AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Domethënia e ngjyrave

Çfarë ngjyre ju pëlqen?


E zeza– pastron veten dhe ambientin.
Kjo ngjyrë simbolizon magmën e madhe prej së cilës ka lindur çdo gjë. E dimë që errësira (e zeza) absorbon gjithçka: ana pozitive dhe ana negative shkrihen bashkë, në gjendjen ekzistuese dhe të padiferencuar që ishte para krijimit.

E bardha – përmirëson shëndetin
Kjo ngjyrë shpreh pafajësi, spiritualitet, vetminë absolute, por edhe dritën e brendshme. 
Na stimulon që të jemi mirë fizikisht, këshillohet kur kemi ndonjë problem apo fatkeqësi fizike për të zgjidhur, veçanërisht kur varen nga psiqika jonë.

Blu – e kaltër – zhvillimin e brendshëm
Bluja i referohet pafundësisë së dimensionit tonë të brendshëm dhe pavetëdijës. Është ngjyra që na nxit të jetojmë sipas nevojave të shpirtit. Na ndihmon të rigjejmë ekuilibrin dhe harmoninë dhe zbut nervat e tepërta.

Jeshilja – për të pasur sukses dhe për t’u rigjeneruar.
Është ngjyra që tërheq prosperitet, lidhet me natyrën dhe rritjen e brendshme dhe mund të jetë efikase për rikuperimin e shëndetit. Është ngjyra e shpresës për një jetë të re, e rinisë dhe e qetësisë.

Roza – për problemet sentimentale.
Është ngjyra e dashurisë së përsosur. Është mirë të përdoret për problemet në çift, për të zgjidhur problemet me parterin tuaj.

E kuqja – na jep plot energji.
Është symbol i kurajos, forcës, iniciativës dhe fuqisë seksuale. Na mbron nga armiqtë, nga sëmundjet e ndryshme, na nxit të reagojmë.

Grija –frenon teprimet
Kjo ngjyrë lidhet me pavetëdijen, zbulon pasigurinë tonë, pavendosmërinë dhe mungesën e entuziazmit. Është ideale për ekuilibrin psikofizik.

Kafe (gështenjë)–favorizon gjërat konkrete
Na jep një vizion të qartë, në situata të ndryshme në fushën e punës. I referohet tokës dhe ka lidhje të ngushta me realitetin përreth.

E verdha – e artë– zhvillon krijimtarinë
Është ngjyra e intelektit dhe e përceptimit, ndjell gëzim dhe lumturi, kështu që është e dobishme për gjendjen depresive, stresin. Është ngjyrë që pastron mëlçinë dhe lëkurën, stimulon tretjen. Është e dobishme në rastet me ulçerë gastrike.

Vjollca –analizat ndaj vetvetes
Na bën të reflektojmë, na ndihmon të dalim nga varësia e alkolit dhe drogës dhe nga dashuritë e gabuara. Është e dobishme për pagjumësinë dhe mendimet e fiksuara. Zbut gjithashtu nervozizmin e tepruar dhe zemërimin.

Portokallia – të rigjesh humorin e mirë
Portokallia bashkon energjinë fizike dhe mendore, stimulon idetë dhe konceptet, rrit ndjenjat, shkakton ndjenja mirëqënieje të përgjithshme dhe deshirën për të jetuar. Përfaqëson ngrohtësi dhe prosperitet, entuziazëm, përkushtim dhe vendosmëri.

 

Nëse të pëlqen ngjyra e kuqe: je person pasionant, impulsiv, energjik dhe mjaft mirë fizikisht.

Nëse të pëlqen ngjyra e bardhë: je person i ndjeshëm, një histori e ftohtë dashurie ju bën melankolik/e.

Nëse të pëlqen ngjyra kafe: je konstruktiv dhe mbrojtës, flet pak por je i/e aftë për të bërë gjithçka.

Nëse të pëlqen ngjyra rozë: je njeri joshës dhe sensual, por ju shumë i sinqertë dhe besnik.

Nëse të pëlqen ngjyra e verdhë: je njeri i ngrohtë dhe bujar, por keni xhelozi të tepruar.

Nëse të pëlqen ngjyra jeshile: je i këndshëm dhe pak ëndërrimtar, por as vetë nuk e di se çfarë kërkon.

Nëse të pëlqen ngjyra portokalli: jeni person i sigurtë në vetvete dhe i ekuilibruar.

Nëse të pëlqen ngjyra e zezë: je person serioz, klasik dhe i besueshëm. Keni ambicje të theksuar.

Nëse të pëlqen ngjyra blu: je person i sinqertë, zemërgjerë dhe të pëlqen drejtësia.

Nëse të pëlqen ngjyra vjollcë: je person shumë shpirtëror, fokusuar në botën e brendshme.

Nëse të pëlqen ngjyra gri: je pak person i ftohtë dhe duhet të silleni më ëmbëlsisht. Nuk doni të bini shumë në sy.

 


 

 

Sjellja juaj seksuale sipas ngjyrës së preferuar

A keni menduar ndonjëherë se cila ngjyrë lidhet me ju dhe jetën seksuale që ju keni? Ndoshta ju nuk do ta besoni por ngjyrat kanë një ndikim shumë të madh në jetën seksuale dhe në personaliteti tuaj seksual. Kështu që mësoni se çfarë personaliteti seksual tregon ngjyra që pëlqeni ju dhe ç’tip dashnori/e jeni.

E bardha – ata që pëlqejnë ngjyrën e bardhë janë natyrë fetare, të pastër, paqësorë dhe për ta seksi është i pistë dhe i dënueshëm. Këta njerëz e shikojnë seksin si një krim. Ata duan më shumë dashurinë. Për ta puthja me gjuhë është diçka e turpshme dhe zakonisht u pëlqen që seksin ta bëjnë kur të gjithë flenë dhe në fshehtësi të plotë. Femrat që e duan këtë ngjyrë, u pëlqen që të zhvishen nën mbulesa. Ndërsa meshkujt do të lahen para dhe pas seksit. Të bërit seks për ata që pëlqejnë të bardhën është si një ëndërr e keqe.

E zeza – ata që pëlqejnë të zezën, duan seksin e pisët dhe jo të ndjerë. Ata seksin e shohin si shfryrje të inatit dhe maktheve. Ata janë sadistë, egoistë dhe të pandjeshëm si natyrë. Seksologët kanë arritur në përfundimin se ata që përdhunojnë apo kryejnë dhunë seksuale pëlqejnë të zezën.

Grija – njerëzit që pëlqejnë ngjyrën gri bëjnë seks vetëm për t’u martuar apo për të mbetur shtatzënë. Seksin e shohin si mënyrë për t’u relaksuar dhe për nevojat e tyre personale. Ata janë të interesuar vetëm për kënaqësinë e tyre. Seksi për ta mund të përshkruhet kështu: “Bam, bam dhe faleminderit e dashur”.

Roza – kjo ngjyrë është për njerëzit që flirtojnë, tipa playboy, të cilët nuk besojnë se seksi është bekim i Zotit. Në përgjithësi prostitutat e pëlqejnë këtë ngjyrë dhe kjo quhet ngjyra e tyre e preferuar, sepse të tjerët mendojnë se ato tregojnë feminilitetin e tyre, por e vërteta është se ato i urrejnë burrat. Personat që duan ngjyrën rozë tregojnë mungesë maturie në seks. Femrat kanë tendencë për të ngacmuar, të premtojnë më shumë sesa japin. Ndërsa meshkujt që pëlqejnë rozën, janë tipa që lënë tre takime dashurie brenda një dite dhe nuk mbajnë një të dashur.

E verdha – nëse ngjyra juaj është e verdha kjo do të thotë se jeni tip i adoptueshëm dhe tërheqës. Ju jeni tipi që bëni dashuri për hir të partnerit. Kurrë nuk e shijoni seksin me plotkuptimin e fjalës, por gjithsesi kurrë nuk i thoni jo një ftese që jua bën dikush që e doni dhe e admironi. Ju do t’i jepni partnerit kënaqësinë më të madhe të mundshme pa e vrarë mendjen për deshirat e tua. Ata që kanë të dashur janë me fat sepse mund të shijojnë seksin me kuptimin e plotë të fjalës.

Portokallia – ata që pëlqejnë këtë ngjyrë gjithmonë mendojnë ‘Unë’, ‘e imja’ dhe ‘per vete’. Aktin seksual e shikojnë si një akt dramatik ku ata janë ylli i skenës. Natyra e tyre është që të shtiren, të lëshojnë pasthirrma edhe kot. Madje të bëjnë sikur kanë arritur orgazmën. Ata kurrë nuk e pranojnë se nuk kanë bërë një marrëdhënie seksuale të mirë, por me budallallëk do të besojnë edhe vetë se janë të kënaqur. Fakti është se ata kurrë nuk e shijojnë seksin.

Vishnja – ata që pëlqejnë ngjyrën vishje mendojnë se të bësh dashuri do të thotë të humbasësh kohën dhe është një punë e kotë. Ata janë gjithmonë të shqetësuar për pamjen dhe tualetin. Femrat përpiqen ta shmangin seksin vetëm se i bën pis apo u prish flokët dhe tualetin. Ndërsa meshkujt e shikojnë të bërit dashuri si një propozim biznesi. Ata që duan ngjyrën vishnje janë partnerë të këqinj në dashuri.

E kuqja – ata që duan të kuqen janë të thellë, të apasionuar dhe agresivë në dashuri. Ata lehtësisht e stimulojnë veten për të ardhur në qejf dhe e shijojnë seksin në forma të paimagjinueshme. Seksi për ta është aventurë dhe ata e shijojnë seksin me gjëra të reja dhe mënyra eksituese. Duan të eksperimetojnë dhe mund të përshkruhen si dashnorë të çmendur. Seksi për ta është flesh dhe mund të zgjasë me orë. Ndaj kurrë mos u ngatërro me të kuqen!

Bluja – ata që pëlqejnë ngjyrën blu janë të sjellshëm dhe romantikë në dashuri. Adhuruesit e blusë janë të mrekullueshëm si partnerë, janë të dashur dhe mjaft të ndjeshëm. Ata dashurinë e konsiderojnë një art dhe janë si natyrë zemërmëdhenj. Të dyja gjinitë e shijojnë seksin dhe bëjnë dashuri me mënyrën më të këndshme. Në martesë një person që pëlqen blunë është i besueshëm dhe besnik.

Jeshilja – ata që duan këtë ngyrë janë të freskët, të pastër dhe të pafajshëm në të bërit seks. Femrat që pëlqejnë jeshilen bëjnë dashuri si të virgjëra. Dhe meshkujt mund të jenë të parehatshëm por gjithsesi tërheqës. Ata që pëlqejnë jeshilen janë persona të sjellshëm, të ndjeshëm dhe simpatikë në dashuri. Ata janë besnikë dhe nuk mendojnë që mund të bëjnë dashuri me dikë tjetër, përveçse me atë që duan.

Kafeja- nëse pëlqeni ngjyrën kafe, ju jeni një thesar për partnerin. Adhuruesit e kësaj ngjyre janë të ngrohtë dhe të thellë, të ndjeshëm në deshirat e tyre dhe të deshiruar për partnerin. Si natyrë këta persona japin gjithçka për dashurinë.


Ngjyrat e fatit dhe qirinjtë

Për të përmirësuar situatën në fusha të ndryshme (dashuri, para, punë etj.) duhet të zgjidhni të ndizni qirinj me ngjyrën e përshtatshme, në ditën e përshtatshme. Duhet të ndizen të paktën tre qirinj. Ngjyra duhet të lidhet me ditën dhe planetin që e sundon atë.

E Hëne – Hëna – e bardhë dhe e kaltër
E Martë – Marsi – e kuqe
E Merkurë – Merkuri – e verdhë e fortë, kafe, gështenjë
E Enjte – Jupiteri – blu, vjollcë
E premte – Venusi – rozë, jeshile
E shtunë – Saturni – e zezë, jeshile e errët, kafe e errët
E dielë – Dielli – portokalli, e verdhë e artë

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free