AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  => Dashi
  => Demi
  => Binjakët
  => Gaforrja
  => Luani
  => Virgjëresha
  => Peshorja
  => Akrepi
  => Shigjetari
  => Bricjapi
  => Ujori
  => Peshqit
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Luani

  LUANI

(22 korrik – 22 gusht)

Luani është shenja e pestë e zodiakut, shenjë zjarri, fikse, mashkullore-pozitive, e sunduar nga Dielli. Luani është shenjë e vendosmërisë dhe udhëheqjes, në simbolikën e përgjithshme përkon me ardhjen në botë të njeriut, ndërsa me lindjen e krishtërimit u shndërrua në simbol të rilindjes. Shenja paraqitet me bishtin e luanit.

Cilësitë: autoriteti, ambicja.

Të metat: arroganca , frika se mos nuk ju kuptojnë.

Armiku: shpenzimi i tepruar për të rënë në sy.

Miku: ata që nuk ju bëjnë moral, por edhe sikur, ju nuk i dëgjoni.

Dashuria: besoni, por midis karrierës dhe dashurisë ju zgjidhni karrierën.

Çfarë urreni: jeni gjithmonë i gatshëm për të larë hesapet.

Ideja fikse: të jeni në lartësinë e idesë që ju keni për veten.

Deshira e fshehtë: t’i bëni hije dhe Diellit.

Pika e bobët: mendjemadhësia, që nuk ju lejon të dalloni miqtë e vërtetë nga lajkatarët.

Karakteristika të përgjithshme:

Të lindurit e shenjës së Luanit (femra dhe meshkuj) janë dashamirës dhe zotërues të jashtëzakonshëm. Shpesh janë persona me fantazi, energjikë, bujarë, entuziastë, besnikë, ambiciozë dhe simpatikë. Janë kurajozë dhe luftojnë çdo ditë për idealet e tyre dhe për të mbrojtur ata që kanë nevojë për ndihmë apo mbrojtje. Nuk i durojnë padrejtësitë dhe pandërshmëritë, janë dominues, të sigurtë në vetvete, optimistë, të pavarur dhe me vullnet të hekurt. Ata janë sundues dhe udhëheqës siç është luani, mbreti i kafshëve. Kanë dëshirë për të mësuar dhe janë të pasur me influencë dhe inteligjencë të qartë në sensin e përgjegjësisë, me një imagjinatë të madhe poetike me pasion. Nganjëherë janë kryelartë, ngacmues, fjalëshumë dhe shumë ambiciozë, gjejnë me vështirësi mirëkuptimin që kërkojnë, megjithatë dinë të bëhen të dashur dhe zakonisht janë të lumtur në jetën bashkëshortore. Bëhen prindër shumë të mirë dhe fëmijët e tyre i admirojnë sepse dinë të jenë miq të të vegjëlve të tyre dhe tërheqin besimin e tyre. Janë deri diku tolerantë por shpesh bëhen arrogantë, tiranikë dhe rrallë zemërohen por kur u ndodh kjo bëhen të rrëmbyer dhe ofendues. Të lindurit nën këtë shenjë janë tipa magentikë që i tërheqin të tjerët siç tërheq magneti grimcat e hekurit, pra Luanët s’rrinë kurrë pa shokë apo pa të dashur. Janë gjithashtu largpamës, diplomatë, të kuptueshëm, krenarë, të matur dhe të vendosur për t’ia arritur qëllimit me çdo kusht dhe kanë shumë arritje në jetë. Janë tipa krijues me plot shooqëri dhe kripa e muhabetit. Të shoqërohesh me ta është kënaqësi e vërtetë. Ashtu si luanët janë mbretër ashtu edhe të lindurit në këtë shenjë e konsiderojnë veten si sundues të universit, kjo sepse i sundon dielli, më i madhi nga të gjitha planetet. Të kesh një Luan në skuadër është një gjë e mirë sepse ato i zbatojnë me përpikmëri rregullat e punës dhe e çojnë punën deri në fund. Luanët janë të ndershëm, romantikë, filantropë, të qëndrueshëm, të fuqishëm, ekstravagantë, të lëvizshëm dhe të zhdërvjellët. Janë tipa që u pëlqen jeta mondane, të vetësigurt dhe me dashuri të madhe për jetën, shpenzojnë shumë dhe i blejnë gjërat e shtrenjta.. Kanë një pamje interesante dhe janë simpatikë që i tërheqin fort të njohurit e tyre. Janë dhe mëndjemëdhenj, imponues dhe priren për intriga. Shpesh kanë një mënyrë shkëlqimi të gjërave dhe tregohen të drejtë, të vendosur në veprimet e tyre dhe dallohen për frymë iniciative. Luanët nuk e çajnë kokën se ç’thonë të tjerët për ta dhe vazhdojnë të ecin përpara me hap mbretëror. Megjithëse janë vanitozë, egocentrikë, arrogantë në kulm duhet pranuar se bota pa Luanin s’ka shkëlqim. Është e lehtë të njihesh me ta sepse janë të ngrohtë.  Ata i përballojnë me madhështi situatat më të vështira që të tjerët tërhiqen prej tyre. Janë dinamikë dhe të zjarrtë, marrin flakë nga zemërimi por nuk duan t’i bëjnë keq kujt. Pëlqejnë komplimentat dhe përdorin vartësit si gurë shahu për të arritur qëllimet e tyre. Në lidhje me të tjerët janë të thjeshtë, të hapur, të sinqertë,  të besueshëm dhe spontanë. Luani është i preferuari i Zodiakut.

Pëlqejnë: jetën luksoze, madhështinë, spekullimet e reja, fëmijët, dramën.

Urrejnë: kujdesin, kursimin, njerëzit e këqinj e të mbyllur, monotoninë.

Prirjet profesionale:

Llogjika, aftësitë organizative dhe njëfarë shije e lindur artistike janë tiparet themelore të natyrës së femrës së Luanit, ja përse angazhimi i saj profesional do të japë fryte të shkëlqyera, qoftë në fushën e drejtimit, qoftë në krijimtarinë artistike, ndonëse në dukje këto dy tendenca nuk kanë pika takimi. Femrat e kësaj shenje bëhen afariste të shkëlqyera politikane, avokate, organizatore fushatash reklame, gazetare, madje dhe artiste të mira, regjisore të zonja dhe dekoratore me famë. Gjithmonë do të jetë që ato të zgjedhin një punë që u jep atyre pavarësi të plotë, për më tepër u jep mundësi për të marrë vendime, pa u mbështetur shumë te të tjerët.
Mashkulli i Luanit për vetë karakterin autoritar dhe natyrën luftarake patjetër do të ketë mundësi të mira për suksese në fushën profesionale, me kusht që ai të zgjedhë profesione të përshtatshme, që i japin kënaqësi dhe i nxjerrin në pah në mënyrën dhe në masën që dëshiron ai. Të lindurit në shenjën e Luanit bëhen arktitektë, dekoratorë, shkrimtarë artistë, zejtarë, avokatë, fotografë, politikanë dhe regjizorë të zotë por ata kanë edhe dhunti të mëdha për të drejtuar dhe mund të bëhen shefa. Sigurisht që ky mashkull është punëtor i palodhur dhe i gatshëm për t’ia kushtuar kohën dhe veprimtarive që ai ka për zemër. Si mashkulli ashtu edhe femra është mirë t’i shmangin profesionet që kanë të bëjnë me objekte elektrike dhe mekanike sepse si të gjitha shenjat e zjarrit dhe Luani është objekt incidentesh. Një këshillë: bëni kujdes ndaj miklimeve sepse nuk janë gjithmonë të sinqerta siç mendoni ju.

Njerëz të famshëm të Luanit:
Aleksandri i Madh, Perandori Klaudius, Napoleon Bonaparti, Karl G. Jung, Ana e Anglisë, Benito Musolini, Arnold Shvarceneger, Bill Klinton, Antonio Banderas, Zhaklinë Kenedi, Madona, Neil Armstrong, Xhenifer Lopez, Lorenco Krespi, Raul Bova, Robert De Niro, Ben Aflek, Sllobodan Millosheviç, Fidel Kastro, Aleksandër Dyma, Jurgen Klinsman, Barak Obama, Daniel Still, Mbretëresha Geraldinë, Fransua Holand, Meryem Uzerli, Eqrem Çabej, Rexhep Mejdani, Sabri Godo, Rajmonda Bulku, Elida Janushi, Bujar Asqeriu, Ema Andrea, Igli Tare, Lorik Canaj, Edmond Kapllani, Alban Bushi, Besart Berisha, Olti Xhezo.

Pasaporta astrologjike e Luanit:f74a
Periudha diellore: 23 korrik – 23 gusht ;
Planeti sundues: Dielli;
Gjinia: Mashkullore, pozitive;
Elementi: Zjarri;
Cilësia: E qëndrueshme (fikse);
Gjatësia zodiakale: 120° - 150 gradë;
Stina: Mesi i verës;
Dita: E Dielë;
Numri: 1 dhe 5;
Guri i çmuar: Rubini, diamanti;
Motoja: “Unë dashuroj – vendos - urdhëroj”;
Metali: Ari;
Ngjyra: Portokalli, e verdhë e artë.
Analogjia: Shtëpia e pestë zodiakale (V);
Anatomia e trupit: Zemra, shtylla kurrizore, syri i djathtë, truri, arteriet.
Shtetet: Afganistani, Bregu i Fildishtë, Franca jugore, Gjermania, India, Iraku Jugor, Italia, Korea e Jugut, Rumania, Senegali, Singapori.
Qytetet: Çikago, Filadelfia, Bristoli, Praga, Roma,Madridi, Los Anxhelos .
Pemët: Agrumet (portokalli, limoni), ulliri, palma, arrat.
Bimët/lulet: Luledielli, dëllinja, veshtulla, dafina, rozmarina, kumaku, gjeshtra, shafrani.
Ushqimet: Mishi dhe ushqimet që kanë cilësi të lartë hekuri,
Fjalët kyçe: Krenari, rrezatim, fisnikëri, krijimtari, afeksion, lavdi, mbretëri
Kafshët: Shqiponja, ibisi, luani, fajkoi, mjelma, macja e egër.
Sporti: Bodibillding, Snoubord, peshëngritja
Lënda mësimore: Arkitektura, histori arti.
Festa: Shën Maria, periudha e pushimeve/argëtimeve



 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free