AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  => Kalendarë të ndryshëm në botë
  => Kalendari diellor persian
  => Kalendari romak
  => Sirius dhe Kalendari egjiptian
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Kalendari romak


Janus

VITI I RI
Në Romën e lashtë Viti i Ri, i cili në fillim festohej në mars, u fiksua me 1 janar në vitin 191 pr.e.s nga Pontifex Maximus – autoriteti më i lartë fetar i Romës antike –Ligji i ndërhyrjes i referohet traditës së vendosur nga mbreti i dytë i Romës, Numa Pompilio. Janari iu përkushtua Janit (Janus), perëndisë me dy koka që vështronin në drejtime të kundërta: e para shikonte mbrapa, domethënë nga viti i kaluar, dhe e dyta para, domethënë nga viti i ri. Perëndia festa e të cilit
kremtohej në mbyllje të vitit ishte Saturni: gjatë festimeve të Saturnalive të dhjetorit padronët gatuanin për skllevërit dhe u shërbenin atyre bankete të kushtueshme. Ishte periudha e të kundërtave, me shërbëtorët në rolin e padronëve, gratë në rolin e burrave, fëmijët në vend të të rriturve. Semel in anno licet insanire “një herë në vit lejohet të çmendemi”: ishte parrulla e rregullit.
Festa të shfrenuara, valle e shpërthime ‘fishekzjarresh’ karakterizonin festimet. Zhurma me këmbana e zile, pishtare drite, hedhja e rrobave të vjetra nga dritarja, shërbenin për të dëbuar demonët dhe fatin e keq. Pastaj, edhe të ashtuquajturat “fishekzjarre” të fundvitit janë caktuar për të larguar nga jeta familjare shpirtrat e këqinj që nuk duronin dot zhurmat: prandaj shpërtheheshin ‘fishekzjarre’, që zëvendësonin zhurmën e mjeteve buçitëse, që binin dikur për të njëjtin qëllim, duke kryer kështu ritualin e dëbimit të hijeve, vampirëve, të vdekurve të rrezikshëm që deri në festën e madhe mund të pushtonin shoqërinë e të gjallëve. Në të gjitha kulturat besohet se zhurmat e larta dhe kërcitëse mund të dëbojnë demonët.
Vallet janë të pranishme në të gjitha shoqëritë njerëzore ashtu si edhe ritet që i japin nismë një stine të re, sjellin prodhimtarinë e tokës dhe pjellorinë e njerëzve.
Vallëzimi të sjell ndërmend vallen ‘e kërcyer’ që bëhej nga priftërinjtë e lartë në Romën e lashtë: sa më të larta të ishin kërcimet me tingujet e muzikës, aq më i lartë dhe i fortë do të rritej gruri në verë.
Sot për vit të ri në Itali hahen thjerrëza sepse thuhet se favorizojnë simbolikisht pasurinë: çdo thjerrëz do të jetë një monedhë ari! Një traditë fshati kërkon që të vishet diçka e vjetër, diçka e re dhe diçka e kuqe: veshja e vjetër simbolizon vitin që po ikën, e reja fillimin e vitit të ri, dhe e kuqja prodhimtarinë dhe pjellorinë.
Në Romën antike, ditën e parë të muajit (në latinisht kalenda, nga ku rrjedh dhe fjala kalendar) janar prifti i ofronte Janusit një lloji gruri të vjetër me kripë dhe një ëmbëlsirë të bërë me djathë të grirë, miell, vezë dhe ullinj për ta marrë me të mirë perëndinë për ndikimin e favorshëm mbi natyrën dhe korrjet e ardhshme. Ajo ditë nuk ishte pushim, madje aktet e punës kishin vlerë ritualesh, sipas porosive të Janusit që thotë, siç na e kujton Ovidi: “do t’i dedikosh punës vitin që sapo fillon që të mos jetë i tërë cikli i papunë”.
Romakët ftonin miqtë për drekë për të shkëmbyer një vazo të bardhë mjalti me hurma dhe fiq të thatë: “Që viti që fillon të jetë i ëmbël”, shton poeti. Fiqtë, të quajtur strenae, shoqëroheshin me gjethe dafine, si shenjë fati dhe lumturie. Gjethet dhe degët e holla mblidheshin në pyllin e shenjtë të perëndeshës Strenia, dhe zbukuronin edhe dyert e ndërtesave më të rëndësishme, si tempulli i Vestës, sallat e mbledhjeve, dhe shtëpitë e priftërinjve të lartë romakë.
Në Italinë jugore ka mbetur ky zakon: për vit të ri dhurohen fiq të thatë mbështjellë me gjethe dafine.

ANNA PERENNA dhe kalendari i vjetër hënor
15 marsi në kalendarin e vjetër hënor romak ishte dita e parë e kalendarit dhe njihej me termin Idet e Marsit. Kjo date lidhej me hyjneshën e njohur si Anna Perenna. Anna Perenna është perëndesha romake e jetës së gjatë dhe rinovimit, shëndetit dhe bollëkut. Të dy emrat e saj i referohen vitit: Anna do të thotë "të jetosh gjatë një viti", ndërsa Perenna do të thotë "që zgjat shumë vjet" (në anglisht kemi akoma termin perennial që ka kuptimin “shumëvjeçar”). Me sa duket ajo lidhet me ciklet e rinovimit, dhe lidhjen e së kaluarës me të tashmen; Vetë ajo është përshkruar në disa legjenda si e vjetër në moshë, dhe në të tjerat si e re. Festa e saj mbahej në Idet e Marsit, pra më 15 mars, ose në mes të muajit, kur në kalendarin e vjetër hëna ishte e plotë — dhe koha, si brenda muajit, ashtu edhe brenda ciklit më të madh të vitit, gjithashtu tregon për një marrëdhënie me kujtesën, kohën ciklike dhe mbarimet që bëhen fillime, sepse Marsi është konsideruar si muaji i parë i vitit kur pranvera ishte me lulëzim të plotë dhe ripërtërimi ishte rreth e rrotull. Sipas Makrobit, asaj i bëheshin flijime me qëllimin "që cikli i vitit të mund të mbyllej me lumturi". Ka mundësi që në origjinë të ketë qënë një perëndeshë italiane e shëndetit dhe jetëgjatësisë, dhe ndoshta edhe e kalendarit, pasi ajo mishëron konceptin e muajit të llogaritur me hënë brenda vitit. Legjendat e mëvonshme e bëjnë atë një njeri të hyjnizuar. Një nga këto legjenda deklaron se Anna Perenna ishte një grua e moshuar nga qyteti Bollivae në Latium (zona e Italisë qendrore që përfshinte edhe Romën). Historikisht, në vitin 494 pr.e.s, plebejanët (njerëzit e zakonshëm ose fshatarët), të lodhur nga pagimi i taksave dhe rekrutimi në ushtri, ndërsa nuk kishin zë në qeveri, u fshehen në Mons Sacer, ose në Malin e Shenjtë rreth tre milje në verilindje të Romës, me synimin për t’u shkëputur. Më në fund u bashkuan përsëri në Romë me institucionin e tribunave, ose me përfaqësues të fiseve, funksioni i të cilëve ishte përfaqësimi i interesave të popujve dhe mbrojtja e lirive të tyre kundër atyre të klasës aristokrate. Në legjendë, Anna Perenna u solli ëmbëlsira plebejanëve dhe i mbajti të ushqyer. Për këto arsye ajo ishte gjithmonë e popullore me njerëzit e thjeshtë, dhe pas vdekjes së saj ajo u konsiderua një perëndeshë. Në një legjendë të mëvonshme Anna është një grua e re, motra e Didos, mbretëreshës së parë të Kartagjenës. Pas vdekjes së motrës së saj, Anna iku në Romë, ku ishte vendosur heroi Enea (shkaku i zemrës së thyer të Didos dhe vetëvrasjes së mëvonshme). Këtu ajo pati mosmarrëveshje me gruan e tij Lavinia dhe nga dëshpërimi ajo vrau veten duke u mbytur në lumin Numicius. Pas kësaj, thuhet se asaj i ishte dhënë mbiemri Perenna (e Përjetshme), dhe adhurohej si nimfë e lumit. Lumi Numicius u konsiderua i shenjtë për Anna Perenna-n; pranë burimit të tij u ndërtua një tempull i Eneas si Jupiter Indiges dhe në gojën e tij ishte qyteti Lavinium, i cili thuhej se mori emrin e Lavinias, gruas së Eneas, e cila është gjithashtu një perëndeshë e lashtë vendase. Thuhet se Lavinia ishte një profeteshë (një karakteristikë e zakonshme e nimfave të ujit), babai i së cilës ishte një Anius, gjithashtu mbrojtësi eponim i një lumi, Anio. Ngjashmëritë e emrave (Anius, Anio, Anna) si dhe rivaliteti ndaj Eneas sugjerojnë këtë, siç tregon edhe fakti që për të arritur te Mons Sacer nga Roma duhet të kaloje lumin Anio. Në një histori tjetër, ajo është përsëri një grua e moshuar. Zoti i Luftës, Marsi, ishte i dashuruar me Minervën, perëndeshën e Luftës dhe Arteve dhe një virgjëreshë të betuar. Ai i kërkoi Anna Perenna-s të ndërhynte në emër të tij; në vend të kësaj ajo u vesh vetë si Minerva, dhe, e mbuluar me vello, erdhi te Marsi. Kur ai u përpoq ta puthte ajo qeshi me përbuzje. Festa kryesore romake e Minervës, Quinquatrus, mbahej vetëm katër ditë pas Anna Perenna-s dhe ky është zakonisht shpjegimi i dhënë për arsyen pse ato janë të lidhura në këtë legjendë. Festa e Anna Perenna-s më 15 Mars ishte e mirëpritur nga njerëzit e thjeshtë, megjithëse ishte gjithashtu një festë e njohur zyrtarisht. Në mbrëmjen e datës 15, njerëzit mblidheshin pranë një monumenti në Via Flaminia në pemën e saj të shenjtë frutore (në lulëzim në atë kohë të vitit) në brigjet e Tiberit, dhe të dilnin jashtë kampit, disa duke sjellë tenda, të tjerë duke bërë streha të vogla nga degët me pemë me gjethe. Aty me gëzim bënin piknikun e natës, duke festuar, duke kërcyer, duke kënduar dhe duke festuar me shumë verë, duke ngritur dolli për shëndetin dhe jetën e gjatë. Besohej se sa më shumë gota vere të pije aq më gjatë do jetoje, dhe kështu sigurisht që ishte tradicionale të bëheshe shumë, shumë i dehur. Ky festival apo festë lidhte të vjetrën me të renë; është interesante të theksohet se Via Flaminia ishte e famshme për varret dhe varrezat e saj. Anna Perenna është barazvlerësuar me disa perëndesha: Lunën, hyjneshën romake të Hënës (emri i saj thjesht do të thotë "Hënë") si matëse e kohës; Themisën, profeteshën dhe perëndeshën greke të rendit; Ionë greke, e cila është gjithashtu një perëndeshë e Hënës; ose me njërën nga nimfat që ushqenin Zeusin.
Gjuhë astronomike

*Ngritja akronike: është lindja e një ylli në horizontin lindor në të njëjtin moment në të cilin perëndon Dielli.
*Ngritja heliakale: është bërja e dukshme e një ylli në lidhje me dritën e Diellit.
*Ngritja heliakale e mëngjesit: është shfaqja e parë e një ylli në horizontin lindor, para agimit.
*Ngritja heliakale e mbrëmjes: është dukshmëria e parë e Venusit ose Merkurit në horizontin perëndimor, pas perëndimit të diellit.
*Perëndimi akronik: është perëndimi i nje ylli në horizontin perëndimor në të njëjtën kohë me lindjen e diellit. Një yll në perëndimin akronik të diellit është gjithmonë i padukshëm, për shkak të rrezeve të diellit.
*Perëndimi heliakal: është bërja e padukshme e një ylli për shkak të afërsisë së tij me Diellin.
*Perëndimi heliakal i mëngjesit: është dukshmëria e fundit e Venusit ose Mërkurit në horizontin lindor, para agimit.
*Perëndimi heliakal i mbrëmjes: është dukshmëria e fundit e një ylli në horizontin perëndimor, pas perëndimit të diellit.

Kalendari bujqësor romak astro-meteorologjik

• 23 dhjetor. – solstici dimror – shi dhe stuhi - mbjellja e qershive.
*25/31 dhjetor. – perëndimi heliakal i Ujorit.
*30 dhjetor. – ngritja akronike e Siriusit.
• 29-30 dhjetor. – perëndimi heliakal i shqiponjës.
• 27 dhjetor -9 janar – ngritja (lindja) heliakale e yjësisë së Delfinit.
• 3-7 janar. – perëndimi akronik i Gaforres.
• 16 janar – hyrja e Diellit në yjësinë e Ujorit
• 16 janar 20 shkurt. – perëndimi akronik i Luanit – mbjellja e hardhive.
• 18 janar 5 shkurt – ngritja heliakale e Ujorit.
• 22 janar 4 shkurt – perëndimi heliakal i Lirës – shi dhe stuhi.
• 24 janar – perëndimi heliakal i yjësisë së Balenës.
• 30 janar 3 shkurt. - perëndimi heliakal i Delfinit – mbjellja e trëndafilave dhe vreshtave, pastrim kanalesh.
• 8 shkurt. – fillimi i pranverës (Favonio) .
• 11-25 shkurt – ngritja akronike e Bariut – mbillen dardha dhe pemë të tjera frutore.
• 13 shkurt – perëndimi heliakal i Shigjetës – kohë e pasigurt – krasitja e hardhive.
• 14 shkurt. – ngritja akronike e Korbit, Hidrës dhe Kupës - mot i pasigurt - barërat e këqija; hapje kanalesh.
• 15 shkurt. – hyrja e Diellit te Peshqit – kohë e pasigurt - në shtëpi çelin trëndafilat.
• 22 shkurt. – shfaqja e dallëndysheve – filtrimi i tretë i pijës së verës.
• 2-5 mars – ngritja akronike e Spikës.
• 7 mars – ngritja heliakale e Pegasit.
• 8 mars - ngritja akronike e Kurorës.
• 4-13 mars – ngritja heliakale e Peshqve.
• 15 mars - 6 prill. – perëndimi akronik i Akrepit – stuhi.
• 17 mars – hyrja e Dielit në Dash – stuhi.
• 17-20 mars – shfaqja e Fajkoit – qethen delet.
• 21 mars – perëndimi heliakal i Pegasit.
• 23 mars - 25 prill – ngritja heliakale e Dashit – hiqen filizat e hardhive. • 25 mars – ekuinoksi i pranverës – ujitje nga afër.
• 2-6 prill – perëndimi heliakal i Pjejadave.
• 8-13 prill – perëndimi akronik i Peshores – shi.
• 9 prill.- 22 maj. – perëndimi heliakal i Orionit.
• 12-20 prill - perëndimi heliakal i Plejadave – shi.
• 17 prill – hyrja e Dielit në Dem.
• 23 prill -13 maj – ngritja akronike e Lirës – çiftëzimi i bagëtive.
• 25-30 prill – perëndimi heliakal i Qenit - mbjellje e panikut dhe melit.
• 29 prill - 8 maj – ngritja heliakale e Karrocierit – kohë e bukur - fundi i mbjelljes së vonë.
• 22 prill 11 maj – ngritja heliakale e Pjejadave – lundrim i favorshëm, peshkim i peshkut ton, prodhim i djathit, vjelja e parë e mjaltit, mbjellja e hardhisë dhe ullirit.
• 3 maj – ngritja akronike e Centaurit.
• 10 maj – fillimi i verës.
• 11 maj - 7 qershor. – perëndimi akronik i Bariut – çiftëzimi i deleve.
• 19 maj – hyrja e Diellit te Binjakët.
• 21 maj ,15 qershor – ngritja heliakale e Pjejadave – shi.
• 25 maj - 2 qershor – ngritja akronike e Shqiponjës – korrja dhe tharja e barit.
• 10-17 qershor - ngritja akronike e Delfinit.
• 15 qershor. qershor– ngritja heliakale e Orionit – stuhi.
• 19 qershor – hyrja e Diellit në Gaforre.
• 21 qershor – perëndimi heliakal i Gjarpërmbajtësit (Ofiukusit).
• 25 qershor - solstici i verës – korrja e grurit.
• 4 korrik – perëndimi akronik i Kurorës.
• 6 korrik – ngritja heliakale e Gaforres.
• 8 korrik – perëndimi akronik i Bricjapit.
• 9 korrik - ngritja akronike e Kefeut.
• 15 korrik – ngritja heliakale e Qenit të Vogël.
• 18-26 korrik – ngritja heliakale e Qenit – vapë.
• 20 korrik – hyrja e Diellit në Luan – vapë e thatësira.
• 20-30 korrik - perëndimi akronik i Shqiponjës – fundi i çiftëzimit të deleve.
• 27 korrik - 7 gusht – perëndimi akronik i Ujorit.
• 29 korrik – ngritja heliakale e Normës.
• 12-14 gusht – perëndimi akronik i Delfinit - stuhi - përfundon pjesa më e madhe e punëve bujqësore, më 15 gusht, Feriae Augusti, sot Ferragosto, punëtorët uronin shefat e tyre, duke marrë një bakshish në këmbim.
• 11-23 gusht – perëndimi akronik i Lirës – fillimi i vjeshtës – mbjellja e foragjereve.
• 20 gusht – hyrja e Diellit në Virgjëreshë - mjellja e rrepës dhe rapeses.
• 27 gusht, 5 shtator – ngritja heliakale e Spikës - të korrat. • 31 gusht – ngritja akronike e Andromedës.
• 1-21 shtator- perëndimi akronik i Peshqve.
• 4-5 shtator- perëndimi akronik i Shigjetës.
• 7-9 shtator – lindja akronike e Karrocierit – shi.
• 5-17 shtator – lindja heliakale e Fermerit – stuhi, shtrëngata, breshër.- lërimi i tokës së thatë; vjelja e mjaltit; mjellja e tretë e pemëve.
• 12-20 shtator – largimi i dallëndysheve.
• 13 shtator – lindja akronike e Balenës. – stuhi.
• 18 shtator, 6 tetor – ngritja heliakale e Spikës.
• 19 shtator – ngritja heliakale e Kupës.
• 19 shtato – hyrja e Diellit në Peshore – plugim, mbjedhje e elbit.
• 21 shtator, 6 tetor – perëndimi akronik i Dashit.
• 24-26 shtator – ekuinoksi i vjeshtës.
• 27 shtator 6 tetor – dalja akronike e Cjapit – shi, stuhi, shtrëngata.
• 23, 25 tetor – lindja heliakale e Centaurit.
• 4-15 nëntor – dalja heliakale e Kurorës – shi – mbjellje e fasules.
• 10 nëntor – ngritja akronike e Plejadave.
• 15-16 nëntor - ngritja akronike e Pjejadave.
• 19 nëntor – hyrja e Diellit në Akrep.
• 22 tetor. 20 nëntor. – perëndimi akronik i Demit.
• 26 tetor 13 nëntor – ngritja heliakale e Akrepit.
• 30-31 nëntor – perëndimi akronik i Kasiopes – shi, stuhi.
• 28 tetor. 13 dhjetor – perëndimi akronik i Pjejadave – lundrim – plugim, vjelje mjalti – mbjellja e lines, grurit dhe lulkuqes.
• 29 tetor 2 nëntor – perëndimi heliakal i Bariut – stuhi – mbjellje e bishtajave dhe prerje e drurit.
• 30 tetor,. 16 nëntor – ngritja heliakale e Lirës – shi.
• 7 nëntor 6 dhjetor – perëdimi akronik i Orionit – stuhi.
• 9 nëntor - lindja heliaklae e Antaresit.
• 10 nëntor – fillimi i dimrit – ndezja e zjarreve, filtrimi i parë i verës.
• 18 nëntor – hyrja e Diellit në Shigjetar.
• 18 nëntor - ngritja akronike e Orionit.
• 22 dhjetor – perëndimi akronik i Lepurit.
• 25 dhjetor – perëndimi akronik i Siriusit.
• 25-29 dhjetor - perëndimi heliakal i Kurorës – kohë e pasigurtë – mbjellje e grurit, filtrimi i dytë i verës.
• 6 dhjetor – ngritja heliakale e Shigjetarit.
• 7-20 dhjetor – ngritja heliakale e Shqiponjës – stuhi, shtrëngata, shira të fortë – mbjellja e katërt e pemëve, krasitja.
• 17 dhjetor. – hyrja e Diellit në Bricjap.
• 11-23 dhjetor – perëndimi akronik i Karrocierit dhe Cjapit – shi, stuhi.
 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free