik shumë i fort kërkon të të bëj keq. Në qoftë se shikon luaneshë të lind do të bësh shumë fëmijë. Në qoftë se shikon shumë luanesha bashkë, do të marrësh lajme të mira.

 

LUFTË

 

Në qoftë se shikoni sikur është luftë, do të keni tronditje me shokët tuaj. Në qoftë se jeni grua do të keni tronditje në jetën bashkëshortore. Në qoftë se jeni vajzë dhe jeni në lidhje, do të keni ndarje.

 

LUGAT

 

Në qoftë se se shihni në ëndërr lugat, keni ndjenja faji. Ato që keni bërë, ju krijojnë një gjendje të keqe në lidhjen tuaj. Në qoftë se doni që gjërat të mos keqësohen, kërkoni të falur. Ju presin gjyqe, grindje dhe probleme. Është mirë të gjeni zgjidhje të përshtatshme sa është akoma shpejt. Lugati në ëndërr parashikon sëmundje.

 

LUGË

 

Në qoftë se shikon të hash me lugë floriri, do të të vijë pasuri e papritur. Në qoftë se lugët që hani janë argjendi, do të keni shumë fitime. Në qoftë se janë me çfarëdo lloj metali tjetër do të keni humje.

 

LUGINË

 

Në qoftë se shikon lugina pafund dhe je i ri ke një të ardhme të shkëlqyer. Në qoftë se je plak do të kesh një vdekje të qetë dhe të lumtur. Në qoftë se shikon sikur po ecën në një luginë pa ditur se ku po shkon do të marrësh vesh se të ka ikur një çështje shumë e rëndësishme nga duart.

 

LULE

 

Në qoftë se shihni lule në stinën e tyre, do të merrni lajme të mira, në qoftë se nuk janë të stinës ju presin vështirësi në fushën e dashurisë. Në qoftë se lulet që shihni janë të bardha, partneri juaj është mërzitur me mënyrën se si silleni, në qoftë se janë të verdha, do të keni zili në dashuri, në qoftë se janë të kuqe do të keni sukses në fushën e dashurisë. Kurora me lule të bardha, do të thotë martesë e shpejtë.

 

LUMË

 

Në qoftë se shihni në ëndërr lumë që rrjedh me qetësi dhe ujë të pastër, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se ka ujra të ndyta do të ndeshni pengesa në çështjet tuaja. Në qoftë se lageni nga lumi do të merrni lajme të këqija, në qoftë se shihni që përpiqeni të kaloni lumin, por nuk mundeni dhe ktheheni mbrapa, ju presin vështirësi.

 

LUNDROJ

 

Në qoftë se ëndërroni sikur lundroni me anije, do të keni suksese në çështjet tuaja. Në qoftë se duke lundruar ka kohë të keqe ose fortune, prisni mërzi dhe rreziqe.

 

LUSPA

 

Në qoftë se shikon luspa peshku dhe në qoftë se shikon sikur po i ha, do të marrësh para të cilat i dije të humbura.

 

LUTJE

 

Në qoftë se shihni që luteni përpara ikone ose ikonash, ju pret gëzim dhe lumturi në familje.

 

LYEJ

 

Në qoftë se ëndërron se je bojaxhi dhe lyen pa fitim do të marrësh gëzim. Në qoftë se lyen me para do të humbësh. Në qoftë se sheh bojaxhi do të marrësh informacione ndryshe nga ato që pret për një person. Në qoftë se lyen fytyrën, do të keni dhimbje.

 

LYPËS

 

Në qoftë se shihni që jeni lypës, ju pret varfëri dhe fatkeqësi, në qoftë se shihni dikë tjetër të lypë, do të keni shumë fitime nga puna juaj. Në qoftë se një lypës ju hyn në shtëpi, do të merrni para të papritura. Në qoftë se jeni të martuar dhe shihni që lypni, do të keni probleme në familje.

 

 

LL

 

LLAFE

 

Në qoftë se shihni në ëndërr që dëgjoni llafe pa lidhje, do të sëmureni rëndë ju ose një i afërmi juaj. Në qoftë se dëgjoni llafe kundër dikujt tjetër, sjellja juaj është e keqe dhe përpiquni ta përmirësoni atë.

 

LLAHTARË

 

Në qoftë se shikon sikur llahtarohesh nga diçka, do të vonohesh të shohësh personin që pret ta shikosh me shumë llahtarë.

 

LLAMBË

 

Në qoftë se shihni një llambë elektrike ose me vajguri të ndriçojë shtëpinë tuaj, do të keni gëzim dhe lumturi, në qoftë se drita që bën është e zbehtë ju pret varfëri dhe tersllëk. Në qoftë se jeni pranë dritës së abazhurit, do të dëgjoni shpifje për ju. Në qoftë se ndizni një llambë vajguri, do të keni shëndet të plotë.

 

LLASTIK

 

Në qoftë se shihni gjëra llastiku, do të jeni të lumtur dhe do të arrini qëllimet tuaja. Në qoftë se keni veshur rroba prej llastiku dhe ju shtrëngojnë, do të hapni probleme me sjelljen tuaj. Gjithashtu paralajmërohet sëmundje. Në qoftë se rrobat prej llastiku ju grisen, do të lehtësoheni nga problemet tuaja.

 

LLAVA

 

Në qoftë se shihni llavë vullkani të rrjedhë nëpër mal, do të trashëgoni pasuri nga një kushëri i largët, në qoftë se ju ndjek llava dhe ju bëni vrap, do të keni fitime të papritura, në qoftë se llava është e shuar do të keni dëme ekonomike në aktivitetet tuaja.

 

LLËRË

 

Në qoftë se shihni në ëndërr që keni duar të pista, do të merrni para të papritura, në qoftë se i keni të pastra, do të thotë se jeni dembel dhe s'do të keni lumturi në jetë. Në qoftë se i keni të vrara ose të goditura do të pasuroheni papritur.

 

LLOGARI

 

Në qoftë se shihni që bëni llogari, ju presin fitime nga puna juaj, në qoftë se paguani llogari, do t'u kërkojë hua një shok ose i afërm. Në qoftë se bëni gabime në llogaritje, jeni njeri i mirë dhe shokët ju mashtrojnë. Në qoftë se një grua sheh që bën llogari në ëndërr, personi që dashuron e mashtron.

 

LLOKUME

 

Në qoftë se shihni që bëni llokume në ëndërr, e keni nisur keq punën tuaj, në qoftë se i hani, ju presin dëme të mëdha.

 

LLOTARI

 

Në qoftë se shihni që bleni një lloto, do të humbni lekë në lojëra fati, në qoftë se shihni që fitoni llotarinë, ju pret varfëri, në qoftë se shihni që humbni lloton që bletë, do të merrni para andej nga nuk e prisni.

 

LLOZ

 

Në qoftë se shihni lloz në derë, do të mësoni një sekret që do t'u mërzisë.

 

LLUCË

 

Në qoftë se shihni se ecni në një rrugë me baltë nga shiu, do të mërziteni nga diçka e papritur, në qoftë se shihni që ju hedhin baltë, të njohurit tuaj ju marrin nëpër gojë. Në qoftë se ju i hidhni baltë të tjerëve, do të dalë në dritë jeta e shthurur që bëni. Kjo ëndërr është e mirë për ata që punojnë me baltë, pasi do të thotë lumturi dhe fitime.

 

LLULLË

 

Në qoftë se shihni se pini duhan me llullë, do të ziheni me të afërm ose shokë, në qoftë se thjesht e mban pa pirë duhan, do të keni sukses në dashuri.

 

LLUPËS

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni llupës ose akuzohesh nga llupësa të tjerë, kujdesuni për mënyrën e sjelljes suaj sepse mund të pendoheni me vonë. Në qoftë se shikoni sikur akuzoni dikë se është llupës, do të thotë se nuk i përdorni mirë çështjet tuaja financiare dhe mund të shkatëroheni.

 

 

 

 

M

 

MACE E EGËR

 

Në rast se e dëgjon të bërtasë brenda në shtëpinë tënde mesazh i keq. Në rast se të vërsulet do të të godasë armik. Në rast se e ledhaton, një armik i yti do të bëhet mik. Në rast se shikon dy mace të grinden, do të lënë rehat armiqtë.

 

MAGNES

 

Në qoftë se shikon sikur merr ilaçe të magnesit me urdhër të doktorit do të kënaqesh dhe do të qetësohesh pas një dëmi që ke pësuar. Në qoftë se je grua, do të pajtohesh me njeriun që je zënë. Në qoftë se je i sëmurë, do të bëhesh mirë përfundimisht.

 

MAGNET

 

Në qoftë se shikon sikur përdor magnet, të respektojnë njerëz nga të cilët ke shumë interes. Në qoftë se e përdor dikush tjetër për ty, do të të simpatizojë një femër e kërkuar dhe e bukur dhe do të çmendesh pas saj. Në qoftë se je vajzë, do të çmendesh pas një djali shumë të bukur i cili do të të simpatizojë.

 

MAGJEPS-MAGJI-MAGJISTAR

 

Në qoftë se ëndërron magjistar ose që bëjnë magji në përgjithësi prit zhgënjime. Në qoftë se shikon sikur je magjistar të gënjejnë shokët. Në qoftë se ëndërron burrë magjistar, një pjesëtar i familjes është dinak. Në qoftë se shikon grua magjistare, kujdes nga partneri.

 

MAHNITEM

 

Në qoftë se shikon që njerëzit janë të mahnitur me ty, do të keni vlerësim dhe lavdi por pas një mërzije. Në qoftë se shikon sikur ti je i mahnitur me dikë, beson lehtë dhe kapesh lehtë viktimë.

 

MAJ

 

Në qoftë se është dimër ose vjeshtë dhe ëndërron sikur është maj dhe ka lule, ke akoma shpresa për tu çliruar nga vuajtjet. Në qoftë se shikon sikur pret të vijë maji, por nuk ka ardhur akoma do të çlirohesh nga vuajtjet.

 

MAJDANOZ

 

Në qoftë se shikon majdanoz, do të kesh hidhërime, vuajtje dhe tradhëti. Në qoftë se shikon të shkulësh do të dëgjosh fjalë të këqia për nderin tënd.

 

MAJË

 

Në qoftë se shikon sikur je në majën e një mali ose të një shtëpie, do të kesh sukses të madh në aktivitetin tënd. Në qoftë se nuk ia arrin të ngjitesh, lodhesh kot se nuk do t'ia arrish qëllimit që ke. Në qoftë se bie, do të përqeshesh për sjelljen tënde të keqe.

 

MALLKIM

 

Nëse të mallkojnë, do të plotësohën dëshirat dhe nëse je beqar do të martohesh. Nëse mallkon ti, është e mirë për të tjerët dhe keq për ty.

 

MAJMUN

 

Në qoftë se ëndërron majmun ke një armik shumë dinak, por që i cili do të bjerë vetë në kurthin që ka hapur për ty. Në qoftë se shikon majmun duke të lëpirë ose që e ledhaton, të zhgënjen e dashura ose partnerja dhe për këtë gjë merr masat që të mos qeshë bota me ty. Në qoftë se shikon të të vërsulet majmun, do të të vërsulen armiqtë por pa mundur të të bëjnë keq. Në qoftë se shikon nga larg majmun pa iu afruar, kujdes se disa të huaj mundohen të të fusin në kurth në të cilin do të biesh brenda.

 

MAKARONA

 

Në qoftë se shihni se hani makarona do të fitosh gëzim dhe surpriza të këndshme. Në qoftë se ju japin makarona, jeni shumë dorëlëshuar dhe do të varfëroheni. Në qoftë se shikon dikë tjetër duke ngrënë, do t'i bësh ti një surprizë të këndëshme atij personi. Në qoftë se i gatuajnë të tjerët për ty do të të vijë një lajm i mirë. Në qoftë se i blen, është në rrezik një i njohur i joti. Në qoftë se t'i falin je shpenzues i madh dhe do të varfërohesh. Në qoftë një grua shtatëzënë shikon sikur po ha makarona do të lindë vajzë. Në qoftë se një i sëmurë shikon se ha makarona, së shpejti do të bëhet mirë.

 

MAL

 

Në qoftë se shihni se ngjiteni në mal me pemë, do të keni të ardhme të mirë, në qoftë se mali është shkëmbor do të ndeshni vështirësi në çështjet tuaja. Në qoftë se është me dëborë, ju presin lumturi dhe fitime. Në qoftë se zbrisni nga mali, do të dështojnë të gjitha çështjet tuaja, në qoftë se rrëzohesh nga mali, do të thotë shkatërrim dhe sëmundje.

 

MALLËNGJIM

 

Në qoftë se jeni në një vend të huaj dhe shikoni sikur mallëngjeheni për vendin tuaj, do të ktheheni shumë shpejtë. Në qoftë se nuk jeni në vend të huaj, do të bëni një udhëtim shumë të gjatë dhe do të vonoheni shumë për tu kthyer.

 

MAMAJA

 

Në qoftë se mamaja juaj nuk jeton dhe shihni në ëndërr që ju flet, do të keni ndihmë andej nga nuk e prisni. Në qoftë se e keni mamanë dhe shihni që ju vdes, do të keni vështirësi në punë. Në qoftë se shihni që mamaja ju qorton, do të keni gëzim e lumturi në familje. Në qoftë se mamaja juaj jeton në një vend tjetër dhe shihni që kthehet në shtëpi, do të keni shumë fitime nga puna juaj.

 

MAMI

 

Në qoftë se shikon në ëndërr mami të cilën e njeh dhe i flet njëkohësisht, do të martohesh shumë shpejt Në qoftë se je beqar dhe do të bësh fëmijë Në qoftë se je i martuar. Në qoftë se shikon një mami të huaj do të merren vesh të fshehtat e tua. Në qoftë se je i sëmurë, do të vdesësh. Në qoftë se je shtatzënë, do të lindësh lehtë. Në qoftë se je vajzë, do të sëmuresh. Në qoftë se je burrë do të marrësh lajme të mira. Në qoftë se shikon shumë mami bashkë, do të bësh binjakë.

 

MANAFERRA

 

Në qoftë se ëndërroni jeni në mal me manaferra të zeza pa i prekur, do të keni një mërzi kalimtare. Në qoftë se i prekni ose i bleni ose i shisni, do të pësoni melankoli dhe hidhërim të madh. Në qoftë se shikoni sikur po hani, do të qani për vdekjen e një të largëti ose një shoku të vjetër ose një ish partneri tuaj. Në qoftë se shikoni sikur janë të huaja, do të mërziteni për diçka që në fund do ta kuptoni se nuk ishte dhe aq me rëndësi. Në qoftë se shikoni manaferra në shtëpi dhe jeni të ulur mbi të, do të merrni lajme të mira dhe gëzime nga pjesëtarë të familjes. Në qoftë se gjendeni në një vend plot me manaferra, do të keni gëzime dhe lumturi. Në qoftë se janë të thata prisni hidhërim dhe mërzi. Në qoftë se shikoni sikur keni hipur në manaferrë dhe hani manaferra do të arrini kulmin e pasurimit. Në qoftë se shikoni sikur mbillni manaferra do të merrni lajm të mirë. Në qoftë se e shartoni prisni fitime.

 

MANASTIR

 

Në qoftë se thjesht shikoni një manastir, do t'u lenë në baltë shokët dhe do të keni vetmi dhe mërzi. Në qoftë se shikoni sikur hyni brenda do t'u kthejnë kurrizin njerëzit që doni dhe besoni. Në qoftë se hyni brenda si murg çështjet tuaja ecin përpara.

 

MANDALL

 

Në qoftë se shikon sikur mandalli i dritares tënde është i thyer ose është i prishur, një person dinak do të të vjedhë shumë para.

 

MANDAT

 

Në qoftë se shikoni sikur jepni ose ju japin një mandate, do të hyni në sherre dhe në ngatërresa nga të cilat do të mërziteni dhe vështirë do të dilni.

 

MANGË

 

Në qoftë se shihni një mang ose grup cubash të hyjnë në shtëpinë tuaj, mund t'u bëjnë keq dhe t'u shfrytëzojnë njerëzit tuaj të afërm. Do të keni probleme dhe dëme ekonomike. Në qoftë se shihni që jeni mang, do të kryeni veprime të gabuara të paligjshme, dhe do tu bëni keq edhe njerëzve tuaj. Kujdes nga keqkuptimet.

 

MANGALL

 

Në qoftë se ëndërron mangall dhe është plot me qymyr të ndezur ose me flakë do të fitosh shumë nga puna jote dhe do të kesh lumturi familjare. Në qoftë se je grua do të bësh shumë fëmijë. Në qoftë se je vajzë do të martohesh me një njeri të mirë dhe të lart i cili, do të bëjë të lumtur. Në qoftë se je plak do të gëzohesh dhe do të krenohesh që ke bërë një familje të mirë. Në qoftë se shikon sikur po ngrohesh në mangall, do të marrësh lajme të mira nga persona që janë jashtë shtetit.

 

MANUSHAQE

 

Në qoftë se shikon sikur i merr erë manushaqeje ose që e mban, mirë është të vendosësh një rregull në zemrën tënde. Në qoftë se thjesht shikon, personi të cilin doni të adhuron për mënyrën e mirë të sjelljes. Në qoftë se shikon një tufë, do të marrësh një lajm të mirë.

 

MARANGOZ

 

Në qoftë se jeni të varfër dhe ëndërroni sikur jeni marangoz, do të keni kënaqësi dhe fitimi. Por në qoftë se jeni të pasur, do të keni dëme shumë të mëdha. Në qoftë se thjesht shikoni një marangoz ose flisni me të, do të merrni lajme të mira nga larg dhe do të gëzohet shumë familja juaj.

 

MARE

 

Në qoftë se shikon të këpusësh mare, do të merrni lajme të mira për çështjet tuaja ekonomike. Në qoftë se i hani do të dashuroheni. Në qoftë se i bleni nuk ju kanë besim shokët. Në qoftë se i shisni do të keni mërzi dhe fund të keq në çështjet financiare.

 

MARGARITAR

 

Sido që të shikoni margaritarë, ëndrra është e mirë. Do t'u vijnë lajme shumë të mira që do të derdhni lot gëzimi.

 

MARINAR

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni marinar dhe në të vërtetë jeni marinar ose detar, do të përmirësohet vendi juaj. Në qoftë se nuk jeni marinar në të vërtetë dhe shikoni sikur jeni marinar, do të merrni lajme të këqia dhe do të ndodheni në një skenë të keqe ose do të sëmureni rëndë për një kohë të gjatë. Në qoftë se shikoni dikë tjetër sikur është marinar, por që nuk është në të vërtetë, do t'u shkatërrojnë shokët të cilët kanë mësuar sekretet tuaja. Në qoftë se shikoni shumë marinarë në një anije do të keni shumë fitime nga udhëtimi që keni planifikuar. Në qoftë se shikoni sikur flisni me marinarë, do të merrni një lajm ose një letër nga një person që gjendet shumë larg, do të dilni fitues nga rreziqet që do t'u dalin përpara.

 

MARJE MENDSH

 

Në qoftë se shikon sikur ke marrje mendsh, një mendim do të mundojë për një kohë të gjatë dhe do të marrësh një lajm të keq nga një person i yti që është jashtë shtetit. Në qoftë se ndihmon dikë që i merren mend, do të japësh ti një lajm të keq tek dikush. Në qoftë se të merren mend sepse gjendesh në buzë të një gremine, do të të frikësojë një rrezik i madh për jetën.

 

MARMALATË

 

Në qoftë se shihni që hani marmalatë ose thjesht marmalatë, do të dëgjoni fjalë të hidhura.

 

MARTESË

 

Në qoftë se sheh se ndodhesh në një martesë dhe luajnë vegla muzikore, ndonjë i afërmi juaj do të vdesë, në qoftë se nuk ka muzikë dhe je i pamartuar, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se jeni të martuar, do të keni zënkë në familje.

 

MARTOHEM

 

Në qoftë se je një i ri i pamartuar dhe shikon sikur martohesh, do të marrësh lajme të gëzueshme për vendin dhe pasurinë tënde. Në qoftë se je i martuar ose e martuar dhe shikon sikur martohesh, do të keni skena dhe tronditje familjare dhe dikur mund të sëmureni. Në qoftë se jeni burrë dhe shikoni sikur martoheni me gruan tuaj ose në qoftë se jeni grua dhe shikoni sikur martoheni me burrin tuaj, do të keni fitime dhe suksese në çështjet tuaja. Në qoftë se shikoni sikur po bëni një dasëm të madhe dhe me orkestër, prisni një aksident të keq dhe vdekjen e një personi të afërt.

 

MARR

 

Në qoftë se shikoni sikur arrini të merrni diçka të cilën jua kishin marrë, do të merrni para në të vërtetë ose ato që ju kanë marrë. Në qoftë se shikoni sikur merrni diçka me dhunë ose që ju marrin diçka juve me dhunë, do të bini viktimë e një nënvlerësimi tuaj dhe besimit të lehtë dhe në fund do të qani.

 

MARRËVESHJE

 

Në qoftë se shikoni sikur po bëhet marrëveshje mes dy personave, do të ndahen përgjithmonë ata persona që shikoni. Në qoftë se shikoni sikur bëni marrëveshje me personat që ju kanë borxh, do të humbisni një shumë të madhe parash.

 

MASAKËR

 

Në qoftë se e shikon nga jashtë do të kthehesh mirë nga vendi i huaj dhe do të keni një fund të mirë çështjet tuaja. Në qoftë se je dhe ti në atë mes dhe shikon kafshë të therrur do të marrësh shumë fitime nga puna.

 

MASAZH

 

Në qoftë se shihni se një grua ju dërgon masazh, do të keni një aventurë erotike të këndshme, në qoftë se shihni burrë që ju dërgon masazh do të merrni lajme të gëzuara.

 

MASHË

 

Sidoqoftë, në qoftë se shikoni mashë, do të thotë se shokët tuaj janë shumë të këqinj dhe mundohen me çfarëdo lloj mënyre, që t'u ulin.

 

MASHTRIM

 

Në qoftë se shikoni sikur keni rënë në një grackë mashtrimi, keni rënë në duart e njerëzve shumë të ligë ose keni kthyer njerëz të këqinj kundra jush me ligësinë tuaj, por nuk do t'ia arrini qëllimit që keni vënë. Në qoftë se jeni grua e martuar, do të ziheni ashpër me burrin tuaj dhe do të verë dhe dorë mbi ju. Në qoftë se shikoni sikur mundoheni të mashtroni dikë, do të humbisni shumë para për të cilat ishit të sigurtë se nuk do t'i humbisni. Në qoftë se jeni vajzë, do t'u lerë i dashuri.

 

MASHTRUES

 

Në qoftë se shikon në ëndërr sikur je mashtues, kujdes se do të vish në pozicion të vështirë. Në qoftë se shmangesh nga një mashtrues, do të lehtësohesh nga telashet.

 

MATUF

 

Në qoftë se ëndërron sikur të thërrasin matuf, është e qartë se di të sillesh me të gjithë. Në qoftë se ithua ti dikujt tjetër, do të kesh një shok shumë të zgjuar por dinak i cili do të të shfrytëzojë dhe do të të bëjë keq. Në qoftë se shikon sikur bisedon me një matuf mos u beso këshillave që të japin të tjerët. Në qoftë se je vajzë ruaj të dashurin. Në qoftë se je grua, do të pësosh dëm të madh.

 

MBATHJE

 

Në qoftë se shikon sikur nuk ke veshur mbathje, do të keni mungesa. Dhe në qoftë se i ndërron, do të keni gëzim dhe lumturi dhe do të lehtësoheni nga problemet.

 

MBJELL

 

Në qoftë se jeni të pamartuar dhe shikoni sikur mbillni, do të martoheni së shpejti dhe do të lindni djem. Në qoftë se shikoni sikur mbillni fasule dhe në qoftë se keni grua shtatëzënë, do të abortojë fëmijën. Në qoftë se keni të sëmurë në shtëpi, do të vdesë. Në qoftë se shikoni se mbillni në një vend të egër, do të keni shumë fitime.

 

MBRËMJE

 

Në qoftë se shikon dhe ëndërron një mbrëmje të këndshme dhe të qetë do të keni qetësi shpirtërore. Në qoftë se se ëndërroni një mbrëmje dimërore dhe me shi dhe furtunë, prisni tronditje shpirtërore.

 

MBROJTJE

 

Në qoftë se të vërsulen dhe mbrohesh do t'u ikësh rreziqeve nga armiqtë e tu. Nëse në mbrojtje vret dikë, do të keni një fatkeqësi të madhe.

 

MBULESË

 

Në qoftë se shihni se mbuloheni me kuverta të kuqe, ju pret një ngjarje e këndshme që do t'u shpëtojë nga hallet që keni. Në qoftë se ju bëni një mbulesë, do të humbni shumë shanse për të patur sukses, si pasojë e mendjelehtësisë tuaj.

 

MBUSH

 

Në qoftë se sheh se mbush ç'farë do lloj gjëje ëndrra është e mirë, pasuri, fitime.

 

MEDALJE

 

Në qoftë se sheh sikur merr medalje, do të vlerësohesh nga të tjerët. Në qoftë se sheh madalje, ëndrra do të të dalë për mirë.

 

MEL

 

Në qoftë se ëndërroni sikur bleni ose shisni mel do të keni fitime të vogla nga puna juaj. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të keni varfëri. Në qoftë se i mbani, do të keni fitime pa mundime.

 

MELANKOLI

 

Në qoftë se shikon sikur ke melankoli pa asnjë lloj arsyeje do të pësosh dëme të mëdha ekonomike. Në qoftë se je grua do të kesh aksident. Në qoftë se je vajzë do të ngatërrohesh në dashuri të pafat. Në qoftë se je i së murë do të përmirësohesh.

 

MENDJE

 

Në qoftë se shikoni sikur po vuani nga mendja, do të pësoni dëme dhe shkatërrime. Në qoftë se mendja juaj është e shëndetshme, do të keni sukses në punët tuaja. Në qoftë se ëndërroni sikur bisedohet për mendjen tuaj, do të merrni lajme të mira.

 

MENY

 

Në qoftë se shihni në ëndërr që mbani meny, do të keni dëme ekonomike.

 

MERIMANGË

 

Në qoftë se shihni merimangë do të kaloni mërzi të mëdha, në qoftë se ju kap në rrjetën e saj, do të ngatërroheni në çështje të dyshimta për të cilat do të pendoheni. Në qoftë se vrisni merimangë, do të dështoni në çështjet tuaja. Merimanga e zezë do të thotë zënkë, e bardha lumturi ose diçka e papritur.

 

MERMER

 

Në qoftë se shikon sikur shkruan mbi mermer do të marrësh një lajm shumë të keq, vdekjen e një shoku të vjetër dhe nuk do të inkurajojë asnjë i ri. Në qoftë se shikon sikur bën mermer je bërë shkaku që të janë larguar shokët e vjetër.

 

MESALLË (Mbulesë tavoline)

 

Në qoftë se shikoni sikur po shtroni një mesallë për të bërë një darkë gëzimi, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se e shtroni për një darkë hidhërimi, do të mësoni se dikush ju zhgënjen.

 

MESDITË

 

Ëndërrat e mesditës nuk kanë asnjë kuptim. Në qoftë se ëndërron sikur është mesditë do të pësosh dëme të mëdha. Në qoftë se je grua ose vajzë do të duan t'u afrohen, por jo sepse ju duan.

 

MESHË

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni në një vend të shenjtë dhe dëgjon meshë gëzim dhe mbështetje do të keni dhe sukses në punë. Në qoftë se je i vjetër do të kalosh pleqëri të mirë. Në qoftë se je vajzë një i ri shumë i pasur do të të kërkojë për martesë. Në qoftë se ke vuajtje ose je i sëmurë, do të çlirohesh nga vuajtjet dhe hallet.

 

MËKAT

 

Nëse bën mëkat do të keni një mërzi. Në qoftë se rrëfen mëkatin do të lehtësoheni nga mërzit tuaj.

 

 

MËLLAGË(lule)

 

 

Dukesh i shëmtuar në sytë e të tjerëve.

 

MËNDAFSH

 

Në qoftë se thjesht shikoni mëndafsh ose veshje mëndafshi, do të thotë se mundoheni të bëni dukje tek të tjerët dhe kjo do t'u dëmtojë shumë. Në qoftë se jeni grua dhe shikoni sikur prodhoni mëndafsh, do të keni shumë sukses dhe fat. Në qoftë se shikoni sikur keni veshur rroba mëndafshi, do të bëheni qesharak në sytë e botës. Në qoftë se jeni grua burri juaj, do të pësoj shkatërrim në gjendjen ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur mblidhni ose sikur bleni mëndafsh, do të keni fitime të mëdha.

 

MËRGIM

 

Në qoftë se jeni në vendin tuaj dhe ëndërroni sikur jeni në një vend të huaj, do të keni suksese në planet që keni bërë në të cilat keni shpresa të mëdha. Në qoftë se jeni në një vend të huaj dhe shikoni sikur keni emigruar, do të dilni shpejt nga falimentimi që keni pësuar.

 

MËRI

 

Në qoftë se shihni që jeni në mëri, do të keni mërzi, në qoftë se shihni të tjerë në mëri, do të keni gëzim, në qoftë se shihni prindërit tuaj në mëri me ju, do të humbni dashurinë e tyre për shkak të mendjelehtësisë tuaj.

 

MËRZINË

 

Në qoftë se shikon sikur ke ose sikur mban mërzinë do të bësh lidhje me një person më ide të mira. Në qoftë se je i sëmurë do të shërohesh shumë shpejt. Në qoftë se je i burgosur do të lirohesh nga burgu.

 

MËSIM

 

Në qoftë se je mësues dhe shikon sikur po jep mësim, do të kesh fitim dhe respekt nga bota. Në qoftë se shikon sikur je mësues pa qenë në të vërtetë dhe jep mësim, do të dëshpërohesh.

 

MI

 

Në qoftë se shikoni minj duke vrapuar nëpër shtëpi, ju kanë rrethuar njerëz të ligj dhe dinakë. Në qoftë se jeni të martuar, do të keni fatkeqësi dhe shpenzime. Në qoftë se jeni vajzë, do të vuani nga dashuria. Në qoftë se shikoni shumë minj, duke u sjellur nëpër rrugë do të keni shumë shqetësime, por që në fund do të qetësoheni.

 

MIELL

 

Do të thotë shëndet i mirë. Por edhe do të dëgjosh lajm të keq për dikë. Po e hëngre do të keni një fitim të madh. Në rast se dëgjon se po digjet, do të humbisni shumë para.

 

MIK

 

Në qoftë se shihni ndonjë shokun tuaj t'u flasë në ëndërr dhe ju buzëqesh, kini kujdes njerëzit me të cilët shoqëroheni, në qoftë se ju flet seriozisht, do të humbni para nga mendjelehtësia juaj. Në qoftë se shihni që bëni shokë të rinj, do të merrni lajme të mira.

 

MILINGONË

 

Në qoftë se shikon shumë milingona do të fitosh shumë shpejtë shumë para dhe do të bësh një jetë të qetë. Në qoftë se je i sëmurë, do të shërohesh shumë shpejt. Në qoftë se shikon milingona me fletë prit hidhërime dhe udhëtim të rrezikshëm. Në qoftë se i shikon brenda në shtëpi prit shumë fitime. Në qoftë se vret milingona do të humbasësh një mundësi shumë të madhe për të fituar para.

 

MILIONER

 

Në qoftë se shikon në ëndërr sikur je milioner dhe në të vërtetë je i pasur kujdes, se mund të hambasësh shumë para. Në qoftë se je i varfër ndihmë nga atje ku nuk e pret dhe gëzim.

 

MINARE

 

Në qoftë se shikoni minaret, do të keni lajme të reja dhe do të ngriheni në detyrë dhe gjithashtu do të keni një karrierë të shkëlqyer. Në qoftë se shikoni sikur rrëzohet, kujdesni se keni rreth jush njerëz të këqinj dhe të lig.

 

MISËR

 

Në qoftë se sheh se po e ha, do të keni një shëndet të mirë dhe nëse je i sëmurë do të shërohesh shpejt. Në qoftë se je i varfër do të pasurohesh.

 

MISION

 

Në qoftë se shikon se zbaton në rregull misionin tënd, do të fitosh shoqëri të mirë nga sjellja jote e mirë.

 

MISH

 

Në qoftë se shihni që hani mish qingji të pjekur, do të keni hidhërime në familje, në qoftë se është mish derri të pjekur, do të merrni një borxh që do ta shlyeni me vështirësi, në qoftë se është pulë e pjekur do të keni shëndet dhe lumturi. Në qoftë se hani mish njeriu të pjekur, një i afërmi juaj do të vdesë. Në qoftë se gatuani mish, do të keni pengesa në punë, në qoftë se shihni në pazar mishëra të varur ju pret lumturi familjare. Në qoftë se ëndërroni sikur hani mish shpendësh, ëndrra është e mirë. Në qoftë se ëndërroni sikur hani mish derri dhe të pjekur, ëndrra është e shkëlqyer. Në qoftë se ëndërroni sikur hani mishin e një njeriu të huaj, do të keni fitime dhe lumturi. Në qoftë se shikoni sikur hani mishin një fëmije tuaj, do të pësoni aksidente nga koka juaj. Në qoftë se shikoni sikur hani mish qingji ose deleje do të keni zi në familje. Në qoftë se shikoni sikur hani mish të gjallë do të akuzoheni rëndë. Në qoftë se shikoni sikur hani mish peshku të madh prit të mira. Në qoftë se shikoni sikur hani mish peshku të vogël lajm të keq do të merrni. Në qoftë se shikoni sikur shisni mish, shumë shokë të kanë zili për lumturinë tënde.

 

MIZA

 

Në qoftë se shihni miza në ëndërr, huazuesit do t'u kërkojnë paratë që ju kanë dhënë borxh. Në qoftë se shihni se vrisni miza, do të keni suksese në çështjet tuaja.

 

MIZË KALI

 

Do të keni vizita të padëshirueshme. Në qoftë se e sheh brenda në shtëpi do të keni një mysafir të mirë.

 

MJALTI

 

Në qoftë se shihni që hani mjalt, do të dëgjoni lajme të këqija, në qoftë se shihni dikë tjetër të hajë mjalt, halle dhe hidhërime ju presin.

 

MJEGULL

 

Sido që të shikoni mjegull në ëndërr, do të thotë se do të ndesheni me vështirësi shumë të mëdha.

 

MJEK

 

Në qoftë se shihni në ëndërr thjesht mjek ose dhe veten tuaj mjek, ju pret gëzim e lumturi. Çdo gjë shkon mirë për ju, jeta personale, erotike si dhe familjare. Mjeku në ëndërr paralajmëron gjithashtu dhe ngritje profesionale si dhe të ardhura të mëdha.

 

MJELJE

 

Në qoftë se se mjelë çfarë do llojë kafshe dhe ka qumësht do të të shtohët pasuria por nëse nuk ka qumësht do të keni disa humbje.

 

MOBILJE

 

Në qoftë se shikoni shtëpi të kompletuar më mobilje të mira do të keni gëzim. Në qoftë se shikon se të digjen mobiljet do të marrësh lajme të këqia.

 

MOKËR

 

Në qoftë se thjesht shikoni do të keni sukses në punët tuaja dhe sidomos në tregëti. Në qoftë se thjesht je ulur mbi të ose e vendos diku çështjet tuaja do të kenë sukses të sigurt.

 

MOLLË

 

Në qoftë se shihni që hani mollë të pjekura, ju pret lumturi dhe gëzim në familje, në qoftë se janë të tharta do të kaloni disa mërzi, në qoftë se shisni ose blini mollë, do të keni fitime nga puna juaj. Në qoftë se një grua ju jep mollë, do të keni sukses në dashuri, në qoftë se ju i jepni mollë një gruaje do të keni dështim në dashuri.

 

MOLLËZA

 

Në qoftë se shikon sikur ke mollëza të bukura dhe të kuqe do të keni shëndet, gëzim, lidhje të shkëlqyera dhe punë të mira. Në qoftë se je vajzë do të kesh rrezultate të mira në dashuri. Në qoftë se shikon sikur ke mollëza të zverdhura dhe të sëmura do të pësoni të kundërtat dhe do të pësojë vdekje një i afërt i juaj.

 

MONEDHË

 

Në qoftë se shikoni sikur mbani monedha të huaja, do të keni lumturi dhe gëzim përkohësisht. Në qoftë se shikoni sikur mbani shumë monedha të cilat janë tuajat, do të keni shumë mërzi. Në qoftë se jeni grua, do të keni vuajtje familjare dhe bashkëshortore. Në qoftë se shikoni sikur mbani monedha floriri, do të keni fitime më të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur prisni monedha dhe janë floriri ose argjendi, do të keni fitime në kulm. Në qoftë se shikoni sikur bëni monedha fallso, do të bëni diçka shumë të keqe për të cilën do të të urrejë bota. Në qoftë se shikoni sikur përtypni monedha, do të keni dëme shumë të mëdha.

 

MONOPAT

 

Në qoftë se shihni që jeni duke ecur në një monopat, do të keni dështime në fushën e dashurisë.

 

MONOPOL

 

Në qoftë se ëndërron sikur je punëtor në një monopol ose sikur hy në një dyqan monopolesh do të gjesh vështirësi të mëdha në çështjet që ke.

 

MORRA

 

Në qoftë se thjeshtë shikoni morra, do të keni fitime dhe pasurim. Në qoftë se shikoni sikur disinfektoheni nga morrat, do të keni varfërim dhe hidhërim për një kohë shumë të gjatë.

 

MORAL

 

Në qoftë se shikon sikur ke moral do të marrësh vlerësime të mëdha dhe pak fitime.

 

MORAJË

 

Në qoftë se thjesht shikon morajë do të marrë sh lajme të mira nga një person që të mbron dhe të respekton. Në qoftë se shikon sikur e ha ashtu siç është të gjallë punët tuaja do të pëtfundojnë me sukses. Në qoftë se je grua do të kesh sukses në dashuri dhe në shoqëri. Në qoftë se e hedh në ushqim do të kesh jetë gjatë si dhe shëndet.

 

MORT

 

Në qoftë se sheh të vdekur prit sëmundje. Në qoftë se sheh se ke vdekur ti, prit lajm të mirë. Në qoftë se se një i vdekur të kërkon diçka një nga familja jote do të vdesë. Në qoftë se i vdekur të jep diçka do të kesh gëzim.

 

MOSMIRËNJOHJE

 

Kujdes rrezik i madh nga armiqtë e tu.

 

MOTËR

 

Në qoftë se shihni motrën t'u flasë në ëndërr, do të gëzoheni shumë, në qoftë se shihni që ziheni me të, do të keni fjalë në familje, në qoftë se jeni i sëmurë dhe shihni motrën t'u përkëdhelë në ëndërr, do të shëroheni shpejt. Në qoftë se shihni motrën ose vëllain t'u vdesë, do të thotë jetëgjatësi, në qoftë se martohesh me vëllain ose me motrën në ëndërr, ju pret një gëzim i madh.

 

MOTI

 

Në qoftë se shikon sikur moti është i mirë pa re në qiell çështjet tuaja shkojnë shumë mirë. Por në qoftë se është moti është i mirë por ka re në qiell kujdes nga pengesat që ju dalin përpara. Në qoftë se moti është i keq me furtunë në qoftë se je i pasur kujdes pasurinë, në qoftë se je i varfër do të përmisohet gjendja juaj. Në qoftë se është ftohtë do të keni probleme ekonomike.

 

MOTIV

 

Në qoftë se shikon në ëndërr sikur po shkruan motive mendon gjëra koti dhe të vogla por të cilat janë pa vlerë.

 

MOZAIK

 

Në qoftë se shikon një mozaik të bukur do të fitosh shumë para nga aktivitetet tuaja. Në qoftë se e shikon pa ineres do të të thonë shumë gënjeshtra. Në qoftë se shikon sikur bën vetë mozaik merresh me gjëra pa vlerë dhe punët tuaja do të falememtojnë.

 

MREKULLI

 

Në qoftë se shihni që ndodh ndonjë mrekulli, diçka e keqe do të ndodhë.

 

MULLI

 

Në qoftë se shihni mulli me erë ose me ujë që punon, do të keni fitime nga aktivitetet tuaja, në qoftë se shihni që nk punon ju presin halle dhe mërzi. Në qoftë se shihni që hyni në mulli, do të keni dëme në punën tuaj.

 

MUNDJE

 

Në qoftë se shikoni sikur po mundeni me një kundërshtar dhe e fitoni, do t'i mposhtni kundërshtarët dhe armiqtë tuaj. Në qoftë se ju mundin, një armik i juaji i rrezikshëm do t'u bëjë keq për interesat tuaja. Në qoftë se shikoni sikur mundeni me një grua, do të lidheni me atë femër rastësisht dhe do të kaloni bashkë një dashuri të zjarrtë dhe në fund do të martoheni. Në qoftë se shikoni sikur mundeni me një fëmijë, keni mendjen e një fëmije.

 

MUNDOJ

 

Në qoftë se shikoni sikur mundoheni të arrini diçka, do të mundoheni shumë për të arritur atë që dëshironi, por në fund do të keni fitime shumë të mëdha nga puna juaj. Në qoftë se shikoni se ju mundojnë eprorët ose prindërit tuaj, ata ju duan ju dhe duan të mirën tuaj.

 

MUR

 

Në qoftë se shihni se jeni i rrethuar me mure, punët ju shkojnë shumë mirë dhe keni siguruar fitime të mëdha, në qoftë se shihni që oborri i shtëpisë tuaj ka mure të larta, do të keni lumturi dhe qetësi familjare.

 

MURG

 

Në qoftë se sheh se bëhesh vetë, do të keni qetësi dhe lumturi. Në qoftë se sheh se bëhet dikush tjetër, kujdes se dikush do t'u zhgënjejë.

 

MURTAJË

 

Në qoftë se shikoni sikur ka rënë murtaja në vendin tënd, do të keni mërzi të madhe ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur ju ka rënë në shtëpinë tuaj, do të keni dëme të mëdha ekonomike dhe mundohuni të bëni atë që mundeni që të shpëtoni. Në qoftë se shikoni sikur vuani nga murtaja, disa nga fitimet tuaja që i fituat me punë të paligjshme do të zhduken. Në qoftë se shikoni sikur u ka rënë shokëve ose miqve, do të pësojnë ata të keqe shumë të madhe.

 

MUSTAQE

 

Në qoftë se shikon sikur ke mustaqe të bukura dhe të mëdhaja do të arrish shumë gjëra pa mundim të madh. Në qoftë se shikon sikur ke mustaqe të bukura dhe të vogëla do të mërzitesh sepse nuk do të shkojnë mirë punët dhe do të humbasësh një mundësi shumë të mirë për të fituar. Në qoftë se shikon sikur të bien mustaqet do të të urrejë një grua të cilës do ti shprehje dashurinë. Në qoftë se shikon sikur e rruan mustaqet prit nënçmim nga një grua. Në qoftë se je fëmijë dhe shikon sikur ke mustaqë do të sëmuresh lehtë. Në qoftë se shikon sikur ke mustaqe të kuqe ose jeshile ose një ngjyrë të pazakonshme do të pësosh aksident familjar.

 

MUSHKË

 

Në qoftë se thjesht shikon një mushkë do të pësosh dëme vetë dhe shokët. Në qoftë se je i hipur mbi të do të kanë fund të mirë çështjet tuaja.

 

MUSHKËRI

 

Në qoftë se shikoni sikur po hani mushkëri njeriu, i keni bërë një të keqe shumë të madhe një personi të afërt dhe ky mëkat nuk do t'u lerë të ecni përpara dhe që të keni lumturi. Në qoftë se shikoni sikur po hani mushkëritë e një kafshe që hahet, do t'u vijë një trashëgimi të cilën e prisnit shumë kohë e cila është jashtëzakonisht e madhe. Në qoftë se shikoni sikur keni mushkëri të shëndetshme, do të keni shëndet dhe sukses të madh në punë për një kohë të gjatë. Në qoftë se jeni grua ose vajzë, bota ju do dhe ju respekton. Në qoftë se shikoni sikur vuani nga mushkëritë, do të falimentojnë punët tuaja.

 

MUZIKË

 

Në qoftë se dëgjoni muzikë në ëndërr, do të keni gëzim dhe argëtime, në qoftë se shihni se i bini ndonjë vegle muzikore, shpejt do të lehtësoheni nga hallet që keni.

 

MYSAFIR

 

Sukses dhe lumturi e paparashikuar. Të pamartuarit shpejt, do të martohen dhe me atë mysafir që shikojnë se ju vjen. Nëse është e mundshme të mbani mend emrin ose fytyrën e tij/saj.

 

MYSHK

 

Në qoftë se shikoni myshk merreni me gjëra që nuk ju vlejnë për asgjë. Në qoftë se jeni femër dhe dikush ju dhuron ose thjesh shikoni të mbani dokush ju premton dashuri ose martesë të përjetshme por ju tradhëton dhe mundohuni të ruheni nga ai njeri. Në qoftë se shikoni sikur i merrni erë do të merrni lajme të mira.

 

 

N

 

NAFTË

 

Sido që të shikoni naftë, do të thotë mërzi dhe shqetësime psikologjike.

 

NATË

 

Në qoftë se shihni që është natë dhe qielli është plot me yje, do të keni përmirësim të gjendjes ekonomike, në qoftë se është natë dhe errësirë, do të merrni një lajm të keq që do t'u mërzisë. Në qoftë se është natë me hënë, do të keni sukses në dashuri.

 

NATYRË

 

Në qoftë se shikon se jeton në natyrë, prit gëzim dhe lumturi. Në qoftë se je i sëmurë do të shërohesh.

 

NAZE

 

Në qoftë se shihni në ëndërr që bëni naze dhe llastoheni, do të thotë se keni karakter të cekët.

 

NDALIM

 

Në qoftë se se të ndalojnë për diçka do të keni pengesa në planet tuaja të cilat do të jenë për të mirën tënde. Në qoftë se ti ndalon, diçka kujdes nga të afërmit tuaj se nuk ju duan të mirën.

 

NDESHJE

 

Në qoftë se shihni në ëndërr që merrni pjesë në një ndeshje sporti ose tjetër lloji, do të thotë se keni guxim dhe i përballoni mërzitë tuaja. Për të moshuarit kjo ëndërr do të thotë jetëgjatësi.

 

NDJEK

 

Në qoftë se shikon se ndjek dikë dhe e kap do të çlirohesh nga armiq shumë të këqinj. Por në qoftë se të ikën do të bëjnë keq pas shpine. Në qoftë se ndjek grua ose vajzë do të të gjejë një e keqe e madhe.

 

 

NDËRMARJE

 

 

Në qoftë se shikon se bëre një ndërmarje me dikë tjetër, dikush do të të vjedhë. Në qoftë se bëre bashkëpunëtore një grua, rrezikon pasuria jote. Në qoftë se me njeri të afërt do të keni telashe dhe probleme familjare.

 

NDËRTOJ

 

Në qoftë se shikon sikur po ndërton shtëpinë tënde, do të keni hidhërime dhe vdekjen e një të afëmi tuaj. Në qoftë se ndërton shtëpi për dikë tjetër, do të keni fitime dhe gëzim. Në qoftë se shikon të ndërtosh një ndërtesë bamirësie, do të marrësh urim dhe bekim nga zoti. Në qoftë se ndërton kështjellë, bota të do dhe të respekton jashtë mase. Në qoftë se ndërton varreza, do të kesh lumturi fat dhe gëzim.

 

NDËRTUES

 

Në qoftë se shikon se je ndërtues, do të pësosh uri, varfëri dhe vdekjen e një personi të dashur.

 

NDËRTESË

 

Në qoftë se shihni një ndërtesë të madhe e moderne, ju pret një jetë e pasur dhe shëndet i plotë. Në qoftë se ndërtesa është më e vogël por e bukur, do shijoni një jetë familjare të qetë dhe të lumtur. Në qoftë se shihni ndonjë ndërtesë të prishur, ju presin sëmundje dhe probleme ekonomike.

 

NDËRROJ

 

Në qoftë se ndërron fustan, lërini imagjinatat e tepërta se do t'u dalin për keq. Në qoftë se ndërron mendje atëherë ngul këmbë në atë që mendon.

 

NDIHMË

 

Në qoftë se shihni se kërkoni ndimë nga dikush, ju pret një punë me shumë fitime, në qoftë se ju jepni ndihmën tuaj diku, një i afërmi juaj do të pësojë një fatkeqësi.

 

NDJESITË/SHQISAT

 

Në qoftë se humbet ndonjë nga pesë ndjesitë/ shqisat e tua është paralajmërim i keq.

 

NDRIÇOJ

 

Në qoftë se ëndërron sikur ndriçon diçka, do të kërkojë mbështetje një shok të cilin do ta ndihmosh. Në qoftë se shikon se diçka ndriçon në errsirë dikush do të mundohet të të shfrytëzoj. Në qoftë se shikon sikur ndriçon ti, do të zbulohen sekretet dhe do të bëhesh qesharak. Në qoftë se shikon dikë tjetër të ndriçojë, kujdes nga ai se do që të të bëjë keq.

 

NDRYSHIM

 

Në qoftë se sheh se je më i madh apo më i vogël, më ishëndoshë apo më i dobët ose çdo lloj ndryshimi tjetër, do të thotë lumturi. Nëse je beqar do të keni një martesë të bukur dhe me fëmijë.

 

NEGLIZHENCË

 

Në qoftë se shihni se ju sillen me neglizhencë, do të thotë që keni një boshllëk sentimental. Nuk ju duan aq sa mendoni. Në qoftë se shihni se jeni neglizhent ndaj dikujt dhe jeni të pamartuar, ka mundësi të martoheni së shpejti me atë person. Gjendja profesionale është e mirë dhe kostante. Në qoftë se sheh se neglizhon diçka nuk do t'ia arrish qëllimit.

 

NENEXHIK

 

Në qoftë se shikon nenexhik do të pësosh vuajtje dhe hidhërime. Në qoftë se i merr erë do të vonohet plotësimi i planeve tuaja. Në qoftë se e këput zhgënjime në anët profesionale.

 

NEPËRKË

 

Në qoftë se vret nëpërkë do të mundësh armikun tënd i cili gjithmonë dëshironte të të bënte keq. Në qoftë se fle pranë teje ose të kafshon, kujdes nga personat që ke besim se mundohen të të bëjnë keq.

 

NERËNXË

 

Në qoftë se shikoni në një pemë të varura nerënxa, do të keni hidhërime dhe do t'u kujtohen të mirat që kishit më parë dhe do të mallëngjeheni, gjithashtu mund të jetë dhe vdekje e një shoku tuaj. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të keni mërzi familjare dhe Në qoftë se je vajzë do të zihesh me atë që do. Në qoftë se shikoni nerënxë të ëmbël, do të bini në kthetrat e një personi i cili do t'u mbushë me hidhërime.

 

NERVA

 

Në qoftë se shikoni sikur vuani nga nervat tuaja, do të pësoni një të keqe shumë të madhe dhe kjo do të shkaktohet nga urrejtja e botës për ju, nga sjellja juaj e keqe. Në qoftë se jeni grua, burri juaj do t'u urrejë për skenat tuaja të përditshme dhe detyrohet të verë dorë mbi ju. Në qoftë se shikoni sikur jeni nevrik, dikush do t'u ndihmojë që të dilni nga pozicioni i vështirë në të cilin gjendeni.

 

NEVERITJE

 

Në qoftë se ke neveri nga diçka që hëngre në qoftë se je grua, do të mbetesh shtatzënë së shpejti dhe në qoftë se je burrë, do të të vërsulen armiq.

 

NËMË/MALLKIM

 

Të gjitha mallkimet që shihni, do të thonë lumturi, dashuri, dhe ndjenja të forta.Gjendja juaj ekonomike dhe profesionale, do të shkojë shumë mirë. Kini kujdes vetëm nga mallkimi i nënës.

 

NËNË

 

Në qoftë se jeni jetim nga nëna dhe shikoni sikur është gjallë, do të merrni ndihmë dhe mbështetje të madhe. Në qoftë se e keni nënën dhe shikoni sikur ju vdes ose sikur e humbisni, do të humbisni mbështetjet që keni. Në qoftë se shikoni sikur ju ndëshkon nëna, do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se shikoni sikur e ndëshkoni ju nënën tuaj do të mërzitet ajo dhe do ta mbështesni ju. Në qoftë se shikoni sikur ka vdekur do të jetojë dhe për shumë kohë akoma.

 

NËNFLETË

 

Në qoftë se shikon në ëndërr se po shkruan një nënfletë, do të bësh një udhëtim të gjatë ose do të marësh letër nga një shok i largët.

 

NGOPEM

 

Në qoftë se shikoni sikur ngopeni së piri ose së ngrëni, do t'u ndodhë diçka e mirë e cila do t'u kënaqë. Në qoftë se shikoni sikur nuk ngopeni se ngrëni, do të pësoni hidhërime.

 

NGRËNËS

 

Në qoftë se shikoni sikur jeni ngrënës ose akuzohesh nga ngrënës të tjerë, kujdesuni për mënyrën e sjelljes suaj sepse mund të pendoheni me vonë. Në qoftë se shikoni sikur akuzoni dikë se është ngrënës, do të thotë se nuk i përdorni mirë çështjet tuaja financiare dhe mund të shkatërroheni.

 

NGRICË

 

Në qoftë se është verë dhe shikoni sikur ka ngricë, do të keni jetëgjatësi dhe mbarësi. Në qoftë se është dimër dhe shikoni sikur ka ngricë, do të keni një sëmundje shumë të rëndë dhe merrni masat e duhura se rrezikon jeta juaj.

 

NGRIJ

 

Në qoftë se është verë dhe shikoni sikur ngrini, do të bëni gjëra jo të mira. Në qoftë se është dimër dhe shikoni sikur ngrini, kujdesni shëndetin nga ndonjë grip ose ftohje. Në qoftë se shikoni pemë të ngrirë, do t'i humbisni shpresat, por që më vonë do të pendoheni. Në qoftë se shikoni sikur ju ngrijnë duart ose këmbët, do të thotë se nuk keni punë dhe do të keni fatkeqësi. Në qoftë se jeni grua, do të keni hidhërime në dashuri dhe vuajtje të shumta.

 

NGUL

 

Në qoftë se shikon se ngul diçka do të sëmuresh ti ose një i afëm i juaji. Në qoftë se ngul gozhda në mur, do të sëmuret një pjesëtar i familjes. Në qoftë se ngul gozhda në mobilje rrezikohet jeta ose pasuria jote.

 

NGJALË

 

Në qoftë se thjeshtë shikoni ngjalë, do të zbuloni një grua dinake dhe të djallëzuar tek e cila kishit shumë besim. Në qoftë se shikoni sikur kapni ngjalë, do të keni fitime pa vlerë shumë të madhe. Në qoftë se shikoni sikur hani, do të keni pengesa në punë, por për një kohë të shkurtër.

 

NGJESH

 

Në qoftë se shikoni sikur po ngjeshni njerëz, do të keni fitime të mëdha. Në qoftë se jeni të martuar dhe pa fëmijë, do të bëni fëmijë. Në qoftë se jeni të pasur, do të keni pasurim akoma më të madh dhe ngritje në detyrë, në qoftë se jeni ushtarak ose diçka e tillë. Në qoftë se shikoni sikur ngjeshni kafshë ose bimë, do të keni fitime të mira nga puna juaj.

 

NGJITËSE

 

Në qoftë se thjesht shikon, një shok i yti do të tregojë hapur dashurinë e tij. Në qoftë se shikon sikur je ngjitur në një pemë, një grua do të dashurojë marrëzisht. Në qoftë se je grua do të dashurohesh nga një burrë. Në qoftë se shikon ngjitëse në mur, një person shumë i pasur të mbështet.

 

NGJITJE

 

Në qoftë se ngjitesh në shkallë do të keni shumë të mira. Beqarët do të kenë një martesë të mirë.

 

NGJYRË

 

Në qoftë se thjesht shikoni ngjyrë do të pajtoheni me armiqtë dhe kjo gjë do të jetë me shumë interes për ju. Në qoftë se shikon sikur të derdhet ngjyrë do të përfundosh disa nga çështjet tuaja me shumë mundim. Në qoftë se bëhesh me ngjyrë do të të akuzojnë për vjedhje.

 

NIP

 

Në qoftë se se sheh në ëndërr nipin tënd, ai të do shumë. Në qoftë se sheh një të huaj të bëjë sikur është nipi yt është një armik i fshehtë.

 

NISHAN

 

Në qoftë se shihni se keni nishan në fytyrë ose në një pjesë tjetër të trupit, kujdes pasi ju marrin nëpër gojë shokët dhe të afërmit.

 

NOFULL

 

Në qoftë se shikoni sikur ju dhemb nofulla, do të pësoni dëme ekonomike. Në qoftë se shikoni sikur ju kanë goditur në nofulla, dikush do t'u hajnë shumë para. Në qoftë se shikoni sikur keni nofull të bukur dhe të shëndetshme, do të realizohen ato që ju keni humbur shpresat.

NOSTALGJI

Në qoftë se shihni në ëndërr diçka të largët ose të kaluar, do të bëni një udhëtim të largët.

 

NOTER

 

Në qoftë se shikoni sikur hyn në shtëpinë tuaj një noter, do të bëhet një dasëm e një të afërmi tuaj shumë shpejt ose do t'u vijë një trashëgimi e papritur ose diçka e mirë në përgjithësi. Në qoftë se shikoni sikur jeni noter, do të keni shumë fitime të mëdha nga një mundësi që do t'u jepet prandaj mos e lini t'u ikë nga duart.

 

NOTOJ

 

Në qoftë se shikon sikur po noton në det dhe në ujë të pastër do të dalësh fitimtar me armiqtë e tu. Në qoftë se uji është i turbullt, do të pësosh dëme ekonomike.

 

NUHAS

 

Në qoftë se shikoni sikur po nuhatni diçka me erë të mirë nga lulet ose ushqime të mira ose erëza, do t'u vijnë shumë të mira në punë dhe simpatizim nga bota. Në qoftë se jeni vajzë e re, do të merrni lajme të këndshme nga i dashuri dhe dashurinë e njerëzve për drejtësi dhe seriozitetin tuaj. Në qoftë se shikoni sikur nuhasni erë të keqe, prisni të kundërtat. Në qoftë se jeni të sëmurë dhe shikoni sikur nuhasni ilaçe, do të sëmureni akoma më keq.

 

NUMËR

 

Në qoftë se sheh numër tek, kujdes nga të afërmit tuaj se nuk jua duan të mirën. Në qoftë se sheh numër çift do të kesh sukses. Në qoftë se sheh numër tek do të zhgënjehesh. Në qoftë se shkruan numra në letër, do të fitosh në punë dhe në jetë. Në qoftë se je beqar dhe shkruan në dërrasë të zezë, do të kesh shumë dëme.

 

NUMËROJ

 

Në qoftë se shikon sikur numëron njerëz humbet kohën kot me punën qe ke nisur. Në qoftë se numëron para do të fitosh një shumë të madhe parash që nuk i pret. Në qoftë se numëron libra do të kesh fitime të vogla pa shumë vlerë. Në qoftë se numëron pemë ose gurë do të ketë ngatërresa në punë. Në qoftë se numëron rrugë ose shtëpi do të humbasësh shumë para.

 

NUN

 

Nëse sheh se bëhësh nun do të të ndodhë diçka shumë e gëzueshme.

 

NUSE E LALËS

 

Në qoftë se e ndiqni, ëndrra do t'u dalë për keq, kujdes nga një armik i rrezikshëm sepse do t'u luftojë deri në vdekje. Në qoftë se e kapni me graçkë, do t'i shmangeni një rreziku të madh.

 

NUSE

 

Sido që që të shihni nuse, prisni lajme të këqia, hidhërime dhe sëmundje. Në qoftë se shikoni sikur bëheni nuse, do të sëmureni shumë rëndë dhe ndoshta do të jetë fundi i jetës tuaj.

 

NXEHTËSI

 

Në qoftë se shihni se keni vapë, do të keni shëndet dhe lumturi, në qoftë se shihni se keni temperaturë, mund të sëmureni, në qoftë se shihni dikë tjetër të ketë temperaturë, do të keni një aventurë erotike.

 

NXËNËS

 

Në qoftë se shikon dikë tjetër sikur është nxënës do të biesh viktimë e djallzisë tënde dhe do të dalësh me dëm të madh. Në qoftë se shikon veten sikur je nxënës do të humbasësh të gjithë mundin tënd. Në qoftë se shikon sikur po flet me një nxënës do të dëgjosh budallëqe. Në qoftë se shikoni shumë nxënës do të pësoni tronditje familjare.

 

NYJE

 

Në qoftë se shikon pe ose litar që të është lidhur nyje dhe nuk mundesh ta zgjidhësh një mendim do të të torturojë për një kohë të gjatë. Në qoftë se arrin ta zgjidhësh do të lehtësohesh shpirtërisht nga ankthi që ke. Në qoftë se je grua ose burrë dhe shikon sikur ke nyje në rrip do të ngelesh pa fëmije.

 

NJELMËT

 

Në qoftë se hani diçka të njelmët ose të kripur, do të keni hidhërime që janë kalimtare.

 

NJERI

 

Në qoftë se shihni njerëz të njohur ose të afërm në ëndërr, do të thotë se do të merrni ndihma dhe këshilla prej njerëzve tuaj.

 

NJERKË

 

Në qoftë se shikoni njerkëtuaj si të vdekur dhe të gjallë por që është e egërsuar me ju do të keni vuajtje. Në qoftë se e shikoni sikur sillet mirë me ju keni shpresa për diçka që nuk do të rrealizohet kurrë.

 

NJOLLË

 

Në qoftë se shihni rrobat tuaja të kenë njolla, një i afërmi juaj do t'u mërzisë, në qoftë se keni njolla në fytyrë, njerëzit ju qortojnë për jetë tuaj të shthurur, në qoftë se shihni se përpiqeni të hiqni njollat nga rrobat, fytyra etj. Do të keni mërzi morale.

 

NJOFTIM

 

Në qoftë se shihni se shkruani një njoftim për ta ngjitur në mur ose për ta shpallur në shtyp, do të thotë se shokët tuaj do t'u tradhëtojnë. Në qoftë se lexoni një njoftim në mur ose në gazetë, do të ndeshni vështirësi në çështjet tuaja. Në qoftë se prindërit lexojnë njoftim, do të kënaqen me përparimin e fëmijëve të tyre.

 

O

 

OAZ

Sidoqë ta shihni oazin në ëndërr, të dini se ju pret lumturi, dashuri dhe shëndet. Gjithashtu të gjitha mundimet tuaja do të shpërblehen në fushën profesionale.

 

OBORR

 

Në qoftë se shihni se shtëpia juaj ka oborr të madh, ju pret një lumturi e papritur, në qoftë se oborri ka ujë, do të merrni fitime të papritura, në qoftë se oborri është i pastër, do të keni shumë të ardhura.

 

OBSERVATOR

 

Në qoftë se sheh se po përdor një observator do t'u shfaqet një mundësi për të fituar para.

 

OFICER

 

Në qoftë se shihni ose të përshëndesin oficerë do të keni sukses dhe fat. Në qoftë se je grua dikush do të dashurohet jashtë mase. Në qoftë se shihni që jeni oficer dhe në të vërtetë nuk jeni, keni një egoizëm që do t'u dalë për keq, në qoftë se shihni dikë tjetër oficer, do të keni rezultate të mira në punë. Në qoftë se përshëndet një oficer, do të ndodhë ndonjë aksident. Në qoftë se shihni oficer mbi kalë, do të keni suksese në punë.

 

OMBRELLË

 

Në qoftë se shihni që mbani ombrellë për tu mbrojtur nga dielli ose shiu, ëndrra është e mirë. Në qoftë se thjesht mbani ombrellë, ju presin probleme dhe mërzi. Të ruheni shumë nga kundërshtarët tuaj.

 

OMLETË

 

Në qoftë se shihni që përgatitni ose hani omletë, do të humbni diçka që për ju ka vlerë të madhe.

 

OPERA

 

Në qoftë se shikon sikur këndon në opera do të kesh dashurinë dhe nderin e të gjithë botës. Në qoftë se shikon sikur këndon nëna ose motra ose bashkëshortja jote do të të kthejnë krahët që të treja. Në qoftë se gjendesh në një teatër ku luhet operetë, ata që të rrethojnë të zhgënjejnë pa e kuptuar. Në qoftë se je vajzë dhe shikon të dashurin duke shkuar në opera do ta humbasësh nga karakteri yt i çuditshëm.

 

OPERACION

 

Në qoftë se shihni që ju bëjnë operacion, do të fitoni shumë para nga puna juaj, në qoftë se shihni se ju i bëni operacion dikujt tjetër, mund t'u ndodhë ndonjë aksident. Në qoftë se shikoni që u bëjnë operacion të tjerëve, dikush nga familja juaj do të sëmuret.

 

ORA

 

Në qoftë se shihni në ëndërr që shikoni orën shpesh, keni një karakter shqetësues dhe do të keni probleme në jetë.

 

OREKS

 

Në qoftë se shikoni sikur keni oreks të madh për ushqim ose muhabet, do të hidhëroheni nga sjellja e keqe e shokëve tuaj. Në qoftë se jeni grua, do t'u lerë bashkëshorti në mes të rrugës pa asnjë dhimbshuri.

 

ORIZ

 

Në qoftë se shihni oriz në ëndërr, ju presin fitime të mëdha, në qoftë se shihni që bleni oriz, do të merrni lajme të mira. Në qoftë se hani oriz do të keni lumturi në familje, në qoftë se hidhni oriz në dasëm do të keni të reja të këndshme.

 

OQEAN

 

Në qoftë se shihni se udhëtoni me anije në oqean, do të ngatërroheni në punë që do t'u sjellin dëme, në qoftë se oqeani është i trazuar, do të humbni shumë para, në qoftë se është i qetë, do të keni shëndet.

 

OXHAK

 

Në qoftë se shihni oxhak të ndezur në ëndërr, do të keni lumturi familjare, në qoftë se e shihni të fikur do të thotë dështim në dashuri.

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free