AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  => Interpretimi i aspekteve
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
ASPEKTET PLANETARE

 

Hyrje në aspektet planetare



Marrëdhënia këndore ndërmjet planeteve në një horoskop, e matur si kënde brenda ekliptikës, quhet "aspekt". Zakonisht kjo përfshin këndet Ashendent dhe Mesqiellor. Vetëm disa raporte këndore konsiderohen si aspekte, dhe këto kanë cilësi të brendshme -  të përcaktuara si "harmonike", "dinamike", ose “neutrale”.
Këto marrëdhënie ndikojnë në mënyrën se si planetet punojnë së bashku. Ka një tolerancë të caktuar, që nënkupton se një aspekt është aktiv apo veprues brenda pak gradëve nga të dyja anët e pikës ekzakte. Kjo tolerancë është përcaktuar nga "orbita" (shih më poshtë).

Këto janë disa nga aspektet madhore:

 

Përkrah - 0°perkrah

Aspekti “përkrah” priret të jetë më shumë harmonik. Cilësia e tij varet shumë nga planetet e përfshirë në të dhe gjithashtu nga saktësia e aspektit. Për shembull, aspekti Dielli përkrah Merkurit në përgjithësi konsiderohet si harmonik. Megjithatë,nëse distanca në mes tyre është shumë afër me gradë, si rrjedhojë, Merkuri përshkruhet si "i djegur" ose "kombust". Në përgjithësi, aspekti “përkrah” formon një lidhje të drejtëpërdrejtë që përgjithësisht, në njëfarë mënyre, funksionon mirë.

 

Opozita - 180°opozite

Edhe pse opozita në përgjithësi konsiderohet si "joharmonike" apo dinamike, shpesh herë ajo ka një efekt motivues dhe stimulues. Edhe këtu, cilësia e aspektit varet nga planetet e përfshirë në të dhe mënyra se si një person e përdor atë. Në përgjithësi, një opozitë midis dy planetëve krijon një tension midis tyre, shpesh edhe me rezultate pozitive.

 

Kuadrati - 90°kuadrat

Kuadrati (katërkëndëshi) është konsideruar si një aspekt jo harmonik dhe planetët që përfshihen në të duket sikur janë "të bllokuar". Problemet që dalin nga katërkëndëshi vazhdojnë të përsëriten. Vështirësia qëndron në përpjekjen për të pajtuar dy forca që kërkojnë të lëvizin në drejtime krejtësisht të ndryshme. Zakonisht ky aspekt merr formën e dëshirave dhe nevojave që janë reciprokisht ekskluzive (kundërshtojnë njëri-tjetrin).

 

Trekëndëshi - 120°trekendesh

Trekëndëshi është një aspekt harmonik, planetet e përfshirë në të punojnë së bashku në mënyrë plotësuese, duke pasuruar njëri-tjetrin. Trekëndëshat na tregojnë talentet tona natyrore; dhe pastaj varet nga ne nëse i përdorim këto talente apo jo.

 

Gjashtëkëndëshi - 60°gjashtekendesh

Gjashtëkëndëshi priret të ketë një efekt harmonik, natyrisht në varësi të planetëve të përfshirë.

 

Aspektet e vogla

Përveç aspekteve kryesore të përmendura më lart, ka edhe disa "aspekte të vogla".Shumica e këtyre janë një nënndarje e aspekteve të mëdha. Aspektet e vogla i shtojnë thellësi dhe detaje kuadrit të përgjithshëm. Orbitat (orb) e planifikuara për aspektet e vogla janë shumë më të ulëta se ato të përdorura për aspektet kryesore (shih tabelën më poshtë)

Gjysëm-kuadrati - 45°, dinamik (negativ)

Mbikatrori - 135°, dinamik (negativ)

Gjysëm-gjashtëkëndëshi - 30°, pak harmonik

Pesëzodëshi (pesë zode/shenja larg) - 150°, neutral

Pesëkëndëshi - 72°, pak harmonik

Bipesëkëndëshi - 144°, pak harmonik

 

Orbitat

Gradët tregojnë tolerancën e hapësirës nga këndi ekzakt.



 

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free