AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  => Dashi
  => Demi
  => Binjakët
  => Gaforrja
  => Luani
  => Virgjëresha
  => Peshorja
  => Akrepi
  => Shigjetari
  => Bricjapi
  => Ujori
  => Peshqit
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Peshorja

  PESHORJA

(23 shtator – 22 tetor)

Peshorja është shenja e shtatë e zodiakut; shenjë e ajrit, themelore, mashkullore-pozitive, e qeverisur nga planeti Venus (i njohur ndryshe si Afërdita ose Venera). Në jetën e të lindurve në shenjën e Peshores periudhat më të rëndësishme janë prej 14 – 20 dhe nga 36 – 42 vjeç. Ky rregull vlen vetëm për këtë shenjë. Peshorja është shenjë e partneritetit, e estetikës dhe finesës me të cilën nuk është e lehtë të kuptohesh pasi është disi e paparashikueshme në sjelljen e saj.

Cilësitë: ndjenja e së bukurës, e drejtësisë dhe masës.

Të metat: dashuria e tepruar për rehati dhe qejfe.

Armiku: prirja për t’i shtyrë gjërat.

Miku: nuri.

Dashuria: e rëndësishme, vetëm që të mos ju hapë shumë punë.

Çfarë urreni: nuk dini të mbani inat, parapëlqeni të harroni.

Ideja fikse: të arrini maksimumin.

Deshira e fshehtë: t’i fitoni të gjitha betejat pa gjuajtur asnjë fishek.

Pika e bobët: nuk e vini re, pikërisht atëherë kur është çasti për të vepruar.

Karakteristika të përgjithshme:

Njerëzit e lindur në shenjën e Peshores shpesh kanë si ideal drejtësinë. Janë të ndershëm, të ekuilibruar, të rregullt, të sjellshëm dhe jo gjithmonë bujarë. Dinë të ndihmojnë ata që u adresohen dhe arrijnë të fitojnë sa herë që e kërkon nevoja. Janë diplomatë, romantikë, të shoqërueshëm, idealistë, të dashur, të qeshur dhe paqësorë. Forca e vullnetit është e madhe tek këta persona sepes janë mësuar të peshojnë atë që e kanë pro apo kundra kur duan të marrin një vendim. Të lindurit e Peshores, si meshkujt dhe femrat, i urrejnë punët e rëndomta dhe të papastra, e urrejnë ashpërsinë, vrazhdësinë dhe gjakderdhjen. Janë tërheqës, energjikë, mendimtarë dhe bëjnë shpesh kështjella në ajër. Janë pa paragjykime dhe objektivë e të drejtë në gjykimin e gjërave. Janë të paduruar por zemërohen rrallë, ka raste kur tregohen dominues por në përgjithësi janë të sjellshëm e të dashur. Të lindurit në këtë shenjë nuk duan të rrijnë kurrë vetëm sepse përfaqësojnë jetën në çift. Janë tipa të balancuar, harmonikë dhe bëjnë lojë të ndershme. Në punë janë shumë punëtorë dhe nuk e kuptojnë jetën pa martesë. Ata i duan të mirën të gjithëve. Nuk e durojnë konfliktin dhe bëjnë gjithçka që ta shmangin megjithëse shpesh herë janë ngatërrestarë pa e kuptuar. Janë strategë dhe organizatorë të fortë. Janë të kulturuar dhe të rafinuar dhe vdesin për gjërat e bukura, ata pëlqejnë bukurinë tek njerëzit dhe tek sendet (sepse i sundon planeti i bukurisë, Venusi). Janë tipa estetikë u pëlqen të krijojnë një botë të bukur, të shoqërohen. E vënë mjaft në përdorim mendjen dhe pëlqejnë kur u komunikojnë mendimet e tyre të tjerëve. Duan ta zgjedhin gjithçka me bisedim dhe kompromis dhe s’duan të zihen. Kur ndeshin në kundërshtar të fortë s’e humbin mendjen por marrin frymë thellë dhe vazhdojnë bisedën saqë s’dinë të ndalen kurrë në debat. Janë të pavendosur dhe shpesh herë naivë, flirtues, fjalëshumë e të habitur. Janë gjithashtu shumë aktivë, inteligjentë dhe ambiciozë. Shpesh shumë të lindur në këtë shenjë janë të pashëm dhe elegantë. Shumë astrologë mendojnë se Peshorja është shenja më e mirë sepse përfaqëson zenitin e vitit, vjeshtën ku njerëzit marrin frytet e punës së kryer në pranverë. Janë tipa kritikë dhe gjykatës të paanshëm të çdo çështje, as njerëzit e tyre nuk i tolerojnë kur bëjnë padrejtësi, prandaj kanë sukses në profesionet e drejtësisë. Janë dhe shumë njerëzorë, ndihesh mirë t’i kesh pranë. Të dy sekset e kësaj shenje pëlqejnë thashethemet dhe kurioziteti i pangopur mund të bëjë që të ngatërrohen me skandale. Shpesh herë ata mund të jenë dhe përtacë, harraqë dhe ta ndërrojnë shpesh mendimin e tyre. Janë modestë, të pastër dhe duan paqen. U pëlqen puna në skuadër. Gjendja ekonomike është solide, ndoshta s’do të kenë shumë surpriza të mëdha por edhe rreziqet e mëdha do të jenë larg rrugës së tyre të qetë e të sinqertë. Nuk i pranojnë kritikat dhe duan vetëm aprovima nga të tjerët. Nuk tërheqin simpatinë për herë të parë por më në fund arrijnë të çmohen e të vlerësohen nga të gjithë. Jeta bashkëshortore edhe në momente të vështira i gjen të përgatitur e të organizuar dhe martesat në përgjithësi shkojnë mirë.

Pëlqejnë: bashkjetesën, harmoninë, xhentilesën, gjërat fine të jetës, politikën.

Urrejnë: dhunën, padrejtësinë, vetminë, vulgaritetin, të qënit skllav të modës.

Prirjet profesionale:

Sensi estetik i femrës së Peshores është me të vërtetë mjaft i dallueshëm dhe po kështu janë prirjet e saj artistike. Për të janë mjaft të përshtatshme të gjitha profesionet në të cilat ajo mund të shprehë këto anë të personalitetit të saj. Modë, mobilizim, pikturë, këngë, arkitekturë, publicitet, të gjitha këto fusha i përshtaten mjaft femrës së kësaj shenje që mbi të gjitha kur bëhet fjalë për punën nuk tërhiqet kurrë mbrapa. Dhe duke u nisur dhe nga ndjenja e saj e lindur e drejtësisë, e gjykimit të paanshëm dhe korrektësisë Peshorja mund të bëhet një avokate e mirë dhe një konsulente financiare e vlefshme. Nuk janë për të punë që kërkojnë një qëndrim agresiv dhe këmbëngulës.
Mashkulli i Peshores di t’i përballojë problemet sepse ka aftësi të ruajë gjakftohtësinë dhe t’i gjykojë njerëzit dhe gjërat me racionalitet dhe sens kritik. Të lindurve të Peshores i përshtaten profesionet e lidhura me artin, me të shkruajturin, me estetikën (për shembull kirurgjia plastike), me artin e të vizatuarit, e natyrisht me drejtësinë. Mund të jenë gjykatës të vlefshëm, avokatë, kompozitorë, gazetarë, kritikë, shkrimtarë, mjekë të mirë, konsulentë fiskalë të ndershëm, publicistë e mësues. Edhe mashkulli i kësaj shenje nëse mundet duhet të shmangë përqëndrimin në aktivitete që kërkojnë përgjegjësi dhe prirje për qëndrime të forta që nuk janë të natyrës së tij. Një këshillë asnjë nuk është i pafalimentueshëm në dhënien e një gjykimi dhe kjo vlen edhe për të lindurit e shenjës se Peshores.

Njerëz të famshëm të Peshores:
Xhuzepe Verdi, Fridrih Niçe, Luçano Pavaroti, Silvio Berluskoni, Zhan Klod Vandam, Mili Karluçi, Brixhid Bardo, Renato Zero, Katerinë Z. Xhons, Tarkan, Alfred Nobel, Xhon Lenon, Pelé, Mikael Balak, Françesko Toti, Monika Beluçi, Vladimir Putin, Keti Uinslet, Majkëll Dagllas, Migjeni, Gjergj Fishta, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia, Sali Berisha, Dritëro Agolli, Bujar Nishani, Aurela Gaçe, Behar Mera, Saimir Pirgu.

Pasaporta astrologjike e Peshores:f76a
Periudha diellore: 23 shtator – 23 tetor;
Planeti sundues: Venusi (Afërdita);
Gjinia: Mashkullore, pozitive;
Elementi: Ajri;
Cilësia: Themelore (kardinale);
Gjatësia zodiakale: 180° - 210 gradë;
Stina: Fillimi i vjeshtës;
Dita: E Premte;
Numri: 6 dhe 7;
Guri i çmuar: Zafiri, kuarci, mermeri;
Motoja (shprehja): “Unë ekuilibroj - zgjedh - plotësoj”;
Metali: Bakri, Platini, alumini;
Ngjyra: Bojëqielli, jeshile, rozë;
Analogjia: Shtëpia e shtatë (VII), Deshendenti (DS);
Anatomia e trupit: Veshkat, shtylla kurrizore, fshika e ujit, ijet, çehrja.
Shtetet: Guinea, Franca, Indokina, Kina, Kuba, Madagaskari, Nigeria, Tajlanda, Tibeti.
Qytetet: Antinopolis, Viena, Lisbona, Kopenhagen, Frankfurt, Notingam.
Pemët: Palma, hardhia, selvia, frashëri.
Bimët/lulet: Trëndafili, kamelia, karafili.
Ushqimet: Qumështi, drithrat, dardhat, erëzat.
Fjalët kyçe: Harmoni, shoqëri, ekuilibër, bashkëpunim, drejtësi, partneritet.
Kafshët: Pula, turtulli, harabeli, dhia, delja, struci, drenusha, hardhuca.
Sporti: Joga, kanoa
Lënda mësimore: Muzika, sociologjia.

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free