AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  => Interpretimi i aspekteve
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Interpretimi i aspekteve

Aspektet planetare

Kjo është një nga fushat më të ndërlikuara e më të pasura të astrologjisë. Në fakt, secili planet i sheh domethëniet e tij të modelohen e ngjyrosen në mënyra të ndryshme sipas raporteve që ka me të tjerët, ashtu si qenia njerëzore të cilës i modifikohen karakteristikat, i dobësohen ose forcohen disa tipare, në varësi të personave të tjerë me të cilët ka kontakte.

Përveç kësaj, nuk duhet harruar se interpretimi astrologjik i përshtatet individit dhe rrethanave. Pamjet, në analizën e karakterit dhe në parashikim, mund të interpretohen në rrafshin konkret ose në atë shpirtëror. Një bashkim Venus-Neptun që lidh dashurinë me irracionalen dhe mistiken, si në temën e një njeriu të dhënë pas fesë, ashtu dhe në atë të një të dashuruari super-romantik, apo të dikujt që synon ta shndërrojë personin që do në idealin e tij. E rëndësishme është që të mbahet mend kuptimi, domethënia më e thellë e pamjes (aspektit), pra, në rastin që përmenëm, e dashurisë së lidhur fort me irracionalen dhe mistiken.

Pikërisht për këtë domethënie kryesore do të flasim këtu, me shpresën se do t’i japim lexuesit dëshirën për të shkuar pak më larg, që të reflektojë mbi këto pamje dhe të kërkojë domethënie që përputhen me simbolizmin e tyre, sepse vetëm kështu kryhen përparimet më të mëdha në këtë drejtim.

Shprehjet “pozitive” dhe “negative” që përdorim lidhur me pamjen (aspektin), nuk duhet t’i marrim si interpretime sistematike: një element pozitiv, i shtyrë deri në ekstrem, mund të konsiderohet si negativ, sepse mund të krijojë efektet e kundërta me ato të dëshiruara, me mundësitë për t’u zhvilluar, duke çuar në një lloj fosilizmi. Dhe anasjelltas, një element negativ mund të sjellë ndonjë përmirësim përmes ndërgjegjësimit rreth tij.

Dielli dhe Hëna

Aspekt që bashkon mashkulloren me femëroren, vetëdijen me ndjeshmërinë. Bashkimi, i përfaqësuar nga shkrirja e këtyre vlerave, tregon shpesh një vështirësi së silës duhet t’i shmangesh, përndryshe tregon mungesë pjekurie.

Nga ana pozitive: tregon barazpeshë të personalitetit. Perceptim i lumtur i gjinisë së kundërt.

Nga ana negative: shqetësime morale, trazime dhe konflikte me veten dhe me seksin e kundërt (aspektet kuadrat ne temat e fëmijëve me të cilët nuk shkojnë mirë prindërit).

Dielli përkrah Mërkurit

Meqë largësia më e madhe mes Diellit dhe Mërkurit është 280, bashkimi është i vetmi aspekt i mundur mes tyre: bashkimi mes vetëdijes dhe inteligjencës. Pohimi intelektual. Nëse bashkimi është shumë i fortë, thuhet se Mërkuri “digjet” nga Dielli duke treguar elemente subjektiviteti.

Dielli përkrah Venusit

Meqë largësia më e madhe mes Diellit dhe Venusit është 450, vetëm aspekti “përkrah” mund të ndodhë midis tyre. Bashkimi mes vetëdijes dhe dashurisë tregon dëshirë për kënaqësinë dhe vlerësim të saj. Në këtë aspekt stili varet nga shenja në të cilën ndodh bashkimi.

 

Dielli dhe Marsi

Aspekt që bashkon vetëdijen me veprimtarinë dhe agresivitetin.

Nga ana pozitive: ndjehet nevoja për të afirmuar veten përmes veprimit, forcës, energjisë, pavarësisë.

Nga ana negative: kombinohen veprime të ethshme me mospranimin për të vepruar. Agresiviteti dhe burrëria i nxjerrin probleme vetëdijes e cila nuk e pranon ekzistencën e tyre. (Mundësi të një kompleksi vetëpërmbajtjeje të zgjidhur keq.)

 

Dielli dhe Jupiteri

Aspekt që bashkon vetëdijen me plotësinë.

Nga ana pozitive: optimizëm, autoritet dashamirës, besim te vetja, të cilat favorizojnë arritjet.

Nga ana negative:  ekzaltim nga Uni, konflikte me autoritetin, prirje për t’i marrë gjërat shumë seriozisht, megalomani.

 

Dielli dhe Saturni

Aspekt që bashkon vetëdijen me rreptësinë.

Nga ana pozitive: kthjelltësi, ambicje e ftohtë e shtrirë drejt një qëllimi të caktuar, karakter këmbëngulës, serioz, ndjenjë e detyrës, prirje për t’u fiksuar mbi një objektiv.

Nga ana negative:  mungesë besimi te vetja, mospranim i roleve kryesore, frikë nga mungesa e suksesit. Ndonjëherë mospranim për t’u pjekur. Vështirësi psikokogjike falë konfliktit të lidhur me figurën e babait.

 

Dielli dhe Urani

Aspekt që bashkon vetëdijen me origjinalitetin dhe pavarësinë. Meqë Urani është një planet me efekte tepër konkrete, ndikimi i tij ndjehet po aq në rrafshin e ngjarjeve sa edhe në atë psikologjik

Nga ana pozitive: karakter individualist, antikonformist, integral, dinamizëm krijues, prirje pas gjërave të reja. Reagime të gjalla, përqendrim për rezultate të shpejta. Padurim.

Nga ana negative:  temperament kryengritës që priret të ngadhënjejë me çdo kusht. Prirje për kryengritje e karakterizuar nga shpërqendrime, ndryshime të papritura humori. Paaftësi për të duruar autoritetin e të tjerëve. Ekzistenca shpesh karakterizohet nga përmbysje të mëdha.

 

Dielli dhe Neptuni

Aspekt që bashkon vetëdijen me irracionalen.

Nga ana pozitive: hollësi perceptimi, aftësi për të kapur atë që i shpëton shumicës. Idealizëm, nevojë për t’u drejtuar drejt një qëllimi, për të pasur një besim, shpesh sens i absolutes dhe misticizmit.

Nga ana negative: ngatërrim, largim nga realja (përmes alkoolit, grogës, ëndërrimeve dhe imagjinatës), melankoli, ankthe të fshehta. Gabime në vlerësim, prirje për të marrë orientime të gabuara, për t’i drejtuar keq personat.

 

Dielli dhe Plutoni

Aspekt që bashkon vetëdijen me pavetëdijen, forcat e fshehta dhe të panjohurën. Të gjitha prirjet e aspekteve të Plutonit mund të jetohen vetëm në rrafshin e brendshëm ndërsa, në anën negative, futen në pavetëdije.

Nga ana pozitive: vullnet i madh, dëshirë për të dalë në pah pa iu detyruar askujt asgjë, dëshirë për të pasur si model vetëm veten. Aftësi shndërrimi. Forcë “magjike”.

Nga ana negative: ankthe të sëmura, vetëshkatërrim dhe, sidomos, refuzim i modelit të babait. Kompleks i fajit.

 

Hëna dhe Mërkuri

Aspekt që bashkon ndjeshmërinë me inteligjencën.

Nga ana pozitive: aftësi në të shprehur, përshtatshmëri.

Nga ana negative:  pakujdesi, konflikte mes arsyetimit dhe ndjeshmërisë, shenja mitomanie.

 

Hëna dhe Venusi

Aspekt që bashkon dy pole femërore, njërin prej nëne e tjetrin të dëshirës trupore.

Nga ana pozitive: mirësi e natyrshme, barazpeshë afektive, tërheqje.

Nga ana negative:  dëshira dashurore kontradiktore, jetë sentimentale e ndërlikuar.

 

Hëna dhe Marsi

Aspekt që bashkon ndjeshmërinë me veprimin.

Nga ana pozitive: gjallëri, besim në vetvete, dinamizëm i çliruar.

Nga ana negative:  marrëdhënie instiktive të dhunshme e të pakontrolluara. Temperament i dyshimtë dhe i shqetësuar. Për të dyja gjinitë shpesh tregon konflikte me nënën.

 

Hëna dhe Jupiteri

Aspekt që bashkon ndjeshmërinë me plotësinë.

Nga ana pozitive: bujari, pjellori, ndjeshmëri e ngrohtë. Karakter i lehtë, dashamirës. Dashuri për familjen që ndjehet si domosdoshmëri.

Nga ana negative:  tepri emocionale, temperament i dobët, i ndikuar shumë nga ngjarjet e jashtme.

 

Hëna dhe Saturni

Aspekt që bashkon ndjeshmërinë me rreptësinë.

Nga ana pozitive: temperament i urtë, kontroll i shkëlqyer i emocioneve, kthjelltësi, ndonjëherë ndjen nevojë për vetmi. Besnikëri ndaj vlerave familjare, porn ë asnjë rast mallëngjim prej tyre.

Nga ana negative:  ndjeshmëri e dhimbshme, melankoli, prirje për t’u fiksuar te gjendjet e pakëndshme, frikë nga largimi i mundshëm i njerëzve që do, mosbesim. Shpesh ka lidhje me një fëmijëri të vështirë. Probleme psikologjike të lidhura me figurën e nënës dhe mjedinin familjar.

 

Hëna dhe Urani

Aspekt që bashkon ndjeshmërinë me origjinalitetin dhe pavarësinë.

Nga ana pozitive: gruaja sillet me pavarësi dhe antikonformizëm, vlerat familjare konsiderohen me pak ftohtësi, ndjeshmëria është impulsive por pak e shpërndarë, çka ndikon në shmangien e vuajtjeve.

Nga ana negative:  tension i madh emocional, paqëndrueshmëri psikologjike, kryengritje ndaj vlerave familjare. Ndjeshmëria është gati shpërthyese. Qënia mund të reagojë në mënyrë agresive për të fshehur trazimet e saj shpirtërore. Janë të shpeshta përmbysjet në jetën familjare dhe bashkëshortore.

 

Hëna dhe Neptuni

Pamje që bashlojnë ndjeshmërinë me irracionalen.

Nga ana pozitive: aftësi për perceptim maksimal, intuit, imagjinatë e fortë. Karakteristika “mediumi” ose prirje për të ëndërruar me sy hapur. Romanticizëm.

Nga ana negative:  brishtësi psiqike, prirje depressive, karakter i ndikueshëm, i përpunueshëm, i cili nuk di të bëjë zgjedhjet e veta mess ë mirës dhe së keqes. Kuptim dhe sens psikologjik sipërfaqësor.

 

Hëna dhe Plutoni

Pamje që bashkojnë ndjeshmërinë me të panjohurën.

Nga ana pozitive: kuptim i jashtëzakonshëm i dukurive të mistershme. Aftëesi për t’u përshtatur me çdo ndryshim, duke ndryshuar edhe “personalitetin”. Krijimtari intensive. Ndjeshmëri gjithnjë e shqetësuar, e trazuar.

Nga ana negative: ndjeshmëria kthehet në ankth duke krijuar bllokime dhe frikëra. Kundërshtim i modelit të nënës, vështirësi për të marrë rolin si grua, frikë e pakuptueshme nga gruaja.

 

Mërkuri dhe Venusi

Pamje që bashkojnë inteligjencën me dashurinë.

Janë të mundur vetëm bashkimi me gjashtëkëndëshin

Nga ana pozitive: personi është i pëlqyeshëm për shkak të shpirtit, di të imponohet përmes ëmbëlsisë. Bashkimi tregon ndikim të ndërsjellët të ndjenjave dhe arsyetimeve.

 

Mërkuri dhe Marsi

Pamje që bashkojnë inteligjencën me veprimtarinë.

Nga ana pozitive: efikasitet, veprime të arsyeshme dhe të bashkërenduara.

Nga ana negative: pakënaqësi, përshtypje se nuk arrin dot ta bësh atë që dëshiron. Sens kritik, agresivitet verbal, veprime jot ë përgatitura mirë.

 

Mërkuri dhe Jupiteri

Pamje që bashkojnë inteligjencën dhe plotësinë.

Nga ana pozitive: aftësi e madhe në përvetësim dhe bindje, arritje pozitive falë inteligjencës, ideve të dobishme, të realizueshme, popullore.

Nga ana negative: pakënaqësi intelektuale, siguri e ekzagjeruar lidhur me aftësitë, prirjepër t’i lënë pas dore rastet e suksesit. Mungesë rreptësie intelektuale.

 

Mërkuri dhe Saturni

Pamje që bashkojnë inteligjencën me rreptësinë.

Nga ana pozitive: përqendim, aftësi për t’u shkuar gjërave deri në fund, ndershmëri e madhe intelektuale, mendje shkencore. Racionalizëm, llogjikë, gjykime objektive e të peshuara. Prirje për të privilegjuar jetën intelektuale, ndonjëherë në dëm të pjesëve të tjera.

Nga ana negative: komunikim i vështirë, gabime në gjykim dhe mungesë besimi lidhur me aftësitë intelektuale. Shpesh personi më tepër nga sa duhet këmbëngulje dhe etje për të mësuar.

 

Mërkuri dhe Urani

Pamje që bashkojnë inteligjencën me origjinalitetin.

Nga ana pozitive: kureshjte, oportunizëm intelektual, dinamizëm mendor. Qenia ka nevojë për bindje. Është në gjendje të ketë fantazi, ide origjinale që di t’i përdorë e t’i konkretizojë.

Nga ana negative: ka rebelim intelektual, prirje për të imponuar me çdo kusht idetë e veta, absolutizëm, fanatizëm. Tensioni intelektual është nervor dhe tepër intensiv.

 

Mërkuri dhe Neptuni

Pamje që bashkojnë inteligjencën me irracionalen.

Nga ana pozitive: inteligjencë intuitive, pritëse, kuptim dhe përthithje, plasticitet mendor, aftësi suksesi në sektorë që kërkojnë imagjinatë.

Nga ana negative: shpirt i trazuar, shpërqëndrim, harresa, prirje për të qënë “tjetërkund”, me “kokën në re”.

 

Mërkuri dhe Plutoni

Pamje që bashkojnë intleigjencën me atë që është e fshehtë.

Nga ana pozitive: inteligjencë e mprehtë që nuk lë asgjë në hije. Tërheqje nga e mistershmja, prirje për të zgjidhur problemet.

Nga ana negative: mund të mos pranojë të afrohet me gjërat e fshehta dhe kthehet në një shpirt që ka frikë të panjohrën, ka mendime të sëmura, të pakontrolluara, si ndojnë çirak magjistari.

 

Venusi dhe Marsi

Pamje që tregojnë marrëdhëniet mes dashurisë (Venusit) dhe dëshirës (Marsit).

Nga ana pozitive: sensualitet i shëndetshëm dhe i jetuar mirë, marrëdhënie harmonike. Ndikon në bërjen tërheqës të personit.

Nga ana negative: dëshira dhe vlerësimi për dashurinë nuk ndjehen ashtu siç duhet dhe sjellin jetë sentimentale të paqëndrueshme. Ndonjëherë ndjenjat shprehen në mënyrë agresive ose në një klimë konfliktuale.

 

Venusi dhe Jupiteri

Pamje që bashkojnë dashurinë me plotësinë.

Nga ana pozitive: besim, karakter pajtues, prirje për të parë “anën e mirë” të atyre që do. Kërkim kënaqësish të thjeshta, konformizëm intelektual, dashuri për të tjerët.

Nga ana negative: vështirësi për të jetuar dashurinë (Venusi) sipas rregullave (Jupiteri).

 

Venusi dhe Saturni

Pamje që bashkojnë dashurinë me rreptësinë.

Nga ana pozitive: ndjenja të pastra dhe të arsyeshme. Besnikëri, aftësi për t’iu rezistuar tundimeve.

Nga ana negative: pesimizëm në dashuri, konflikte mes ndjenjave dhe arsyes, të cilat sjellin trazime shpirtërore. Frikë nga vetmia, frikë se mos të braktisin. Ndonjëherë, paaftësi për t’iu përshtatur tjetrit, ftohtësi sentimentale.

 

Venusi dhe Urani

Pamje që bashkojnë dashurinë me të papriturën.

Nga ana pozitive: konceptim origjinal dhe antikonformist i dashurisë. Veprimtari spontane për personat që të sjellin të papritura. Ndjenja të vrullshme, të veçanta, prirje për ta dergjur gjithë energjinë e tij te pasioni. Ndjesi të “goditjes së rrufesë”. Mund të ndodhë që aspektet e mira të tregojnë edhe një aftësi artistike, një krijimtari origjinale.

Nga ana negative: padurim ndjenjash që krijon thyerje të dhunshme. Teka, lidhje të jashtëligjshme, paqëndrueshmëri afektive. Ndonjëherë aspekti jetohet thjeshtë në rrafshin e ngjarjeve si thyerje të rëndësishme dashurore.

 

Venusi dhe Neptuni

Pamje që bashkojnë dashurinë me irracionalen.

Nga ana pozitive: ndjenja plot përkushtim, romantizëm, prirje për të idealizuar personin që dashuron. Dashuria i ngjan një besimi. Jeta jetohet përmes ndjenjës që merr përmasa përherë e më të forta. Krijimtari e fortë artistike.

Nga ana negative: dashuria nuk arrin të përjetohet, tërhiqesh nga e pamundura, e largëta, e ndërlikuara. Personi futet vetë në gjendje të vështira sepse gabon në zgjedhjet emocionale. Nevojë absolute për dashuri, me mundësi sublimimi artistik ose fetar…

 

Venusi dhe Plutoni

Pamje që bashkojnë dashurinë me forcat e fshehta.

Nga ana pozitive: prirje ndaj “magjikës”, tërheqje të llojit seksual, oportunizëm dashuror që lejon të kesh pushtet mbi të tjerët.

Nga ana negative: ndjenja fajësie seksuale, shpesh të pranishme në pavetëdije, të cilat shkaktojnë vështirësi në shfaqjen e plotë të vetes.

 

Marsi dhe Jupiteri

Pamje që bashkojnë veprimin me plotësinë.

Nga ana pozitive: besim te mjetet e veprimit që përmbajnë guxim dhe shpirt pushtues. Lehtësi për të udhëhequr, për të komanduar. Energji pozitive, entuziazëm.

Nga ana negative: pasiguri, agresivitet në veprime, nisma jo të përshtatshme, nevojë për të komanduar me çdo kusht dhe vuajtje në rast mungese suksesi. Prirje për t’u shfaqur si “mburravec”.

 

Marsi dhe Saturnin

Pamje që bashkojnë veprimin, agresivitetin dhe rreptësinë.

Nga ana pozitive: veprimtari e peshuar, e kontrolluar, këmbëngulje dhe kujdes, guximi llogaritet mirë, veprimet kanalizohen nga arsyeja dhe analizohet logjika e fakteve.

Nga ana negative: vihet re nje “bllokim” i veprimit që shkakton heqje dorë ose përtaci, mungesë guximi, përshtypje sikur je i paaftë për të vepruar. Ndonjëherë shfaqet edhe si ashpërsi. Në temat femërore, dëshira të mbytura pasionante.

 

Marsi dhe Urani

Pamje që bashkojnë veprimtarinë, agresivitetin me të paparashikueshmën, të papriturën dhe origjinalen.

Nga ana pozitive: qenia është dinamike, e aftë të gjejë zgjidhje të shpejta. Shkon “drejt e te objektivi”. Ka hiperaktivitet. Nje energji që shfaqet me tepricë. Është më i prirur për të filluar sesa për të vazhduar.

Nga ana negative: pakujdesi, veprime të pamatura, prirje për rrezikun e pakontrolluar, agresivitet arrogant.

 

Marsi dhe Neptuni

Pamje që bashkojnë veprimtarinë me irracionalen.

Nga ana pozitive: frymëzimi udhëheq veprimin. Personi ka nevojë për t’u drejtuar nga një ideal, madje kërkon të tërheqë aty edhe të tjerët.

Nga ana negative: veprimi shkon dëm, gabime në zgjedhje, frymëzime të gabuara, mungesë realizmi në veprim.

 

Marsi dhe Plutoni

Pamje që bashkojnë veprimtarinë me forcat e fshehta.

Nga ana pozitive: burrëri e fortë dhe tërheqësë, fuqi për pushtime nën të gjitha drejtimet, vullnet i madh, egoizëm, mungesë dhembshurie.

Nga ana negative: dhunë shkatërruese ose shkatërrim i vetes për shkak të veprimeve të pamenduara. Pushtet i fituar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, prirje për të shfrytëzuar të tjerët në dobinë tënde.

 

Aspektët e planetëve të ngadaltë

Duke filluar me Jupiterin dhe Saturnin, aspektet e planetëve të ngadaltë duhen “trajtuar me kujdes” për shkak të kohës gjatë së cilës ushtrojnë ndikimin. Në fakt, kohëzgjatja e tyre (gati një vit për Jupiterin dhe Saturnin, deri në njëzet vjet apo për më tepër për Neptunin dhe Plutonin) bën që të konsiderohen më së shumti si “pamje të brezave” që përfshijnë të gjithë individët e lindur gjatë viteve në fjalë. Duket sikur të gjithë këta individë i përfshin një klimë e përbashkët e epokës – klimë luftarake ose paqësore, bollëku apo mungesash.

Në këtë mënyrë, në shqyrtimin e një teme individuale, këtyre pamjeve nuk u duhet dhënë asnjë vlerë e ndryshme nga ajo “themelore” që kanë, përveç rasteve kur kanë ndikime të posaçme siç është rasti i vendosjes nëpër kënde të caktuara.

Jupiteri dhe Saturni

Pamje që bashkojnë plotësinë me mungesat.

Nga ana pozitive: personi është në gjendje të shfaqë epërsinë e vet sepse të dy planetët asnjanësojnë njëri-tjetrin dhe gjithçka kanë të tepruar.

Nga ana negative:  personi tërhiqet nga dy vlera të kundërta: nga njëra anë lehtësia, nga ana tjetër, rreptësia,

 

Jupiteri dhe Urani

Pamje që bashkojnë plotësinë me ndryshimin.

Nga ana pozitive: personi i ka mjetet për të dalë në pah përmes pavarësisë, për të imponuar pushtetin e vet, idetë e veta origjinale.

Nga ana negative: priret për nga ekzagjerimi, kujton se është i jashtëzakonshëm dhe jep prova se zotëron një shkathtësi joreflesive.

 

Jupiteri dhe Neptuni

Pamje që bashkojnë plotësinë me irracionalen.

Nga ana pozitive: kërkon të rralla, krijimtari e zhvilluar, bujari, ka mundësi të ndjejë dhe shfaqë atë që shpesh mbetet në gjendje të mjegullt.

Nga ana negative: vepron në rrëmujë të plotë, shfaq pavendosmëri, nuk përshtatet dot, ndërmerr detyra të rrezikshme, u jep shumë besim të tjerëve.

 

Jupiteri dhe Plutoni

Pamje që bashkojnë plotësinë me misterin.

Nga ana pozitive: Vullnet për të shpërthyer, për t’u zgjeruar në mënyrë të papërmbajtur.

Nga ana negative: Vullnet për të shpërthyer në dëm të të tjerëve. Shfrytëzon njëfarë dashamirësie për të realizuar ambicie ndonjëherë të çuditshme.

 

Saturni dhe Urani

Pamje që bashkojnë rreptësinë me ndryshimin.

Nga ana pozitive: personalitet i pavarur, vullnet i hekurt dhe rezistencë e madhe ndaj ndikimeve të jashtme. Forcë morale individuale, shkëlqim pa të meta.

Nga ana negative: ashpërsi, këmbëngulje, logjikë e pandjeshme ndaj çdo lloj ndjenje.

 

Saturni dhe Neptuni

Pamje që bashkojnë rreptësinë me irracionalen.

Nga ana pozitive: intuitë e mbështetur nga logjika, aftësi për të mësuar me seriozitet. Përfytyrimi dhe arsyetimi ecin krah për krah pa njohur pengesa dhe zhvillojnë mundësinë për krijime autentike.

Nga ana negative: imagjinata dhe arsyeja i futen një lufte të përhershme, duke shkaktuar sjellje të dykuptimta, herë të zjarrta e herë të ftohta, herë të vendosura e herë të pavendosura.

 

Saturni dhe Plutoni

Pamje që bashkojnë rreptësinë me misterin.

Nga ana pozitive: aftësi mbresëlënëse, gati mbinjerëzore, zhbirimi e kuptimi.

Nga ana negative: ashpërsi dhe vështirësi komunikimi falë faktit se personi e mban veten për tepër të veçantë, të paarritshëm në rrafshin e njohurive dhe thellësisë.

 

Urani dhe Neptuni

Aspekt që bashkon ndryshimin me irracionalen.

Nga ana pozitive: fuqi e madhe krijuese që i merr forcat nga raportet harmonike mes ndjeshmërisë, irracionales dhe origjinalitetit.grymëzime gjeniale.

Nga ana negative: ngatërresa, prirje për t’u dalluar më tepër prej të metave sesa prej cilësive. Ngul këmbë edhe në rastet kur e ke gabim.

 

Urani dhe Plutoni

Pamje që bashkojnë ndryshimin me misterin.

Nga ana pozitive: personalitet i çuditshëm, i fshehtë, tepër origjinal.

Nga ana negative: personi kultivon ndryshimet e tij prej të tjerëve derisa bëhet krejt i huaj për ta.

 

Neptuni dhe Plutoni

Pamje që bashkojnë irracionalen me misterin.

Nga ana pozitive: vetëm personat e zhvilluar së tepërmi nga intelekti dhe shpirti mund t’i ndjejnë efektet pozitive, pra kuptimin instiktiv të gjërave të fshehta, të mbretërisë së të panjohurës.

Nga ana negative: nxitjet e brendshme mund të ketë pasoja tronditëse ose shkatërruese.


( <Astrologjia>, Catherine Aubier)

 
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free