AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  => Dashi
  => Demi
  => Binjakët
  => Gaforrja
  => Luani
  => Virgjëresha
  => Peshorja
  => Akrepi
  => Shigjetari
  => Bricjapi
  => Ujori
  => Peshqit
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
12 SHENJAT ZODIAKALE

 

NDARJA E SHENJAVE NË 4 ELEMENTET E JETËS

Dymbëdhjetë shenjat e Zodiakut i përfshijmë në grupe në bazë të karakteristikave të përbashkëta. Njëra nga mënyrat e kategorizimit të tyre është që ato t’i përmbledhim në grupe në bazë të temperamentit. Një kategorizim të tillë e quajmë si grupim sipas elementit.
Katër elementet themelore te zodiakut janë:

Zjarri, TokaAjri dhe Uji dhe këta janë arketipat e energjisë, të cilët e formojnë temperamentin e ndokujt, ndërsa temperamenti përbën elementin dominues të horoskopit.

TREKËNDËSHI I ZJARRIT :



Dashi -Luani - Shigjetari

Zjarri përfaqëson energjinë vitale, burimin e aktivitetit të gjithmbarshëm, burimin e tërë jetës. Forca, komunikueshmëria, energjia dhe vitaliteti, ngrohtësia dhe entuziazmi – këto janë cilësitë e zjarrit. Ajri dhe zjarri ngjiten përpjetë; esenca e tyre është ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtë, duke u përpjekur që të zënë një vëllim sa më të vogël.

Njerëzit, te të cilët mbizotëron ky element, shprehin një natyrë afirmative, të pavarur, të guximshme dhe të fortë. Dispozitat e të lindurve në këtë shenjë janë të orientuara nga krenaria, besimi, trimëria, guximi. Kanë një shpirt pushtues, i cili lakmon që më shumë të urdhërojë e më pak të jetë i dëgjueshëm. Ata janë shpesh agresivë, mund të thuhet edhe arrogantë; kërkojnë sherre dhe i besojnë vetëm vetes; janë shumë mosbesues. Gjithnjë kanë dëshira të mëdha dhe synime të pangopura. Ata janë "pjekur në vullnetin e tyre". Njerëzit e tillë vetë e krijojnë fatin e tyre, ose të paktën e kanë bindjen se e bëjnë atë.

Zjarri është element që u përgjigjet syrit dhe vizionit – nga të pesë shqisat syri është shqisa që i arrin caqet më të largëta. Yjet në qiell janë zjarre të mëdha, të cilat shihen në largësitë prej disa miliarda vitesh drite. Të lindurit në shenjën e zjarrit, sipas kësaj, kanë prirje për gjëra të largëta, abstraksione. Ata kanë, më shumë ose më pak të shprehura, aspirata spirituale në varësi nga fakti se a janë të udhëhequr nga zjarri, apo vetëm janë djegur nga ai. Në përgjithësi, planetët janë më aktivë në këtë triciplitet kundruall të tjerëve. Elementi kimik që i përgjigjet zjarrit është oksigjeni; ai bashkohet pothuajse me të gjithë trupat e tjerë gjatë djegies.



 TREKËNDËSHI I TOKËS :

Demi - Virgjeresha - Bricjapi

Toka paraqet përbërjen materiale, e cila është e pranishme në të gjitha gjërat, madje edhe në ato më të imëtat. Maturia, stabiliteti, pesha dhe pjelloria janë karakteristika e këtij elementi. Ajri dhe zjarri ngjiten përpjetë; esenca e tyre është ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtë, duke u përpjekur që të zënë një vëllim sa më të vogël.

Shenjat e tokës paraqesin natyrën e kujdesshme, praktike, emocionale dhe misterioze. Të lindurit me elemente të theksuara të tokës janë të ngadalshëm dhe të mbyllur, të rezervuar dhe të përmbajtur, ekonomikë dhe metodikë. Ata i bartin gjatë shenjat e të ndodhurave; por edhe janë më të aftë se sa të tjerët që për një kohë të gjatë ta lënën shenjën e tyre në atë që e prekin. Toka, parimisht, është e plogësht, e butë dhe e errët; por ajo mund të bëhet e përhershme dhe transparente sikur një diamant. Toka i përgjigjet shqisës së të prekurit, e cila pranon sinjale tepër të afërta, të shkaktuara nga objektet e vendosura në periferi të trupit.

Të lindurit në shenjën e tokës dëshirojnë t’i prekin gjërat; me fjalë të tjera t’i ndiejnë njëkohësisht ngjashmëritë dhe ndryshimet. Vlera e tyre spirituale mund të vijë nga ky distinksion, të cilin ata janë të aftë ta bëjnë ndërmjet asaj që prekin (gjegjësisht, asaj që kanë, që duan, ose që bëjnë) dhe asaj që janë vetë. Por, kur e harrojnë këtë distinksion, ata jetojnë vetëm për t’i mbushur xhepat dhe stomakun. Materializmi, kryeneçësia, frika e cila paralizon, pakënaqësia e tepruar, dembelia – janë disa nga të metat e tyre më të mëdha. Përndryshe, elementi kimik, i cili i përgjigjet tokës është karboni, lidhjet e forta të të cilit forcojnë strukturën e molekulave organike.

TREKËNDËSHI I AJRIT:

Binjaket - Peshorja - Ujori

Ajri është element i relacionit. Ai paraqet diçka më tepër sesa një përzierje e gazrave – që sajohet nga azoti, oksigjeni, hidrogjeni dhe në sasi minimale edhe nga substanca të tjera – që e bëjnë të përshtatshme për jetë një ambient në të cilin ndodhemi.

Ajri si element ndërambiental është substanca e përkryer dhe e pashkatërrueshme, e cila përmban materien, por që nuk përzihet kurrë me të. Me këtë rast mendohet edhe për hapësirën intersiderale (ndëryjore) dhe zbrazëtirën ndëratomike. Në këtë kontekst, mbase ajrit më shumë do t’i përgjigjej emri eter. Elasticiteti grandioz, stërhollimi, aftësia që të plotësojë çdo gjë, ose më parë ta bëjë të pakufishëm mungesën e formës, por edhe ekzistimin e substancës nga e cila është krijuar çdo gjë, pavarësia – këto janë vetitë themelore të këtij elementi.

Ajri dhe zjarri ngjiten përpjetë; esenca e tyre është ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtë, duke u përpjekur që të zënë një vëllim sa më të vogël. Të lindurit në shenjën e këtij tripliciteti dhe të përbërësve të tij më të rëndësishëm janë subtilë, të rafinuar, me prirje që të kultivohen, kureshtarë, kënaqen në shprehjen e kujdesit. Parë në përgjithësi, kanë sjellje të mirë dhe janë matur. Vitaliteti i tyre lë shumë për të dëshiruar, ndërsa baraspesha e tyre nervore shpesh është e pasigurt. Rëndom shprehin ndonjë talent artistik, por jo edhe shkencor.

Shenjat e ajrit paraqesin një natyrë mjaft humane, të gëzuar, zbavitëse, të dashur dhe simpatike. Kanë intelekt të madh dhe imagjinatë të bujshme. Paqëndrueshmëria, jokonsekuenca, plogështia, shkujdesja, sipërfaqësia – këto janë disa nga të metat e tyre. Ajri si element u përgjigjet shqisave të transmetimit në distancë, në rend të parë shqisës së të dëgjuarit. Kjo është logjike, pasi që ajri është element i relacionit; sepse meqenëse krijesat njerëzore merren vesh nëpërmjet fjalës së folur, të dëgjuarit paraqet organin e marrëveshjes, pajtimit (edhe më tutje kolektivisht përdoret fjala dëgjoj si sinonim për kuptoj – për dallim nga shprehja jonë "hyn për njërin vesh dhe del për tjetrin ").

Vlera spirituale e të lindurve te të cilët mbizotëron elementi i ajrit mund të jetë shumë e madhe, nëse ata në atë komunikim gjurmojnë edhe për gjëra të tjera dhe jo vetëm për burimin e fitimit. Të dëgjuarit merr sinjale mjaft të largëta, por gjithnjë me vonesë të vogël kundruall shqisës së të parit; zëri nganjëherë na vjen shumë më vonë sesa drita. Nëse nuk merret parasysh kjo zmbrapsje, kumtimi nëpërmjet fjalëve bëhet i pamjaftueshëm, mjegull që bie mbi natyrën e vërtetë të gjërave dhe shndërrohet në pengesë në rrugën drejt dijes. Elementi kimik që i përgjigjet ajrit është azoti – substanca inerte e cila e përbën esencën e atmosferës së tokës.

TREKËNDËSHI I UJIT:

Gaforrja - Akrepi - Peshqit

Uji paraqet tërësinë e brendshme të të gjithë organizmave të gjallë, por gjithashtu edhe esencën e jashtme të numrit më të madh të llojeve të gjalla. Në ujë, para mijëra shekujsh, kishte filluar jeta, në të e ka fillin çdonjëri prej nesh. Uji, sipas kësaj, del se është edhe më shumë i lidhur me jetën kundruall tokës, ajrit, por edhe zjarrit.

Elementi i ujit është i brumosur me shumë domethënie simbolike – misteri i jetës, lashtësia e rrënjëve të tij, thellësia oqeanike. Ajri dhe zjarri ngjiten përpjetë; esenca e tyre është ekspansioni. Toka dhe uji zbresin poshtë, duke u përpjekur që të zënë një vëllim sa më të vogël. Nëpërmjet përroskave, lumenjve dhe lumëmëdhenjve, ujërat që janë të njëkahshme dhe të ngjashme, në rënien e tyre përfundojnë në dete. Uji, pra, është element, i cili në mënyrë më kuptimplote synon unitetin. Natyra e tij është e butë dhe dashamirëse. Uji qarkullon nëpër trupin tonë sikur ta përkëdhelte atë, por uji di ta ketë edhe anën tjetër; marinarët e dinë se pikërisht kur uji duket shumë i padjallëzuar e i qetë, ekziston rreziku që të tërbohet.

Dykuptimësia, misterioziteti, qetësia, pjelloria, përshtatshmëria – këto janë disa nga karakteristikat e këtij elementi. Zjarri spastron çdo gjë – por ky spastrim vret – për dallim nga spastrimi nëpërmjet ujit, i cili ringjall. Të lindurit me cilësi të theksuara të këtij tricipliteti kanë natyrë të prekshme, të ndjeshme, të lëndueshme dhe konteplative. Ata, rëndom janë të rezervuar dhe të turpshëm, të qetë dhe misteriozë, pak të dhënë pas aksionit. Më shumë interesohen për anën e fshehtë të gjërave sesa për aspektet e prekshme dhe më shumë rëndësi u japin domethënieve të ngjarjeve sesa vetë realitetit. Janë të dhënë pas komentimit të çdo gjëje, qoftë fjala për gjëra të mëdha, qoftë për të vogla. Janë shumë të larguar nga planet e vërteta materiale. Kanë një natyrë mjaft të pjellore dhe imagjinatë të bujshme.

Fuqia e tyre e ripërtëritjes është shumë e dobët (duke e përjashtuar akrepin); por ata nuk kanë ndonjë nevojë të theksuar për energji të madhe. Zakonisht shprehin disa talente të "paranormalitetit". Mund të bëhen artistë të mëdhenj ose mendimtarë të mëdhenj, sepse nganjëherë dëshmohen në fushat e dijes në të cilat shumica e vdekatarëve nuk kanë qasje. Rrallëherë janë të lumtur për shkak të hipersensibilitetit të tyre dhe mungesës evidente te energjisë e entuziazmit.

Dobësia në të gjitha nivelet, shpirtngushtësia, konfuzioni dhe inertësia – janë disa nga të metat më serioze të shenjave të ujit. Ky element u përgjigjet shijeve dhe aromave që janë tejet të veçanta dhe të pashoqërueshme. Shija është shqisa me "afërsi" më të madhe, më e afërta që mund të ekzistojë, ngase është lëndë e cila emeton sinjal vetëm nëse e prekim me buzë. Vlera spirituale e ujit është e madhe, sepse ky element u përgjigjet bashkimeve kulmore. Elementi i cili i përgjigjet ujit është hidrogjeni, i cili bashkohet me ujin nëpërmjet djegies...

 

 

12 Mësimet e Dashurisë që çdo shenjë ka për t'i mësuar të tjerëve dhe vetes:

Dashi (foshnja): "Unë jam" = T'ju mësojë se dashuria është pafajësi dhe të mësojë se dashuria është besim.

Demi (bebi); "
Unë kam" = T'ju mesojë se dashuria është durim dhe te mësojë se dashuria është falje.

Binjakët (fëmija); "Unë mendoj" = T'ju mësojë se dashuria është ndërgjegjësim dhe të mësojë se dashuria është ndjenjë.

Gaforrja (fëmija në pubertet); "
Unë ndjej" = T'ju mësoje se dashuria është përkushtim dhe të mësojë se dashuria është liri.

Luani (adoleshenti); "
Unë dua" = T'ju mësojë se dashuria është ekstazë dhe të mësojë se dashuria është përulesi.

Virgjëresha (i rrituri) ; "
Unë analizoj" = T'ju mësojë se dashuria është e pastër dhe të mësojë se dashuria është përmbushje.

Pas arritjes së pjekurisë emocionale në këto gjashtë fazat e para të zhvillimit, meshkujt dhe femrat duhet të kalojnë ne 6 fazat perfundimtare, (më shumë se një herë) për të zbuluar kuptimin më të thellë shpirtërore të dashurise në:

 

Peshorja (Martesa); "Unë balancoj" = T'ju mësojë se dashuria është bukuri, dhe të mësojë se dashuria është harmoni.

Akrepi (Seksi): "
Unë dëshiroj" = T'ju mësojë se dashuria është pasion dhe të mësojë se dashuria është dorëzim ndaj tjetrit.

Shigjetari (Njohuria): "
Une shoh" = T'ju mësojë se dashuria është çiltërsi, dhe të mësojë se dashuria është besnikëri.

Bricjapi (Eksperienca); "
Unë përdor" = T'ju mësojë se dashuria është mençuri, dhe të mësojë se dashuria s'ka egoizëm.

Ujori (Idealizmi): "
Unë di" = T'ju mësojë se dashuria është tolerancë, dhe të mësojë se dashuri do të thotë të bashkohesh në një.

Pesh
qit (Nënshtrimi) "Unë besoj= T'ju mësojë se dashuria është dhembshuri, dhe të mësojë se dashuria është gjithçka.

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free