AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut

Kodi i fshehtë i përkrenares së Skënderbeut

Helmeta e Skënderbeut është e përbërë nga metali, i zbukuruar me një shirit të veshur me ar. Në majë të saj gjendet koka e bronztë e një dhie me brirë, por që është e veshur me ar. Pjesa e poshtme përmban një shirit bakri me mbishkrimin * IN * PE * RA * TO * RE * BT * (Ihezus Nazarenus * Principi Emathie * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Regi Epirotarum * Benedictat Te)  që do të thotë  Jezusi i Nazaretit Te Bekon Ty o Princi i Matit, Mbreti Arberise, Tmerr i Osmaneve, Mbret i Epirit.

Po çfarë do të thotë përkrenarja e Skënderbeut me dy brirët e cjapit? Kujt i drejtohej ai me ato simbole surrealiste dhe përse fisnikë të tjerë shqiptarë pas tij ose njëkohësisht me të nuk e mbanin atë simbol? Mos ndoshta duheshin merita të caktuara për të mbajtur një përkrenare me të tilla simbole? Përse kjo përkrenare u transportua brez pas brezi dhe u ruajt në muzeun e Vjenës? Në një moment të historisë sonë të diturit mund të kenë munguar në këto troje, por nëpër Europë kanë ditur të fshihen dhe të mbijetojnë.

Po t’i hedhim një sy Mesjetës me respekt për dijet dhe kulturat e saj, pa arrogancën e të diturit modern dhe po ta pranojmë si të mirëqenë filozofinë e asaj kohe do të zbulohen koiçidenca interesante. Duke përdorur edhe ne analogjinë si metode studimi (ndërkohë që antikët e përdornin si metodë njohëse) do të vëmë re se nga astrologët e asaj kohe shenjat astrologjike kishin të bënin me një domethënie të caktuar që lidhej me nivelin e dijes dhe llojit të planetit që e dominon atë. Për ta, pra për mjeshtra në nivele të larta të alkimisë dhe astrologjisë, dihej se ai që dominonte shenjën e Bricjapit ishte kalorës i dijes në nivel shumë të lartë dhe për rrjedhojë mbante simbole në funksion të grades. Dijetarë dhe alkimistë të asaj kohe e dinin midis tyre se përkrenarja me maje që ata mbanin, simbolizonte Bricjapin dhe u lejohej ta mbanin vetëm ata që në rrugën e njohjes Arkane dhe Hermetiste të kohës e njihnin misterin e rimishërimit. Kjo dije shpesh e luftuar nga Kisha zyrtare, por edhe nga islamizmi zyrtar që kanë deformuar vlerat e Mesjetës dhe për qëllime dogme kanë errësuar vlerat e atyre që dija i grente mbi lindjen dhe perëndimin, njohësit e të vërtetave kozmike.

Rëndësia e veçantë dhe njëkohësisht sekrete e kësaj shenje zodiakale, pra e Bricjapit vjen nga lidhja e saj me Saturnin. Nga ky planet sipas Hermetistëve evropianë edhe lindorë shpirti fillon rrugën e tij drejt rilindjes, rimishërimit dhe duke kaluar sferat planetare arrin Hënën ku ndalon për të parë kozmosin në pritje të momentit dhe horoskopit të përshtatshëm, nëse mund të shprehemi kështu, për të rilindur në botën e mishit e të kockës. Simboli i Bricjapit ka qenë i përdorur me këtë kuptim edhe në Lindje. Bricjapi mbretëron në të vërtetë si mbi njeriun e brendshëm ashtu edhe mbi atë të jashtëm, pra sipas mentalitetit të asaj kohe njeriu Bricjap simbolizon bashkimin e strukturës së brendshme me të jashtmen. Arritja e këtij uniteti ishte qëllimi i shkollave antike dhe mesjetare. Bricjapi udhëhiqet nga Saturni, zoti i kohës, prandaj në Antikitet kjo lidhet edhe me shpatën, që mbron jetën e dominon vdekjen. Një gravurë veneciane e paraqet Gjergjin me shpatë në dorë dhe me përkrenaren të mbështetur në tokë. Ekziston një lidhje midis ndërtuesve të katedraleve dhe Bricjapit, strukturave të mëdha arkitektonike e të numerologjisë indiane, misteret Arkane të Bricjapit ato i quanin “makara”.

Kjo ishte zgjuarsia Arkane e Tempullarëve, mbrojtësve të Kristianizmit të vërtetë që nuk ka qenë as lindor as perëndimor ne esencën e tij. Mund të kujtojmë se Evropa e hershme dhe e sotme e njeh Gjergj Kastriotin si mbrojtës të Kristianizmit, i vetëdijshëm edhe për vlerat mistike-ezoterike të tij.

Në sistemet Kabalistike, në simbolet e letrave të tarokut, gjejmë përsëri cjapin dhe e gjithë kjo do të mbetej një lojë koiçidencash absurde po të mos përdorim teknologjinë e të menduarit të asaj kohe, analogjinë që na fton t’i shikojmë me shumë kuriozitet e vëmendje simbolet e përkrenares së Skënderbeut. Ne nuk na intereson se dikush i beson ose jo këto teori mesjetare, por jemi të sigurt se me këto mendësi lindnin edhe vdisnin njerëzit e asaj kohe.

Për përkrenaren e Skënderbeut ka shume fabula e histori përsa i takon dhisë së zgjedhur nga ai si simbol. Por na duken jo fort bindëse po të kemi parasysh përgjegjësinë e simboleve në atë kohë dhe kotësinë e tregimit të këtyre përrallëzave popullore në oborret fisnikërore të Evropës. Siç e dimë ishte një Evropë kristiane me themele të dijes mistike ku respekti dhe njohja që Skënderbeu gjente në ato oborre vinte nga këto vlera të dijes që ai pa tjetër duhet t’i zotëronte. Ai mbante simbolin e cjapit për ato motive të vlefshme okulte që përmendëm, në shenjë grade dhe respekti, ai përfaqësonte shkollën shqiptare okulte, njohëse dhe trasmetuese e traditës së mistereve po aq antike sa vetë shqiptarët. Pas tij kjo shkollë ezoterike shkrihet.

Bricjapi në astrologji është në analogji me shtëpinë e dhjetë dhe Mesqiellorin, e cila është shtëpia e pozicionit më të ngritur.


Simbolet e Skënderbeut dhe të shtetit të tij ishin në vulën e madhe, në vulën e vogël personale dhe flamuri me shqiponjë të zezë dykrerëshe në fushë të kuqe. Vula e madhe zyrtare ka qenë në formë rrethore, me diametër 41 mm dhe perimetër afërsisht 125mm. Në qendër ajo e kishte shqiponjën dykrenare dhe yllin me gjashtë cepa, të vendosur ndërmjet krerëve të saj. Ylli me gjashtë cepa duhe të ketë qenë vendosur edhe ndërmjet krerëve të shqiponjës në flamurin e Skënderbeut, si një element dallues kundrejt flamurit të Perandorisë Bizantine. Anash, vula e kishte rrethin me shkronja të mëdha GEORGIUS CASTRIOTUS SCENDARBIG. Në krye të rrethit vula kishte shenjën e Diellit me tetë rreze, që ndanin fillimin dhe mbarimin e emërtimit GEORGIUS CASTRIOTUS SCENDARBIG. Shenja e Diellit me tetë cepa ka qenë simbol shtetëror i Aleksandërit të Madh. Skënder-bej është emri osman qe perkthehet "zoti Aleksander' (ne perkujtim te Aleksandrit te Madh). Nën krerët e shqiponjës dhe mbi krahët e saj ishin inicialet D’AL, që d.m.th., Dominus Albaniae, Kryezot i  Arberise (Shqipërisë se asaj kohe).

Lule delja (Margarita) ashtu si luledielli simbolizon Diellin, është e para lule qe çel pikërisht në Pranverë, para se të çelin lulet e çdo bime apo peme tjetër. Pra është lajmëtarja e Pranverës dhe Diellit sigurisht. Skënderbeu e mbante këtë simbol në përkrenaren e tij.

Shqiponja është simbol i lirisë. Ajo është e para që prek rrezet diellore. Fluturon në lartësitë qiellore dhe ndërton folenë atje ku janë majat më të larta, atje ku Dielli është më afër, prandaj në Romën e lashtë dhe disa vende të tjera ajo ishte simbol i kultit të Diellit. Kostandini i Madh, ndjekës i Kultit të Diellit (Sol Invictus-it) e bëri shqiponjën me dy kokë ku njëra përfaqësonte Kostandinopolin (Stambollin e sotëm) dhe tjetra Romën, dy kryeqendrat e perandorisë bizantine.

Më vonë Skënderbeu i cili u edukua në Anadoll e solli këtë simbol në Shqipëri dhe që prej asaj kohe ne përfaqësohemi me shqiponjën dykrenare.

 

Historia e Shqiponjës me dy kokë
"Shqiponja me dy kokë e Lagashit” është stema më e vjetër mbretërore në botë. …asnjë emblemë simbolike e sotme nuk mund të krenohet me një antikitet të tillë. Origjina e saj i ka rrënjët në qytetin e lashtë të Lagashit. Ishte në përdorim për mijëra vjet para eksodit nga Egjipti dhe më shumë se 2000 vjet para ndërtimit të “Tempullit të mbretit Salomon”. Me kalimin e kohës, ajo kaloi nga sumerët tek populli i Akadit, nga populli i Akadit tek Hititët, nga banorët e Azisë së Vogël (Anadollit) tek sulltanët selxhukë nga të cilët u soll nga kryqtarët tek Perandorët e Lindjes dhe Perëndimit, ku trashëgimtarët e saj ishin Hapsburgët dhe Romanovët”.
Në gërmimet e fundit, emblema e qytetit të Lagashit zbulohet gjithashtu si shqiponjë me kokë luani që ngul kthetrat e saj në trupat e dy luanëve që qëndrojnë shpinë për shpinë. Kjo me sa duket është një variant i një tjetër simboli me shqiponjë”. Qyteti i Lagashit ndodhet në Sumer në Babiloninë Jugore, ndërmjet Eufratit dhe Tigrit dhe afër Shatras moderne të Irakut. Lagashi kishte një kalendar me 12 muaj hënor, një sistem peshimesh dhe matjesh, një sistem llogaritjesh dhe ishte një qendër arti, kulture, ushtarake dhe force politike, 5000 vjet para Krishtit”.
Në 102 pr.e.s Konsulli romak Mariusi urdhëroi që shqiponja me një kokë të paraqitet si një simbol i Romës madhështore. Më vonë, si një superfuqi botërore, Perandoria Romake përdor shqiponjën me dy-kokë, njëra me fytyrë nga Lindja dhe tjetra nga Perëndimi, duke simbolizuar universalitetin dhe unitetin e Perandorisë Romako-bizantine.
Perandorët e Perandorisë së Shenjtë Romake vazhdonin përdorimin e saj dhe ky simbol u adoptua më vonë në Gjermani gjatë ditëve paqësore të pushtimit dhe fuqisë perandorake”. Me aq sa dihet, shqiponja me dy kokë është përdorur për herë të parë në Frimasoneri në 1758 nga një trupë masonike në Paris.
Epiri dhe Serbia e përdorin për herë të parë shqiponjën me dy-kokë në shekullin e 13të; Maqedonia, Peloponezi dhe Rumania (Wallachia) në shekullin e 14të, ndërsa Shqipëria dhe Rusia në shekullin e 15të.

Ky flamur (me Diellin mbi kokat e shqiponjes) do te ishte ideal per shqiptaret e bashkuar. Ne fakt vete shqiponja eshte simbol i kultit te Diellit, dhe vete kjo forme e Diellit eshte ne flamurin e Maqedonise se sotme dhe asaj te lashte. Ishte Dielli i Aleksandrit te Madh, nip i Epirit, ishte Dielli i Ilirise, i te pareve tane. Vet Skenderbeu e solli per here te pare kete flamur me yllin me gjashte cepa (i cili perfaqeson Diellin). Me pas gjate komunizmit shqiponja dykrenare mbante yllin me pese cepa. Me ideali do te ishte nje shqiponje me Diellin, ashtu si e shikoni ne foto, sidomos nese bashkohemi me shqiptaret e Maqedonise nje dite pasi ata jane autoktone ne vendin e tyre. Sllavo-bullgaret jane te ardhur ne ato troje ne shekullin IX ne periudhen e sundimit bizantin qe na bashkoi te gjitheve ne te njejten perandori.

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free