AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
  => Historik i gjuhës Greke
  => Hieroglifet Egjiptiane
  => Mbishkrimet më të lashta në botë
  => Gjuha Sanskrite
  => Gjuha Sumere
  => Origjina lindore e plisit
  => Mbishkrimi i Lemnosit
  => Gjuha pellazge dhe etruske
  => Përkthim i greqishtes së lashtë
  => Lidhja e shqipes me dakishten
  => Gjuhët iraniane (persiane)
AstroN
HISTORI GJUHE


Historik i shkurtër i gjuhës shqipe

Shqipja është një gjuhë indo-europiane që formon degën e saj (të veçantë) në familjen indo-evropiane dhe nuk ka të afërm në llojin e saj si gjuhë. Ajo flitet nga rreth 7.6 milionë njerëz, kryesisht në Shqipëri dhe Kosovë, dhe gjithashtu në pjesë të Italisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Rumanisë dhe Serbisë.

Origjina
Disa akademikë dhe studiues profesionistë të gjuhëve mendojnë se gjuha shqipe është pasardhëse e ilirishtes, një nga gjuhët e hershme indo-evropiane që flitej në Ballkanin Perëndimor deri në shekullin e 6 pas Krishtit. Të tjerë besojnë se gjuha shqipe rrjedh nga thrakishtja ose dakishtja, gjuhë indo-evropiane këto që fliteshin në pjesë të Ballkanit deri në shekullin e 5 pas Krishtit.

Ndikimet gjuhësore
Gjuha shqipe ka përvetësuar disa fjalë nga greqishtja dhe shumë fjalë nga latinishtja midis shekullit të 2 dhe të 5 pas Krishtit. Më pas ajo u ndikua nga gjuhët e fiseve sllave dhe gjermanike që u vendosën në Ballkan. Ka pasur edhe huazime nga para-rumunët ose vllehët nga shekulli i 9-të. Pas shekullit 14 ajo ndikohet fuqishëm nga turqishtja deri në fillim të shekullit 20.

Dialektet
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore: Toskë (Toskërisht) dhe Gegë (‘Gegnisht’). Vija ndarëse midis tyre është lumi Shkumbin (Elbasan). Toskërishtja është gjuha zyrtare e Shqipërisë dhe një nga gjuhët zyrtare të Kosovës dhe Maqedonisë dhe është folur më shumë në Shqipërinë jugore, Turqi, Greqi dhe Itali. ‘Gegnishtja’ është folur në veri të Shqipërisë, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Bullgari. Dialektet janë pak a shumë të kuptueshme reciprokisht, dhe llojshmëritë tranzicionale të shqipes fliten në Shqipërinë qendrore.

Shkrimet shqip
Shqipja është shkruar me alfabetë të ndryshëm (të huaj) që nga shekulli i 15-të. Fillimisht dialekti Toskë është shkruar me alfabetin grek, ndërsa dialekti Gegë është shkruar me alfabetin latin. Këto dialekte gjithashtu janë shkruar me versionin turk të alfabetit arab. Alfabeti latin për shqipen u standardizua në vitin 1909 dhe një version i unifikuar letrar i shqipes, i bazuar në dialektin Toskë, u themelua në vitin 1972.
Shqipja është shkruar gjithashtu edhe me alfabetë të tjerë (të sajuar vetë), përfshirë atë të Elbasanit, të Naum Veqilharxhit dhe Dhaskal Todrit (Teodor Haxhifilipit), shpikje lokale të cilat u shfaqën gjatë shekujve 18 dhe 19, por nuk u përdorën gjerësisht dhe qenë jetëshkurtër.

Mendimet e historianëve botërorë për prejardhjen e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe:

1.       Historianët bizantinë të shekullit 14, 15 dhe 16 shqiptarët i quajnë “Arvanitas”, Alvanus, Ilirus, Trivallus, Skithas (kaukazian), Misus, Kroatius, Polanius dhe Sarmatas. Vetëm Kalkokondili thotë se “shqiptaret llogariten më tepër për maqedonas, sesa për ndonjë komb tjetër të botës”. 

2.       Nga historianët e mëvonshem Leibnitzi (filozof gjerman) thotë: shqiptarët janë keltë nga origjina dhe gjuha e tyre është fis me gjermanishten dhe frëngjishten (e vjetër).

3.       Thumanni, profesor në Laipeg, në gjurmimet e tij “Mbi historinë e kombeve të Europës lindore” shqiptarët i quan pasardhës të drejtperdrejt të ilirëve të Gentit, Teutës dhe Pirros.

4.       Malte Bruni, në veprën tij “Annales des voyages” (1808), si dhe ne “Gjeografinë e tij të
përbotshme” thotë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve.
 

5.        Anglezi W.M Leake (1814) që udhetoi në disa pjesë të Shqipërisë thotë se shqiptarët janë ilirët e vjetër.

6.       Pouqueville (konsull francez), që qëndroi dhjetë vjet në mes të shqiptarëve dhe studioi gjuhën dhe jetën e popullit shqiptar, shqiptarët i konsideron skithas, të cilët nga Albania e Kaukazit (sot Azerbaxhan), u shpërngulën në kohë shumë të lashta dhe erdhën në Albaninë e Europës ku banojnë sot.

7.       G. Nikogliu, “Mbi autoktoninë e albanëve, d.m.th shqiptarëve, Gotinge, 1855” thotë se: ‘Shqiptarët prej Albanisë së Kaukazit pas shekullit të shtatë të erës sonë, u shpërngulen nëpërmes Skithisë dhe Taurikes në Albaninë e Epirit dhe të Ilirise”.

8.       Fallmerayeri, që shkroi historinë e shqiptareve (Mynih, 1860) thotë: Gjuha shqipe nuk ngjan fare me greqishten, turqishten apo sllavishten. Në kohën e erës së vjetër asgjekundi nuk permendet kombi shqiptar as atdheu i tyre. Origjina e ketij populli është në diskutim.

9.       “Neologos”, gazeta e përditshme e Stambollit (15 maj 1878) shkruan se: “Raca barbare e shqiptarëve, raca qe s’ka asnjë rëndesi, është mbeturinë e ndonjë populli, që gjeti strehë në malet e Epirit gjatë përmbytjeve që sollen emigracionet në kohët e fundit”.

10.    Këtë mendim të “Neologos” e kundershton Jani Vreto duke thënë se shqiptarët janë pasardhës të pellazgëve, por nuk sjell asnje provë.

11.   Kostandin Amanti, profesor i historisë bizantine në Universitetin e Athinës, thotë se shqiptarët janë pasardhësit e thrakasve pasi nyja në gjuhën shqipe vihet në fund të fjalës ashtu si te gjuha thrake.

12.   Jakov Thomopuli në vepren e tij “Pellazgjika” mundohet të provojë se shqiptaret e sotëm janë pasardhës të pellazgëve.

Sipas gjuhetarëve në studimin e gjuhes shqipe autorët e mëposhtëm kanë shprehur mendimin se:

1)      Gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja:
* Gustav Meyer (albanolog)
* Leibnitz (filozof)
* Thumman (historian)
* Diefenbach (historian)
* Falmerayer (historian)
* Hahn (historian)
* Niebuhr (historian)
* Benfey (filolog)
* Miclosich (filolog)
* Paul Kretshmer (profesor i gjuheve krahasuese ne Vjene)
* Francesco Ribezzo (gjuhetar)

2)      Gjuha shqipe rrjedh nga thrakishtja:
* Potti
* Tomascheku
* Vasmer
* Herman Hirt (profesor universiteti ne Gjermani)
* Whatmough (gjuhetar amerikan)
* Gustav Veigand (profesor ne Gjermani)
* Schuchardt
* Hasdeu
*Vladimir Georgiev

3)      Gjuha shqipe rrjedh nga perzierja e ilirishtes me thrakishten:
* Arbois de Jubainville (historian)
* Carl Patsch (historian)
* Baron Nopcsa (albanolog hungarez)
* Norbert Jokl (albanolog, profesor në Vienë)

 

SHTRESAT E HUAZIMEVE TË GJUHËS SHQIPE

Në fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe (1891), Gustav Meyer, i cili ishte një nga albanologët dhe indoevropianistët më të rëndësishëm gjermanë, nga 5140 fjalë, vetëm 400 nxori si të burimit të vjetër indoevropian, 730 i la të pazbërthyera, kurse të tjerat (4010) i cilësoi si huazime nga greqishtja, latinishtja, sllavishtja, turqishtja etj. Fjalë indoevropiane, të lashta, janë disa fjalë që shënojnë sende e dukuri të natyrës, kafshë, emra farefisi, fjalë që shënojnë kohën etj. Siç mund të vihet re, këto janë të kategorive të ndryshme: emra, mbiemra, folje etj.; p.sh. ditë, natë, diell, ari, vit, mot, i lirë, i bardhë, kam, jam, them, ha, pi, pjek, thaj etj. Shtresa e lashtë indoevropiane përbën bërthamën e leksikut të shqipes. Ajo është më e qendrueshmja. Veç këtyre, shumë fjalë janë formuar më pas, madje më vonë se huazimet nga greqishtja e latinishtja. Për të dalluar fjalët e vjetra indoevropiane nga formimet e vona, përsëri na ndihmon krahasimi me gjuhë të tjera. Më të reja janë në radhë të parë fjalë të formuara nga pasthirrmat ose nga onomatopetë (belbëzoj, bubullin, fëshfërit, mjaullin, vringëllin, pëshpërit etj.).
Huazimet leksikore mund të jenë të drejtpërdrejta ose të tërthorta, d.m.th. të marra drejtpërdrejt nga gjuha e huaj ose nëpërmjet një gjuhe tjetër të tretë; p.sh. kemi marrë drejtpërdrejt nga latinishtja fjalët shok, qytet, mur, faqe, shëndet, mjek, etj.; nga sllavishtja bisedë, zakon, nevojë, potkua, vender, etj, por janë huazime të tërthorta fjalët arabe vakt, zeman, nur, shejtan etj., që janë marrë nëpërmjet turqishtes, dhe fjalët prej burimit grek, sinonim, sintaksë, gjeografi, telefon, telegraf, etj., që i kemi marrë nëpërmjet gjuhëve neolatine, janë huazime të tërthorta. Huazimet mund të ndahen gjithashtu në fjalë të huaj dhe fjalë ndërkombëtare. Këto të fundit janë përvetësuar më lehtë, kanë zënë vend më shpejt në gjuhë, janë më të qëndrueshme.
Fjalët e burimit grek në shqipe janë huazimet më të hershme. Huazime të tilla për shkaqe gjeografike ka pasur që në kohë të lashta, por më shumë fjalë greke hyjnë në shqipe që nga shekulli VIII para epokës sonë, kur kolonë grekë erdhën e u vendosën në trojet ilire, si në Epidamnos (Durrës) dhe Apolloni (Pojan Fier), Lissos (Lezhë), etj. Në përgjithsi, fjalët nga greqishtja e vjetër u përkasin fushave shoqërore, të bimësisë etj., si fier, qershi, pjepër, presh, mokër, lakër, mollë, etj.
Huazime leksikore nga greqishtja, të kohës bizantine dhe të kohës së re, kanë hyrë sidomos në jetën shoqërore, në artizanat, në botën shtëpiake, në kopshtari etj,., si: lajm, fis, pronë, flamur, trastë, avlli, oreks, trëndafil, i pastër, tipas, stolis, mëndafsh etj. Një pjesë e madhe e huazimeve leksikore nga greqishtja kanë mbetur në të folme anësore si krahinorizma. Një pjesë tjetër kanë dalë nga përdorimi si fjalë të vjetra (historizma). Është vërtetuar gjithashtu se shqipja ka ndikuar nga ana e saj edhe mbi greqishten (me dyndjen avanitase në Greqi gjatë Mesjetës). Në greqishten e re gjenden rreth 70 fjalë të burimit shqip, të cilave u janë shtuar edhe mbaresat greke -is, -os.
Huazimet nga latinishtja u përkasin shekujve të parë të erës sonë. Pushtimi romak në Shqipëri zgjati rreth 500 vjet. Prandaj ndikimi i latinishtes ka qenë i madh, aq sa nga Gustav Majeri dhe nga ndonjë studiues tjetër u mbrojt mendimi se shqipja ishte një gjuhë “e përzier, gjysmë-romane”. Po gjurmët e latinishtes në shqipe janë mbivlerësuar. Në të vërtetë shqipja i bëri ballë ndikimit të forte të latinishtes dhe nuk u asimilua prej saj. Latinishtja ka lënë gjurmë më shumë në emërtimin e pjesëve të trupit, të shtëpisë, emrat e kafshëve, të drurëve etj,; p.sh flokë, kokë, faqe, fytyrë, shpinë, këmbë, furrë, bukë, qen, pulë, lepur, prind, kushëri, fëmijë, këngë, i varfër, i vjetër, e martë, e mërkurë, janar, shkurt, mars, prill, maj, gusht, letër, fqinj, qytet, mik, mjek, qepë, bujk, pyll, ulli, etj. Terma me burim grek e latin ka edhe në mjeksi e në degë të tjera. Pas mbarimit të pushtimit romak shqipja vazhdoi të ketë ndikime nga gjuhët romane, që u zhvilluan në fushën e tregtisë, të lundrimit, të luftës etj.; p.sh. bankë, karrocë, barkë, vapor, timon, velë, marinar, batare, trumbetë, kushton, fitoj, paguaj, etj.
Këto fjalë hynë në shqipe në kohëne mesme. Po ky numër rritet pas 1912-ës, e sidomos pas pushtimti fashist në 1939. Fjalët nga frëngjishtja në shqipe i përkasin fundit të shekullit XIX dhe fillim shekullit XX. Ja disa fjalë me origjinë frënge: dosje, burokrat, prokuror, byro, bursë, adresë, shofer, kamion, depo, plazh, grevë, bluzë, pallto, mesazh, ekip, turne, gri, triko, etapë, prizë, deklaratë, etj.
Fjalë të burimit sllav (nga serbishtja dhe bullgarishtja) kanë hyrë në shqipe gjatë mesjetës. Fjalë sllave gjejmë në bujqësi, në blegtori, në zejtari, në organizimin shoqëror etj.; p.sh: trup, kockë, grusht, memec, strehë, prag, oborr, kyç, kovë, lopatë, patë, mace, kovaç, gozhdë, çekiç, pushkë, fllad, plaçkë, dobi, krahinë, padit, porosit, prashit, gostit, çudit, mërzit, neverit, habit, etj. Nga sllavshtja kanë mbetur edhe disa toponime, d.m.th emra vendesh, lumejsh, përrenjsh, malesh, fushash, etj, si: Zagori, Çorovodë, Bistricë, Pogradec, etj. Nga sllavishtja kanë prejardhjen simodos fjalët me prapashtesat -icë, -nik, -kë – it, etj, që janë bashkuar më pas edhe me tema të tjera.
Fjalët me burim turk nisin të hyjnë në gjuhën shqipe që nga shekulli XV. Siç dihet pushtimi orman zgjati pesë shekuj, deri më 1912. Fushat që u preken më shumë nga turqishtja qenë urbanizmi, veshja, kuzhina, administrate, etj. Më të pakta qenë ndikimet në fushat e bujqësisë, të blegtorisë e bujqësisë. Më të hershmet janë huazimet leksikore në fushën e luftës e të veshjeve, si bori, daulle, dyfek, fitil, çarçaf, çorape, sënduk, etj. Pastaj edhe fjalë nga fusha të tjera si penxhere, hambar, fodull, sahat, pazar, manushqe, hendek, bilbil, akrep, inat, perde, raki, tepsi etj. Duhet shënuar se shumë fjalët të burimit turk janë asimiluar plotësisht nga shqipja dhe janë bërë pronë e saj, si baba, jo, jetim, top, xhep, kafe, sofër, xhezve, tel, etj. Nga turqishtja janë marrë edhe prapashtesat -xhi, -çi, - llar – ler – llëk.

(Jani Thomai 'Leksikologjia e gjuhës shqipe'. Jani Thomai ka qenë akademik në fushën e gjuhësisë)


Sipas autorëve më të mirë, shqipja deri në shekullin e IV e.s. nuk flitej më poshtë se Vlora.



Gegërishtja dhe toskërishtja u ndanë pas viteve 1300

 E pashkruar për pjesën më të madhe të historisë, gjuha shqipe ende vazhdon të trazojë me “sfinksin” e saj për shumë nga momentet kryesore gjatë historisë mijëravjeçare. Me stadin e saj të kryehershëm para se në hambarin e vet të pranonte prurjet e para nga greqishtja e latinishtja, “Pre-Proto-Albanian” është veçse një nocion i cili bën sens në truallin e hamendësimeve. Për shqipen, me një staturë të ravijëzueshme, mund të flitet vetëm në mesjetën e hershme, tekqë gjuhëtarët i referohen asaj si “Proto-Albanian”. Ky ishte një stad gjuhësor gjatë të cilit ende nuk ishin hetuar ndarjet brenda truallit të saj që tevona, në një proces të ndërliqshëm historik, përftuan dy hapësira dialektore: gegnishtja në veri të Shkumbinit, dhe toskërishtja në jug. Duke i përmbledhur problemet e trashëguara ndër breza të tërë albanologësh, gjuhëtari dhe indoevropianisti holandez, Michiel de Vaan ka ofruar disa përgjigje të mundshme për shpërbërjen e “shqipes së përbashkët” dhe ravijëzimin e dy dialekteve kryesore.

Një reklamë e një ndërmarrje ndërtimore diku në Komunën e Shtërpcës i ka bërë përshtypje holandezit, Michiel de Vaan. Për sytë e vëmendshëm të një albanologu, seç kishte një dallim të vockël. Në njërën shkruante “Cilësi të çdo shtrese”, kurse në tjetrën “Cilësi të gjdo shtrese”. Në llupën e një ustahu të gjuhës, në këto dy parashtrime tekstuale nuk bëhet fjalë vetëm për një palatal në rastin e parë dhe një afrikat në të dytin, por edhe për veçantitë dialektore të të folmeve shqipe në Kosovë. Kjo shkëputje përvoje personale ka shërbyer për gjuhëtarin dhe indoevropianistin holandez, Michiel de Vaan si hyrje për ligjëratën e tij “Fonetika historike dhe ndarja dialektore mes gegnishtes dhe toskërishtes” të mbajtur paraditen e së mërkurës në sallën “Idriz Ajeti” të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë. I përnjohur si një nga indoevropianistët më të spikatur në Evropë, de Vaan prej kohësh është i rrahur edhe me problemet e gjuhës shqipe, fonetikës së saj historike dhe morfologjisë e sintaksës. Ligjërata e tij është qendërzuar përreth stadeve të kryehershme të shqipes thellë në histori dhe ndarjes dialektore e cila ravijëzoi dy hapësira në truallin e shqipes: gegnishten në veri të Shkumbinit dhe toskërishten në jug të tij. Sipas profesorit holandez, i cili ligjëron në Universitetin e Bazelit në Zvicër, diskutimet e tilla për shqipen kanë dy “rregulla” të pashkruara. “Në këtë diskutim ka pyetje të moçme, por nuk mund të ketë përgjigje mrekulli”, ka thënë de Vaan në hapje të ligjëratës së tij në ditën e tetë të edicionit të sivjetmë të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Për lehtësi të shpalimit të problematikës dialektore, gjuhëtari holandez është shërbyer me modelin e paradovitshëm të albanologut nga Vjena, Stefan Schumacher. Kësodore, “Pre-Proto-Albanian” është termi që e këtillon më të hershmen periudhë të shqipes. Ky term brendashkruan kohën kur pararendësja e shqipes ishte ndarë prej gurrës indoevropiane dhe në të ende nuk ishin ndërfutur huazimet nga greqishtja e vjetër dhe latinishtja. “Ky stad i gjuhës është para se të hyjnë huazimet e para nga greqishtja”, ka thënë de Vaan, teksa ka shpjeguar se periudha e fundme e këtij stadi është hyrja e huazimeve më të vjetra greke dhe periudha romake. Vetëm në kapërcyell e sipër të kësaj periudhe, ka vijuar më tej gjuhëtari holandez, mund të flitet për atë që në bashkësinë e studiuesve quhet “Proto-Albanian” (parashqipe). “Proto-shqipja datohet në fillim të mesjetës, por nuk është e saktë nëse duhet vendosur midis viteve 700-900 apo 500-1000”, ka shtuar ai. Ndërsa ligjëratën e ka shembullzuar edhe me shpalime në projektor, de Vaan ka thënë se veçantitë kryesore strukturore që e bën toskërishten të dallueshme duhet të kenë zënë vend rreth viteve 1300. “Të dyja dialektet, deri në vitet 1300, ishin fare të ngjashme, porse ato kanë pasur një zhvillim mbi 500-vjeçar ndaras”, ka shtuar de Vaan. Një pengesë jo e lehtë sa i përket kronologjizimit të shumë tipareve fonetike, ka vijuar ai, është edhe fakti që ka fare pak tekste të shkruara në dialektin toskë. Ndërsa ka shpalosur në mënyrë sinoptike dallesat thelbësore gjatë ravijëzimit të dy dialekteve brenda truallit të shqipes (rotacizmi, çhundorëzimi, diftongu ‘ua’, etj.), ai ka dhënë edhe skenarin gjeografik të këtyre proceseve. “Veçantia më e hershme e të dyja dialekteve është rotacizmi”, ka vijuar ndër të tjerash gjuhëtari holandez, ndërsa është shprehur disi skeptik që “shqipja e përbashkët”, paradialektore, të jetë folur plotësisht në krejt hapësirën e saj të mëvonshme historike. Sipas tij, paratoskërishtja duhet të jetë folur në skajin më jugor të shqipes së përbashkët, që në gjeografinë e sotme përkon me viset në Myzeqenë jugore. “Gjuhësia historike nuk është një shkencë ekzakte që të japë përgjigje me po ose jo”, ka thënë më tej de Vaan, duke lënë të nënkuptohet se në rindërtimin e këtyre periudhave të hershme kërkohet edhe një “lojë hamendësimi” (guessing game).

I lindur më 1973, Michiel Arnoud Cor de Vaan cilësohet si një prej emrave më të shquar holandezë të indoevropianistikës. Ai ka ligjëruar për gjuhësinë indoevropiane, gjuhësinë historike dhe dialektologjinë në Universitetin e Leidenit, teksa karrierën prej profesori e ligjëruesi e ka vazhduar edhe në Zvicër. Në interesimet e tij shkollareske, përveç shqipes, janë edhe limburgishtja, holandishtja, gjermanishtja e indoiranishtja. Me publikime të gjithfarshme e pjesëmarrje në konferenca të ndryshme, de Vaan ka qenë pjesë edhe hartimit të fjalorit etimologjik të latinishtes si dhe një projekti tjetër të Universitetit të Leidenit për fjalorin etimologjik indoevropian.

 Pema e gjuhëve

  

commons.m.wikimedia.org/wiki/File:Proto-Albanian,_4th_century.png
www.koha.net/kulture/389591/gegnisht-e-toskerisht-vetem-pas-viteve-1300/
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free