LOJA E DITËS ME FAT
Për të gjetur nëse një ditë është me fat apo jo veprohet kështu:
a) Mblidhet numri i gërmave të emrit dhe mbiemrit tuaj,
për shembull: Rosa Rosi = 2 (2+7+3+1+2+7+3+3+1 = 29 ? 2+9 = 11 ? 1+1 =2)
Tabela e shkronjave
A, I, J, Q, Y |
1 |
B, K, R |
2 |
C, G, L, S |
3 |
D, M, T |
4 |
E, H, N, X |
5 |
U, V, W |
6 |
O, Z |
7 |
F, P |
8 |
b) Dita për të cilë duam të dime fatin:
Për shembull: 10 – 02 – 2012 = 1+0+0+2+2+0+1+2 = 8
c) Dita e lindjes
Per shembull: 30 – 04 – 2001 = 3+0+0+4+2+0+0+1 = 10 = 1+0 =
d) Rezultati:
tek emri kemi numrin 2, tek dita e fatit doli 8, tek data e lindjes doli 1, pra i mbledhim te gjitha: 2+8+1 = 11 ? 1+1= 2 dhe lexojmë:
1- Ditë e favorizuar mbi çdo gjë që lidhet me punën dhe aktivitetet në përgjithësi.
2- Favorizues mbi punën dhe çeshtjet sentimentale.
3- Favorizues për të zgjidhur probleme dhe për të bërë pyetje.
4- Favorizues për të përballuar persona dhe situata të pazakonshme.
5- Favorizues për të zgjidhur çeshtje të lidhura me paranë.
6- Favorizues për të ftuar ose takuar persona që i keni përzemër.
7- Favorizues për të nisur studime, kërkime dhe për të parë të ardhmen.
8- Nuk është ditë e favorshme, duhet të dish të presësh, mos të humbasësh fillin, duhet të përshtatesh me situatat dhe të përdorësh diplomacinë.
9- Favorizim mesatar: është e nevojshme t’i përballosh situatat me shpejtësi. Nëse nuk keni sukses të menjëherëshëm më mirë mos këmbëngulni.